Biblioteka
Njësia 12, Dita 2: Lluka 22


Njësia 12: Dita 2

Lluka 22

Hyrje

Kur shërbesës së Tij në vdekshmëri po i vinte fundi, Jezusi paraqiti sakramentin, u mësoi dishepujve të Tij që t’u shërbenin të tjerëve dhe e urdhëroi Pjetrin që t’i forconte vëllezërit e tij. Sakrifica shlyese e Shpëtimtarit filloi në kopshtin e Gjetsemanit. Ai u arrestua dhe u gjykua përpara Kajafas. Ndërsa Shpëtimtari po gjykohej, Pjetri e mohoi se e njihte Atë.

Lluka 22:1–38

Shpëtimtari paraqet sakramentin dhe i udhëzon Apostujt e Tij

Përfytyroni sikur ju ose një nga pjesëtarët e familjes suaj jeni ulur në dysheme në shtëpinë tuaj. Pjesëtari i familjes suaj dëshiron të ngrihet në këmbë dhe kërkon ndihmën tuaj. Sa shumë mund ta ndihmoni atë nëse ju qëndroni i ulur në dysheme? Çfarë ndryshimi do të sillte nëse ju do të kishit qëndruar në këmbë i pari?

Kjo analogji mund t’ju ndihmojë të kuptoni atë që mund të bëni për t’i ndihmuar të tjerët të bëhen më të mirë shpirtërisht.

Ndërsa studioni Llukën 22, kërkoni të vërteta që do t’ju ndihmojnë të dini mënyrën se si t’i përkrahni të tjerët për t’u ngritur shpirtërisht.

Te Lluka 22:1–30, ne mësojmë se pranë fundit të shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari u takua me Apostujt e Tij që të kremtonin Pashkën. Gjatë asaj kohe, Ai shpalli se njëri prej tyre do ta tradhtonte, paraqiti ordinancën e sakramentit dhe urdhëroi që të bëhej në kujtim të Tij, dhe u mësoi atyre se ata që u shërbejnë të tjerëve janë më të mëdhenjtë e të gjithëve. Shpëtimtari i përgëzoi gjithashtu Apostujt e Tij që vazhduan me Të dhe u premtoi atyre se një ditë ata do të uleshin në frone dhe do të gjykonin dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Lexoni Llukën 22:31–32, për të parë atë që Shpëtimtari tha se Satani dëshironte [të bënte].

Përkthimi prej Joseph Smith-it jep sqarimin e mëposhtëm për vargun 31: “Dhe Zoti tha: ‘Simon, Simon, ja, Satani ka dëshiruar të të ketë, që të mund t’i shoshë fëmijët e mbretërisë si gruri” (Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it; në variantin SHDM të Biblës në anglisht], Lluka 22:31 [te Lluka 22:31, shënimi a në fund të faqes]). Me fjalë të tjera, Satani donte që ta fuste në grackë Pjetrin, në mënyrë që t’i fuste në grackë me lehtësi anëtarët e tjerë të Kishës.

Gruri shoshet duke i ndarë kokrrat e grurit nga byku. Gruri i shëndetshëm ruhet, ndërsa, byku i panevojshëm hidhet. Nëse shenjtorët i jepen tundimit dhe marrin pjesë në mëkatet e botës, ata e humbasin veçantinë e tyre dhe bëhen si byku” (New Testament Student Manual [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2014], f. 183). Në analogjinë e Shpëtimtarit, besimi dhe dëshmia e Pjetrit dhe e të tjerëve mund të ishte si kokrra e grurit, të cilën Satani dëshironte ta veçonte ose ta hiqte prej tyre.

Renditni një ose dy gjëra që ju keni mësuar rreth Pjetrit, që tregojnë se ai kishte tashmë një dëshmi për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij:

Merrni parasysh të shenjoni te Lluka 22:32, atë që Shpëtimtari tha se Pjetri ende duhej të përjetonte përpara se të mund t’i forconte vëllezërit e tij.

Të kesh një dëshmi për ungjillin do të thotë se një person ka marrë një “njohuri dhe dëshmi shpirtërore [të] dhënë me anë të Frymës së Shenjtë” (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Dëshmi”, scriptures.lds.org). Kthim në besim në ungjill do të thotë “ndryshim nga dikush i besimeve, zemrës dhe jetës së tij për të pranuar dhe për t’iu bindur vullnetit të Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Kthim, Kthyer”, scriptures.lds.org).

Bazuar në atë që Zoti i tha Pjetrit te Lluka 22:32, ne mund të përcaktojmë të vërtetën vijuese: Kur ne kthehemi në besim në ungjillin e Jezu Krishtit, ne mund t’i forcojmë të tjerët.

  1. Kur ne kthehemi në besim, bindjet e veprimet tona janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë dhe ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë apo forcojmë të tjerët. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si lidhet me këtë parim analogjia e të ndihmuarit të dikujt për t’u ngritur në këmbë?

    2. Si mendoni ju, çfarë do ta ndihmonte një njeri që të bëhej më i kthyer në besim në ungjill?

Lexoni Llukën 22:33–34, duke kërkuar mënyrën se si reagoi Pjetri ndaj këshillës së Shpëtimtarit dhe atë që kishte profetizuar Shpëtimtari se do t’i ndodhte Pjetrit. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Një variant më i hollësishëm i këtij rrëfimi është shënuar te Mateu 26. Lexoni Mateun 26:35, për të parë atë që Pjetri i tha Shpëtimtarit pasi dëgjoi profecinë.

Lluka 22:39–53

Shpëtimtari vuan në Gjetseman, duke nxjerrë djersë si gjak i mpiksur dhe tradhtohet nga Juda

Pas Pashkës, Jesusi dhe Apostujt e Tij shkuan në kopshtin e Gjetsemanit. Lexoni Llukën 22:39–43, për të parë atë që Shpëtimtari bëri atje. Ju mund të doni të shenjoni te vargu 43 se kush e forcoi Atë.

Nga ky rrëfim ne mësojmë që, nëse jemi të gatshëm t’i bindemi Atit Qiellor, Ai do të na ndihmojë të kemi forcën për të bërë vullnetin e Tij.

Cilat janë disa nga mënyrat se si mund të na forcojë Ati Qiellor?

Përsiatni për një rast kur ju u ndiet i forcuar nga Ati Qiellor ndërsa kërkuat të bënit vullnetin e Tij.

Rrëfimi i Llukës për vuajtjen e Shpëtimtarit në kopshtin e Gjetsemanit përfshin një hollësi të rëndësishme që nuk përfshihet në rrëfimet e dhëna nga Mateu dhe Marku. Lexoni Llukën 22:44, për të parë mënyrën se si e përshkroi Lluka vuajtjen e Shpëtimtarit atje. Merrni parasysh shenjimin e fjalëve që japin mësim të vërtetën vijuese: Jezu Krishtit i doli djersë që u bë si gjak i mpiksur ndërsa vuajti në kopshtin e Gjetsemanit.

Shpëtimtari e përshkroi vetë vuajtjen e Tij në një zbulesë dhënë Profetit Jozef Smith. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:18, për të parë mënyrën se si e përshkroi Shpëtimtari vuajtjen e Tij. Gjithashtu lexoni Mosian 3:7. Merrni parasysh t’i shkruani Doktrinën e Besëlidhjet 19:18 dhe Mosian 3:7 në shkrimet tuaja të shenjta pranë Llukës 22:44 si një referencë kryq.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendimesh keni kur dini se Jezu Krishti vuajti kaq shumë për juve?

    2. Në ç’mënyrë njohuria e kësaj të vërtete e forcon dëshminë tuaj për dashurinë e Shpëtimtarit për ju?

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth vuajtjes së Shpëtimtarit:

Pamja
Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Ne nuk e dimë, nuk mund ta kuptojmë, asnjë mendje e vdekshme nuk mund ta konceptojë rëndësinë e plotë të asaj që bëri Krishti në Gjetseman.

Ne e dimë se Ai nxori pika të mëdha gjaku nga çdo por, kur zbrazi llumin e asaj kupe të hidhur që Ati ia kishte dhënë atij.

Ne e dimë se Ai vuajti, si në trup dhe në shpirt, më shumë sesa është e mundur për njeriun të vuajë, përveçse në vdekje.

Ne e dimë se në një farë mënyre, të pakuptueshme për ne, vuajtja e Tij plotësoi kërkesat e drejtësisë, shpagoi shpirtrat e penduar nga dhembjet dhe dënimet e mëkatit dhe e bëri të mundshme mëshirën për ata që besojnë në emrin e Tij të shenjtë.

Ne e dimë se Ai u shtri i kapitur përtokë kur dhembjet dhe agonia e një barre të pafund e bëri Atë të dridhej dhe të dëshironte që të mos e pinte kupën e hidhur.

Ne e dimë se një engjëll erdhi nga oborret e lavdisë për ta forcuar Atë në provën e Tij të rëndë dhe ne hamendësojmë se qe Mikaeli i fuqishëm, që ra më parë, që njeriu i vdekshëm të mund të jetë.

Me aq përafërsi sa mund të gjykojmë ne, kjo agoni e pafundme – kjo vuajtje përtej çdo krahasimi – vazhdoi për rreth tre ose katër orë” (“The Purifying Power of Gethsemane”, Ensign, maj 1985, f. 9).

Te Lluka 22:45–48, ne mësojmë se pasi Shpëtimtari vuajti në Gjetseman, Ai u tradhtua nga Judë Iskarioti.

Lexoni Llukën 22:49–51, duke kërkuar atë që bëri Pjetri (shih Gjoni 18:10) kur krerët e priftërinjve dhe të tjerët erdhën për ta arrestuar Jezusin. Merrni parasysh të shenjoni atë që bëri Shpëtimtari për shërbëtorin e kryepriftit.

Te Lluka 22:52–53, ne mësojmë që Shpëtimtari pyeti se përse krerët e priftërinjve dhe të tjerët po e arrestonin Atë gjatë natës, në vend që ta bënin ditën kur Ai ishte në tempull.

Lluka 22:54–71

Jezusi gjykohet përpara sinedrit dhe Pjetri mohon se e njeh Atë

Te Lluka 22:54 ne mësojmë se Pjetri e ndoqi Shpëtimtarin kur Ai u çua në shtëpinë e kryepriftit për t’u gjykuar.

  1. Vizatoni tabelën vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Ndërsa ju lexoni çdo fragment të shkrimit të shenjtë, kërkoni se kush i foli Pjetrit dhe atë që tha Pjetri ndërsa Shpëtimtari po gjykohej. Shkruajini përgjigjet tuaja në kolonat e duhura. (Shënim: Të katër Ungjijtë përmbajnë një rrëfim të mohimit të Pjetrit, por rrëfimi i Gjonit përmban hollësitë më të mëdha.)

Referenca

Kush foli me Pjetrin?

Çfarë tha Pjetri?

Gjoni 18:15–17

Gjoni 18:18, 25

Gjoni 18:26–27

Kur të keni përfunduar me tabelën, përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni ju, përse Pjetri ia mohoi se e njihte Jezusin secilit prej këtyre njerëzve?

Pamja
Mohimi i Pjetrit

Lexoni Llukën 22:61–62, për të parë se çfarë ndodhi pasi Pjetri e mohoi se e njihte Shpëtimtarin.

Përfytyroni sikur të kishit qenë në vend të Pjetrit pasi e mohoi tri herë se e njihte Jezusin. Çfarë mendimesh ose ndjenjash ju mendoni se do të kishit patur ndërsa Shpëtimtari shikonte nga ju? Përse do të ishit ndier në atë mënyrë?

Plaku Brus R. Mek-Konki dha mësim sa vijon rreth Pjetrit:

Pamja
Plaku Brus R. Mek-Konki

“Pjetri është shembulli klasik i mënyrës se si fuqia e kthimit në besim punon te shpirtrat pranues. Gjatë shërbesës në vdekshmëri të Zotit tonë, Pjetri pati një dëshmi të lindur nga Shpirti, për hyjninë e Krishtit dhe për planin e madh të shpëtimit që ishte në Krisht. ‘Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë’, tha ai, ndërsa Fryma e Shenjtë i dha atij fuqi shprehëse. (Mateu 16:13–19.) Kur të tjerët u larguan, Pjetri qëndroi me siguri apostolike: ‘Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë’. (Gjoni 6:69.) Pjetri e dinte dhe njohuria e tij erdhi nëpërmjet zbulesës.

Por Pjetri nuk ishte i kthyer në besim, sepse ai nuk ishte bërë një krijesë e re e Frymës së Shenjtë. Për më tepër, shumë kohë pasi Pjetri kishte fituar një dëshmi, dhe po atë natë që Jezusi u arrestua, ai i tha Pjetrit: ‘Kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu’. (Lluka 22:32.) Menjëherë pas kësaj dhe pavarësisht nga dëshmia e tij, Pjetri e mohoi se e njihte Krishtin. (Lluka 22:54–62.) Pas kryqëzimit, Pjetri shkoi për peshkim, vetëm për t’u thirrur sërish në shërbesë nga Zoti i ringjallur. (Gjoni 21:1–17.) Përfundimisht, në ditën e Rrëshajave, u mor dhurimi i premtuar shpirtëror; Pjetri dhe të gjithë dishepujt besnikë u bënë krijesa të reja të Frymës së Shenjtë; ata u kthyen me të vërtetë në besim; dhe arritjet e tyre të mëtejshme treguan qëndrueshmërinë e kthimit të tyre në besim. (Veprat e Apostujve 34.)” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të [1966], f. 162–163).

Te Veprat e Apostujve ne mësojmë se pasi Pjetri mori dhuratën e Frymës së Shenjtë, ai u kthye plotësisht në besim dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij si një dishepull besnik i Jezu Krishtit (shih Veprat e Apostujve 4:13–17; 5:25–29).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mësimesh mund të marrim nga përvoja e Pjetrit?

    2. Kush është dikush që ju e njihni, i cili duket me të vërtetë i kthyer në besim në ungjillin e Jezu Krishtit? Çfarë ka bërë ky person për të treguar se ai apo ajo është i/e kthyer në besim?

Përsiatni atë që mund të bëni, për ta thelluar kthimin tuaj në besim në ungjillin e Jezu Krishtit. Veproni ndaj çdo mbrese që mund të merrni.

Te Lluka 22:63–71 ne mësojmë se Shpëtimtari u përqesh dhe u godit nga krerët e priftërinjve.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Llukën 22 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër