1. Jezus, vet’ mendimi për Ty
Ëmbël zemrën m’pushton;
Por ësht’ m’e ëmbël të t’shoh
Ty N’pranin’ Tënde t’pushoj.
2. Zëri s’këndon, n’zemër nuk hyn,
Kujtesa s’mund të gjej’
Më t’ëmbël fjal’ se emri Yt,
Shpëtimtar i njer’zve!
3. Shpres’ e çdo zemre plot pendim,
Gëzim i t’butëve,
Sa i dashur me mëkatarin!
Sa i mir’ me ’ta q’kërkojn’!
4. Jezus, siç do t’jesh shpërblimi,
G’zimi yn’ qofsh veç Ti;
Jezus, lavdia jon’ qofsh Ti,
Tani dhe n’përjet’si.
Teksti: Marrë nga Bernard i Clairvaux, rreth 1091–1153; përkth. nga Edward Caswall, 1814–1878
Muzika: John B. Dykes, 1823–1876