Përdorimi i Librit të Himneve
Materiali që vijon, ka për qëllim t’ju ndihmojë që ta përdorni në mënyrë të efektshme librin e himneve. Këtu përfshihen shpjegime të elementeve të librit të himneve; diskutime lidhur me përdorimin e himneve për bashkësitë, koret dhe grupe të veçanta; dhe informacion për drejtues të muzikës, organistë dhe pianistë fillestarë.
Elementet e Librit të Himneve
Përmbajtja
Tabela e përmbajtjes i grupon himnet në dhjetë kategori të përgjithshme. Himne me tema dhe gjendje shpirtërore të ngjashme gjenden në përgjithësi në të njëjtën pjesë. Megjithatë, renditja në një kategori të caktuar nuk duhet ta kufizojë përdorimin e ndonjë himni. Për shembull, disa himne në pjesën e sakramentit, të tilla si: “O sa Urti dhe Dashuri” dhe “Qëndroj Plot Habi”, mund të përdoren për qëllime të tjera dhe strofa të përzgjedhura të disa prej himneve në këtë pjesë mund të përdoren për Pashkë. Treguesi i temave do t’ju ndihmojë të gjeni himne lidhur me tema të veçanta.
Shënime për Gjendjen Shpirtërore dhe Ritmin
Shënimet për gjendjen shpirtërore, të tilla si Plot lutje ose Me vendosmëri, sugjerojnë ndjenjën e përgjithshme ose frymën e një himni, edhe pse gjendja shpirtërore e disa himneve mund të ndryshojë sipas rastit ose parapëlqimeve vendore. Shenjat metronomike tregojnë një shkallë ritmi (të tillë si
![tempo range example](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/note_quarter-x.gif)
Kllapat e Hyrjes për Pianistët dhe Organistët
Kllapat (
![kllapat e hyrjes](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/introbracket_left-x.gif)
![kllapat e hyrjes](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/introbracket_right-x.gif)
Ju gjithashtu mund të dëshironi ta shkurtoni ose ta zgjatni hyrjen e sugjeruar. Nëse himni nuk është i njohur, të luajturit e të gjithë himnit nga fillimi në fund si hyrje, mund t’i ndihmojë të pranishmit që të ndihen më rehat lidhur me të. Nëse himni është i mirënjohur, rreshti ose fraza e fundit mund të jenë një hyrje e mjaftueshme. Kur përdorni një hyrje të shkurtër, ju mund të dëshironi ta ngadalësoni ritmin në fund që të shprehni një ide përfundimi.
Referenca nga Shkrimet e Shenjta
Në traditën e hershme të krishterë, shumica e himneve ishin vendosje në muzikë e teksteve të përshtatura nga shkrimet e shenjta. Shumica e himneve tona të tanishme lidhen me shumë shkrime të shenjta; disa prej mundësive të shumta renditen në fund të secilit himn. Duke përdorur Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose Treguesin, që gjenden në botimin shenjtor të ditëve të mëvonshme të shkrimeve të shenjta, ju do të gjeni edhe më shumë vargje të shkrimeve të shenjta që i pasurojnë mesazhet e himneve tona.
Treguesit
Libri i himneve përmban tre tregues me shënime të shkurtra shpjeguese për secilin tregues: Shkrimet e Shenjta; Temat;; dhe Rreshtat e Parë dhe Titujt.
Himnet Për Bashkësitë
Të Kënduarit me një Zë dhe me Zëra të Ndryshëm
Edhe pse të kënduarit me zëra të ndryshëm (soprano, mexosoprano, tenor dhe bas) ka një traditë të fortë në Kishë, synimi në të kënduarin në mbledhje të ndryshme është që të marrin pjesë që të gjithë, pavarësisht se cila mund të jetë aftësia e tyre vokale. Ngaqë shumica e anëtarëve këndojnë melodinë pavarësisht nga shtrirja e tyre vokale, himnet janë bërë me çelësa që i përshtaten si të kënduarit me një zë, ashtu dhe të kënduarit me shumë zëra. Disa himne – dhe pjesë të himneve – janë shkruar në mënyrë të veçantë që të këndohen me një zë.
Përzgjedhja e Himnit të Duhur
Himnet që përzgjidhni, duhet të pasqyrojnë karakterin e përgjithshëm të mbledhjes dhe të ndihmojnë që të krijohet shpirti i duhur.
Himni i hapjes mund të jetë një nga himnet e lutjes ose të përlëvdimit; ai mund të shprehë mirënjohje për ungjillin, gëzim për mundësinë për t’u mbledhur së bashku ose entuziazëm për punën që duhet bërë.
Himni i sakramentit duhet t’i referohet sakramentit vetë ose sakrificës së Shpëtimtarit.
Një himn ndërmjetës siguron mundësi për pjesëmarrjen e të pranishmëve dhe mund të lidhet me temën e bisedave të paraqitura në mbledhje. Të pranishmit mund të qëndrojnë në këmbë gjatë këtij himni, si të jetë e përshtatshme.
Himni i mbylljes është një mundësi për të pranishmit që t’i përgjigjen shpirtit dhe përmbajtjes së mbledhjes.
Jo çdo himn është i përshtatshëm për çdo rast që ka lidhje me Kishën. Disa himne mund të jenë më të përshtatshme për një mbledhje të rinjsh sesa për një mbledhje sakramenti.
Përzgjedhja e Strofave për t’u Kënduar
Ju nuk duhet të ndiheni të detyruar t’i këndoni të gjitha strofat e një himni përveç rastit kur mesazhi nuk është i plotë. Megjithatë, mos e shkurtoni vazhdimisht një himn duke kënduar vetëm një apo dy strofat e para. Nxitet edhe të kënduarit e strofave të shkruara poshtë muzikës.
Arritja e Baraspeshës në Përzgjedhjen e Himneve
Përveç përdorimit të himneve tashmë të njohura dhe të dashura, anëtarët nxiten që të familjarizohen me himne të reja ose më pak të njohura. Përpiquni të arrini një baraspeshë të mirë midis himneve të njohura, të parapëlqyera dhe atyre më pak të mirënjohura.
Himne për Konferenca Kunji
Himne stardarde, të mirënjohura shpesh janë zgjedhja më e mirë për konferenca kunji, veçanërisht nëse librat e himneve nuk janë të disponueshme për të gjithë të pranishmit. Këtu janë disa nga këto himne:“Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’”; “E Di, Jeton Shëlbuesi Im”; “E Ëmbël Puna”; “Eja, Mbret i Mbret’ve”; “Eni, Ju F’mij’ të Zotit”; “Eni Shenjtor’”; “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam”; “Lavdi Burrit”; “Maj’ Malit Atje Lart”; “Numëro Bekimet”; “Punës Le t’i Vihemi”; “Sa i Fort’ një Themel”; “Shëlbues i Izraelit”; “Shpatullat Punës Vëri”; “Shpirti i Per’ndis’”; “Tani Le t’Gëzojmë”; “T’Falemi Per’ndi për Profetin”; “Udh’hiqna, O i Madh Jehova”.
Ju mund t’i kopjoni himnet në një program të shtypur, përveç në qoftë se kufizimet e së drejtës së autorit në himn thonë se kjo nuk lejohet.
Himnet për Kore dhe Grupe të Veçanta
Përdorimi i Himneve për Kore
Në këtë botim të librit të himneve nuk bëhet asnjë dallim midis himneve për koret dhe për të pranishmit. Koret duhet ta përdorin librin e himneve si burimin e tyre bazë, duke përzgjedhur nga i tërë libri. Koret gjithashtu mund të këndojnë himne të tjera të përshtatshme dhe përshtatje të himneve që nuk përfshihen në librin e himneve.
Disa prej himneve, të cilësuara si “Kor” në botimet e mëparshme të librit të himneve, janë ndryshuar në nota më të ulëta për përdorim nga grupe më të mëdha të pranishmish. Koret mund të dëshirojnë të mbajnë kopje të botimeve të shkuara të librit të himneve për të shfrytëzuar përdorimin e notave më të larta dhe mundësinë e rregullimit nga një notë në tjetrën. Nëse është e disponueshme vetëm një kopje e një botimi të mëparshëm, një himn mund të kopjohet dhe përdoret për këtë qëllim, përveç në qoftë se kjo ndalohet nga shënimi i të drejtës së autorit.
Ndryshimi i Himneve për Shfaqje të Koreve
Himnet nga libri i himneve, të kënduara pa ndonjë variacion, janë gjithmonë të përshtatshme si përzgjedhje për kore. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni paraqitjen e himneve; megjithatë, përdorini të tilla variacione rrallë, duke u siguruar që ato të jenë në përputhje me frymën e himnit. Këtu keni pak përshtatje të himneve që ju mund të dëshironi t’i merrni parasysh:
-
I bëni burrat, gratë ose që të dy grupet ta këndojnë një strofë me një zë.
-
I bëni të pranishmit të bashkohen me korin në strofën e fundit ose në refrenin e një himni. (Kjo është një mënyrë për ta ndihmuar bashkësinë që të njihet më shumë me disa nga himnet.)
-
Bëjini gratë të këndojnë një strofë, sikurse nënvizohet më poshtë nën titullin “Himne për Zërat e Grave”.
-
Bëjini burrat të këndojnë një strofë, sikurse nënvizohet më poshtë nën titullin “Himne për Zërat e Burrave”.
-
I bëni pjesët e sopranos dhe tenorit të këndohen si duet për një strofë.
-
I bëni tenorët dhe basët të këndojnë melodinë, ndërkohë që sopranot dhe mexosopranot këndojnë pjesën e mexosopranove.
-
Bëjeni një pjesë të korit të këndojë melodinë, ndërkohë që pjesa tjetër e korit këndon nën zë (me hundë) pjesët e tjera të zërave.
Himne për Zërat e Grave
Në pjesën e grave të librit gjenden himne për bashkësitë e grave dhe himne që janë përgatitur për kore ose trio grash. Përveç këtyre, motrat mund të këndojnë pa nevojë për përshtatje shumicën e himneve të tjera në libër në dy zëra (soprano dhe mexosoprano) ose në tre zëra (nëse zëri i tenorit nuk është tepër i ulët).
Himne për Zërat e Burrave
Himnet në pjesën e burrave të librit ndahen në dy kategori: Burrat, për mbledhjet e burrave, dhe Koret e Burrave, për koret dhe kuartetet. Për një himn për të pranishmit në mbledhjen e priftërisë, parapëlqehet në përgjithësi që ai të zgjidhet nga himnet standarde të mbledhjeve ose nga ato të shënuara Burrat.
Disa himne përshtaten në mënyrë të veçantë për kore burrash; përveç kësaj, shumë himne për mbledhjet dhe ato të shënuara Burrat mund të përshtaten për përdorim nga koret dhe kuartetet e burrave:
![Hymn showing what men sing](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk383_ohmyFather-x.gif)
Baritonët:
Këndoni melodinë
Tenorët e 1-rë:
Këndoni mexosoprano mbi melodinë
Tenorët e 2-të:
Këndoni Tenor
Basët:
Këndoni Bas
Problemi kryesor në përshtatjen e himneve për një kor burrash është të gjenden tenorë që mund të këndojnë aq lart sa mund të arrijnë mexosopranot; disa nota të larta mund të nevojitet të përshtaten. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni çelësin e himnit te një notë më e ulët, duke e përshtatur për zërin bas.
Një mundësi tjetër në përshtatjen e një himni për një kor burrash është ta bëni pjesën e mexosopranos të këndohet më ulët se melodia. Kur bëhet kjo, zëri i basit është fakultativ.
Ju do të vini re se, në himnet e përshtatura për koret e burrave, përdoret një simbol i çelësit të tenorit në vend të simbolit të zakonshëm të çelësit të sopranos. Ju duhet t’i luani në përgjithësi notat e dorës së djathtë të këtyre himneve një oktavë më ulët sesa çelësi i sopranos. Përfundimi është një shoqërim i larmishëm, i efektshëm për zërat e burrave.
![Tenor clef symbol](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk383_tenorclef-x.gif)
Simboli i çelësit të tenorit
![Treble clef symbol](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk386_trebleclef-x.gif)
Simboli i çelësit të sopranos
Për Drejtues Fillestarë të Muzikës
Masat, Shenjat Shpjeguese të Kohës dhe Lëvizjet e Drejtuesit
Një masë është njësia më e vogël muzikore e kufizuar nga dy vija vertikale:
![Example of a musical measure](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk383_measure-x.gif)
Në librin e himneve, kur një masë çohet nga një rresht i muzikës te tjetri, fundi i rreshtit të parë lihet i hapur për të treguar se masa vazhdon në rreshtin tjetër:
![measure on two lines](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk383_meausure_carryover-x.gif)
Shenjat shpjeguese të kohës (dy numrat, njëri sipër tjetrit, të tilla si 2/4) gjenden në fillimin e secilit himn. Numri i sipërm tregon numrin e lëvizjeve ose goditjeve në secilën masë. Numri i poshtëm tregon se çfarë lloj note merr një rrahje ose goditje. Për shembull, një shenjë shpjeguese e kohës si 3/4 do të thotë se ka 3 lëvizje për masë në himn dhe një notë një e katërt (
![a quarter note](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/note_quarter-x.gif)
Ndërsa drejtoni muzikën, lëvizja e parë e modelit tuaj të lëvizjes (shih ilustrimet e modeleve të lëvizjeve) duhet t’i përgjigjet lëvizjes së parë në secilën masë. Kjo lëvizje e parë, e quajtur lëvizja e poshtme, është lëvizja më e fortë në secilën masë. Ju do të vini re se shumë himne fillojnë me një lëvizje lart, ose një notë fillestare, përpara lëvizjes së parë poshtë.
Modelet Standarde të Lëvizjes
Qëllimi i modeleve të lëvizjes është që t’i mbajnë të pranishmit së bashku në ritëm dhe që të komunikojnë gjendjen dhe frymën e himnit. Modelet duhet të mbahen të thjeshta, por mund të ndryshojnë sipas natyrës dhe gjendjes shpirtërore të himnit. Pikat në modelet e lëvizjes tregojnë ku ndodhin lëvizjet ritmike të himnit.
Modeli me dy lëvizje (i përdorur për himnet me shënimet 2/2 ose 2/4):
![modeli me dy lëvizje](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_2-beat-x.gif)
Modeli me tri lëvizje (i përdorur për himnet me shënimet 3/4 ose 3/2):
![modeli me tri lëvizje](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_3-beat-x.gif)
Modeli me katër lëvizje (i përdorur për himnet me shënimin 4/4):
![modeli me katër lëvizje](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_4-beat-x.gif)
Modeli me gjashtë lëvizje (i përdorur për himnet me shënimet 6/8 ose 6/4):
![modeli me gjashtë lëvizje](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_6-beat-x.gif)
Një himn me kohë 6/8 ose 6/4 me një ritëm të ngadalshëm, i tillë si himni “Nat’ e Qet’” (nr. 124), mund të drejtohet ose me modelin tradicional të gjashtë lëvizjeve ose me një model të dyfishtë të tri lëvizjeve – së pari një model të madh, i pasuar nga një model i vogël:
![alternative six-beat pattern](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_3-beat_double-x.gif)
Një himn me kohë 6/8 ose 6/4 me një ritëm mesatar, i tillë si himni “Pranë Zemrës së Bariut” (nr. 138), mund të drejtohet duke hequr lëvizjen e dytë dhe të pestë të modelit tradicional me gjashtë lëvizje dhe duke pushuar në ato pjesë në model:
![another alternative six-beat pattern](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_6-beat_minus2and5-x.gif)
Një himn me kohë 6/8 ose 6/4 me një ritëm të shpejtë, i tillë si himni “M’sues, Furtuna po Shtohet” (nr. 55), mund të drejtohet me modelin e dy lëvizjeve – tri lëvizjet e para shkojnë me rrahjen e parë dhe tri lëvizjet e fundit shkojnë me rrahjen e dytë:
![another alternative six-beat pattern](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk_2-beat_6-beats-x.gif)
Kur përdorni modelet e fundit me dy lëvizje, sigurohuni që t’i ruani të njëllojta ritmin ose goditjet e himnit.
Disa Himne që Janë të Lehtë për t’u Drejtuar:
Modeli me dy lëvizje: “Eni, G’zoni” and “Ju q’Thirreni t’Punoni”.
Modeli me tri lëvizje: “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’”; “Eja, Më Ndiq”; “Mësom’ të Eci në Drit’”; “Perëndis’ Lart Lavdi”; “Per’ndi, At’, Lutjen na D’gjo”.
Modeli me katër lëvizje: “Dëgjoni Kombe!”; “Do Këndojm’ për Sionin”; “Eni, Ju F’mij’ të Zotit”; “Kur Kërkoj Shkrimet e Shenjta”; “Lutjen a e The?”; “Me Mua Rri!”; “Për të Tokës Bukuri”; “Shpres’ e Izraelit”.
Për Organiste dhe Pianistë Fillestarë
Përshtatja e Shoqërimeve të Himneve
Disa himne mund të kenë nota ose pjesë që janë të vështira për t’u luajtur. Jeni të lirë që t’i përshtatni këto pjesë sipas vetë aftësisë suaj duke hequr notat më pak të rëndësishme nga kordat. Ju mund të doni ta shenjoni librin tuaj vetjak të himneve për këtë qëllim.
Himnet shpesh kanë një hapësirë midis notave të tenorit dhe të basit, që është shumë e gjerë për t’u arritur me dorën e majtë. Shpesh dora e djathtë mund ta përfshijë me shumë lehtësi notën e tenorit. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto nota me një kllapë për t’u kujtuar që t’i luani ato me dorën tuaj të djathtë:
![tenor note marking](https://www.lds.org/music/bc/music/content/images/hmbk386_comeyechildren-x.gif)
Disa himne dhe këngë të fëmijëve janë shkruar me pianon në mendje. Nëse organoja përdoret për këto këngë, nganjëherë është e parapëlqyer të përdoren vetëm tastet e duarve, pa përdorur pedalet.
Nota të Sugjeruara
Një notë e sugjeruar ose një notë e vogël, do të thotë që nota është fakultative. Në vijim janë shembuj të mënyrës se si mund të përdoren notat e sugjeruara:
-
Një notë e sugjeruar mund të tregojë se notat duhet të luhen dhe këndohen me disa strofa dhe jo me të tjerat, në varësi të tekstit të secilës strofë:
-
Nganjëherë muzika është e plotë edhe nëse nota e sugjeruar lihet jashtë:
-
Notat e sugjeruara gjithashtu mund të tregojnë muzikë që luhet nga pianisti ose organisti, por që nuk këndohet:
Disa Himne që Janë të Lehtë për t’u Luajtur:
“Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’”; “E Ëmbël Puna”; “Eja, Më Ndiq”; “Mbaj Urdhërimet”; “Mësom’ të Eci në Drit’”; “Or’ e Lutjes”; “Per’ndia me Ju Qoft’ kur Prap’ t’Tako’emi”; “Qëndroj Plot Habi”; “Sa t’Buta Urdh’rimet”; “Shëlbues i Izraelit”; “Shpirt’ i Shenjt’ na Udhëzoft’”; “Tani Le t’Gëzojmë”; “T’Falemi Per’ndi për Profetin”.