152 Numëro Bekimet Me gjallëri 1. Kur në dallg’t e jetës ti përplasur je, Kur pa shpres’ mendon se gjithçka humbur ke, Numëro bekimet që ke një nga një Dhe do të habitesh çfar’ Zoti ka bër’! [Chorus] Numëro bekimet Një nga një Numëroji; Shih Per’ndia ç’ka bër’. Shum’ bekime, Thuaji një nga një. Numëro bekimet; Shih Per’ndia ç’ka bër’. 2. A je rënduar me halle ndonjëher’? I rënd’ duket kryqi që të mbash ti ke? Numëro bekimet; t’ikën çdo dyshim Dhe do të këndosh me zemër dit’ për dit’. [Chorus] Numëro bekimet Një nga një Numëroji; Shih Per’ndia ç’ka bër’. Shum’ bekime, Thuaji një nga një. Numëro bekimet; Shih Per’ndia ç’ka bër’. 3. Kur shikon të tjerët me tok’ e flori, Mendo ç’pasuri që Krishti ka për ty. Numëro bekimet; paret s’mund të blejn’ Shpërblimin në qiell dhe shtëpin’ atje. [Chorus] Numëro bekimet Një nga një Numëroji; Shih Per’ndia ç’ka bër’. Shum’ bekime, Thuaji një nga një. Numëro bekimet; Shih Per’ndia ç’ka bër’. 4. Kur je mes shqet’simesh, t’vogla o t’mëdha, Kurajën mos humb; Per’ndia ësht’ mbi gjithçka. Numëro bekimet, engjëjt pran’ i ke, Ndihm’ dhe ngushëllim ti gjer në fund do t’kesh. [Chorus] Numëro bekimet Një nga një Numëroji; Shih Per’ndia ç’ka bër’. Shum’ bekime, Thuaji një nga një. Numëro bekimet; Shih Per’ndia ç’ka bër’. Teksti: Johnson Oatman i Riu, 1856–1922 Muzika: Edwin O. Excell, 1851–1921 Doktrina e Besëlidhje 78:17–19 Alma 34:38