1. Botës gëzim, ka ardh’ Zoti;
Toka Mbretin t’pranoj’!
Çdo zemër vend t’i bëj’ Atij,
Shenjtor’, engjëj këndojn’,
Shenjtor’, engjëj këndojn’,
Shenjtor’, shenjtor’, engjëj këndojn’.
2. Gëzim! Gëzim! Jezus’ ësht’ mbret,
Nga shenjtor’t këng’ thuren,
Ndërsa fushat, kodrat, malet
Jehojn’ plot me hare,
Jehojn’ plot me hare,
Jehojn’, jehojn’ plot me hare.
3. Mëkat, hidh’rim më s’do rriten,
Gjembat tokën s’mbushin;
Ai do t’vij’ dhe t’shtoj’ bekimet,
Atje ku kish mallkim,
Atje ku kish mallkim,
Atje, atje ku kish mallkim.
4. Gëzim! Gëzim, në Më t’Lartin.
Përhapet Izraeli
Si yjet n’qiell plot vezullim,
Per’ndin’ të adhurojm’,
Per’ndin’ të adhurojm’
Gjithmon’ Per’ndin’ të adhurojm’.
Teksti: Isaac Watts, 1674–1748; ndrysh. nga William W. Phelps, 1792–1872
Muzika: George F. Handel, 1685–1759; përsh. nga Lowell Mason, 1792–1872