1. Mir’sevjen mëngjes Shabati.
Nga çdo shqet’sim prehje gjejm’.
Sa i mir’pritur agimi,
Dit’ lutjesh,Shabat i shenjt’.
N’shkollën e së dielës takojm’
M’sues t’mir’ që na duan.
Që përpiqen shum’ t’na mësojn’
T’Shpëtimtarit rregull t’art’.
[Chorus]
Mir’sevjen mëngjes Shabati.
Nga çdo shqet’sim prehje gjejm’.
Sa i mir’pritur agimi,
Shabat i shenjt’, Dit’ lutjesh.
2. Kambana t’Shabatit bien;
F’mijët të g’zuar këndojn’!
Jehonat përreth dëgjohen.
Ç’tinguj të këndshëm kumbojn’!
Çdo not’ e but’ na lut, na fton
Të vijm’, larg të mos qëndrojm’.
Muzik’ na përsh’ndet n’udhën ton’;
Shpejt tani, shpejt, le t’nxitojm’.
[Chorus]
Mir’sevjen mëngjes Shabati.
Nga çdo shqet’sim prehje gjejm’.
Sa i mir’pritur agimi,
Shabat i shenjt’, Dit’ lutjesh.
3. Me përkushtim kokat ulim;
Per’ndis’ lavdi t’i këndojm’.
Zemrat tona plot përmallim,
Kërkojn’ udh’ t’shenjta t’mësojm’.
Prej librave të zbulesës
Që kur jemi t’rinj t’mësojm’.
Na drejtojn’ drejt së vërtetës
Fjal’t e frym’zimit hyjnor.
[Chorus]
Mir’sevjen mëngjes Shabati.
Nga çdo shqet’sim prehje gjejm’.
Sa i mir’pritur agimi,
Shabat i shenjt’, Dit’ lutjesh.
4. Këtu miqt’ dhe fqinjët takojm’;
Të pranishëm jan’ prind’rit.
Punët tona me dëshir’ bëjm’.
I përkasim mbretëris’.
Fisnike ësht’ e vërteta.
Sprovat besimin forcojn’;
Stuhis’ trimërisht i bëjm’ ball’
Dhe kur bota kundërshton.
[Chorus]
Mir’sevjen mëngjes Shabati.
Nga çdo shqet’sim prehje gjejm’.
Sa i mir’pritur agimi,
Shabat i shenjt’, Dit’ lutjesh.
Teksti: Robert B. Baird, 1855–1916
Muzika: Ebenezer Beesley, 1840–1906