1. Shih prift’rin’ e madhe mbledhur,
N’radh’ t’shtrënguara qëndrojn’ –
At’ dhe bir së bashku shërbejn’,
Të gjith’ mbledhur nga çdo komb.
Krenar’ zërat i bashkojnë,
N’himne lavd’rimi Atit,
Mesazh t’ungjillit para çojn’,
T’rivendosur në k’to dit’.
2. Si Sethi, që ati Adam,
K’shilla t’fuqishme i dha,
Përul’sisht mesazhin marrin,
Q’profeti thot’ nga zemra.
Rresht pas rreshti na zbulohet
E vërteta, terri shkon,
Përball’ dijes së përsosur
Ligjet çelestial’ sundojn’.
3. Eni, bij, me drejt’si ecni,
Siç bën’ et’rit tuaj fisnik’ –
T’mbajtur te shufra e hekurt,
Mbajtës t’Shpëtuesit prift’ri –
Gjer forca t’Satanit t’zhdu ken,
Në zinxhir t’lidhet ai,
Dhe t’lavdishmet aleluja
D’gjohen fort përmes qiellit,
Dhe t’lavdishmet aleluja
D’gjohen fort, d’gjohen fort përmes qiellit.
Teksti: Jean L. Kaberry, 1918–1997. © 1985 IRI
Muzika: Robert P. Manookin, 1918–1997. © 1985 IRI