Biblioteka
Njësia 30, Dita 1: 2 Pjetër


Njësia 30: Dita 1

2 Pjetër

Hyrje

Apostulli Pjetër i nxiti shenjtorët që të rriteshin në njohurinë e tyre për Jezu Krishtin duke u përpjekur të bëheshin si Ai. Pjetri paralajmëroi gjithashtu se profetë dhe mësues të rremë i çojnë njerëzit në udhë të gabuar. Ai profetizoi se në ditët e fundit, të ligjtë do të talleshin me të drejtët që besojnë se Jezu Krishti do të kthehet. Pjetri i nxiti shenjtorët që të përgatiteshin me zell për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

2 Pjetër 1:1–11

Pjetri jep mësim rreth mënyrës se si të marrim nga natyra hyjnore e Jezu Krishtit

Mendoni për cilësitë ose vlerat që admironi te një pjesëtar i familjes apo një mik. A besoni se ju mund të zhvilloni po ato cilësi ose vlera të mira? Nëse jeni një e re, mendoni për temën e Të Rejave, e cila pjesërisht thotë: “Ne jemi bija të Atit tonë Qiellor, i cili na do ne dhe ne e duam Atë”. Merrini parasysh vlerat që përfshihen në këtë temë, veçanërisht natyrën hyjnore.

Nëse jeni një e re apo një i ri, çfarë nënkupton “natyr[a] hyjnore” për ju?

Apostulli Pjetër ua shkroi këtë letër anëtarëve të Kishës që kishin fituar besim në Jezu Krishtin. Siç shënohet te 2 Pjetri 1:1–4, ai u mësoi atyre se ata mund të ishin “pjesëtarë të natyrës hyjnore” (vargu 4). Fraza “natyr[a] hyjnore” u referohet cilësive të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Lexojeni 2 Pjetrin 1:5–7, duke kërkuar disa nga cilësitë e natyrës hyjnore të Atit dhe Birit. Në tabelën e mëposhtme, renditni cilësitë që gjeni në fragment. Më pas, në një shkallë nga 1 deri në 10, vlerësoni se me sa zell ju mendoni se po përpiqeni që t’i fitoni këto cilësi hyjnore në jetën tuaj (1 = Nuk përpiqem që t’i arrij; 10 = Përpiqem me zell që t’i arrij). Cilësia e parë hyjnore është tashmë e renditur. Fjala vetëkontrollvargun 6 do të thotë vetëpërmbajtje.

Cilësi Hyjnore

Besimi

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Lexojeni 2 Pjetrin 1:8–11, duke kërkuar se çfarë bekimesh mund t’u vijnë atyre që janë të zellshëm në zhvillimin e cilësive hyjnore të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Fraza “ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj” në vargun 10 do të thotë se ndërkohë që jeni në vdekshmëri, ju merrni sigurinë ose premtimin e Perëndisë se e keni marrë jetën e përjetshme; Pjetri iu referua kësaj edhe si të “vërtet[osh] fjalën profetike” (2 Pjetër 1:19).

Pamja
Profeti Jozef Smith

Profeti Jozef Smith dha mësim se thirrja dhe zgjedhja e dikujt përforcohet pasi një person është provuar se është besnik ndaj Zotit: “Pasi një njeri ka besim te Krishti, pendohet për mëkatet e tij, pagëzohet për heqjen e mëkateve të tij dhe e merr Frymën e Shenjtë (me anë të vënies së duarve), që është Ngushëlluesi i parë, atëherë le të vazhdojë ai ta përulë vetveten përpara Perëndisë, duke pasur uri dhe etje për drejtësi dhe duke jetuar me çdo fjalë të Perëndisë dhe Zoti shpejt do t’i thotë atij: ‘Bir, ti do të ekzaltohesh’. Kur Zoti e ka sprovuar atë tërësisht dhe gjen se njeriu është i vendosur t’i shërbejë Atij në të gjitha rreziqet, atëherë njeriu do ta përforcojë thirrjen dhe zgjedhjen e tij” (në History of the Church, 3:380).

2 Pjetër 1:12–21

Pjetri jep dëshminë e tij për Jezu Krishtin dhe jep mësim mbi shkrimin e shenjtë

Si mendoni ju, përse disa njerëz janë kritikues lidhur me moshën e disa prej profetëve dhe apostujve? Si do t’i përgjigjeshit dikujt që thotë se profetët dhe apostujt e sotëm janë tepër të moshuar për të qenë udhëheqës të efektshëm? Ndërsa ju vazhdoni ta studioni 2 Pjetrin 1, kërkoni një të vërtetë rreth profetëve dhe apostujve që është më e rëndësishme sesa mosha e tyre.

Siç shënohet te 2 Pjetri 1:12–19, Apostulli Pjetër e dinte se do të vdiste së shpejti, dhe prandaj ai dha dëshminë e tij okulare për Jezu Krishtin. Në dëshminë e tij ai përmendi “më të vërtetuar[ën] fjalë profetike” (2 Pjetër 1:19). Kjo “më [e] vërtetuar[a] fjalë profetike” është përkufizuar më qartë te Doktrina e Besëlidhje 131:5, si njohuria që një person mund ta marrë në këtë jetë me anë të zbulesës se ai apo ajo është “vulos[ur] për jetë të përjetshme”. Ky gjithashtu njihet si “përforc[imi i] thirrje[s] dhe zgjedhje[s] [s]uaj” (2 Pjetër 1:10), për të cilën ju studiuat në pjesën e parë të 2 Pjetrit 1.

Lexojeni 2 Pjetrin 1:20–21, duke kërkuar atë që Pjetri dha mësim për rolin e “njerëz[ve] [të] shenjtë të Perëndisë” apo të profetëve. Vini në dukje se Përkthimi prej Joseph Smith-it i 2 Pjetrit 1:20, thotë: “Duke ditur së pari këtë, që asnjë profeci e Shkrimit nuk është dhënë nga ndonjë vullnet i veçantë i njeriut”.

Bazuar në atë që Pjetri dha mësim, ne mund të përcaktojmë të vërtetën vijuese: Profetët e marrin shkrimin e shenjtë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. (Ju mund të doni ta shkruani apo shënoni këtë në shkrimet tuaja të shenjta.) Shkrimet e shenjta janë “fjalë, si të shkruara edhe të folura” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shkrime të Shenjta”, scriptures.lds.org; shih edhe DeB 68:2–4).

Disa shkrime të shenjta janë kanonizuar. Një kanun është “një mbledhje e njohur, autoritare librash të shenjtë. Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, librat kanonikë quhen veprat standarde dhe përmbledhin Dhiatën e Vjetër dhe të Re, Librin e Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Kanun”, scriptures.lds.org).

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

Ndërkohë që lexoni dëshminë vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, kërkoni dëshminë e tij se profetët vazhdojnë të marrin shkrim të shenjtë: “Linja e priftërisë është kanali me anë të të cilit Perëndia u ka folur fëmijëve të Tij nëpërmjet shkrimeve të shenjta në kohët e shkuara. Dhe është kjo linjë nëpërmjet së cilës Ai aktualisht flet, nëpërmjet mësimeve e këshillave të profetëve dhe apostujve të gjallë dhe udhëheqësve të tjerë të frymëzuar” (“Dy Linja Komunikimi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 84).

Merreni parasysh rëndësinë e njohurisë se Perëndia i përdorte dhe ende i përdor profetët për t’u dhënë fëmijëve të Tij shkrime të shenjta.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë disa fragmente të shkrimit të shenjtë, qoftë nga profetët e lashtë qoftë nga profetët e sotëm, që kanë ndikuar në jetën tuaj?

    2. Si jeni bekuar nëpërmjet atyre shkrimeve të shenjta?

Reflektoni sërish mbi dëshminë e Plakut Ouks dhe kërkoni një mundësi në ditët e ardhshme për t’u dëshmuar të tjerëve, ashtu siç Shpirti ju drejton, për realitetin e profetëve dhe për rëndësinë e marrjes dhe studimit të shkrimit të shenjtë.

2 Pjetër 2

Pjetri paralajmëron rreth të qenit të mashtruar nga mësues të rremë

Përse njerëzit mund të zgjedhin të mëkatojnë edhe kur e dinë se ajo që po bëjnë është e gabuar?

Te 2 Pjetri 2 ne lexojmë se Apostulli Pjetër i paralajmëroi shenjtorët rreth njerëzve që po përpiqeshin t’i mashtronin ata. Ndërsa e studioni 2 Pjetrin 2, kërkoni të vërteta që mund t’ju ndihmojnë për të dalluar dhe shmangur mashtrimet që çojnë në mëkat.

Lexojeni 2 Pjetrin 2:1–3, duke kërkuar paralajmërimin e Pjetrit rreth atyre që do të përpiqeshin t’i mashtronin shenjtorët. “Herezi shkatërruese” (2 Pjetër 2:1) janë mësimet e rreme dhe të dëmshme.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se mësuesit e rremë kërkojnë të na mashtrojnë.

Lexoni thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar atë që mësuesit e rremë na mësojnë sot me qëllim që të na mashtrojnë:

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Profetë të rremë dhe mësues të rremë janë ata që shpallin se Profeti Jozef Smith ishte një mashtrues hipokrit; ata e vënë në dyshim Vegimin e Parë si një përvojë të mirëfilltë. Ata shpallin se Libri i Mormonit dhe veprat e tjera kanonike nuk janë anale të lashta të shkrimit të shenjtë. Ata gjithashtu përpiqen ta ripërkufizojnë natyrën e Kreut-Perëndi dhe e mohojnë se Perëndia iu ka dhënë dhe vazhdon t’iu japë zbulesë sot profetëve të Tij të shuguruar dhe të mbështetur.

Profetë të rremë dhe mësues të rremë janë ata që përpiqen me arrogancë të krijojnë interpretime të reja të shkrimeve të shenjta për të treguar se këto tekste të shenjta nuk duhet të lexohen si fjala e Perëndisë për fëmijët e Tij, por thjesht si shqiptime të burrave të pafrymëzuar, të kufizuar nga vetë paragjykimet dhe anësitë e tyre kulturore. Si rrjedhojë, ata argumentojnë se shkrimet e shenjta kërkojnë një interpretim të ri dhe se vetëm ata janë të kualifikuar për ta dhënë atë interpretim.

Ndoshta, në mënyrën më dëmtuese, ata e mohojnë Ringjalljen dhe Shlyerjen e Krishtit, duke argumentuar se asnjë Perëndi nuk mund të na shpëtojë ne. Ata e mohojnë nevojën për një Shpëtimtar. Me pak fjalë, këta kritikues përpiqen t’i interpretojnë rishtazi doktrinat e Kishës që t’u përshtaten vetë pikëpamjeve të tyre të paramenduara, dhe në këtë proces e mohojnë Krishtin dhe rolin e Tij mesianik.

Profetë të rremë dhe mësues të rremë janë edhe ata që përpiqen t’i ndryshojnë doktrinat e dhëna nga Perëndia dhe me bazë në shkrimin e shenjtë, të cilat e mbrojnë shenjtërinë e martesës, natyrën hyjnore të familjes dhe doktrinën thelbësore të moralshmërisë vetjake. Ata përkrahin një ripërkufizim të moralshmërisë për të shfajësuar kurvërinë, shkeljen e kurorës dhe marrëdhëniet homoseksuale. Disa përkrahin hapur ligjërimin e martesave të ashtuquajtura të së njëjtës gjini” (“Beware of False Prophets and False Teachers”, Ensign, nëntor 1999, f. 63–64).

Merrni në shqyrtim raste kur ju mund të keni hasur mësime apo mesazhe nga mësues të rremë. Përse është e dobishme të jesh në dijeni të mesazheve dhe mësimeve të mësuesve të rremë?

Te 2 Pjetri 2:4–17 ne lexojmë disa shembuj të asaj që i ndodhi njerëzve, të cilët ndoqën mësues të rremë në të shkuarën, përfshirë atyre që e ndoqën Satanin në jetën para lindjes, njerëzve që jetuan gjatë kohës së Noeut dhe njerëzve nga Sodoma e Gomorra. Pjetri dha gjithashtu shembuj të individëve që nuk ishin ndikuar nga mësues të rremë, të tillë si Noeu dhe Loti. Më pas Pjetri përshkroi sjelljen e ligë të mësuesve të rremë.

Pamja
krimb në grep

Si e kap një peshkatar peshkun?

Teknikat e një peshkatari për kapjen e peshkut janë si ato të një mësuesi të rremë. Lexojeni 2 Pjetrin 2:18–19, duke kërkuar mënyrën se si mësuesit e rremë i joshin shenjtorët që t’i ndjekin mësimet e tyre.

Në ç’mënyrë janë mësimet e profetëve dhe të mësuesve të rremë si një karrem artificial apo natyral?

Te 2 Pjetri 2:19 ne mësojmë se këta mësues të rremë premtojnë liri. Me fjalë të tjera, ata japin mësim se mëkati, në vend të bindjes ndaj urdhërimeve, çon drejt një lirie më të madhe.

Nga këto vargje ne mund të mësojmë se mësuesit e rremë kërkojnë të na mashtrojnë, duke na bërë të besojmë se mëkati çon drejt një lirie më të madhe.

Lexojeni sërish vargun 19, duke kërkuar atë që u ndodh njerëzve të cilët mposhten nga mësimet e rreme dhe mëkati.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani dy ose tre shembuj të mësimeve të rreme që duket se nxitin lirinë, por në të vërtetë çojnë në robëri.

Lexojeni 2 Pjetrin 2:20–22, duke kërkuar atë që dha mësim Pjetri për ata që kthehen në mëkat pasi i kanë shpëtuar atij.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni ju, përse ata që “shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht” (2 Pjetër 2:20) mund të tundohen që të kthehen në udhët e tyre mëkatare?

    2. Çfarë këshille do të jepnit që ta ndihmonit dikë të qëndrojë besnik ndaj Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, në vend që të kthehet te mëkatet e mëparshme?

2 Pjetër 3

Pjetri dëshmon për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit

Kur Apostulli Pjetër e përfundoi këtë letër, ndoshta një nga dëshmitë e tij të fundit të shkruar, ai u kujtoi shenjtorëve Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe u mësoi atyre se si të përgatiteshin për të. Siç shënohet te 2 Pjetri 3:1–9, ai dha mësim se në ditët e fundit disa njerëz do të talleshin e do t’i përqeshnin ata që besonin në Ardhjen e Dytë.

Lexojeni 2 Pjetrin 3:10–14, duke kërkuar atë që dha mësim Pjetri rreth Ardhjes së Dytë. Fjala sjelljevargun 11 i referohet qëndrimit ose qasjes (shih 1 Timoteut 4:12, poshtëshënimin c [në variantin shdm të Biblës në anglisht]), dhe “shpejtuar” në vargun 12 do të thotë ta presësh diçka me padurim.

Çfarë këshille u dha Pjetri shenjtorëve që t’i përgatiste ata për Ardhjen e Dytë?

Fraza “të papërlyer dhe të paqortueshëm” në vargun 14 do të thotë të jesh i pastër nga mëkati. Ata që janë të pastër nga mëkati janë pajtuar me Perëndinë apo janë rivendosur në harmoni e unitet me Të, dhe do të gjenden në paqe me Shpëtimtarin kur Ai të vijë. Nga mësimet e Pjetrit mësojmë se ne mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit duke jetuar jetë të perëndishme dhe duke e pritur me padurim Ardhjen e Tij. Merreni parasysh ta shkruani ose shënoni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë 2 Pjetrit 3:11–14.

Cilat janë disa nga gjërat që ne mund të bëjmë për të jetuar një jetë të perëndishme ndërsa presim me padurim Ardhjen e Dytë?

Te 2 Pjetri 3:15–18 ne lexojmë që Pjetri e pranoi se disa nga mësimet e Palit janë të vështira për t’u kuptuar. Ai dha gjithashtu një paralajmërim rreth rënies në ligësi. Ai i ftoi shenjtorët që të “rrit[eshin], në hirin dhe në njohjen e Zotit … tonë” (2 Pjetër 3:18).

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Pjetrin dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër