Biblioteka
Hyrje në Programin e Studimit të Seminarit në Shtëpi


Hyrje në Programin e Studimit të Seminarit në Shtëpi

Programi i studimit të seminarit në shtëpi hartohet që t’ju ndihmojë ta forconi kuptueshmërinë tuaj për ungjillin e Jezu Krishtit dhe t’i zbatoni mësimet e tij në jetën tuaj të përditshme nëpërmjet një studimi të shkrimeve të shenjta. Për studimin tuaj këtë vit shkollor, së pari ju do të përfundoni detyrat e leximit nga teksti i shkrimit të shenjtë për këtë kurs – Dhiata e Re – dhe më pas do të përfundoni mësimet e pavarura. Një herë në javë, ju do të takoheni me një mësues seminari për të dorëzuar punën tuaj dhe për të marrë pjesë në një orë mësimore javore.

Pamja
e re duke lexuar

Seminari është një program i përditshëm i arsimimit fetar. Studimi plot lutje i shkrimeve tuaja të shenjta duhet të jetë një praktikë e përditshme. Juve do t’ju duhet të punoni për detyrat tuaja të caktuara të seminarit çdo ditë shkollore, edhe pse nuk do të merrni pjesë në një orë mësimi të seminarit çdo ditë. Ka 32 njësi që duhet të plotësohen gjatë kursit. Grafiku i leximit në faqen 000 tregon atë që duhet të studioni për çdo njësi. Mësuesi juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni se kur e ka afatin çdo njësi. Secili prej mësimeve në këtë udhëzues studimi duhet të kërkojë rreth 30 minuta për t’u përfunduar, që i shtohen studimit tuaj të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Ju duhet të keni dy ditarë të studimit të shkrimeve të shenjta (ose dy fletore), përveç ditarit tuaj vetjak, në të cilët do të shkruani detyrat nga veprimtaritë e udhëzuesit të studimit. Çdo javë që takoheni me mësuesin tuaj, ju duhet të dorëzoni ditarin e studimit të shkrimeve të shenjta, i cili përmban detyrat e plotësuara nga veprimtaritë e udhëzuesit të studimit që i plotësuat për atë javë. Mësuesi juaj do t’i lexojë e do t’iu përgjigjet detyrave të caktuara dhe do t’jua kthejë atë ditar të studimit të shkrimeve të shenjta në javën pasuese. Ju gjithashtu mund t’i shkruani përgjigjet tuaja në një fletë brenda një dosjeje me fletë të shkëputura dhe të dorëzoni faqet që bëtë atë javë. Më pas, kur mësuesi juaj jua rikthen faqet, ju mund t’i vendosni sërish në fletore.

Përdorimi i Këtij Manuali në një Program të Përditshëm Seminari

Ky manual mund të përdoret nga mësuesit dhe studentët në një program të përditshëm seminari për të zgjeruar mësimet ose për detyra për shlyerje. Megjithatë, nuk synohet t’i jepet çdo studenti të seminarit të përditshëm. Nëse një student duhet të shlyejë kreditet për një mësim, mësuesi mund t’i caktojë atij ose asaj që të plotësojë mësimin e studimit në shtëpi që përputhet me mësimin që ka humbur.

Përdorimi i Udhëzuesit të Studimit për Studentët që Studiojnë në Shtëpi

Hyrje në Tekstin e Shkrimit të Shenjtë

Hyrja jep disa informacione mbi rrethanat dhe një përmbledhje të tekstit të shkrimit të shenjtë për secilin mësim.

Grupimi i Vargjeve dhe Përmbledhja e Kontekstit

Grupimet e vargjeve pasqyrojnë ndarje të natyrshme ku ndodh një ndryshim në veprim ose temë. Secili grupim ndiqet nga një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve ose e mësimeve në vargjet.

Doktrinat dhe Parimet

Teksa doktrinat dhe parimet e ungjillit dalin natyrshëm nga teksti i shkrimit të shenjtë, ato jepen të theksuara në mësim, për t’ju ndihmuar që t’i dalloni.

Ndihmat për Studimin

Ndihmat për studimin japin pikëpamje dhe shpjegojnë praktika që mund ta zgjerojnë studimin dhe kuptueshmërinë tuaj për shkrimet e shenjta.

Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë

Secili prej 25 fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë që gjenden në Dhiatën e Re, trajtohet më vete te mësimi në të cilin shfaqet, për t’ju ndihmuar ta thelloni zotërimin e tij prej jush.

Shënimi i Përgjigjeve në Manual

Ndonjëherë do t’ju kërkohet t’i shkruani përgjigjet në manual në rreshtat bosh ose në një tabelë.

Detyrat e Ditarit të Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Detyrat e ditarit të studimit të shkrimeve të shenjta duhet të shkruhen dhe t’i jepen mësuesit tuaj çdo javë për t’ju dhënë përshtypje. Të kushtuarit e vëmendjes së kujdesshme ndaj përgjigjeve tuaja do t’ju ndihmojë të keni përvoja kuptimplote teksa i mësoni dhe i zbatoni të vërtetat nga shkrimet e shenjta.

Shtyp në Letër