Biblioteka
Njësia 30, Dita 3: 2 Gjon – 3 Gjon


Njësia 30: Dita 3

2 Gjon3 Gjon

Hyrje

Apostulli Gjon i paralajmëroi shenjtorët për njerëzit që mashtrojnë dhe predikojnë se Jezu Krishti nuk erdhi në mish. Ai gjithashtu e lavdëroi Gajin, një anëtar të Kishës, për besnikërinë e tij.

2 Gjon

Gjoni paralajmëron për njerëzit, të cilët japin mësim doktrinën e rreme

Mendoni për një atlet të famshëm. Çfarë mund të bëjë ky atlet për të qenë në formën më të mirë fizike me qëllim që të dalë mirë?

top futbolli dhe lojtar

Çfarë mund të ndodhë nëse ky atlet, pasi ka punuar fort që të vijë në formë, të reshtë së stërvituri dhe të fillojë të hajë ushqim të pashëndetshëm, të shohë shumë televizor, të luajë shumë lojëra kompjuterike dhe të përdorë substanca që janë të dëmshme për trupin?

Merrni parasysh se si mund të krahasohet puna që duhet të bëjnë atletët e suksesshëm për të ruajtur formën më të mirë fizike, me punën që duhet të bëjnë anëtarët e Kishës për të ruajtur bekimet që kanë marrë nëpërmjet ungjillit. Teksa e studioni 2 Gjonin, kërkoni një parim që mund t’ju ndihmojë t’i ruani bekimet që keni marrë si një anëtar i Kishës.

Siç shënohet te 2 Gjoni 1:1–4, Apostulli Gjon e filloi këtë letër duke iu drejtuar “zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj”, e cila mund të ketë qenë qoftë në adresë të drejtpërdrejtë të një anëtareje femër të Kishës dhe bijve të saj ose një gjuhë simbolike për të përshkruar një bashkësi të Kishës.

Lexojeni 2 Gjonin 1:5–6, duke kërkuar urdhërimin që Gjoni u kujtoi shenjtorëve.

Lexojeni 2 Gjonin 1:7, duke kërkuar arsyen përse Gjoni i këshilloi anëtarët e Kishës që të “ec[nin] sipas” (2 Gjon 1:6) urdhërimeve të Perëndisë ose t’u bindeshin atyre.

Çfarë po jepnin mësim mashtruesit dhe antikrishtët?

Kur Gjoni e shkroi këtë letër, një filozofi e njohur si docetizëm [doktrinë se Krishti është substancë qiellore] po fitonte popullaritet. Docetistët besonin se Perëndia ishte kaq i ekzaltuar saqë Ai nuk mund të provonte dhembje, vdekje apo ndonjë përvojë tjetër të vdekshme. Si rrjedhim, ata arritën në përfundimin se Jezu Krishti, si Bir i Perëndisë, nuk erdhi me të vërtetë në mish por vetëm që Shpirti i Tij dukej (kuptimi i një fjale greke nga e cila është marrë fjala docetizëm) sikur bënte gjërat që bën apo provon një i vdekshëm.

Cilët janë disa shembuj të mësimeve të rreme në ditët tona që bien në kundërshtim me të vërtetat e ungjillit?

Përse këto mësime janë të rrezikshme nga ana shpirtërore?

Lexojeni 2 Gjonin 1:8, duke kërkuar atë që Gjoni i këshilloi anëtarët e Kishës të bënin si rrjedhojë e këtyre mësimeve të rreme. Të “bë[sh] kujdes” do të thotë të jesh vigjilent ose i vëmendshëm për të mos i përvetësuar mësimet e rreme. Kryera do të thotë të përmbushura (shih 2 Gjon 1:8, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]), ose të kesh punuar për diçka dhe ta kesh marrë.

Një parim që mund të mësojmë nga 2 Gjoni 1:6–8 është se, kur i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë dhe jemi vigjilentë, ne mund të vazhdojmë t’i gëzojmë bekimet e ungjillit që kemi marrë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Renditini bekimet e ungjillit që keni marrë dhe shpresoni t’i merrni.

    2. Përse duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë dhe ta jetojmë ungjillin, me qëllim që t’i marrim dhe të vazhdojmë t’i gëzojmë bekimet e ungjillit që kemi marrë?

Lexojeni 2 Gjonin 1:9, duke kërkuar atë që dha mësim Gjoni se do t’u ndodhte atyre që qëndrojnë ose mbeten në doktrinën e Krishtit. Doktrina e Krishtit është të kesh besim, të pendohesh, të pagëzohesh, të marrësh dhuratën e Frymës së Shenjtë nga dikush me autoritetin e duhur të priftërisë dhe të durosh deri në fund (shih 2 Nefi 31:15–21).

Një e vërtetë që ne mund të mësojmë nga 2 Gjoni 1:9 është se, nëse qëndrojmë në doktrinën e Krishtit, ne do ta kemi Atin dhe Birin me ne.

Një mënyrë se si e kemi Atin dhe Birin me ne, është nëpërmjet shoqërimit të Frymës së Shenjtë.

Përsiatini dy të vërtetat e përcaktuara në këtë mësim. Si po ecni në përpjekjet tuaja për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë, për të qenë vigjilentë dhe për të qëndruar në ungjill? Çfarë bekimesh të ungjillit doni që të gëzoni tani dhe në të ardhmen? Çfarë do të bëni sot për t’i zbatuar më me besnikëri urdhërimet dhe për të qëndruar në doktrinën e Krishtit?

Siç shënohet te 2 Gjoni 1:10–13, Gjoni i nxiti shenjtorët t’i shmangnin njerëzit që përhapnin doktrinë të rreme. Ai gjithashtu shprehu dëshirën e tij për t’i vizituar personalisht shenjtorët, të cilëve po u shkruante.

3 Gjon

Gjoni e lavdëron Gajin për besnikërinë e tij.

Çfarë i ndodh sipërfaqes së ujit kur diçka e prek atë? A është e mundur të prekësh një sasi uji pa e trazuar atë? Si mund të jetë e ngjashme prekja e sipërfaqes së ujit me të jetuarit e ungjillit?

guralecë në ujë

Te 3 Gjoni, Apostulli Gjon iu drejtua një anëtari besnik të Kishës, i quajtur Gaji. Lexojeni 3 Gjonin 1:1–4, duke kërkuar mënyrën se si Gjoni u ndikua nga besnikëria e Gajit në të jetuarin e ungjillit. Fjala bijtëvargun 4 mund t’iu referohet anëtarëve të Kishës, të cilët Gjoni i kishte ndihmuar të ktheheshin në besim në ungjill.

Bazuar te mënyra se si besnikëria e Gajit ndikoi te Gjoni, çfarë të vërtete mund të përcaktojmë nga 3 Gjoni 1:1–4 rreth mënyrës se si të jetuarit e ungjillit mund të ndikojë te vetja jonë dhe të tjerët?

  1. ikona e ditaritMendoni për rastin kur keni ndier gëzim për shkak se keni parë përpjekjet e dikujt tjetër për ta jetuar ungjillin. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta ose në një fletë të veçantë, shkruani një letër duke e falënderuar atë person për përpjekjet e tij ose të saja për ta jetuar ungjillin dhe shpjegoni se si ka ndikuar tek ju besnikëria e tij ose e saj. Nëse do ta shkruani letrën në një fletë të veçantë, shkruani një përmbledhje të shkurtër të letrës në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Merrni parasysh t’ia jepni letrën personit që i shkruat.

Mendoni për një rast kur keni dëgjuar një udhëheqës të Kishës ose misionar që nuk e njihnit, të fliste në mbledhjen e Kishës ose gjatë konferencës së përgjithshme. Ne me raste mund të tundohemi për t’u kushtuar më pak vëmendje ose respekt disa prej udhëheqësve ose mësuesve të Kishës nëse nuk i njohim.

Lexojeni 3 Gjonin 1:5–8, duke kërkuar se çfarë po bënte Gaji që e kënaqi Gjonin. Referenca për vëllezërit dhe të huajt te vargu 5 i referohet mësuesve udhëtues ose misionarëve të cilët Gaji nuk i njihte.

Gjoni shkroi edhe për një udhëheqës vendor të Kishës, që quhej Diotref, me të cilin Gjoni nuk qe i kënaqur. Lexojeni 3 Gjonin 1:9–10, duke kërkuar arsyen përse Gjoni nuk ishte i kënaqur me të.

Diotrefi ishte rebeluar dhe kishte kryer braktisje vetjake. Një e vërtetë që mund ta mësojmë nga shembulli i mirë i Gajit dhe nga shembulli i keq i Diotrefit, është sa vijon: anëtarët e Kishës duhet t’i mirëpresin dhe t’i mbështetin të gjithë shërbëtorët e Zotit.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa mënyra se si mund t’i “presim” (3 Gjon 1:8) shërbëtorët e Zotit.

Kërkoni mundësi për ta zbatuar të vërtetën e mësipërme duke i mirëpritur dhe duke i mbështetur udhëheqësit vendorë dhe të përgjithshëm të Kishës.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Gjonin – 3 Gjonin dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: