Biblioteka
Njësia 13, Dita 3: Gjoni 4


Njësia 13: Dita 3

Gjoni 4

Hyrje

Teksa udhëtonte drejt Galilesë, Jezusi kaloi përmes Samarisë dhe i dha mësim një gruaje te një pus. Gruaja u dëshmoi të tjerëve se Jezusi ishte Krishti. Më vonë, Jezusi shëroi birin e një nëpunësi mbretëror.

Gjoni 4:1–42

Jezu Krishti i jep mësim një gruaje nga Samaria

Mendoni rreth pyetjes vijuese: Cili është burimi më i vlefshëm natyror në tokë? Teksa mendoni se cila do të jetë përgjigjja juaj, merrni parasysh burime të tilla natyrore si dheu, hekuri, qymyri, nafta, ari dhe diamantet.

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Ne mund të mendojmë fillimisht se ari, nafta apo diamantet kanë vlerën më të madhe. Por nga të gjitha mineralet, metalet, gurët e çmuar dhe lëngjet e gjetura mbi ose brenda në tokë, më i vlefshmi është uji.

Jeta rrjedh prej ujit. Jeta mbështetet nga uji. Uji është mjeti i kërkuar për të kryer funksione të ndryshme, që lidhen me të gjitha format e njohura të jetës. Trupat tanë fizikë janë gati dy të tretat ujë. Edhe pse një njeri mund të mbijetojë për shumë ditë ose madje javë pa ushqim, një individ zakonisht do të vdesë brenda vetëm tri ose katër ditësh pa ujë. Shumica e qendrave të mëdha të popullatës së botës vendosen pranë burimeve të ujit të pijshëm. E thënë thjesht, jeta nuk mund të ekzistojë pa praninë dhe përdorimin e furnizimeve të përshtatshme të ujit të pastër” (“A Reservoir of Living Water”, [mbledhje rreth vatrës për të rinjtë në moshë madhore të Sistemit Arsimor të Kishës, 4 shkurt 2007], f. 1; lds.org/broadcasts).

Teksa studioni Gjonin 4, kërkoni se çfarë lloj uji është thelbësor për shpirtin tuaj dhe ku mund ta gjeni këtë burim të vlefshëm.

Te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Gjoni 4:1–4 (në fund të kombinimit tresh) ne lexojmë që Jezusi si edhe dishepujt e Tij u pagëzuan.

Jezusi u largua nga Judea dhe udhëtoi drejt Galilesë. Lexoni Gjonin 4:4, duke kërkuar zonën nëpër të cilën Ai kaloi, ndërkohë që udhëtonte drejt Galilesë.

Shihni te Hartat e Biblës, nr. 11, “Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re” dhe përcaktoni Judenë, Samarinë dhe Galilenë.

hartë, Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re

Judenjtë kryesisht udhëtonin përreth Samarisë në vend që të kalonin përmes saj, për shkak të armiqësisë që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve (shih Bible Dictionary, “Samaritans”). Jezusi zgjodhi të udhëtonte nëpër Samari në vend që të shkonte përreth saj.

Lexoni Gjonin 4:5–9, duke kërkuar atë që ndodhi kur Jezusi u ndal te një pus pranë qytetit të Siharit në Samari. (Fraza “rreth orës së gjashtë” te vargu 6 do të thotë që ishte rreth mesditës.) Vini re habinë e gruas kur Jezusi i kërkoi asaj për të pirë.

Lexoni Gjonin 4:10–12, duke kërkuar çfarë tha Jezusi në përgjigje të pyetjes së gruas.

Jezusi dhe gruaja te pusi

Çfarë i ofroi Ai asaj?

Kur Shpëtimtari e përdori frazën “dhurat[a] e Perëndisë” te vargu 10, Ai po i drejtohej vetes së Tij si Shpëtimtari i botës dhe burimi i ujit të gjallë.

Lexoni Gjonin 4:13–14, duke kërkuar atë që Jezusi tha rreth ujit që Ai ofroi.

Plaku Dejvid A. Bednar

Për të kuptuar më mirë se çfarë përfaqëson uji i gjallë, lexoni thënien vijuese nga Plaku Bednar: “Uji i gjallë, për të cilin flitet në këtë episod, është një përfaqësim i Zotit Jezu Krisht dhe ungjillit të Tij. Dhe ashtu si uji është i nevojshëm për të mbështetur jetën fizike, po ashtu Shpëtimtari dhe doktrinat, parimet dhe ordinancat e Tij janë thelbësore për jetën e përjetshme. Ju dhe unë kemi nevojë për ujin e Tij të gjallë çdo ditë dhe në një sasi të bollshme për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin tonë të vazhdueshëm shpirtëror” (“A Reservoir of Living Water”, f. 2).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni një gotë me ujë dhe emërtojeni atë: Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Më pas shkruani rreth arsyes përse uji është një simbol i duhur i Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij.

Me këtë simbolizëm në mendje, lexojeni Gjonin 4:14 përsëri dhe merrni parasysh çfarë parimi mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij.

Një parim që mund ta përcaktojmë nga ky varg është që nëse vijmë te Jezu Krishti dhe me zell marrim prej ungjillit të Tij, atëherë ne do të marrim jetë të përjetshme. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta.

Lexoni Gjonin 4:15–18, duke kërkuar atë që gruaja kërkoi prej Jezusit dhe mënyrën se si u përgjigj Shpëtimtari. Mendoni rreth mënyrës se si kjo grua kishte nevojë për ujin që ofronte Shpëtimtari.

Përgjigjja e Jezusit tregoi se Ai e dinte gjendjen e kësaj gruaje.

Çfarë mendimesh ose ndjenjash mund të kishte pasur kjo grua kur Jezusi zbuloi hollësi rreth saj, që një i panjohur i zakonshëm nuk mund t’i kishte ditur?

Një e vërtetë që mund ta mësojmë nga këto vargje është se Jezu Krishti i njeh mëkatet tona dhe na ofron ungjillin e Tij për të na ndihmuar që t’i mposhtim ato. Përse është kjo e vërtetë e rëndësishme për t’u ditur e kuptuar?

Lexoni Gjonin 4:19–20, duke kërkuar çfarë i tha gruaja Jezusit që tregoi se kuptueshmëria e saj për Të po ndryshonte.

Në Samari gjendet një mal i quajtur mali Gerizim. Shekuj përpara shërbesës së vdekshme të Shpëtimtarit, samaritanët kishin ndërtuar atje një tempull, si një vend adhurimi. Megjithatë, ndryshe nga judenjtë, samaritanët nuk e patën autoritetin e priftërisë për të kryer ordinanca dhe i mohuan shumë mësime të profetëve të Perëndisë.

Lexoni Gjonin 4:21–24 dhe Përkthimin prej Joseph Smith-it, Gjoni 4:26 (te Bibla në anglisht Gjoni 4:24, shënimi a në fund të faqes ose në fund të kombinimit tresh), duke kërkuar se çfarë i mësoi Jezusi gruas rreth adhurimit të Perëndisë.

Sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it, çfarë bekimi vjen kur e adhurojmë Perëndinë në “shpirt dhe në të vërtetë”?

Nga këto vargje ne mësojmë që nëse e adhurojmë Atin në shpirt dhe në të vërtetë, Ai do të na bekojë me Shpirtin e Tij.

Teksa lexoni thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kërkoni dhe shenjoni atë që tha ai se do të thotë ta adhurojmë Atin në shpirt e të vërtetë:

Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Qëllimi ynë është të adhurojmë Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë dhe ta bëjmë këtë me anë të fuqisë së Shpirtit dhe në mënyrën që Ai e ka shuguruar. Adhurimi i miratuar i Perëndisë së vërtetë çon drejt shpëtimit; përkushtimet e dhëna perëndive të rreme dhe të cilat nuk bazohen mbi të vërtetën e përjetshme, nuk e mbartin një sigurim të tillë.

Një dituri për të vërtetën është thelbësore për adhurimin e vërtetë. …

… Adhurimi i vërtetë dhe i përsosur përbëhet nga ndjekja në hapat e Birit të Perëndisë; përbëhet nga zbatimi i urdhërimeve dhe bindja ndaj vullnetit të Atit në atë shkallë që ne përparojmë nga hiri në hir derisa të përlëvdohemi në Krishtin, ashtu siç është Ai i përlëvduar në Atin e Tij. Është shumë më tepër sesa lutje, predikim dhe këngë. Është të jetuarit, të bërit dhe të bindurit. Është të përngjasuarit e jetës së Shembullit të madhërishëm [Jezu Krishtit]” (“How to Worship”, Ensign, dhjetor 1971, f. 129–130).

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur e ka ftuar Shpirtin adhurimi juaj për Atin Qiellor që t’ju ndihmojë në jetën tuaj?

    2. Sipas thënies së Plakut Mek-Konki, çfarë mund të bëni më mirë për ta adhuruar Perëndinë në shpirt dhe të vërtetë? (Shkruani një synim të një gjëje që mund ta bëni veçanërisht më mirë.)

Lexoni Gjonin 4:25–26, duke kërkuar çfarë i zbuloi Jezusi gruas rreth vetes së Tij.

Lexoni Gjonin 4:27–30, duke kërkuar atë që bëri gruaja pasi foli me Shpëtimtarin.

Çfarë tha ajo që vuri në dukje se kishte fituar një dëshmi për Jezu Krishtin?

Nga ky rrëfim ne mund të mësojmë që kur fitojmë dëshmi për Jezu Krishtin, ne mbushemi me dëshirë për ta ndarë atë me të tjerët.

Te Gjoni 4:31–37 ne lexojmë se dishepujt e Jezusit u kthyen me ushqime. Kur i kërkuan Atij të hante, Ai u dha mësim se Ai nuk mbahej nëpërmjet të ngrënës, por nëpërmjet kryerjes së vullnetit të Atit të Tij. Më pas i ftoi të kuptonin që mundësitë për ta predikuar ungjillin ishin të shumta.

Lexoni Gjonin 4:39–42, duke kërkuar ndikimin e dëshmisë së gruas mbi njerëzit në qytetin e saj.

Sipas Gjonit 4:42, çfarë i thanë njerëzit gruas?

Gjoni 4:43–54

Jezusi shëron birin e nëpunësit mbretëror

Gjoni 4:43–45 shënon se Jezusi u largua nga Samaria dhe hyri në Galile. Lexoni Gjonin 4:46–54, duke kërkuar se kush e takoi Jezusin dhe çfarë bekimi kërkoi ky njeri nga Jezusi.

Nisur nga ajo që tha Jezusi në vargun 48, përse e vonoi Ai dhënien e bekimet që e kërkoi ky burrë? Si tregoi ky burrë se ai nuk kishte nevojë për një shenjë që të besonte?

Nga ky rrëfim ne mund të mësojmë se kur besojmë në Jezu Krishtin pa pasur nevojë për shenja, Zoti do ta pohojë besimin tonë.

Plaku Brus R. Mek-Konki

Plaku Brus R. Mek-Konki na mësoi rëndësinë e shërimit të birit të nëpunësit mbretëror: “Kjo është mrekullia e parë shëruese që është dhënë me hollësi në Ungjijtë. Ato që u kryen në Festën e Pashkës dhe përgjatë gjithë Judesë, nuk përshkruhen ose shpjegohen. Kjo mrekulli – e dyta e kryer në Kanë – i shton një përmasë të re shërbesës shëruese të Jezusit, të cilën nuk e kemi parë deri në këtë pikë. Ajo është në fakt një mrekulli e dyfishtë: një që shëroi trupin e birit që mungonte dhe një që kuroi mosbesimin dhe besimin e mbjellë në zemrën e atit të pranishëm” (The Mortal Messiah: From Bethlehem to Calvary, 4 vëll. [1979–1981], 2:12).

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse është e rëndësishme të besojmë në Jezu Krishtin pa pasur nevojë për shenja?

    2. Si na e pohon Zoti besimin tonë kur ne besojmë besnikërisht tek Ai?

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Gjonin 4 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: