Biblioteka
Njësia 22, Dita 1: 1 Korintasve 7–8


Njësia 22: Dita 1

1 Korintasve 7–8

Hyrje

Apostulli Pal i udhëzoi si të martuarit edhe anëtarët beqarë të Kishës në Korint rreth martesës dhe punës misionare. Duke iu përgjigjur një pyetje për ngrënien e mishit që flijohej për idhujt, ai u mësoi shenjtorëve që të merrnin parasysh ndikimin e praktikave të tyre vetjake tek të tjerët dhe të ishin të gatshëm që të hiqnin dorë nga disa veprime, nëse ato veprime mund ta bënin dikë tjetër të pengohej shpirtërisht.

1 Korintasve 7

Pali i këshillon anëtarët e martuar dhe beqarë të Kishës rreth martesës

  1. Vizatoni skemën vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Ju do të shtoni më vonë tek ajo ndërsa studioni 1 Korintasve 7.

    Pamja
    skema e martesës

Ashtu si ne, anëtarët e Kishës në Korint jetonin në një shoqëri me ide pështjelluese dhe kundërshtuese rreth martesës dhe intimitetit fizik ose seksual. Me këtë dhe doktrina e parime të tjera të ungjillit, është e rëndësishme që të jemi në gjendje të dallojmë midis bindjeve të vërteta e të rreme.

Te 1 Korintasve 5–6 ju lexoni për disa bindje të rreme rreth marrëdhënieve seksuale që mbizotëronin në Korint. Një prej këtyre bindjeve të rreme ishte sa vijon: Është e pranueshme të kesh intimitet fizik me çdokënd. Shkruajeni këtë thënie nën titullin “Bindje e rreme:” në anën e djathtë të skemës, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Merreni në shqyrtim përse kjo bindje është e rreme.

Anëtarët e Kishës në Korint i kishin shkruar Apostullit Pal, duke i kërkuar udhërrëfim lidhur me standardin e Zotit për pastërtinë seksuale. Lexojeni 1 Korintasve 7:1, duke kërkuar se për çfarë e pyetën shenjtorët korintas Palin.

Fraza “mirë është për njeriun të mos prekë grua” në vargun 1, tregon se shenjtorët korintas kishin pyetje nëse intimiteti fizik ishte i përshtatshëm dhe në ç’rast. Përveç kësaj, disa prej tyre mund të kenë vënë në pikëpyetje nëse edhe njerëzit e martuar duhet të kishin intimitet fizik. Shkruajeni këtë thënie nën titullin “Bindje e rreme:” në anën e majtë të skicës, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nuk është kurrë e pranueshme që të kesh intimitet fizik, madje as në martesë.

Të dyja bindjet e rreme të shkruara në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përfaqësojnë pikëpamje të skajshme, të cilat ndryshojnë nga standardet e Perëndisë për intimitetin fizik.

Lexojeni 1 Korintasve 7:2–3, duke kërkuar atë që Pali u mësoi korintasve rreth intimitetit fizik. Fjala kurvërimvargun 2, i referohet marrëdhënieve seksuale jashtë martesës dhe fraza “detyrë martesore” në vargun 3, i referohet dashurisë dhe intimitetit të shprehur midis bashkëshortit dhe bashkëshortes.

Në broshurën Për Forcën e Rinisë ne mësojmë se “intimiteti fizik midis burrit dhe gruas është i bukur dhe i shenjtë. Ai është shuguruar nga Perëndia për krijimin e fëmijëve dhe për shprehjen e dashurisë midis burrit dhe gruas. Perëndia ka urdhëruar se intimiteti seksual rezervohet për martesën” ([broshurë, 2011], f. 35).

Shkruani sa vijon nën titullin “E vërteta:” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Intimiteti fizik midis burrit dhe gruas është shuguruar nga Perëndia.

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve tha:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Urdhërimi për t’u shumëzuar e për të mbushur tokën nuk është hequr kurrë. Ai është thelbësor për planin e shëlbimit dhe është burimi i lumturisë njerëzore. Nëpërmjet ushtrimit të drejtë të kësaj fuqie, ne mund të vijmë pranë Atit tonë në Qiell dhe të përjetojmë një plotësi të gëzimit, madje të qenit perëndi. Fuqia e riprodhimit nuk është një pjesë rastësore e planit; ajo është plani i lumturisë; ajo është kyçi i lumturisë.

Dëshira e njerëzimit për t’u çiftëzuar është e përhershme dhe shumë e fortë. Lumturia jonë në jetën në vdekshmëri, gëzimi dhe ekzaltimi ynë varen nga mënyra se si u përgjigjemi këtyre dëshirave fizike të vazhdueshme dhe shtrënguese” (“Plani i Lumturisë”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 26).

Përse riprodhimi – aftësia për të krijuar jetë të vdekshme – është kaq i rëndësishëm në planin e Atit Qiellor për shpëtimin e fëmijëve të Tij?

Siç shënohet te 1 Korintasve 7:1–24, Pali dha mësim se me përjashtim të rrethanave të veçanta e të përkohshme, bashkëshortët nuk duhej t’ia mohonin njëri-tjetrit dashurinë martesore; se anëtarëve të ve dhe të divorcuar të Kishës u lejohej të rimartoheshin nëse zgjidhnin ta bënin këtë; dhe se anëtarët e Kishës duhet të “mbete[shin] te Perëndia” (1 Korintasve 7:24), sido që të ishin rrethanat e tyre. Pali gjithashtu e shkurajonte divorcin.

Në Korint kishte anëtarë të Kishës, bashkëshortët/et e të cilave/cilëve nuk ishin të krishterë. Merrini në shqyrtim disa nga vështirësitë që mund të përjetojnë bashkëshortët e besimeve të ndryshme.

Lexojeni 1 Korintasve 7:12–17, duke kërkuar të vërtetat që dha mësim Pali, të cilat mund t’i ndihmojnë familjet pjesërisht anëtare sot.

Sa vijon është një e vërtetë që ne mund ta mësojmë nga ky fragment: Pasuesit besnikë të Jezu Krishtit kanë një ndikim shenjtërues te familjet e tyre.

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë shembujsh keni parë ku një anëtar i Kishës ka pasur një ndikim pozitiv te pjesëtarët e familjes, të cilët nuk ishin anëtarë të Kishës apo nuk ishin aktivë në Kishë?

Te 1 Korintasve 7:25–40, Pali diskutoi përparësitë dhe pengesat e të qenit beqar apo i martuar ndërkohë që “thirren në shërbesë” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, 1 Korintasve 7:29 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]) ose thirren në misione. Ai dha mësim se misionarët e pamartuar ose beqarë do të kishin më pak shpërqendrime ndërsa shërbenin se sa dikush që ishte i martuar dhe kishte shqetësime materiale që lidheshin me sigurimin e të ardhurave për një familje. Sidoqoftë, ai nuk ua ndaloi atyre që të martoheshin ose të ishin të martuar ndërkohë që shërbenin në një mision. Disa shembuj të çifteve të martuara që përfshihen në shërbimin me kohë të plotë në Kishë sot janë çiftet misionare në moshë, presidentët e misioneve, presidentët e tempujve dhe Autoritetet e Përgjithshme të Kishës.

1 Korintasve 8

Pali i përgjigjet një pyetjeje rreth ngrënies së mishit të flijuar për idhujt

Plaku L. Tom Peri, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi përvojën vijuese:

Pamja
Plaku L. Tom Peri

“Kam zbuluar se nëse jetoni në mënyrën që duhet të jetoni, njerëzit e vënë re dhe u bëjnë përshtypje bindjet tuaja, dhe ju keni një ndikim në jetën e të tjerëve.

E kalova karrierën time në biznesin e mapove industriale. Për shkak se isha pjesë e grupit të menaxhimit, ishte e rëndësishme për mua që të bashkëveproja shoqërisht me organizatat e bizneseve vendore. Mbledhjet për shumicën e këtyre organizatave fillonin gjithmonë me një orë kokteji [gjatë së cilës shërbehen tradicionalisht pije alkoolike]. Ishte rasti që të shoqërizohesha dhe të njihesha me njerëzit që i përkisnin organizatës. Nuk jam ndier asnjëherë rehat në raste të atilla. Fillimisht kërkova një limonadë. Shpejt zbulova se limonada duket si shumë pije të tjera. Nuk mund të lija përshtypjen e një njeriu që nuk pi, me një limonadë të tejdukshme në duart e mia” (“The Tradition of a Balanced, Righteous Life”, Ensign, gusht 2011, f. 48–49).

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Plaku Peri do të vazhdonte të pinte pije joalkoolike që dukeshin si pije alkoolike gjatë atyre takimeve shoqërore?

Cilat janë disa situata në të cilat shembulli juaj mund të ndikojë negativisht tek të tjerët, edhe pse mund të mos jeni duke bërë asgjë të gabuar?

Anëtarët e Kishës në Korint pyesnin veten nëse ishte e pranueshme të hanin ushqimin që u ishte ofruar idhujve apo perëndive pagane. Në përgjigje, Apostulli Pal e pranoi që anëtarët e Kishës mund të mendonin se kjo ishte e pranueshme ngaqë ata e dinin se perënditë pagane nuk ekzistonin me të vërtetë (shih 1 Korintasve 8:4–6).

Lexojeni 1 Korintasve 8:1, duke kërkuar atë që Pali u mësoi shenjtorëve korintas.

Vëreni në vargun 1 atë që mund të vijë si rrjedhojë e njohurisë dhe atë që vjen si rrjedhojë e dashurisë hyjnore. Pali po sugjeronte se dashuria hyjnore (“dashuria e pastër e Krishtit” [Moroni 7:47], të paturit e një dashurie zemërgjerë për të tjerët) ishte më e rëndësishme sesa të shfaqje njohuri për ligje të veçanta të ushqimit.

Lexojeni 1 Korintasve 8:7–11, duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth ngrënies së ushqimeve që mund t’u ishin flijuar idhujve. Fjala [të] dobët në këto vargje i referohet anëtarëve të Kishës që ishin të dobët në besimin e tyre. Fjala të ngrënit në Bibël zakonisht do të thotë “ushqim”. Fjala lirivargun 9, i referohet mungesës së një urdhërimi të veçantë që e ndalon ngrënien e ushqimeve të veçanta.

Te 1 Korintasve 8:9, vini re se Pali dha një arsye bindëse përse shenjtorët mund të zgjidhnin të mos hanin mish të flijuar për idhujt. Çfarë shembulli dha Pali te 1 Korintasve 8:10–11, të një mënyre se si ngrënia e mishit të flijuar për idhujt mund të ishte një pengesë?

Lexojeni 1 Korintasve 8:12–13, duke kërkuar mënyrën se si e përfundoi Pali këshillën e tij rreth të bërit të gjërave që ndoshta mund t’i bënin të tjerët të pengoheshin. Fraza “skandalizoj vëllanë tim” në vargun 13 mund të përkthehet edhe “e bëj vëllanë tim të pengohet [apo] lëkundet” (1 Korintasve 8:13, poshtëshënimi a [në variantin shdm të Biblës në anglisht]).

Një parim që mund të mësojmë nga mësimet e Palit është sa vijon: Ne mund të tregojmë dashuri hyjnore për të tjerët duke i shmangur veprimet që mund t’i bëjnë ata të pengohen shpirtërisht. (Ju mund të kujtoni nga studimi juaj i Romakëve 14 se Pali u mësoi një parim të ngjashëm shenjtorëve në Romë.)

Lexoni pjesën e mbetur të rrëfimit të Plakut Peri për zgjedhjet e tij gjatë një ore kokteji. Vini re mënyrën se si e zbatoi ai këtë parim.

Pamja
Plaku L. Tom Peri

“Vendosa se duhej të merrja një pije që do të më dallonte qartësisht si një njeri që nuk pija. Shkova te banakieri dhe i kërkova një gotë qumësht. Banakierit nuk i ishte bërë kurrë një kërkesë e tillë. Ai shkoi në kuzhinë dhe më gjeti një gotë qumësht. Tani unë kisha një pije që dukej shumë ndryshe nga pijet alkoolike që po pinin të tjerët. Papritur isha në qendër të vëmendjes. U bënë shumë shaka për pijen time. [Gota] ime me qumësht ishte një objekt bisede. …

Qumështi u bë pija ime e zgjedhur në raste kokteji. Shpejt u bë gjerësisht e ditur se unë isha mormon. Respekti që mora më befasoi vërtet, ashtu sikurse dhe një ngjarje interesante që filloi të ndodhte. Shpejt ndodhi që dhe të tjerë më shoqëruan në një koktej vetëm me qumësht!”

Guxoni të jeni të ndryshëm. Jetoni sipas nivelit të standardeve që na janë mësuar në ungjill” (“The Tradition of a Balanced, Righteous Life”, f. 49).

Pamja
gotë me qumësht
  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si ju mund të tregoni dashuri hyjnore për të tjerët, duke shmangur veprime që mund t’i bëjnë ata të pengohen shpirtërisht?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Korintasve 7–8 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër