Biblioteka
Njësia 26, Dita 4: 1 Timoteut


Njësia 26: Dita 4

1 Timoteut

Hyrje

Apostulli Pal i shkroi Timoteut, një udhëheqësi priftërie në Efes dhe e këshilloi atë të sigurohej nëse po jepej mësim doktrina e vërtetë. Ai dha cilësimet për peshkopët dhe dhjakët, dhe e këshilloi Timoteun të ishte një shembull për besimtarët. Pali u dha këshillë shenjtorëve që të kujdeseshin për të varfrit dhe të vejat. Ai e mbylli letrën e tij duke iu mësuar se “lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave” (1 Timoteut 6:10).

1 Timoteut 1–3

Pali e udhëzon Timoteun për sa i përket përgjegjësive të tij lidhur me mbikëqyrjen e Kishës

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

Lexojeni rrëfimin vijues të dhënë nga Presidenti Tomas S. Monson: “Më kujtohet një përvojë që pata shumë vite më parë, kur shërbeva si peshkop. Gjatë ushtrimeve të hapjes të mbledhjes sonë të priftërisë një mëngjes të diele, po përgatiteshim të shuguronim një të ri në detyrën e priftit. Lagjen tonë atë ditë po e vizitonte një këshilltar i lartë, që gjithashtu shërbente si punonjës tempulli. Ndërsa po bëja gati [karrigen] që i riu të ulej përballë me bashkësinë, që të mund të vazhdonim me shugurimin, këshilltari i lartë më ndaloi dhe më tha: ‘Peshkop, unë gjithmonë i kthej përballë me tempullin ata që po shugurohen’. Ai e rivendosi karrigen në atë mënyrë që i riu të ishte përballë me drejtim nga tempulli. Përnjëherë pikasa një praktikë të paautorizuar” (“Opening Remarks” [mbledhje e trajnimit mbarëbotëror të udhëheqjes, nëntor 2010], lds.org/broadcasts).

Presidenti Monson ishte autorizuar që të kryesonte në punën e Zotit në lagjen e tij më shumë si peshkop sesa si këshilltar i lartë. Si mendoni ju, çfarë duhet të bëjë një peshkop në një situatë të tillë? (Pjesa e mbetur e rrëfimit të Presidentit Monson tregohet më pas në këtë mësim.)

Apostulli Pal i shkroi Timoteut një letër, një udhëheqësi të ri priftërie në Efes. Në degën e Kishës në të cilën ai kryesoi, Timoteu hasi sfida të ngjashme me ato që hasi Presidenti Monson në rrëfimin që lexuat.

Lexojeni 1 Timoteut 1:3–7, duke kërkuar se çfarë përgjegjësie i kishte dhënë Pali Timoteut.

Fjala përralla (vargu 4) i referohet mësimeve të rreme; vënia vesh e “gjenealogji[ve] që s’kanë të sosur” (vargu 4) i referohet traditës së rreme që shpëtimi erdhi vetëm tek ata të farës së zgjedhur të Abrahamit, të cilët shpesh njiheshin nga gjenealogjitë e tyre të zgjatura ose të pambarimta; dhe “biseda të kota” (vargu 6) i referohet bisedave të pakuptimta (shih 1 Timoteut 1:6, poshtëshënimi c, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

Sipas 1 Timoteut 1:6–7, përse ishte e rëndësishme për Timoteun që të përmbushte përgjegjësinë që i kishte dhënë Pali?

Nga mësimet e Palit ne mësojmë se udhëheqësit e priftërisë kanë përgjegjësinë për t’u siguruar që të jepet mësim doktrina e vërteta dhe praktikat e sakta.

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

Lexojeni pjesën tjetër të rrëfimit të Presidentit Monson, duke kërkuar mënyrën se si reagoi ai ndaj asaj që bëri këshilltari i lartë: “Mund të dalloja mundësinë që [vendosja e personit përballë me tempullin] të përhapej më shumë në praktikë. Ndonëse isha shumë më i ri se këshilltari i lartë, e dija se çfarë duhej bërë. E ktheva karrigen që përsëri drejtimi të ishte përballë me bashkësinë dhe i thashë atij: ‘Në lagjen tonë, ne kthehemi përballë bashkësisë’” (“Opening Remarks”, lds.org/broadcasts).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth mënyrave se si anëtarët e Kishës bekohen nga udhëheqësit e priftërisë, të cilët punojnë për t’u siguruar që në Kishë të jepen mësim doktrina e vërtetë dhe praktikat e sakta.

Te 1 Timoteut 1:8–11 ne mësojmë se Pali dha paralajmërim për ata që dëshironin të ishin mësues të ligjit të Perëndisë por që nuk kishin një kuptueshmëri të saktë për ligjin. Lexojeni 1 Timoteut 1:12–16, duke kërkuar arsyen përse Pali shprehu mirënjohje për Jezu Krishtin.

Sipas vargjeve 15–16, në ç’mënyrë është Pali një “shembull” për të gjithë ata që besojnë në Jezu Krisht?

Te 1 Timoteut 1:17–2:15 Pali e këshilloi Timoteun të kapej pas besimit të tij dhe ai dha mësim se Jezu Krishti është Ndërmjetësi ynë. Pali iu dha këshillë gjithashtu grave që të visheshin me modesti. Te 1 Timoteut 3 ne lexojmë mësimet e Palit lidhur me cilësimet për peshkopët dhe dhjakët. Vini në dukje se këta dhjakë në Kishën e vjetër nuk ishin të rinj të moshës 12 apo 13 vjeç, siç janë tani përgjithësisht.

1 Timoteut 4–5

Pali përshkruan karakteristikat e një shërbestari besnik të Jezu Krishtit

Te 1 Timoteut 4:1–11 ne lexojmë në profecinë e Apostullit Pal se “në kohët e fundit” (vargu 1) disa anëtarë të Kishës do të largoheshin nga besimi dhe do të ndiqnin mësimet dhe praktikat e rreme, të tilla si ndalimin e martesës. Pali e porositi Timoteun që t’i ushqente shenjtorët me doktrinën e vërtetë.

Lexojeni 1 Timoteut 4:12, duke kërkuar se çfarë e këshilloi Pali Timoteun që të ishte. Fjala sjellje te vargu 12 i referohet mënyrës si vepron ose qëndrimit (shih 1 Timoteut 4:12, poshtëshënimi c, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

Si mendoni ju, çfarë do të thotë të jesh “shembull për besimtarët”?

Në ç’mënyra e këshilloi Pali Timoteun që të ishte shembull për besimtarët?

  1. Merrni parasysh mënyrat që i këshilloi Pali Timoteut për të qenë shembull për besimtarët (shih 1 Timoteut 4:12). Zgjidhni tri nga ato mënyra dhe në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si mund të jetë dikush shembull për besimtarët në çdonjërën nga ato mënyra.

Lexojeni 1 Timoteut 4:13–16, duke kërkuar këshillimet shtesë që i dha Pali Timoteut, të cilat do ta ndihmonin atë të ishte shembull për besimtarët.

Siç shënohet te 1 Timoteut 5, Pali e udhëzoi Timoteun rreth mënyrës se si shenjtorët duhej të kujdeseshin për ata në nevojë, përfshirë të vejat.

1 Timoteut 6

Pali e porosit Timoteun t’i ndihmojë të tjerët që të kërkojnë pasuri të përjetshme

Pamja
monedha dhe kartmonedha

A mendoni se pasja e shumë parave mund të na prijë drejt më të ligës apo më të mirës? Përse?

Te 1 Timoteut 6, ne lexojmë këshillat e Palit drejtuar Timoteut lidhur me paratë. Lexojeni 1 Timoteut 6:6–10, duke kërkuar se çfarë dha mësim Pali dhe paralajmëroi për pasurinë.

Çfarë mendoni se nënkuptohet me frazën “lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave” (1 Timoteut 6:10)?

Një e vërtetë që mësojmë nga mësimet e Palit është që lakmia për para të prin drejt së gabuarës dhe braktisjes [shpirtërore].

Është e rëndësishme të kuptohet se drejt së gabuarës të çon lakmia për paranë sesa vetë paraja. Merrni parasysh se si të gjithë njerëzit mund t’ua vinin veshin paralajmërimeve të Palit – nga më i varfëri deri te më i kamuri.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se si lakmia për para (sesa vetë paraja) çon drejt së gabuarës.

Lexojeni thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“Në thelb nuk ka asgjë të keqe lidhur me paratë. Samaritani i Mirë përdori të njëjtën monedhë për t’i shërbyer bashkënjeriut të tij, të cilën Juda e përdori për të tradhtuar Mësuesin. Është ‘lakmia për para [e cila] është rrënja e gjithë të këqijave’.(1 Timoteut 6:10; kursivet shtuar.) Ndryshimi rrënjësor është shkalla e shpirtshmërisë që ushtrojmë ne teksa i shqyrtojmë, i vlerësojmë dhe i administrojmë gjërat e kësaj bote dhe përvojat tona në të.

Nëse i lejojmë paratë që të bëhen një objekt adhurimi ose një përparësi, ato mund të na bëjnë egoistë dhe krenarë, të ‘fryrë në gjërat e kota të botës’. (Alma 5:37.) Në të kundërt, nëse i përdorim që të përmbushim detyrimet tona ligjore dhe për të paguar të dhjetat dhe ofertat tona, me paratë mund të tregojmë integritet dhe të zhvillojmë bujarinë. Përdorimi i zotërimeve i ndriçuar nga ana shpirtërore mund të na ndihmojë të përgatitemi për ligjin më të lartë të lavdisë çelestiale” (“Spirituality”, Ensign, nëntor 1985, f. 63).

Lexojeni 1 Timoteut 6:11–12, 17–19, duke kërkuar se çfarë këshille i dha Pali Timoteut dhe atyre që ishin të pasur.

Merrni parasysh se si këshilla e Palit mund të na ndihmojë të mbajmë qëndrimin e duhur kundrejt synimit të pasurive dhe përdorimit të parave e formave të tjera të mirëqenies fizike.

Sipas 1 Timoteut 6:19, nëse shenjtorët do t’i mirëbesonin Perëndisë dhe do të ishin të pasur në vepra të mira, çfarë tha Pali se mund “të arri[nin]” ata?

Një e vërtete që mund të mësojmë nga këshilla e Palit është se nëse mirëbesojmë në Perëndinë e gjallë dhe jemi të pasur në vepra të mira, atëherë ne mund të arrijmë jetën e përjetshme.

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse mirëbesimi në Perëndi dhe rendja pas drejtësisë janë përparësitë tona më të larta, si mund të ndikojë kjo te mënyra se ç’këndvështrim kemi për paratë, si kërkojmë t’i sigurojmë e si i përdorim ato?

Nëse mirëbesoni në Perëndi dhe e bëni përparësinë tuaj më të lartë rendjen pas drejtësisë, ju mund të merrni pasuritë e vërteta të jetës së përjetshme.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Timoteut dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër