Biblioteka
Njësia 18, Dita 1: Veprat e Apostujve 6–7


Njësia 18: Dita 1

Veprat e Apostujve 6–7

Hyrje

Apostujt shuguruan shtatë dishepuj për të ndihmuar në punën e Zotit. Stefani, njëri prej atyre që u zgjodhën, kreu shumë mrekulli. Disa judenj e akuzuan atë për blasfemi dhe e sollën përpara sinedrit, ku ai u shpërfytyrua për të treguar se Perëndia e miratoi atë. Pasi i qortoi judenjtë për mohimin e Shpëtimtarit, Stefani pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Më pas, ai u nxor jashtë nga qyteti dhe u vra me gurë.

Veprat e Apostujve 6:1–8

Shtatë dishepuj zgjidhen për t’i ndihmuar Apostujt me punën

Teksa studioni Veprat e Apostujve 6:1–8, kërkoni një problem të veçantë që hasën udhëheqësit e hershëm të Kishës.

Lexoni Veprat e Apostujve 6:1–2, duke kërkuar shqetësimin për të cilin helenistët ua tërhoqën vëmendjen Apostujve.

“Ndërkohë që Kisha rritej me të shpejtë, Apostujt nuk ishin më në gjendje të kujdeseshin për nevojat e të gjithë anëtarëve. ‘Helenistët’, që ishin të krishterë judeas që flisnin greqisht, ndien se të vejat e tyre ishin lënë pas dore dhe u ankuan kundër ‘hebrenjve’, që ishin të krishterë judeas palestinezë” (New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 288).

Lexoni Veprat e Apostujve 6:3–6, duke kërkuar se si Apostujt e zgjidhën problemin e përkujdesjes për nevojat individuale të anëtarëve të Kishës pa u larguar nga përgjegjësia e tyre apostolike për ta çuar ungjillin te “të gjithë popujt” (Mateu 28:19).

Pamja
Plaku Brus R. Mek‑Konki

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth përgjegjësive të atyre shtatë burrave: “Puna e caktuar atyre shtrihej brenda mbretërimit të atyre çështjeve materiale të kryera zakonisht nga Priftëria Aarone, duke i lënë kështu apostujt të lirë për të kryer çështjet më të vështira të shërbesës së tyre të Priftërisë Melkizedeke” (Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 2:65).

Për cilat cilësi iu tha njerëzve të kërkonin në zgjedhjen e atyre që do të ndihmonin?

Si është ky proces i ngjashëm me atë që Zoti bën në Kishën e Tij sot për të siguruar që të plotësohen nevojat e anëtarëve?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga ky rrëfim është që anëtarët e denjë të Kishës thirren për të ndihmuar që t’u shërbejnë nevojave të të tjerëve.

  1. Thirrjet në Kishë u japin individëve detyra të posaçme që t’u shërbejnë nevojave të të tjerëve. Përsiatni se si denjësia e një individi ndikon tek aftësia e tij ose e saj që t’u shërbejnë nevojave të të tjerëve. Më pas, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një përvoje që keni pasur me dikë që u shërbeu juve ose dikujt tjetër nëpërmjet shërbimit me denjësi në një thirrje. Shprehni ndonjë mendim ose ndjenjë mirënjohjeje që mund të keni për këtë shërbim.

Lexoni Veprat e Apostujve 6:7–8, duke kërkuar rezultatet pozitive që rrodhën nga thirrja e këtyre shtatë dishepujve të denjë për t’u shërbyer nevojave të të tjerëve.

Veprat e Apostujve 6:9–7:53

Stefani sillet përpara sinedrit dhe dëshmon se ata e kanë mohuar Mesian

A e keni kundërshtuar ndonjëherë dikë që po përpiqej t’ju ndihmonte ose a ju ka kundërshtuar dikush juve kur po përpiqeshit ta ndihmonit atë? Cilat ishin qëndrimet e njeriut që po përpiqej të ndihmonte dhe të njeriut që e kundërshtonte ndihmën?

Përse nganjëherë e kundërshtojmë ndihmën prej të tjerëve? Merrni parasysh çfarë pasojash mund të vijnë nga kundërshtimi i ndihmës së të tjerëve në situatat vijuese: bërjen e detyrave të shkollës, gatimin e një vakti ushqimi, zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm në jetën tonë dhe vendimin që të shërbejmë apo jo në një mision kohëplotë.

Një mënyrë se si Ati Qiellor e ka bërë të mund që të na ndihmojë, është nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Teksa studioni Veprat e Apostujve 6:9–7:53, kërkoni pasojat e bërjes ballë [të kundërshtimit të] Frymës së Shenjtë.

Siç shënohet te Veprat e Apostujve 6:9, shumë njerëz që nuk besonin në Jezu Krisht, u grindën me Stefanin teksa ai e jepte mësim ungjillin. Lexoni Veprat e Apostujve 6:10–11, duke kërkuar se çfarë bënë këta njerëz kur nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë urtësisë dhe frymës së mësimit të dhënë nga Stefani. (Fjala nxitën te vargu 11 do të thotë dhanë ryshfet.)

Veprat e Apostujve 6:12–14 shënon që Stefani u soll përpara këshillit qeverisës të judenjve (sinedrit) dhe që dëshmitarë të rremë e akuzuan atë për blasfemi, që është e folura në një mënyrë plot urrejtje kundër Perëndisë ose “diçkaje që qëndron në një marrëdhënie të shenjtë ndaj Perëndisë, të tillë si tempulli i Tij, ligji i Tij apo profeti i Tij” (Bible Dictionary, “Blasphemy”). Në rastin e Stefanit, sinedri në mënyrë të rremë e akuzoi atë se po fliste kundër tempullit dhe kundër ligjit të Moisiut (shih Veprat e Apostujve 6:13–14). Anëtarët e sinedrit i bënë ballë si edhe e kundërshtuan Stefanin dhe më së fundi vendosën ta vrisnin atë.

Lexoni Veprat e Apostujve 6:15, duke kërkuar atë që ishte e pazakontë rreth pamjes së Stefanit kur qëndroi përpara këshillit.

Stefani u shpërfytyrua përpara këshillit. Shpërfytyrimi është “gjendja e njerëzve që përkohësisht ndryshohen në pamjen e jashtme dhe natyrën fizike – domethënë ngrihen në një nivel më të lartë shpirtëror – kështu që ata të mund të durojnë praninë dhe lavdinë e qenieve qiellore” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shpërfytyrimi”, f. 181–182, scriptures.lds.org). Ky shpërfytyrim i shenjtë ishte një mënyrë që Perëndia u tregoi njerëzve se Ai e miratonte Stefanin dhe mesazhin e tij (shih Bruce R. McConkie, Doctrinal New Testament Commentary, 2:67).

Veprat e Apostujve 7:1–50 shpjegon se në përgjigje të akuzave kundër tij, Stefani tregoi diçka nga historia e Izraelit, veçanërisht mohimin e përsëritur nga Izraeli të Moisiut dhe të ligjit që Zoti ua dha njerëzve në malin Sinai. Lexoni Veprat e Apostujve 7:37, duke kërkuar se për cilin profetizoi Moisiu që fëmijët e Izraelit do ta dëgjonin një ditë.

“Prophet[i]” për të cilin flitet në këtë varg është Jezu Krishti.

Lexoni Veprat e Apostujve 7:51–53, duke kërkuar mënyrën se si Stefani i krahasoi udhëheqësit judeas të kohës së tij me izraelitët e lashtë që ai përshkroi. Frazat “qafëfortë” dhe “me zemër … të parrethprerë” i drejtohen krenarisë mëkatare dhe zemrave të liga të judenjve.

Veprat e Apostujve 7:52 shënon që Stefani i akuzoi udhëheqësit judeas për mohimin e të “Drejtit”, domethënë Shpëtimtarin.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është që të kundërshtuarit e Frymës së Shenjtë mund të çojë drejt mospranimit të Shpëtimtarit dhe profetëve të Tij.

Fryma e Shenjtë dëshmon për Jezu Krishtin dhe dëshmon për të vërtetën e fjalëve të Tij dhe të fjalëve të profetëve të Tij. Si rrjedhim, të kundërshtuarit e Frymës së Shenjtë do ta dobësojë dëshminë e dikujt dhe vendosmërinë e tij ose të saj për të ndjekur Shpëtimtarin dhe profetët e Tij.

Merrni parasysh se si një njeri mund të tundohet për ta kundërshtuar Frymën e Shenjtë në rrethanat vijuese:

  • Përzgjedhja e argëtimin dhe medias

  • Zgjedhja për ta ndjekur apo jo këshillën e profetit lidhur me daljen në takime romantike

  • Marrja e vendimit për t’i zbatuar apo jo parimet e pendimit që kanë dhënë mësim Jezu Krishti dhe profetët e Tij

  1. Përsiatni vetë pranimin tuaj të nxitjeve të Frymës së Shenjtë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një kohe kur ndjekja e nxitjeve të Frymës së Shenjtë ju çoi drejt një vendimi të duhur ose drejt pranimit të profetëve dhe mësimeve të tyre. Merrni parasysh se çfarë mund të bëni për ta mirëpritur ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Përsiatni një gjë që mund të bëni gjatë javës së ardhshme për ta ftuar në mënyrë vepruese ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj. Merrni parasysh ta shkruani në një fletë letre synimin tuaj dhe se si do ta përmbushni atë synim.

Veprat e Apostujve 7:54–60

Stefani goditet për vdekje me gurë

Fjala pikëllim do të thotë shqetësim ose vuajtje. Si mendoni ju, përse pasuesit e Jezu Krishtit mund të presin që të përjetojnë njëfarë pikëllimi?

Ndërsa studioni Veprat e Apostujve 7:54–60, kërkoni një parim që mund t’ju ndihmojë kur përjetoni pikëllim.

Pasi Stefani i qortoi udhëheqësit e ligj judeas, ata u përgjigjën me zemërim. Lexoni Veprat e Apostujve 7:54–56, duke kërkuar çfarë përjetoi Stefani gjatë përndjekjes prej tyre. Një kuptim i frazës “kërcëllonin dhëmbët kundër tij” (Veprat e Apostujve 7:54) është që ata u mbushën me një zemërim të dhunshëm kundër Stefanit dhe e dëshironin atë të vdekur.

Çfarë doktrine themelore rreth Kreut-Perëndi mund të mësojmë nga rrëfimi i vegimit të Stefanit?

Pamja
Stefani e Sheh Jezusin në të Djathtën e Perëndisë

Stefani pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Ju mund të dëshironi ta shkruani doktrinën vijuese pranë Veprave të Apostujve 7:55–56: Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë tri qenie të veçuara dhe të dallueshme.

Lexoni Veprat e Apostujve 7:57–60, duke kërkuar atë që njerëzit i bënë Stefanit.

Çfarë ju bie në sy rreth lutjes së Stefanit?

Lluka e përshkroi vdekjen tragjike të Stefanit me fjalën “fjeti” (Veprat e Apostujve 7:60). Kjo fjalë mund t’i drejtohej prehjes së një shpirti të drejtë nga shqetësimet e vdekshmërisë dhe paqes me të cilën një njeri i tillë kalon nga kjo jetë në tjetrën (shih DeB 42:46).

Mendoni mbi atë që përjetoi Stefani teksa u përball me sinedrin dhe përpara se të kapej e të vritej.

Si e forcoi Stefanin Perëndia gjatë gjithë përvojave të tij me udhëheqësit judeas?

Nisur nga ajo që keni studiuar, plotësoni parimin vijues: Nëse mbetemi besnikë ndaj Jezu Krishtit gjatë pikëllimeve, .

Përsiatni pyetjet vijuese: Në çfarë mënyrash mund të jetë Zoti me ne ndërkohë që përballemi me pikëllime? Edhe pse Stefani e humbi jetën e vet, çfarë fitoi ai?

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Për Stefanin, një pjesë e të mbeturit besnik nënkuptonte sakrifikimin e jetës së tij. Nuk ka të ngjarë që të na duhet të ofrojmë një sakrificë të tillë sot, por çfarë sakrificash mund të na kërkohen që të bëjmë?

    2. Çfarë besoni se do të fitoni teksa jeni besnikë ndaj Zotit gjatë pikëllimit dhe bëni sakrificat që janë të nevojshme për t’u bërë?

    3. Çfarë keni fituar tashmë?

Stefani në përgjithësi konsiderohet si dëshmori i parë i krishterë. Përveç kësaj, ai mund të shihet si një simbol i Krishtit: Si ai ashtu edhe Shpëtimtari qëndruan përpara një këshilli për t’u gjykuar, shpallën të vërteta përballë armiqve të tyre, dhanë jetën për një kauzë të drejtë dhe madje thanë shprehje të ngjashme ndërsa vdisnin (shih Lluka 23:33–34, 46; Veprat e Apostujve 7:59–60).

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Veprat e Apostujve 6–7 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër