59
Dashuria e Shpëtimtarit Tonë
Me nderim
1. Si diell shkëlqen
Dashuri e Shpëtimtarit,
Që nga lart vjen
Mes reve t’hidh’rimit.
Udhën ndriçon,
N’pranin’ e Tij na drejton ne,
Ku mund t’qëndrojm’,
Të ndajm’ jet’ t’përjetshme.
2. Shpirti, zëri
I mir’sis’, n’zemra pëshpërit
Zgjedhje më t’mir’
Se t’qarat e lig’sis’.
I lart’ ushtim’
I shpresës që largon dyshim.
Ne lidhemi
Me Të plot dashuri.
3. At’, Perëndi
I gjith’ krijimit, t’lutemi
Me plot nderim
Për të Birit flijim.
Lavdi t’këndojm’.
Ne ligjin duam; t’bindemi.
Zemrat gëzojn’,
Në Ty, Mbret’ i qiellit.
Teksti: Edward L. Hart, 1916–2008. © 1977 IRI
Muzika: Crawford Gates, 1921–2018. © 1977 IRI
Gjoni 15:12–14