Biblioteka
Njësia 30, Dita 4: Judë


Njësia 30: Dita 4

Judë

Hyrje

Juda u bëri thirrje anëtarëve të Kishës që “të luftoni[n me zell] për besimin” (Judë 1:3) kundër mësuesve të rremë. Ai i përshkroi mësuesit e rremë dhe i këshilloi shenjtorët ta ndërtonin jetën e tyre mbi ungjillin e Jezu Krishtit.

Judë 1:1–19

Juda u bën thirrje anëtarëve të Kishës që të luftonin me zell për besimin kundër mësuesve të rremë

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa mënyra të ndryshme se si mund të përgjigjeni në secilën nga situatat vijuese:

    1. Në një faqe interneti të mediave shoqërore, një shok/shoqe poston një thënie që kritikon qëndrimin e Kishës mbi martesat mes së njëjtës gjini.

    2. Një fqinj mëson se ju jeni anëtar/e i/e Kishës. Ai ju thotë se e ka lexuar Librin e Mormonit dhe ndien se është një letërsi lartësuese por jo fjala e Perëndisë.

    3. Në shkollë, gjatë një diskutimi në klasë, një shok/shoqe debaton se të shikosh pornografi është diçka e padëmshme dhe se nuk duhet të propagandohet kundër saj.

Letra e Judës drejtuar të krishterëve besnikë u dha në një kohë kur anëtarët e Kishës u përballën me përndjekje të ashpra. Lexojeni Judën 1:3–4, duke kërkuar se çfarë i nxiti Juda që të bënin anëtarët e Kishës kundrejt përndjekjes.

Vini re se Juda i nxiti shenjtorët të “luftoni[n me zell] për besimin” (vargu 3). Kjo do të thotë se ata duhej ta mbronin, ta jepnin mësim dhe të dëshmonin për ungjillin me guxim. “Të pabesë[t]” (vargu 4) me synime të liga kishin depërtuar pa u kuptuar në radhët e Kishës. Këta anëtarë të Kishës nxitën praktika të korruptuara e të pamoralshme duke dhënë mësim se doktrina e hirit i lejonte plotësisht njerëzit për të mëkatuar sepse Perëndia do të falte në mënyrë të mëshirshme. Ata mohuan gjithashtu të vërteta specifike rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga udhëzimi i Judës, është se, dishepujt e Jezu Krishtit duhet të luftojnë me zell për ungjillin e Jezu Krishtit kundër mësimeve të rreme dhe praktikave korruptuese.

Të luftosh për ungjillin nuk do të thotë se jemi grindavecë. Ne duhet të jemi të sjellshëm dhe të guximshëm por jo arrogantë teksa e mbrojmë dhe dëshmojmë për të vërtetën (shih Alma 38:12; 3 Nefi 11:29). Të argumentosh me efektivitet për ungjillin – të mbrosh, të mësosh dhe të dëshmosh – do të thotë gjithashtu se ne kemi nevojë të dimë se cilat janë doktrinat dhe parimet e sakta të ungjillit.

  1. Përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të luftojmë për ungjillin pa u grindur?

    2. Sillni ndërmend situatat e paraqitura në detyrën nr. 1. Në situata të këtilla dhe të ngjashme, cilat janë disa mënyra, në të cilat mund të luftojmë për ungjillin kundër mësimeve të rreme dhe praktikave korruptuese?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një rrëfim të një të reje, e cila luftoi për ungjillin:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Kohët e fundit fola me një vajzë të Dafinave nga Shtetet e Bashkuara. Po citoj nga mesazhi i saj elektronik:

‘Vitin që shkoi, disa shokë dhe shoqe të mia në Facebook filluan të shkruanin qëndrimin e tyre lidhur me martesën. Shumë mbanin anën e martesës midis njerëzve të së njëjtës gjini dhe disa të rinj SHDM shënuan se i “pëlqenin” ato diskutime. Unë nuk bëra asnjë koment.

Vendosa ta shpreh bindjen time lidhur me martesën tradicionale në një mënyrë të kujdesshme.

Te fotografia e profilit tim, shtova fjalët: “Unë besoj në martesën midis një burri dhe një gruaje”. Pothuajse menjëherë fillova të marr mesazhe. “Je egoiste.” “Ke paragjykime.” Dikush më krahasoi me një skllavopronare. Dhe mora këtë shënim nga një shoqe e ngushtë, e cila është anëtare e fortë e Kishës: “Ke nevojë që të arrish te mendimet e kohës. Gjërat po ndryshojnë dhe duhet të ndryshosh edhe ti.”

“Unë nuk kundërveprova”, tha ajo, “por nuk e hoqa deklarimin tim.”’

Ajo përfundon: ‘Nganjëherë, siç tha Presidenti Monson: “Duhet të qëndroni vetëm”. Shpresoj se, si të rinj, ne vërtet do të qëndrojmë së bashku për të qenë të vërtetë ndaj Perëndisë e ndaj mësimeve të profetëve të Tij të gjallë’” (“Vorbullat e Erërave Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 19).

Mendoni për një rast që ju apo dikush që e njihni keni luftuar për ungjillin e Jezu Krishtit. Merrni parasysh se çfarë mund të bëni më tepër për ta mbrojtur dhe për të qëndruar për të vërtetën. Zotohuni që të ndiqni çfarëdo nxitjeje që merrni.

Te Juda 1:5–7 Juda i krahasoi anëtarët rebelë të Kishës me ata që nuk ishin besnikë midis izraelitëve të lashtë, të cilët u nxorën nga toka e Egjiptit; ata të cilët u rebeluan kundër Perëndisë në “gjendjen e tyre të parë” (Judë 1:6; shih edhe Abraham 3:22–26), ose në ekzistencën para lindjes; dhe njerëzit e ligj brenda e përreth Sodomës e Gomorës, të cilët u shkatërruan.

Siç shënohet te Juda 1:8–16, Juda përshkroi shumë karakteristika që do t’i ndihmonin anëtarët e Kishës t’i dallonin ata që po përhapnin filozofi dhe praktika korruptuese në Kishë. Për shembull, ai i përshkroi ata si “re pa ujë, të shtyrë andej këndej nga erërat” dhe “drurë vjeshte pa fruta” (Judë 1:12). Në ç’mënyrë mësuesit e rremë mund të jenë si retë pa ujë dhe pemët pa fruta?

Juda mund t’u jetë referuar informacioneve që gjenden në librat apokrifë, Assumption of Moses [Marrja e Moisiut në Qiell] dhe Book of Enoch [Libri i Enokut], në letrën e tij. Libri Assumption of Moses [Marrja e Moisiut në Qiell] përshkruan “Kryeengjëlli[n] Mikael … në kundërshtim me djallin … për trupin e Moisiut” (Judë 1:9). Libri tregon se si Mikaeli fitoi më në fund dhe Moisiu u mor në qiell në fund të jetës së tij (shih Alma 45:19). Book of Enoch [Libri i Enokut] përmban një profeci nga Enoku për Ardhjen e Dytë (shih Judë 1:14–15). Zoti zbuloi se shumë gjëra që përmbahen në librat apokrifë janë të sakta dhe se ata që janë të ndriçuar nga Shpirti, mund të përfitojnë nga leximi i tyre. Sidoqoftë, disa nga librat përmbajnë shtesa që e prishin tekstin origjinal (shih DeB 91). (Për më shumë informacion mbi Apokrifën, shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Apokrifë”, f. 7.)

Lexojeni Judën 1:8, 10, 14–19, duke kërkuar karakteristika shtesë të mësuesve të rremë. Ju mund të doni ta shenjoni ose shënoni atë që gjeni. Te tabela shoqëruese, plotësojini vendet bosh bazuar mbi atë që mësoni te vargjet. Disa nga thëniet në tabelë janë dhënë për t’ju ndihmuar t’i kuptoni shkrimet e Judës. (Vini në dukje se “koh[a] e fundit” [vargu 18] i referohet periudhës së kohës, në të cilën jetoi Juda, si edhe ditëve të fundit, në të cilat jetojmë ne.)

Karakteristikat e Mësuesve të Rremë

  • E ndotin trupin e tyre me pamoralshmëri (vargu 8)

  • E përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë ____________________ dinjiteteve ose udhëheqësve të Kishës (vargu 8)

  • Flasin keq për gjërat që nuk ____________________ (vargu 10)

  • E prishin veten duke jetuar si kafshë pa arsye (vargu 10)

  • Veprojnë në mënyrë të paudhë (vargu 15)

  • Thonë fjalë fyese kundër (vargu 15)

  • Murmuritin dhe ankohen (vargu 16)

  • Ndjekin dhe veprojnë sipas (vargu 16)

  • Mburren (vargu 16)

  • U bëjnë lajka të tjerëve për dobi të vet (vargu 16)

  • ____________________ Kishën e Zotit dhe standardet e saj (vargu 18)

  • Shkaktojnë përçarje tek besimtarët (vargu 19)

  • Mendojnë dhe veprojnë sipas mënyrave mishore (vargu 19)

  • Nuk e kanë ____________________ (vargu 19)

Përse është e rëndësishme që të dallojmë karakteristikat e mësuesve të rremë?

Jo çdo njeri me një ose me më shumë nga këto karakteristika është një mësues i rremë. As çdokush që jep mësim diçka të pasaktë është një mësues i rremë. Ata mund ta kenë gabim pa dashur këndvështrimin e tyre për një temë. Sidoqoftë, njohja e këtyre karakteristikave mund të na ndihmojnë të dallojmë mësuesit e rremë, synimi i të cilëve është ta dobësojnë besimin dhe bindjen e të tjerëve duke i mashtruar ata dhe duke nxitur të ligën.

Te Juda 1:17, vini re se Juda u kujtoi shenjtorëve se Apostujt e Zotit i kishin paralajmëruar anëtarët e Kishës rreth mësuesve të rremë. Nga ky varg ne mësojmë se apostujt dhe profetët na paralajmërojnë për ata që përpiqen të na dobësojnë besimin dhe bindjen tonë dhe na ndihmojnë t’i dallojmë ata.

Profetët dhe apostujt sot vazhdojnë të na paralajmërojnë ne për mësuesit e rremë.

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Si Apostuj të Zotit Jezu Krisht, është detyra jonë të jemi roja mbi kullë, duke i paralajmëruar anëtarët e Kishës të hapin sytë nga profetët e rremë dhe mësuesit e rremë që rrinë në pritje për të zënë në grackë dhe për të shkatërruar besimin dhe dëshminë. Sot ne ju paralajmërojmë se po dalin profetë të rremë dhe mësues të rremë; dhe, nëse nuk jemi të kujdesshëm, madje edhe ata të cilët janë mes anëtarëve besnikë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të bien pre e mashtrimit të tyre” (“Beware of False Prophets and False Teachers”, Ensign, nëntor 1999, f. 62).

Cilët janë disa mësues të rremë ose mësime të rreme, për të cilat profetët dhe apostujt bashkëkohorë na kanë paralajmëruar?

Duke e marrë parasysh atë që keni mësuar nga letra e Judës, përse është e rëndësishme që t’i studiojmë fjalët e apostujve dhe profetëve?

Judë 1:20–25

Juda i këshillon shenjtorët ta ndërtojnë jetën e tyre mbi ungjillin e Jezu Krishtit dhe të ndihmojnë të shpëtojnë të tjerët

Lexojeni Judën 1:20–21, duke kërkuar atë që Juda i këshilloi shenjtorët të bënin për të qëndruar të vërtetë ndaj besimit. Fraza “duke u lutur në Frymën e Shenjtë” në vargun 20 do të thotë të lutesh me ndihmën e frymëzimit nga Fryma e Shenjtë.

Përdorini të vërtetat që mësoni te këto vargje, për të plotësuar të vërtetën vijuese: Ne mund të qëndrojmë të vërtetë ndaj besimit duke .

  1. Përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse ia vlen çfarëdo përpjekje që mund të bëjmë, për të qëndruar të vërtetë ndaj besimit?

    2. Si ju ka ndihmuar ju apo të tjerët që njihni vënia në jetë e këshillës së Judës për të qëndruar të vërtetë ndaj besimit?

  2. Në një fletë të veçantë letre, shkruani një mënyrë se si mund të përmirësoheni në ndjekjen e këshillës së Judës dhe vendoseni letrën atje ku mund ta shihni shpesh, si kujtues për ta zbatuar atë që shkruat. Kur ta keni bërë këtë, shkruani E plotësuar në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Siç shënohet te Juda 1:22–25, Juda i këshilloi anëtarët besnikë të Kishës t’i ndihmonin të tjerët që po vuanin shpirtërisht, me gjasë për shkak të ndikimit të mësuesve të rremë. Ai i ofroi gjithashtu përlëvdime Perëndisë.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrës së sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Judën dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër