Biblioteka
Hyrje te 3 Gjoni


Hyrje te 3 Gjoni

Përse të Studiohet Ky Libër?

Në këtë letër të shkurtër, Apostulli Gjon e lavdëroi Gajin, një anëtar të Kishës, i cili ishte besnik gjatë një kohe rebelimi kundrejt udhëheqësve të Kishës. Mësimet e Gjonit mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë braktisjen që ndodhi në Kishën e Dhiatës së Re, dhe mund t’ju frymëzojë të qëndroni besnikë ndaj udhëheqësve të Kishës pavarësisht kundërshtimeve.

Kush e Shkroi Këtë Libër?

Autori e përcaktoi veten si “plaku” (3 Gjon 1:1) dhe tradicionalisht kuptohet të jetë Apostulli Gjon.

Kur dhe Ku u Shkrua Ai?

Nuk dihet me saktësi se kur dhe ku u shkrua 3 Gjoni. Në qoftë se tradita lidhur me banimin e Gjonit për një kohë të gjatë në Efes është e saktë, ai mund ta ketë shkruar këtë letër prej andej midis viteve 70 dhe 100 ps.K.

Për Kë u Shkrua Ai dhe Përse?

Letra e Tretë e Gjonit u shkrua për Gajin, një anëtar besnik i Kishës, të cilin Gjoni e lavdëroi ngaqë tregoi përkushtim vetëmohues ndaj kauzës së Krishtit, duke siguruar strehim për shërbëtorët udhëtues të Perëndisë (shih 3 Gjon 1:5–8).

Gjoni e paralajmëroi Gajin gjithashtu për dikë që quhej Diotrefi, i cili mund të ketë mbajtur një pozitë të një udhëheqësi vendor në Kishë. Diotrefi e kundërshtoi haptas Apostullin Gjon e zyrtarë të tjerë të Kishës dhe madje anëtarët vendorë të Kishës, të cilët donin t’i mirëprisnin ata, i ndaloi që të merrnin pjesë në mbledhjet e Kishës (shih 3 Gjon 1:9–10). Gjoni e nxiti Gajin që të vazhdonte të bënte mirë dhe tha se shpresonte që ta vizitonte Gajin së shpejti (shih 3 Gjon 1:11–14).

Cilat Janë Disa Tipare Dalluese të Këtij Libri?

Te 3 Gjoni ne shohim shqetësimin e Gjonit lidhur me ndikimet braktisëse në Kishë. Ne shohim gjithashtu dashurinë e tij për të tjerët dhe gëzimin që ndjeu për ata që po zgjidhnin një jetë bindjeje (shih 3 Gjon 1:4).

Përmbledhje

3 Gjon. Gjoni e lavdëron Gajin për besnikërinë e tij dhe paralajmëron për një udhëheqës që e kundërshtoi Gjonin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës.

Shtyp në Letër