Biblioteka
Njësia 28, Dita 4: Hebrenjve 12–Jakob 1


Njësia 28: Dita 4

Hebrenjve 12Jakob 1

Hyrje

Apostulli Pal i këshilloi anëtarët judeas të Kishës që të rendnin në udhën e dishepullimit duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit. Ai shpjegoi gjithashtu bekimet e marrjes së qortimit të Zotit. Jakobi, që ishte gjithashtu një Apostull i Jezu Krishtit, e nxiti shtëpinë e shpërndarë të Izraelit që të ishin të duruar në pikëllimet e tyre dhe të kërkonin urtësi nga Ati Qiellor. Jakobi u mësoi gjithashtu atyre që t’i bënin ballë tundimit, të ishin bërës së fjalës, t’u shërbenin të tjerëve dhe të qëndronin të pastër shpirtërisht.

Hebrenjve 12

Pali i këshillon shenjtorët që të rendin në udhën e jetës me besim e durim

Në hapësirën e dhënë, përshkruani vështirësitë që mund të hasë një vrapues kur ai ose ajo vrapon në një garë me distancë të gjatë:

Pamja
i ri duke vrapuar

Çfarë mund ta nxitë një vrapues që të vazhdojë të vrapojë edhe kur ai ose ajo has vështirësi?

Në ç’mënyra është jeta si një dishepull i Jezu Krishtit e ngjashme me një garë rezistence? Çfarë vështirësish mund të hasim si dishepuj të Jezu Krishtit? Çfarë vështirësish keni hasur si një pasues i Jezu Krishtit?

Ndërsa e studioni Hebrenjve 12, kërkoni të vërteta që do t’ju ndihmojnë të vazhdoni ta ndiqni Jezu Krishtin edhe kur bëhet e vështirë.

Lexojeni Hebrenjve 12:1, duke kërkuar atë që Apostulli Pal u tha shenjtorëve se duhej të bënin për të rendur në mënyrë të suksesshme në udhën e dishepullimit.

Përfytyroni sikur po vraponi në një garë ndërkohë që mbani një çantë shpine të mbushur me gurë. Si do të ndikonte mbajta e kësaj çante shpine në vrapimin tuaj?

Si mund të jenë mëkatet tuaja të ngjashme me gurët në çantën e shpinës? Përfytyroni se si do të ndiheshit po ta hiqnit çantën e shpinës pasi të kishit vrapuar me të për pak kohë.

Merreni në shqyrtim se çfarë do të thotë të rendësh me durim në udhën e dishepullimit.

Lexojeni Hebrenjve 12:2–4, duke kërkuar atë që Pali u tha shenjtorëve të bënin që do t’i ndihmonte ata t’i linin mënjanë mëkatet e tyre dhe ta përballonin kundërshtimin me durim. Fjala kundërshtimvargun 3 i referohet kontradiktës (shih Hebrenjve 12:3, poshtëshënimin a [në variantin shdm të Biblës në anglisht]).

Një parim që mund të mësojmë nga ajo që Pali u mësoi shenjtorëve është se kur shohim te shembulli i Jezu Krishtit, ne mund të gjejmë forcë për t’i lënë mënjanë mëkatet tona dhe për ta përballuar kundërshtimin me durim.

Pamja
Kryqëzimi i Krishtit

Lexojeni sërish Hebrenjve 12:2–4, duke kërkuar rolin që ka Shpëtimtari në jetën tonë.

Çfarë mendoni se donte të thoshte Pali kur e përshkroi Jezu Krishtin si “kreu[n] dhe plotësonjësi[n e] besimit [tonë]” në vargun 2? Merreni parasysh llojin e kundërshtimit që duroi Shpëtimtari në vdekshmëri.

Pali u tha shenjtorëve se Jezu Krishti qe i gatshëm të vuante vdekjen në kryq dhe të duronte fyerjen e botës, ngaqë e dinte gëzimin që do të merrte nëse do të qëndronte besnik ndaj Atit Qiellor.

Pamja
Plaku Nil A. Maksuell

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se “të mësosh ta përçmosh fyerjen e botës do të thotë ta konsiderosh atë të pavlerë, njësoj si të mos ia vësh veshin tundimit (shih DeB 20:22)” (Lord, Increase Our Faith [1994], f. 99).

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha sa vijon rreth durimit të Shpëtimtarit: “Jezusi duroi. Ai vazhdoi. Mirësia e Tij e lejoi besimin të ngadhnjente, madje edhe në një gjendje të plotë ankthi. Mirëbesimi me anë të të cilit Ai jetonte, i tha Atij se pavarësisht nga ndjenjat e Tij, ajo dhembshuri hyjnore nuk mungon kurrë, se Perëndia është gjithnjë besnik, se Ai kurrë nuk do të na braktisë apo lërë në baltë” (“Askush Nuk Ishte me Të”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 88).

Mendoni për mënyrën se si mund t’ju ndihmojë të parit te shembulli i Jezu Krishtit kur përballeni me vuajtje dhe pengesa. Merreni parasysh mënyrën se si të parit te shembulli i Shpëtimtarit mund t’ju frymëzojë që t’i lini mënjanë mëkatet tuaja dhe të keni më shumë durim me veten tuaj dhe të tjerët.

Pamja
djalë të cilin po e korrigjojnë

Si reagoni ju ndaj korrigjimit?

Mendoni për një rast kur dikush ju korrigjoi. Si reaguat ndaj atij korrigjimi? Përse ndonjëherë është e vështirë që të pranosh korrigjim nga dikush?

Si mendoni ju, cilat janë disa nga arsyet përse njerëzit mund të përpiqen të na korrigjojnë, veçanërisht kur e dinë se ne mund të mos e pëlqejmë korrigjimin e tyre?

Ndërsa rendim në udhën e dishepullimit, ne mund të presim të qortohemi apo korrigjohemi.

Lexojeni Hebrenjve 12:6–9, duke kërkuar se kush do të na korrigjojë dhe përse. Fjala kopilavargun 8, u referohet atyre që lindeshin jashtë lidhjes martesore, të cilët nuk konsideroheshin trashëgimtarë të ligjshëm. (Hebrenjve 12:9 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që të mund ta gjeni më me lehtësi në të ardhmen.)

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ç’mënyrë është qortimi i Atit Qiellor një tregues i dashurisë së Tij për fëmijët e Tij?

    2. Cilat janë disa nga mënyrat se si mund të na korrigjojë Ati Qiellor?

Megjithëse qortimi i Atit Qiellor mund të vijë në shumë mënyra, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos hamendësojmë se çdo provë apo vuajtje që ne përjetojmë vjen nga Perëndia.

Te Hebrenjve 12:10, Pali e pranoi që megjithëse etërit tanë tokësorë të cilët na duan ndonjëherë mund të na qortojnë në mënyrë të papërsosur, qortimi i Atit Qiellor është i përsosur dhe ka për qëllim të jetë për dobinë tonë.

Lexojeni Hebrenjve 12:10–11, duke kërkuar bekimet që na vijnë nëse i nënshtrohemi me përulësi qortimit të Perëndisë. Fraza “pjesëtarë të shenjtërisë së tij” në vargun 10, i referohet të bërit më shumë si Perëndia.

Vini re në vargun 11 atë çka Pali dha mësim rreth mënyrës se si mund të ndihemi fillimisht kur qortohemi. Kur kujtojmë se Ati Qiellor e di se çfarë është më e mira për ne, kjo mund të na ndihmojë që t’i nënshtrohemi qortimit kur ai na jepet. Një parim që mund të mësojmë nga këto vargje është që nëse i nënshtrohemi qortimit të Atit Qiellor, ne do të bëhemi më shumë si Ai dhe do të kemi paqen që vjen nga drejtësia.

Nëse keni mundësi hyrjeje në internet, te faqja Mormon Messages shikoni videon “The Will of God” [“Vullneti i Perëndisë]” (3:02), e cila gjendet në LDS.org. Kjo video portretizon dashurinë dhe urtësinë që gjendet në qortimin e Atit Qiellor në jetën tonë.

Mendoni për një rast kur ju u ndiet i qortuar nga Ati Qiellor. Si reaguat? Në një fletë të veçantë letre, ju mund të doni të krijoni një shenjë që ju kujton t’i nënshtroheni qortimit të Atit Qiellor në të ardhmen. Vendoseni shenjën në një vend që do t’ju kujtojë mësimet e Palit te [Letra drejtuar] Hebrenjve.

Te Hebrenjve 12:12–29, Pali u tha shenjtorëve që t’i ndihmonin anëtarët e tjerë të Kishës të qëndronin besnikë, në mënyrë që të mos i pengonin bekimet e Perëndisë. Ai shpjegoi gjithashtu se shenjtorët që i qëndrojnë besnikë dhe i shërbejnë Perëndisë do të marrin lavdi të pakrahasueshme dhe një vend në mbretërinë e Perëndisë.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Hebrenjve 12:9

  1. Rilexojeni Hebrenjve 12:9, duke kërkuar doktrinat shtesë që mund të mësojmë rreth Atit tonë Qiellor. Renditeni atë që gjeni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Përgjigjjuni gjithashtu pyetjes vijuese: Përse është e rëndësishme të besojmë se ne jemi fëmijë të Perëndisë?

Hebrenjve 13

Pali u jep këshilla të ndryshme shenjtorëve

Pali e përfundon letrën e tij drejtuar shenjtorëve hebrenj duke u dhënë këshilla për çështje të ndryshme. Lexojeni Hebrenjve 13:1–9, 17, duke kërkuar këshillat që u dha Pali shenjtorëve.

Nga ajo që lexuat, si mendoni ju, cila këshillë nevojitet më tepër në kohën tonë? Përse?

Merrni në shqyrtim se cilat pjesë prej këshillave të Palit mund të zbatoni më mirë në vetë jetën tuaj.

Te Hebrenjve 13:10–25, Pali dha mësim se pasi Jezu Krishti kreu Shlyerjen, flijimet e kafshëve nuk kërkoheshin më (shih 3 Nefi 9:18–20). Në vend të kësaj, shenjtorët mund t’i ofronin Perëndisë lavde dhe vepra të mira.

Jakob 1

Jakobi i nxit izraelitët e shpërndarë që të kërkojnë urtësi nga Perëndia dhe të jenë bërës të fjalës

A keni dashur ndonjëherë që të kishit më shumë urtësi apo ta kuptonit më mirë vullnetin e Atit Qiellor për ju? Përsiatni mbi situata në jetën tuaj në të cilat ju do të donit të kishit më shumë urtësi.

Pamja
Jozef Smithi Kërkon Urtësi nga Bibla

Lexoni Joseph Smith—Historia 1:9–10, duke kërkuar pyetjet që kishte Profeti Jozef Smith kur ishte djalosh.

Jozefi po lexonte në Letrën e Jakobit kur zbuloi se si të gjente përgjigje për pyetjet e tij. Jakobi ishte një Apostull i Jezu Krishtit dhe një peshkop në Jeruzalem. Tradita e krishterë thotë gjithashtu se Jakobi ishte biri i Maries dhe Jozefit dhe, si rrjedhojë, ishte gjysmëvëlla me Jezu Krishtin.

Lexojeni Jakobin 1:1–4, duke kërkuar atë që Jakobi i mësoi shtëpisë së Izraelit rreth vështirësive dhe fatkeqësive të tyre. Përkthimi prej Joseph Smith-it i Jakobit 1:2 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta) e ndryshon frazën “sprova nga më të ndryshmet” në “shumë fatkeqësi”.

Vëreni referencat mbi durimin te Jakobi 1:3–4. Përse është e rëndësishme që të kemi durim gjatë vështirësive dhe fatkeqësive?

Lexojeni Jakobin 1:5–6, duke kërkuar se çfarë zbuloi Jozef Smithi që e ndihmoi të gjente përgjigje për pyetjet e tij. Mund të jetë e dobishme të dini se në vargun 5 fjala pa kursim do të thotë falas dhe bujarisht, dhe qortoj do të thotë të bësh vërejtje ose të kritikosh. (Jakobi 1:5–6 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që të mund ta gjeni lehtësisht në të ardhmen.)

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një ose dy parime që mund të mësoni nga Jakobi 1:5–6.

Çfarë mendoni se do të thotë të “kërko[sh] me besim, pa dyshuar” (Jakob 1:6)?

Lexoni Joseph Smith—Historia 1:12, e cila shënon reagimin e Jozefit ndaj Jakobit 1:5. Cili qe rezultati i veprimit të Jozef Smithit sipas asaj që na mësohet te Jakobi 1:5–6?

Pamja
Vegimi i Parë

Mendoni për rastet kur Ati Qiellor iu është përgjigjur me bujari lutjeve tuaja pasi iu lutët Atij me besim. Merreni në shqyrtim mënyrën se si mund t’i zbatoni parimet që përcaktuat te Jakobi 1:5–6, që të mund të merrni urtësi dhe përgjigje për pyetjet tuaja.

Siç shënohet te Jakobi 1:7–11, Jakobi paralajmëroi kundër të qenit me dy mendje, apo të lëkundur në besnikërinë dhe zotimin ndaj Zotit. Ai i paralajmëroi edhe ata që ishin të pasur për problemet që mund të vijnë nga pasuria.

Te Jakobi 1:12–21, Jakobi dha mësim se ne e tregojmë dashurinë tonë për Zotin duke i bërë ballë tundimit, që është një nga kërkesat për marrjen e kurorës së jetës së përjetshme. Ai dha gjithashtu mësim se të gjitha dhuratat e mira vijnë nga Perëndia dhe se shenjtorët duhet të heqin dorë nga “çdo ndyrësi” dhe t’i marrin fjalët e Zotit “me butësi” (Jakob 1:21).

Lexojeni Jakobin 1:22, duke kërkuar atë që Jakobi i nxiti shenjtorët të bënin me fjalën e Perëndisë.

Merreni në shqyrtim mënyrën se si e ndoqi Jozef Smithi këtë këshillë. Përsiatni mbi mënyrën se si do të veproni sipas asaj që keni mësuar kur e studiuat këtë mësim.

Lexojeni Jakobin 1:27, duke kërkuar mënyrat se si mund të jeni një bërës i fjalës. Përdorimi i fjalës fe nga ana e Jakobit në këtë kontekst i referohet tregimit të përkushtimit tonë ndaj Perëndisë.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Jakob 1:5–6

Mësimi përmendsh i Jakobit 1:5–6 do t’ju ndihmojë gjatë gjithë jetës suaj kur keni pyetje rreth ungjillit, ndërsa kërkoni ndihmën e Zotit në marrjen e vendimeve dhe ndërsa ua mësoni ungjillin të tjerëve.

Shpenzojini disa minuta duke u përpjekur të mësoni përmendsh Jakobin 1:5–6. Mbajeni mend që t’i përsëritni shpesh fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë që i keni mësuar përmendsh, në mënyrë që ta kujtoni atë që keni mësuar.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Hebrenjve 12Jakobin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër