1. Në kujtim të vuajtjes Tënde,
Zot, k’to emblema marrim,
Kur si flijim Ti dhe veten,
Vdekur për mëkatarin.
Siç na kërkove, ne falim,
T’gjith’ që mëkat bëjn’ ndaj nesh.
Zot, na fal, siç kemi falur,
Çfar’ sheh t’gabu ar mes nesh.
2. Zemrat na pastro, Shpëtimtar;
Që t’mos humbasim udhën,
Që të denj’ të num’rohemi,
Dit’ për dit’ për Shpirtin Tënd.
Kur na shfaqen ne tundimet,
Jepna forc’ t’i kapërcejm’.
Gjithmon’ na ruaj në endjet,
Gjersa shtëpin’ n’tok’ të lem’.
3. Kur Ti të vish n’lavdin’ Tënde,
Në k’të tok’ t’kesh mbretërim
Dhe bukën, ujin të marrësh
Me besnikët përsëri,
Qofshim ne në mes të t’denjve
Rreth tryezës t’ulemi
Dhe sërish t’marrim emblemat
Për vuajtjet e Zotit.