Biblioteka
Njësia 25, Dita 1: Efesianëve 2–3


Njësia 25: Dita 1

Efesianëve 2–3

Hyrje

Apostulli Pal u mësoi shenjtorëve në Efes se të gjithë mëkatarët mund të shpëtoheshin me anë të hirit të Perëndisë dhe se judenjtë e johebrenjtë ishin bërë një në shtëpinë e Perëndisë. Pali shpjegoi gjithashtu se Kisha e Jezu Krishtit është ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, dhe ai shprehu dëshirën e tij që shenjtorët të provojnë dashurinë e Jezu Krishtit.

Efesianëve 2

Pali jep mësim se si gjaku i Jezu Krishtit i shpëton si judenjtë ashtu dhe johebrenjtë

Mendoni për një rast kur mund të jeni ndier i përjashtuar ose i veçuar nga të tjerët.

Në kohën që Apostulli Pal shkroi letrën e tij drejtuar efesianëve, disa anëtarë të Kishës që ishin judenj ndiheshin se ishin më lart sesa johebrenjtë e kthyer në besim, sepse judenjtë ishin izraelitë nga prejardhja dhe meshkujt ishin të rrethprerë.

Lexojeni Efesianëve 2:1–3, duke kërkuar mënyrën se si Pali e përshkroi gjendjen shpirtërore si të shenjtorëve johebrenj (juve dhe [ju] te vargjet 1–2) dhe të shenjtorëve judeas (nevargun 3), përpara kthimit të tyre në besim te Shpëtimtari dhe Kisha e Tij. Fraza “prijësit të pushtetit të erës” në vargun 2 i referohet djallit dhe ndikimit të tij anembanë botës.

  • Sipas vargjeve 1–2, cila ishte gjendja shpirtërore e johebrenjve përpara kthimit të tyre në besim?

  • Sipas vargut 3, cila ishte gjendja shpirtërore e Palit dhe e judenjve përpara kthimit të tyre në besim?

Pali i përshkroi si johebrenjtë edhe judenjtë sikur të ishin të vdekur nga ana shpirtërore, ose të veçuar nga Perëndia, për shkak të mëkateve të tyre (shih vargun 1). Ata po ecnin sipas sjelljeve ose dëshirave të mishit, duke ia nënshtruar kështu veten e tyre zemërimit të Perëndisë.

Lexojeni Efesianëve 2:4–6, duke kërkuar gjendjen shpirtërore të shenjtorëve johebrenj dhe judeas pas kthimit të tyre në besim. Togfjalëshi dha jetëvargun 5 do të thotë të gjallërosh dhe fraza “vendet qiellore” në vargun 6 i referohet mbretërisë çelestiale (shih Bruce R. McConkie, Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 2:500).

Vëreni se pas kthimit të tyre në besim, Zoti u kishte dhënë jetë si judenjve edhe johebrenjve, ose i kishte gjallëruar ata nga vdekja e tyre shpirtërore dhe gjendja e mëkatit. Ne i referohemi kësaj si të qenët i rilindur shpirtërisht ose i shpëtuar nga mëkatet tona.

Lexojeni Efesianëve 2:7–10, duke kërkuar kush ia mundësoi këtë shndërrim johebrenjve dhe judenjve.

Këto vargje na mësojnë të vërtetën vijuese: Për shkak të hirit të Perëndisë, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet nëpërmjet besimit në Jezu Krisht.

Besimi i vërtetë në Jezu Krisht gjithmonë na drejton që ta ndjekim Atë dhe të bëjmë vepra të mira. Vëreni se Pali theksoi se ne nuk mund ta shpëtojmë veten, pavarësisht se sa të mira janë veprat tona (shih Efesianëve 2:8–9). Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, shpjegoi nevojën tonë për hirin e Perëndisë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Ngaqë ne të gjithë ‘mëkatua[m] dhe u privua[m] nga lavdia e Perëndisë’ [Romakëve 3:23] dhe ngaqë ‘asgjë e papastër nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë’ [1 Nefi 15:34], çdonjëri prej nesh është i padenjë të kthehet në praninë e Perëndisë.

Edhe sikur t’i shërbenim Perëndisë me gjithë qenien tonë, kjo nuk mjafton, sepse akoma do të ishim ‘shërbëtorë të padobishëm’ [Mosia 2:21]. Ne nuk mund ta fitojmë udhën tonë drejt qiellit; kërkesat e drejtësisë qëndrojnë si pengesë, të cilën ne jemi të pafuqishëm ta kapërcejmë vetë.

Por jo gjithçka humbet.

Hiri i Perëndisë është shpresa jonë e madhërishme dhe e pafundme.

Nëpërmjet flijimit të Jezu Krishtit, plani i mëshirës plotëson kërkesat e drejtësisë [shih Alma 42:15] ‘dhe u sjell njerëzve mjete që ata të mund të kenë besim deri në pendim’ [Alma 34:15].

Mëkatet tona, edhe sikur të mund të jenë të kuqe flakë, mund të bëhen të bardha si bora [shih Isaia 1:18]. Ngaqë Shpëtimtari ynë i dashur ‘e dha veten si çmim për të gjithë’ [1 Timoteut 2:6], një hyrje për në mbretërinë e Tij të amshuar sigurohet për ne [shih 2 Pjetër 1:11].

Porta u hap! …

Që ta trashëgojmë këtë lavdi, na nevojitet më shumë sesa një portë e hapur; ne duhet të hyjmë nëpërmjet kësaj porte me një dëshirë në zemër që të ndryshohemi – një ndryshim kaq rrënjësor sa shkrimet e shenjta e përshkruajnë atë si të qenët ‘të lind[ur] rishtas; po, të lind[ur] nga Perëndia, të ndryshuar nga gjendja [jonë, e dhënë pas botës] dhe e rënë, në një gjendje drejtësie, duke qenë të shëlbuar nga Perëndia, duke u bërë bijtë dhe bijat e tij’ [Mosia 27:25]. …

Hiri është një dhuratë nga Perëndia dhe dëshira jonë për të qenë të bindur ndaj secilit prej urdhërimeve të Perëndisë është shtrirja e dorës sonë të vdekshme për ta marrë këtë dhuratë të shenjtë nga Ati ynë Qiellor” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 108, 110).

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si na ndihmon ushtrimi i besimit në Jezu Krisht dhe pendimi për mëkatet tona, që të marrim dhuratën e hirit të Perëndisë?

Pamja
hollësi, modeli i tempullit të Herodit

Figura shoqëruese tregon pjesë të një modeli të tempullit të Herodit në Jerusalem. Shigjeta tregon “murin e ndarjes” (Efesianëve 2:14) në oborret e jashtme të tempullit. Për shkak se johebrenjtë nuk ishin izraelitë nga prejardhja, që jetonin sipas ligjit të Moisiut, atyre u ndalohej të kalonin përtej këtij muri drejt zonave më të shenjta të tempullit. Ata mbaheshin për të “huaj [të ardhur] në qytetarinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit” (Efesianëve 2:12). Muri ndarës si objekt përfaqësonte veçimin shpirtëror që ekzistonte midis judenjve dhe johebrenjve përpara zbulesës së Pjetrit se ungjilli duhej t’u predikohej johebrenjve.

Lexojeni Efesianëve 2:12–15, duke kërkuar se çfarë e theu pengesën midis judenjve dhe johebrenjve. Fjala armiqësivargun 15 do të thotë “kundërshtim [hasmëri] dhe urrejtje” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Armiqësi”, f. 9–10, scriptures.lds.org).

Sipas këtyre vargjeve, çfarë i bashkoi johebrenjtë dhe judenjtë?

Nëpërmjet gjakut të Krishtit (Shlyerjes), muri që në mënyrë figurative i ndante shpirtërisht judenjtë nga johebrenjtë u hoq dhe ata u bënë “një njeri [i] ri” (Efesianëve 2:15), ose një trup i vetëm, apo grup, në Krisht. Ju mund të doni ta shkruani ose shënoni të vërtetën vijuese pranë Efesianëve 2:12–15: Kur vijmë te Jezu Krishti dhe marrim nga hiri i Tij, ne bëhemi një me shenjtorët e Perëndisë.

Lexojeni Efesianëve 2:16–19, duke kërkuar fraza që e theksojnë të vërtetën se kur vijmë te Jezu Krishti dhe marrim nga hiri i Tij, mund të bëhemi një me shenjtorët e Perëndisë.

Merrni parasysh arsyen përse mendoni se kjo e vërtetë është e rëndësishme për ne që ta kuptojmë e zbatojmë sot në Kishë.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen apo të ndihen sërish si “bashkëqytetarë” (Efesianëve 2:19) në Kishë sesa si të huaj?

    2. Kur ju ka ndihmuar dikush që të ndiheni si një bashkëqytetar me shenjtorët sesa si një i huaj?

    3. Kur jeni përpjekur ta ndihmoni dikë të ndihet në të njëjtën mënyrë?

Merrni parasysh dikë që e njihni, që mund të përfitojë nga pjesëmarrja në një veprimtari të Kishës. Ftojeni këtë person në një veprimtari ose mbledhje të radhës në Kishë dhe bëni një përpjekje të vazhdueshme për ta ndihmuar këtë individ të ndihet i mirëpritur në lagjen apo degën tuaj.

Lexojeni Efesianëve 2:20–22, duke kërkuar atë që dha mësim Pali se ishte themeli i Kishës.

Plotësojeni të vërtetën vijuese bazuar te mësimet e Palit në ato vargje: Kisha e Zotit është themeluar mbi , me Jezu Krishtin si .

Guri i qoshes është një gur i madh i vendosur në qoshe të një themeli për t’i dhënë forcë dhe qëndresë gjithë ndërtesës.

Pamja
guri i qoshes

Në çfarë mënyre është Jezu Krishti “vetë guri i qoshes” (Efesianëve 2:20) i Kishës?

Teksa merrni parasysh Efesianëve 2:21–22, mendoni për atë që i ndodh pjesës tjetër të Kishës për shkak të këtij Guri të Qoshes.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në çfarë mënyrash e përbëjnë apostujt dhe profetët një kujtesë të themelit të Kishës?

    2. Si siguron ky themel qëndrueshmëri në Kishë dhe e mbron atë ndaj sulmeve të djallit?

Efesianëve 3

Pali shpreh dëshirat e tij për shenjtorët efesianë

Siç shënohet tek Efesianëve 3:1–16, Apostulli Pal predikoi për Jezu Krishtin dhe dha mësim se nëpërmjet Tij, johebrenjtë mund të jenë “bashkëtrashëgimtarë” (vargu 6) me Izraelin dhe marrës të premtimeve të Perëndisë. Shërbesa e Palit ishte që t’ua predikonte ungjillin e Jezu Krishtit johebrenjve.

Lexojeni Efesianëve 3:17–19, duke kërkuar atë që Pali dëshironte që shenjtorët të njihnin e të ndienin.

Sipas këtyre vargjeve, çfarë donte Pali që shenjtorët të njihnin e të ndienin?

Nga Efesianëve 3:1–19 ne mësojmë se apostujt dhe profetët përpiqen t’i ndihmojnë fëmijët e Perëndisë ta njohin e ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ç’mënyrë apostujt dhe profetët i ndihmojnë fëmijët e Perëndisë t’i kuptojnë bekimet e ekzaltimit dhe ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit në kohën tonë?

    2. Kur ju kanë ndihmuar mësimet e apostujve dhe të profetëve t’i kuptoni bekimet e ekzaltimit apo ta ndieni dashurinë e Jezu Krishtit në jetën tuaj?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Efesianëve 2–3 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër