Biblioteka
Njësia 15, Dita 2: Gjoni 12


Njësia 15: Dita 2

Gjoni 12

Hyrje

Maria e Betanisë, motra e Martës dhe Llazarit, i vajosi këmbët e Jezusit si një simbol i vdekjes dhe varrimit të Tij të afërt. Të nesërmen Jezusi bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem dhe paralajmëroi vdekjen e Tij. Pavarësisht nga mrekullitë e Tij, disa njerëz nuk besuan se Ai ishte Shpëtimtari, Mesia i premtuar. Ai u mësoi për pasojat e të besuarit dhe të mosbesuarit tek Ai.

Gjoni 12:1–19

Maria i vajos këmbët e Jezusit dhe Jezusi bën hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni një figurë ose shkruani rreth njërës prej mrekullive të Shpëtimtarit, të shënuara në Dhiatën e Re. Përsiatni se si të dëshmuarit e një mrekullie si kjo mund ta ndikojë besimin tuaj te Shpëtimtari.

Teksa studioni Gjonin 12, kërkoni mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit u përgjigjën ndaj mrekullive të Shpëtimtarit, si dhe për të vërteta që mund të na ndihmojnë për t’i kuptuar përgjigjet e tyre.

Te Gjoni 12:1–9 lexojmë se gjashtë ditë përpara Pashkës, Jezusi hëngri darkë me disa miq në Betani, një qytet i vogël jashtë Jerusalemit. Maria, motra e Martës dhe Llazarit, i vajosi këmbët e Jezusit me një vaj të kushtueshëm. Judë Iskarioti e kundërshtoi përdorimin e këtij vaji të shtrenjtë, duke thënë që paratë mund t’iu ishin dhënë të varfërve (shih Gjoni 12:4–5). Motivi i tij i vërtetë, megjithatë, nuk ishte që të “kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, … mbante qesen” (Gjoni 12:6). Fraza “mbante qesen” i drejtohet rolit të Judës si mbajtësi i të ardhurave për ata që udhëtonin me Shpëtimtarin.

Shumë njerëz e dëgjuan që Jezusi ishte në Betani dhe erdhën t’i shihnin Atë dhe Llazarin, të cilin Jezusi më parë e kishte ngritur prej së vdekuri. Mbani mend se, ngaqë Jezusi e kishte sjellë Llazarin sërish në jetë, udhëheqësit judeas kishin filluar të planifikonin se si të mund ta vrisnin Jezusin.

Lexoni Gjonin 12:10–11, duke kërkuar atë që krerët e priftërinjve dëshironin t’ia bënin Llazarit.

Përse donin krerët e priftërinjve ta vrisnin Llazarin?

Krerët e priftërinjve dëshironin ta bënin Llazarin të vritej me qëllim që të shkatërrohej prova e mrekullisë së Shpëtimtarit. Si do t’i përshkruanit reagimet e ndryshme të njerëzve që e kishin dëshmuar ngritjen e Llazarit prej së vdekuri apo që kishin mësuar rreth saj?

Te Gjoni 12:12–16 ne mësojmë se ditën pasi Maria ia vajosi këmbët Jezusit, Ai bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem. Lexoni Gjonin 12:17–19, duke kërkuar atë që bënë njerëzit, të cilët kishin dëgjuar rreth Jezusit duke e ngritur Llazarin prej së vdekuri, gjatë hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit në Jerusalem.

Vini re në vargun 19 përgjigjen e farisenjve ndaj asaj që po ndodhte. Ata e ndien se përpjekjet e tyre për t’i parandaluar njerëzit që ta ndiqnin Jezusin, nuk kishin dalë me sukses. Si mendoni, përse disa njerëz që i dëgjuan mrekullitë e Jezusit, besuan në Të dhe e ndoqën Atë, ndërkohë që të tjerët zgjodhën ta mohonin Atë?

Gjoni 12:20–36

Jezusi paratregon për vdekjen e Tij

Te Gjoni 12:20–22 ne mësojmë se “disa Grekë” (Gjoni 12:20), ndoshta të kthyer në besimin e judaizmit, të cilët kishin ardhur në Jerusalem për të vëzhguar Pashkën, kërkuan të takoheshin me Jezusin. Kur Jezusi mësoi për kërkesën e tyre, Ai u dha mësim rreth vuajtjes, vdekjes dhe Ringjalljes së Tij të afërme.

Lexoni Gjonin 12:23–24, duke kërkuar atë që Jezusi dha mësim rreth vdekjes së Tij. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Referimi i Shpëtimtarit ndaj “kokrr[ës së] grurit” që kishte nevojë për të “rënë në dhe [dhe të] … vd[iste]” (Gjoni 12:24) me qëllim që të sillte shumë fryt, ishte një metaforë e fitores së Tij mbi vdekjen dhe mëkatin. Shlyerja e Tij do t’i lejonte të gjithë njerëzit të ringjallen dhe do t’iu sillte jetë të përjetshme të gjithë atyre që kanë besim tek Ai, pendohen dhe u binden urdhërimeve të Tij. Te Gjoni 12:25–26 ne lexojmë se Zoti i nxiti të gjithë njerëzit që ta humbisnin veten e tyre duke i shërbyer Atij.

Te Gjoni 12:27–31 ne mësojmë se, duke e ndier peshën e vuajtjes së Tij të pashmangshme, Jezusi vendosi të ecte përpara në përmbushjen e qëllimit të Tij. Ai u lut që emri i Atit do të përlëvdohej dhe ata që vinin vesh, do të dëgjonin një zë të dëshmonte se ai emër do të përlëvdohej. Thënia e Atit pasqyroi vetëbesimin e Tij të plotë te Biri i Tij për ta përmbushur Shlyerjen.

Lexoni Gjonin 12:32–33, duke kërkuar për çfarë mënyre të vdekjes foli Shpëtimtari që e vuajti dhe çfarë ndikimi do të kishte ajo mbi njerëzimin.

Pasi i dëgjuan mësimet e Jezusit, njerëzit pyetën se kush ishte “Biri i njeriut” që do të “ngrihe[j] lart” (Gjoni 12:34). Te Gjoni 12:35–36 ne mësojmë se Jezusi u përgjigj duke iu drejtuar vetes së tij si “drita”. Jezusi i nxiti njerëzit të ecin në dritë ndërkohë që Ai ishte me ta.

Gjoni 12:37–50

Jezusi jep mësim për pasojat e të besuarit dhe të mosbesuarit tek Ai

A ju kujtohet që lexuat te Gjoni 12:9–11 për mënyrën se si njerëzit reaguan ndaj mrekullive të Shpëtimtarit? Lexoni Gjonin 12:37, duke kërkuar për mënyrën se si një grup tjetër njerëzish iu përgjigjën mrekullive të Jezusit.

Këto reagime të ndryshme ndaj mrekullive që kreu Jezusi, tregojnë se mrekullitë të vetme nuk na bëjnë të besojmë në Jezu Krishtin.

Edhe pse mrekullitë të vetme nuk na bëjnë të besojmë në Jezu Krishtin, mendoni rreth mënyrës se si mund ta ndikojnë ato besimin tonë tek Ai.

Te Gjoni 12:38–41 ne mësojmë se profecitë e bëra nga profeti Isaia (shih Isaia 6:9–10; 53:1–3) u përmbushën nëpërmjet atyre njerëzve që zgjodhën të mos besonin në Jezusin. Pavarësisht nga veprat e fuqishme të Shpëtimtarit, disa njerëz zgjodhën t’i verbonin sytë e tyre dhe t’i ngurtësonin zemrat e tyre kundër Tij.

Plaku Gerit W. Gong, i Të Shtatëdhjetëve, dëshmoi për bekimet që vijnë nga zgjedhja që të besojmë në Jezu Krishtin dhe që ta ndjekim Atë:

Pamja
Plaku Gerit W. Gong

“Besimi është një zgjedhje [shih Mosia 4:9]. …

Kur zgjedhim të besojmë, ne i kuptojmë dhe i shohim gjërat në një mënyrë të ndryshme. Kur shohim dhe jetojmë në atë mënyrë, ne jemi të lumtur dhe të gëzuar në një mënyrë që vetëm ungjilli mund ta sjellë” (“Choose Goodness and Joy”, New Era, gusht 2011, f. 44).

  1. Mendoni rreth thënies së Plakut Gong se “besimi është një zgjedhje”. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se çfarë do të thotë kjo thënie për ju.

Lexoni Gjonin 12:42–43, duke kërkuar përse disa nga krerët judeas nuk e pranuan haptazi besimin e tyre në Jezusin.

Me fjalët tuaja, shpjegoni se çfarë mendoni që do të thotë të duash “lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë” (Gjoni 12:43):

Nga këto vargje ne mund të mësojmë se të kujdesurit më shumë për t’i kënaqur njerëzit e tjerë sesa për ta kënaqur Perëndinë, mund të na pengojë për ta pranuar haptazi besimin tonë në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Merrni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. Përgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilët janë disa shembuj në kohën tonë lidhur me mënyrën se si shqetësimi për atë që mendojnë të tjerët, i pengon njerëzit nga pranimi haptazi i besimit të tyre në Krishtin dhe ungjillin e Tij?

    2. Cilat janë disa mënyra që mund të tregojmë se ne kujdesemi më shumë rreth asaj që e kënaq Perëndinë sesa asaj që i kënaq njerëzit përreth nesh?

    3. Çfarë pasojash pozitive mund të vijnë kur tregojmë që ne besojmë në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

Mendoni për një përvojë kur ishit në errësirë të plotë. Mendoni rreth mënyrës se si u ndiet. A ndiet se ishit në ndonjë rrezik të mundshëm? Si do t’u kishte ndihmuar në atë gjendje të pasurit e dritës?

Si është të qenit në errësirë fizike i ngjashëm me të qenit në errësirë shpirtërore?

Çfarë rreziqesh mund të vijnë nga të jetuarit në errësirë shpirtërore?

Lexoni Gjonin 12:44–46, duke kërkuar se si mund të bekohen ata që besojnë në Jezu Krishtin.

Një parim që mund ta mësojmë nga vargu 46 është që nëse besojmë në Jezu Krishtin, ne nuk do të na duhet të jetojmë në errësirë shpirtërore.

Merrni parasysh se si Jezu Krishti është një dritë dhe se si të besuarit tek Ai mund ta largojë errësirën shpirtërore nga jeta e një njeriu.

  1. Zgjidhni një nga temat vijuese dhe më pas përgjigjiuni dy pyetjeve në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: qëllimi i trupave tanë fizikë, argëtimi dhe media, sjellja e paqes dhe lumturisë, martesa dhe familja, jeta pas vdekjes. Nëse dikush tjetër është në dispozicion, ju mund t’i diskutoni këto pyetje me këtë person dhe të shkruani rreth asaj që diskutuat.

    1. Çfarë mund të besojnë njerëzit në errësirë shpirtërore rreth kësaj teme?

    2. Çfarë drite, ose drejtimi dhe qartësie, sigurojnë Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij rreth kësaj teme?

Mendoni rreth mënyrës se si parimi i dhënë mësim te Gjoni 12:46 mund të na ndihmojë të kuptojmë përse ne mund t’i shohim tema dhe çështje të caktuara ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mbani mend që ne gjithashtu mund të shohim tema ose çështje të caktuara, në mënyrë të ngjashme me njerëzit që u përkasin besimeve të ndryshme fetare. Ka njerëz që nuk e kanë dhuratën e Frymës së Shenjtë, të cilët ende besojnë fuqishëm në Jezu Krishtin dhe zgjedhjet e të cilëve ndriçohen nga drita e Krishtit (shih Moroni 7:16–19; DeB 88:7, 11) dhe nëpërmjet mësimeve të Tij.

Siç shënohet te Gjoni 12:47–50, Jezusi shpjegoi se ata që nuk i besojnë fjalët e Tij dhe e mohojnë Atë, do të gjykohen nga fjalët që Ai ka folur, të cilat janë fjalët që Ati Qiellor ia dha Atij t’i thoshte.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Gjonin 12 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër