Biblioteka
Njësia 19, Dita 2: Veprat e Apostujve 15


Njësia 19: Dita 2

Veprat e Apostujve 15

Hyrje

Anëtarë të Kishës nga Judea udhëtuan për në Antioki dhe u dhanë mësim johebrenjve të kthyer në besim se kishin nevojë të rrethpriteshin me qëllim që të shpëtoheshin. Pali dhe Barnaba e çuan çështjen për diskutim tek Apostujt në Jerusalem. Kjo mbledhje që u mbajt rreth viteve 49–50 Ps.K., nganjëherë u quajt kuvendi i Jerusalemit. Në këtë kuvend, Pjetri dëshmoi se Perëndia do t’i shpëtonte judenjtë dhe johebrenjtë besnikë, pavarësisht nëse ishin rrethprerë apo jo. Jakobi i miratoi fjalët e Pjetrit duke përdorur fjalët e shkrimeve të shenjta. Apostujt u dërguan letra anëtarëve të Kishës në Antioki, Siri dhe Kiliki duke shpjeguar se rrethprerja nuk ishte e nevojshme për shpëtim. Pali zgjodhi Silën si shoqëruesin e tij misionar dhe u nis për misionin e tij të dytë.

Veprat e Apostujve 15:1–29

Nëpërmjet këshillës së frymëzuar, Pjetri dhe Apostujt e tjerë vendosin që rrethprerja nuk kërkohet më

Shkruani të paktën pesë vendime të rëndësishme që ju duhet t’i merrni tani dhe në të ardhmen.

Përsiatni mënyrën se si do t’iu përgjigjeshit pyetjeve vijuese:

  • Përse është e urtë të kërkoni ndihmën e Perëndisë kur merrni vendime të rëndësishme?

  • Çfarë mund të bëni për ta ditur vullnetin e Perëndisë për ju?

Teksa studioni Veprat e Apostujve 15, kërkoni të vërteta që mund t’ju udhërrëfejnë ndërsa përpiqeni të dini vullnetin e Perëndisë për ju.

Për ta kuptuar më mirë Veprat e Apostujve 15, është e rëndësishme të dini se ndërkohë që Pali dhe Barnaba po vizitonin shenjtorët në Antioki, disa judenj nga Judea, të cilët ishin kthyer në besimin e krishterë, bënë disa shpallje lidhur me atë që nevojitej të bënin johebrenjtë e kthyer në besim për t’u shpëtuar. Këta njerëz, dhe të tjerë si ata, kanë arritur të njihen si “judaizues” ngaqë ngulnin këmbë se johebrenjtë e kthyer në besim gjithashtu kishin nevojë të ktheheshin në besimin te judaizmi.

Lexoni Veprat e Apostujve 15:1, duke kërkuar atë që këta burra nga Judea shpallën se duhej të bënin të gjithë johebrenjtë e kthyer në besim për t’u shpëtuar.

Si pjesë e besëlidhjes së bërë me Abrahamin, Perëndia urdhëroi që të rrethpriteshin të gjithë meshkujt që hynin në besëlidhje me Të. Rrethprerja “kryhej duke prerë ‘mishin e prepucit’ të foshnjave meshkuj dhe gjithashtu të të rriturve. Të gjithë ata që e pranonin atë, gëzonin privilegjet e besëlidhjes dhe pranonin përgjegjësitë e saj (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Rrethprerje”, f. 164, scriptures.lds.org). Rrethprerja u bë një simbol ose kujtues i besëlidhjes që njerëzit kishin bërë me Perëndinë. Praktika u themelua gjatë ditëve të Moisiut dhe vazhdoi të praktikohej midis shtëpisë besimtare të Izraelit deri në kohën e Shpëtimtarit.

Lexoni Veprat e Apostujve 15:2–3, duke kërkuar atë që ndodhi pasi Pali dhe Barnaba i dëgjuan këta burra të shpallnin se johebrenjtë e kthyer në besim kishin nevojë të rrethpreheshin. Fraza “një grindje jo e vogël dhe një diskutim … me ata” (Veprat e Apostujve 15:2) do të thotë që anëtarët e Kishës u grindën me Palin dhe Barnabën duke shpallur se johebrenjtë kishin nevojë të rrethpriteshin.

Sipas vargut 2, çfarë vendosën ata se duhej bërë?

Lexoni Veprat e Apostujve 15:4–6, duke kërkuar atë që ndodhi kur Pali dhe të tjerët mbërritën në Jerusalem. Fraza “për ta shqyrtuar këtë problem” në vargun 6 i drejtohet këshillimit së bashku.

Lexoni Veprat e Apostujve 15:7–11, duke kërkuar atë që Pjetri ia tha këshillit. Fraza “duke qenë se lindi një diskutim i madh” te vargu 7 do të thotë që Apostujt kishin debatuar fuqimisht për çështjen e rrethprerjes.

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni ju, çfarë donte të thoshte Pjetri kur tha se Perëndia “nuk bëri asnjë dallim midis nesh [judenjve të kthyer në besim] dhe atyre [johebrenjve të kthyer në besim]” (Veprat e Apostujve 15:9)?

Pjetri ishte Apostulli në tokë me më shumë kohë në detyrë dhe, si rrjedhim, ishte i autorizuar të fliste për Zotin. Shpallja e frymëzuar e Pjetrit se johebrenjtë nuk kishin nevojë të rrethpriteshin, është një shembull i Zotit duke e udhërrëfyer Kishën e Tij me anë të zbulimit të vullnetit të Tij Apostujve të Tij (shih Veprat e Apostujve 1:2).

Nga këto vargje ne mund të mësojmë të vërtetën vijuese: Ne mund ta dimë vullnetin e Zotit nëpërmjet profetëve dhe apostujve të Tij të gjallë. Merrni parasysh shkrimin ose shënimin e kësaj të vërtete në shkrimet tuaja të shenjta pranë Veprave të Apostujve 15:6–7.

Në kohën tonë, cilat janë disa mënyra që Apostujt e gjallë na ndihmojnë t’i dimë zbulesat që kanë marrë ata?

Lexoni Veprat e Apostujve 15:12–15, duke kërkuar mënyrën se si grumbulli i njerëzve iu përgjigj shpalljes së Pjetrit që rrethprerja nuk ishte e nevojshme për shpëtim.

Pjetri kryesoi në këtë kuvend dhe duket që Jakobi e drejtoi mbledhjen. Jakobi ishte thjeshtëri i Jezu Krishtit dhe peshkopi i parë i bashkësisë së Kishës në Jerusalem. Siç shënohet te Veprat e Apostujve 15:16–18, Jakobi citoi profetin Amos (shih Amos 9:11–12) për të treguar që shpallja e Pjetrit u pajtua me fjalët e profetëve, siç shënohen në shkrimet e shenjta.

Bazuar tek ajo që dha mësim Jakobi, ne mësojmë të vërtetën vijuese: Ne mund ta dimë vullnetin e Zotit nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta. Merrni parasysh shkrimin ose shënimin e kësaj të vërtete në shkrimet tuaja të shenjta pranë Veprave të Apostujve 15:15–18.

Lexoni Veprat e Apostujve 15:19–20, duke kërkuar atë që Jakobi i këshilloi të bënin udhëheqësit e Kishës.

Fjala gjykoj te vargu 19 do të thotë të bësh një propozim ose rekomandim. Jakobi po shprehte mbështetjen e tij ndaj rregullit që Pjetri, i cili kryesonte mbi Kishën, kishte shpallur te Veprat e Apostujve 15:7–11 (shih Bruce R. McConkie, Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 2:143). Te Veprat e Apostujve 15:20, vini re cilat pjesë të ligjit të Moisiut tha Jakobi që të kthyerit në besim ende kishin nevojë t’i mbanin.

Lexoni Veprat e Apostujve 15:22–27, duke kërkuar vendimin e këshillit.

Këshilli vendosi t’u dërgonte letra anëtarëve të Kishës duke shpallur që rrethprerja nuk kërkohej për shpëtim dhe se ky ishte vendimi i bashkuar i Apostujve. Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve i ndjekin po këto praktika në kohën tonë për t’u dhënë udhërrëfim të frymëzuar anëtarëve të Kishës.

Nga ky rrëfim te Veprat e Apostujve 15, ne mësojmë parimin vijues: Duke u këshilluar së bashku dhe duke kërkuar zbulesë nga Perëndia, udhëheqësit e Kishës marrin frymëzim rreth problemeve të vështira.

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

Për ta kuptuar më mirë se si kjo e vërtetë lidhet me Kishën sot, merrni parasysh thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Pasi përdori shembujt te Veprat e Apostujve 10 dhe Veprat e Apostujve 15 për të treguar se si Shpëtimtari “mund t’u drejtohet Vetë shërbëtorëve të Tij një e nga një ose si këshill”, Plaku Kristoferson tha: “Në Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit ndiqen sot po të njëjtat modele. Presidenti i Kishës mund të njoftojë ose të interpretojë doktrina bazuar te zbulesat që i jepen (shih për shembull, DeB 138). Interpretimi doktrinor mund të vijë edhe nëpërmjet këshillit të bashkuar të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (shih për shembull, Deklaratën Zyrtare 2). Diskutimet në këshill do të përfshijnë shpesh një peshim të veprave standarde të shkrimeve të shenjta, mësimet e udhëheqësve të Kishës dhe praktikat e mëparshme. Por në fund, ashtu si në Kishën e Dhiatës së Re, synimi nuk është thjesht marrëveshja e përgjithshme mes anëtarëve të këshillit, por zbulesa nga Perëndia. Ky është një proces që përfshin edhe arsyen edhe besimin për të mësuar mendjen dhe vullnetin e Zotit” (“Doktrina e Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 88).

Lexoni Veprat e Apostujve 15:28–29, duke kërkuar atë që Apostujt dhe pleqtë shkruan në letrat e tyre drejtuar anëtarëve të Kishës. Fraza “që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme” te vargu 28 do të thotë që njerëzit nuk kishin nevojë t’iu bindeshin kërkesave shtesë, të cilat kishin ardhur nga njerëzit dhe jo nga Perëndia.

Sipas Veprave të Apostujve 15:28, si e dinin Apostujt vullnetin e Perëndisë lidhur me kërkesat për johebrenjtë e kthyer në besim?

Jo vetëm që Fryma e Shenjtë i kishte frymëzuar Apostujt teksa këshilloheshin së bashku, por Ai gjithashtu siguroi një dëshmim pohues që vendimi i tyre ishte i saktë. Nga Veprat e Apostujve 15:28 ne mësojmë se një mënyrë se si mund ta dimë vullnetin e Zotit është nëpërmjet frymëzimit nga Fryma e Shenjtë.

  1. Shqyrtoni listën tuaj të vendimeve të rëndësishme nga fillimi i mësimit. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se si do t’i përdorni fjalët e profetëve bashkëkohorë dhe shkrimet e shenjta për të fituar drejtimin e Zotit në rrethanat e tanishme dhe të ardhshme.

Veprat e Apostujve 15:30–41

Pali dhe të tjerët ua dorëzojnë letrën e Apostujve anëtarëve të Kishës në Antioki

Veprat e Apostujve 15:30–41 shpjegon se disa udhëheqës të Kishës ua dorëzuan letrën e Apostujve anëtarëve të Kishës në Antioki. Atëherë, pasi predikuan në Antioki, Pali i kërkoi Barnabës të shkonte me të për të vizituar vendet ku kishin predikuar ungjillin gjatë misionit të tyre të parë. Barnaba dëshironte ta merrnin Markun me vete, por Pali nuk pranoi ngaqë Marku i kishte lënë gjatë misionit të tyre të parë. Pas njëfarë grindjeje midis këtyre dy udhëheqësve fisnikë të Kishës, u gjet zgjidhje kur Barnaba vendosi të merrte Markun me vete për në Qipro dhe Pali zgjodhi Silën si shoqërues misioni dhe u nis për misionin e tij të dytë.

Nuk është mëkat të mos jesh dakord me të tjerët. Siç e tregon ky rrëfim, në vend që të jemi grindavecë, ne duhet të kërkojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje për mosmarrëveshjet tona.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Veprat e Apostujve 15 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër