129
Engjëjt Ja në Këng’ Ngritur
Me forcë
1. Engjëjt ja në këng’ ngritur
Lavdi Mbretit të lindur!
Paqe n’tok’ dhe shum’ mëshir’,
Ka pajtim me Perëndin’!
Gjith’ ju kombe ngrihuni;
Me qiejt të bashkoheni;
Me engjëjt sot të shpallni
N’Bethlehem u lind Krishti!
[Chorus]
Engjëjt ja në këng’ ngritur
Lavdi Mbretit të lindur!
2. Princit të Paqes lavdi!
Birit të Drejt’sis’ lavdi!
Drit’ dhe jet’ na sjell Ai,
Me shërim në krah’t e Tij.
Lavdin’ e Tij but’ po shtron,
Që njeri vdekje t’mos shoh’;
Lindur që t’ngrej’ t’tokës bij,
Për t’i lindur përsëri.
[Chorus]
Engjëjt ja në këng’ ngritur
Lavdi Mbretit të lindur!
Teksti: Charles Wesley, 1707–1788
Muzika: Felix Mendelssohn, 1809–1847