Biblioteka
Njësia 24, Dita 3: Galatasve


Njësia 24: Dita 3

Galatasve

Hyrje

Apostulli Pal i qortoi shenjtorët galatas që i ndiqnin mësimet e rreme dhe, ai qortoi mësuesit e rremë që po i drejtonin ata gabim. Ai dha mësim gjithashtu se sikurse Abrahami u bë një trashëgimtar i Perëndisë, edhe shenjtorët galatas mund të bëheshin trashëgimtarë të Perëndisë duke pasur besim në Jezu Krisht dhe duke e ndjekur Atë, sesa duke iu bindur kërkesave rituale të ligjit të Moisiut.

Galatasve 1–2

Pali i qorton shenjtorët që i ndiqnin mësuesit e rremë dhe i nxit ata të kthehen në ungjill

Përfytyroni sikur njëri nga vëllezërit ose motrat apo shokët tuaj ju thotë se ai ose ajo nuk është më i sigurt nëse mësimet e Kishës janë të vërteta. Si rrjedhim, ky person nuk merr më pjesë në Kishë dhe nuk po e jeton më ungjillin.

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë do t’i thonit vëllait a motrës apo shokut/shoqes tuaj për ta ndihmuar t’ia ktheni besimin në mësimet e Kishës.

Teksa studioni Galatasve 1 dhe mësoni arsyen përse shenjtorët në Galati po largoheshin nga ungjilli i vërtetë, kërkoni një të vërtetë që mund ta ndihmojë motrën a vëllanë apo shokun/shoqen tuaj ta rifitojë besimin e tij apo të saj.

Galatia ishte një rajon në Azinë e Vogël veri-qendrore, që përfshinte shumë qytete që i vizitoi Apostulli Pal gjatë udhëtimit të tij të dytë dhe të tretë misionar (shih Veprat e Apostujve 16:6; 18:23; shih edhe Harta të Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, [te shtojca e kombinimit tresh]). Lexojeni Galatasve 1:6–7, duke kërkuar një problem që ekzistoi midis anëtarëve të Kishës në Galati.

Ata që po i turbullonin shenjtorët galatas dhe po prishnin mësimet e ungjillit, po ngjallnin dyshime (shih Galatasve 1:7, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]), rreth mësimeve të Palit se shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit. Këta mësues të rremë ishin judeas të krishterë të njohur si judaistë. Ata pretendonin se shenjtorët galatas duhej të rrethpriteshin dhe të zbatonin ritet e ligjit të Moisiut në mënyrë që të shpëtoheshin.

Lexojeni Galatasve 1:8–9, duke kërkuar se çfarë tha Pali për ata që e predikonin ungjillin ndryshe nga ai që predikonte [Pali] si një Apostull i Zotit.

Lexojeni Galatasve 1:10–12, duke kërkuar burimin e mësimeve të Palit. Ju mund të doni ta shenjoni ose shënoni në shkrimet tuaja të shenjta atë që gjeni.

Nga mësimet e Palit ne mësojmë se Jezu Krishti ua zbulon doktrinën e vërtetë profetëve të Tij.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni dy ose të gjitha pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të na ndihmojë të kujtuarit se Perëndia është burimi i doktrinës së vërtetë kur kemi pyetje rreth mësimeve të profetëve?

    2. Çfarë mund të bëjmë për të marrë zbulesë nga Perëndia që të mund ta dimë për veten tonë se mësimet e profetëve janë të vërteta?

    3. Në ç’mënyrë kjo e vërtetë mund ta ndihmojë dikë që e ka të vështirë për t’i besuar mësimet e profetëve?

Siç shënohet te Galatasve 1:13–2:21, Pali u tregoi shenjtorëve për kthimin e tij në besim dhe udhëtimet e para misionare. Ai shpjegoi gjithashtu arsyen përse johebrenjtë e krishterë nuk kishin nevojë të mbështeteshin në traditën se shpëtimi ishte në ligjin e Moisiut, por përkundrazi është nëpërmjet besimit në Jezu Krisht që ne falemi (ose shfajësohemi). Pali dëshmoi se ai jetoi “në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua” (Galatasve 2:20).

Galatasve 3–4

Pali i fton galatasit t’i marrin të gjitha bekimet që iu premtuan Abrahamit nëpërmjet Jezu Krishtit

Përse individët e mëposhtëm mund të ndihen në një situatë të pafavorshme për marrjen e të gjitha bekimeve të Zotit krahasuar me të tjerë në Kishë, të cilët e njihnin ungjillin dhe kishin qenë besnikë ndaj ungjillit që prej një moshe të hershme?

  • Një i ri u rrit në një familje pak aktive dhe nuk iu mësua ungjilli kur ai ishte i ri. Familja e tij tani po rikthehet në Kishë dhe ka filluar ta mësojë e ta vërë në jetë ungjillin.

  • Një grua u tall dhe e kritikoi Kishën për vite me radhë. Kohët e fundit ajo përjetoi një ndryshim zemre dhe u pagëzua.

Teksa studioni Galatasve 3–4, kërkoni një të vërtetë që mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë bekimesh janë në dispozicion për këdo, sido që të jenë rrethanat e tij ose të saj dhe zgjedhjet e kaluara.

Për shkak se shumë prej shenjtorëve galatas ishin johebrenj të kthyer në besimin e krishterë, ata nuk ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të Abrahamit, të cilëve u ishin premtuar të gjitha bekimet e Perëndisë.

Lexojeni Galatasve 3:7–9, duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth atyre që “janë nga besimi” (Galatasve 3:7), ose që besojnë në Jezu Krisht.

Sipas vargut 8, çfarë i premtoi Zoti Abrahamit?

Sipas vargut 9, çfarë do t’u ndodhë atyre që kanë besim në Jezu Krisht?

Abrahami në Rrafshinat e Mamreut

Që të jesh i “bek[uar] … me të besueshmin Abraham” (Galatasve 3:9), i referohet të qenit në gjendje për të marrë bekimet e besëlidhjes që bëri Perëndia me Abrahamin, se nëpërmjet tij të gjithë njerëzit mund të gëzonin bekimet e priftërisë më të lartë, martesës çelestiale dhe ekzaltimit (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje e Abrahamit”, f. 14–15, scriptures.lds.org).

Ne lexojmë te Galatasve 3:10–25 se ligji i Moisiut nuk kishte kurrsesi për synim të ishte mjeti nëpërmjet të cilit njerëzit mund të “shfajësohe[shin]” (Galatasve 3:11), që nënkupton se ata ishin falur nga mëkati dhe qenë shpallur të pafajshëm. Ai kishte për synim të ishte një udhërrëfyes ose “mësuesi” (Galatasve 3:24) për t’i ndihmuar izraelitët të vinin te Jezu Krishti dhe të shfajësoheshin me anë të besimit të tyre në Të. Vini në dukje se të shfajësohesh, do të thotë “të falesh nga ndëshkimi për mëkatin dhe të shpallesh i pafajshëm” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shfajësim, Shfajësoj”, f. 176–177, scriptures.lds.org).

Plotësojeni tabelën vijuese duke lexuar fragmentet për shkrimet e shenjta dhe duke iu përgjigjur pyetjeve:

Galatasve 3:26–27. Çfarë duhet të bëjmë ne për të marrë bekimet që iu premtuan Abrahamit?

Galatasve 3:28–29; 4:7. Pavarësisht se kush ose çfarë ishim më parë, çfarë bëhemi ne kur hyjmë në besëlidhjen e ungjillit nëpërmjet pagëzimit?

Nga Galatasve 3:26–29; 4:7 ne mësojmë se të gjithë ata që ushtrojnë besim në Jezu Krisht dhe hyjnë në besëlidhjen e ungjillit, do të bëhen një në Krishtin dhe trashëgimtarë të Perëndisë.

Përse është e rëndësishme të dimë se Perëndia i premton këto bekime për këdo që hyn në besëlidhje, sido që të jenë rrethanat e tij apo të saj ose zgjedhjet e kaluara?

Ne lexojmë te Galatasve 4:8–31 se Pali i ftoi shenjtorët galatas të ktheheshin te Jezu Krishti dhe të largoheshin nga skllavëria që vjen nga përpjekja për të mbajtur traditat e shumta të ligjit të Moisiut.

Galatasve 5–6

Pali i nxit shenjtorët galatas që ta lartësojnë besimin e tyre në Jezu Krisht

Cilat janë disa nga tundimet më të vështira që hasni? Si mund t’i mposhtni këto tundime?

Teksa studioni Galatasve 5–6, kërkoni parimet që mund t’ju ndihmojnë t’i mposhtni tundimet.

Lexojeni Galatasve 5:16–17, duke kërkuar dy forca konkurruese që përshkroi Pali.

Të “ec[ësh] sipas Frymës” (Galatasve 5:16) do të thotë të jetosh i denjë për nxitjet e Frymës së Shenjë dhe t’i ndjekësh ato. Të “përmbush[ësh] dëshirat e mishit” (Galatasve 5:16) do të thotë t’i jepesh tundimeve për të mëkatuar.

Plotësojeni parimin vijues bazuar tek ajo që mësoni nga Galatasve 5:16: Kur ecim sipas Frymës, ne do t’i mposhtim .

Merrni parasysh se si të ecurit sipas Frymës mund t’ju ndihmojë t’i mposhtni tundimet.

Lexojeni Galatasve 5:22–23, duke kërkuar rrjedhojat e tjera e të ecurit sipas Frymës. (Vini në dukje se Galatasve 5:22–23 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, kështu që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – Galatasve 5:22–23

vizatim, pemë me fruta
  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar ta mësoni përmendsh Galatasve 5:22–23, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta vizatoni një pemë që ka nëntë lloje frutash – tri rreshta me nga tri lloje frutash secila. Sipër pemës shkruani Por fryti i Frymës është … Poshtë pemës shkruani kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. Duke filluar me rreshtin e sipërm të frutave, shkruani germën e parë të secilit fryt që renditi Pali. Ushtrohuni me përsëritjen e zotërimit të shkrimit të shenjtë duke e parë këtë figurë dhe duke iu referuar fragmentit të shkrimit të shenjtë sipas nevojës. Vazhdoni ta përsëritni atë derisa të mund ta thoni zotërimin e shkrimit të shenjtë pa e parë figurën ose shkrimet tuaja të shenjta. Përsëritjani shkrimin e shenjtë një pjesëtari të familjes suaj ose klasës së seminarit.

  2. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyrë kërkimi i këtyre dhuntive e rritin aftësinë tuaj për t’i ndihmuar njerëzit?

Lexojeni Galatasve 6:1–2, duke kërkuar atë që Apostulli Pal dha mësim rreth mënyrës se si duhet të reagojnë anëtarët e Kishës ndaj dikujt që ka mëkatuar. Të “bie[sh] në ndonjë faj” (Galatasve 6:1) do të thotë të mëkatosh.

Përse është e rëndësishme të kemi “frymë butësie” (Galatasve 6:1) teksa përpiqemi ta ndihmojmë dikë të kthehet në shtegun e ungjillit?

Siç shënohet te Galatasve 6:3–5, Pali dha mësim se ne nuk duhet të jemi arrogant dhe të vetëkënaqur dhe se çdo person do të “mbajë barrën e [tij apo të saj]” (Galatasve 6:5), ose do të jetë përgjegjës për zgjedhjet e tij apo të saj.

Çfarë do të rritet kur ju të mbillni secilën prej llojeve të farave të mëposhtme? Shkruajini supozimet tuaja në vendet bosh që përkojnë. (Përgjigjet janë në fund të këtij mësimi.)

a.

fara luledielli

b.

fara kungulli

c.

fasule

Pali përdori idenë e farave për të dhënë mësim të vërtetat shpirtërore. Lexojeni Galatasve 6:7–8, duke kërkuar atë që Pali dha mësim rreth asaj që ne mund të presim kur hedhim farën ose i mbjellim ato. Mësimet e Palit në këto vargje shpesh janë quajtur ligji i të korrave.

Lexojeni Galatasve 6:9–10, duke kërkuar arsyen përse Pali dha mësim ligjin e të korrave pasi i ftoi galatasit ta ndihmonin njëri-tjetrin të qëndronin ose të ktheheshin në shtegun e ungjillit.

Nga këto vargje ne mësojmë se nëse jemi të zellshëm për të bërë mirë, ne do të korrim bekimet e veprimeve tona.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni të paktën dy prej detyrave vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ç’mënyrë premtimi se ne do të korrim “në kohën e vet” na ndihmon të mos “lodhemi” (Galatasve 6:9), ose të heqim dorë nga përpjekjet tona për t’i shërbyer të tjerëve dhe për ta jetuar ungjillin në vetë jetën tonë?

    2. Kur juve ose dikush që ju njihni keni qenë të zellshëm për të bërë mirë, ndonëse bekimet nuk erdhën menjëherë?

    3. Merrni parasysh plot lutje se kë mund të ndihmoni që të kthehet në shtegun e ungjillit. Teksa e merrni parasysh këtë person, shkruani një synim rreth mënyrës se si ju do të jeni të zellshëm për të bërë mirë teksa përpiqeni ta ndihmoni atë, edhe pse nuk mund t’i vëreni rezultatet e menjëhershme nga përpjekjet tuaja.

Siç shënohet te Galatasve 6:11–18, Pali e mbylli letrën e tij drejtuar shenjtorëve galatas duke dëshmuar se paqja dhe mëshira e Jezu Krishtit janë mbi të gjithë ata që bëhen krijesa të reja nëpërmjet besimit në emrin e Tij.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Galatasve 1–6 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: