Biblioteka
Njësia 29, Dita 1: Jakob 2–3


Njësia 29: Dita 1

Jakob 2–3

Hyrje

Apostulli Jakob i nxiti shenjtorët që t’u shtrinin dorën e ndihmës të shtypurve dhe dha mësim se pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit nuk duhet t’i parapëlqejnë të pasurit më shumë se sa të varfrit. Ai dha gjithashtu mësim për marrëdhënien midis besimit dhe veprave, dhe u mësoi shenjtorëve mbi rëndësinë e kontrollimit të të folurit të tyre. Më pas, ai e krahasoi diturinë e botës me diturinë që vjen nga Perëndia.

Jakob 2:1–13

Jakobi u mëson pasuesve të Krishtit të mos e mbajnë anën e të pasurve

Mendoni për një rast kur ju e keni parë dikë të trajtohet më mirë se të tjerët ngaqë ai apo ajo ishte e njohur, vishte rroba të modës, vinte nga një familje e pasur ose me ndikim të madh, apo për ndonjë arsye tjetër të pajustifikueshme.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani diçka rreth përvojës suaj dhe përshkruani mënyrën se si u ndiet rreth saj. Përgjigjjuni gjithashtu pyetjes vijuese: Përse nganjëherë njerëzit bëjnë dallime?

Lexoni Përkthimin prej Joseph Smith-it të Jakobit 2:1 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta), duke kërkuar atë që shkroi Jakobi rreth “dallime[ve] midis njerëzve”. Të kesh “dallime midis njerëzve” do të thotë të mbash anën ose ta trajtosh një person apo një grup njerëzish ndryshe nga të tjerët për shkak të rrethanave apo karakteristikave të tyre.

Lexojeni Jakobin 2:2–4, duke kërkuar shembullin që dha Jakobi të një situate ku shenjtorët nuk duhej të mbanin anën e një personi më shumë se të një tjetri.

Mendoni për situata në kohën tonë ku njerëzit i trajtojnë të tjerët keq për shkak të rrethanave apo karakteristikave të tyre.

Sipas Jakobit 2:5–7, Jakobi i qortoi shenjtorët që i përbuznin të varfrit. Ai u kujtoi atyre se të varfrit të cilët ishin të pasur në besim i kishte zgjedhur Perëndia, dhe se ishin të pasurit ata që i kishin shtypur të varfrit dhe kishin bërë blasfemi ndaj Zotit.

Lexojeni Jakobin 2:8, duke kërkuar atë që Jakobi u kujtoi shenjtorëve të bënin që do t’i ndihmonte për ta zhdukur dallimin.

Si mendoni ju, përse ky urdhërim përmendej si “ligji mbretëror” (Jakob 2:8)?

Presidenti Marion G. Romni, i Presidencës së Parë, dha mësim rreth këtij parimi nga Jakobi dhe e përshtati atë për ofertat e agjërimit:

Pamja
Presidenti Marion G. Romni

“Ne duhet t’i duam fqinjët tanë si vetveten. Shpëtimtari e vendosi këtë ligj vetëm si të dytin pas dashurisë për Perëndinë [shih Mateu 22:37, 39]. …

Kur i paguajmë ofertat tona të agjërimit, ne duhet ta bëjmë këtë me ligjin mbretëror në mendje. …

Përkujdesja ndaj të varfërve dhe njerëzve të paaftë fizikisht apo mendërisht, dhe ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, është qëllimi kryesor dhe një kërkesë e pandryshueshme për përmbushjen e ligjit mbretëror për t’i dashur fqinjët tanë si vetveten” (“The Royal Law of Love”, Ensign, maj 1978, f. 95).

Përfundojeni parimin vijues me atë që Jakobi dha mësim në këto vargje: Dishepujt besnikë të Jezu Krishtit .

  1. Shkruajeni këtë parim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj përgjigjjuni pyetjeve vijuese:

    1. Në ç’mënyrë ishte Shpëtimtari një shembull i dashurisë për të tjerët pavarësisht nga rrethanat e tyre?

    2. Kush është dikush që ju e njihni, i cili përpiqet t’i dojë të gjithë njerëzit pavarësisht nga rrethanat e tyre? Çfarë bën ky person për të treguar se ai apo ajo i do të gjithë njerëzit pavarësisht nga rrethanat e tyre?

Merreni në shqyrtim mënyrën se si ju i trajtoni të tjerët. Kërkoni mundësi për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit duke i dashur të tjerët pavarësisht nga rrethanat e tyre.

Përfytyroni sikur, pasi i dëgjoni mësimet e Jakobit për t’i dashur të gjithë njerëzit, ju dëgjoni dikë që thotë se nuk është ndonjë problem i madh nëse mbajmë anën e disave ndërkohë që i keqtrajtojmë të tjerët. Ky person thotë gjithashtu se ka gjëra edhe më të këqija që ne mund të bëjmë.

Lexojeni Jakobin 2:9–10, duke kërkuar se përse është një çështje serioze të mos i duash të gjithë njerëzit pavarësisht nga rrethanat e tyre.

Ka shumë urdhërime, dhe mosbindja ndaj çdonjërit prej këtyre urdhërimeve do të thotë se ne e kemi shkelur ligjin e Perëndisë, jemi bërë të papastër dhe nuk jemi në gjendje të jetojmë me Perëndinë. Është sikur të jemi bërë “fajtor[ë] në të gjitha pikat” (Jakob 2:10) ngaqë rezultati është i njëjtë: veçimi nga Perëndia (shih 1 Nefi 10:21).

Nga këto vargje ne mund të mësojmë doktrinën vijuese: Nëse kryejmë qoftë edhe një mëkat, ne bëhemi fajtorë përpara Perëndisë.

Edhe pse mosbindja na bën të papastër, ne mund të kemi ende shpresë. Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dha mësim mbi mënyrën se si mund të bëhemi sërish të pastër:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Hiri i Perëndisë është shpresa jonë e madhërishme dhe e pafundme.

Nëpërmjet flijimit të Jezu Krishtit, plani i mëshirës plotëson kërkesat e drejtësisë [shih Alma 42:15] ‘dhe u sjell njerëzve mjete që ata të mund të kenë besim deri në pendim’ [Alma 34:15].

Mëkatet tona, edhe sikur të mund të jenë të kuqe flakë, mund të bëhen të bardha si bora [shih Isaia 1:18]. Ngaqë Shpëtimtari ynë i dashur ‘e dha veten si çmim për të gjithë’ [1 Timoteut 2:6], një hyrje për në mbretërinë e Tij të amshuar sigurohet për ne [shih 2 Pjetër 1:11].

Porta u hap!” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 108).

Çfarë duhet të bëjmë ne që të bëhemi të pastër nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, në mënyrë që të hyjmë në mbretërinë e Zotit?

Procesi i mposhtjes së dobësive tona dhe i të bërit të pastër e të kulluar nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit arrihet me anë të përpjekjeve për të qenë pak më të mirë çdo ditë. Të bëhemi si Shpëtimtari duhet të jetë synimi që ne duhet ta ndjekim gjatë gjithë jetës sonë.

Jakobi 2:11 përmban një shembull të mësimit të Jakobit në vargun 10, që thekson se thyerja e cilitdo prej urdhërimeve të Perëndisë na bën mëkatarë. Te Jakobi 2:12–13, ai i nxiti besimtarët të jenë të mëshirshëm në mënyrën se si i trajtojnë njerëzit, sepse nëse i trajtojnë të tjerët pa mëshirë, ata do të gjykohen gjithashtu pa mëshirë.

Jakob 2:14–26

Jakobi jep mësim rreth rolit të besimit dhe veprave në shpëtimin tonë

Njerëzit e përdorin fjalën besim për të nënkuptuar gjëra të ndryshme. Disa mund ta përdorin atë për të përshkruar një bindje në diçka, ndërkohë që të tjerët mund ta përdorin për të përshkruar një veprim. Te Jakobi 2:14–26 ne mësojmë se si e korrigjoi Jakobi një ide të rreme rreth besimit.

Lexojeni Jakobin 2:14, duke kërkuar pyetjet që u bëri Jakobi shenjtorëve rreth besimit.

Në këtë kontekst, Apostulli Jakob e përdori fjalën vepra ndryshe nga sa e përdori Apostulli Pal. Kur Pali e përdori fjalën vepra, ai iu referua veprave të ligjit të Moisiut. Kur Jakobi e përdori fjalën vepra, ai iu referua veprimeve të përkushtimit apo veprave të drejtësisë.

Lexojeni Jakobin 2:17–18, duke kërkuar atë që dha mësim Jakobi rreth besimit. (Jakob 2:17–18 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që të mund ta gjeni me lehtësi në të ardhmen.)

Si mendoni ju, çfarë do të thotë fraza “besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete” (vargu 17)?

Nga këto vargje ne mësojmë se besimi i vërtetë në Jezu Krisht tregohet me anë të veprave tona të drejta.

Reflektoni mbi veprimet tuaja gjatë javës së kaluar. A treguan shumë prej atyre veprimeve se ju keni besim të vërtetë në Jezu Krishtin? A do të ishte e lehtë për dikë tjetër ta dallonte se ju keni besim të vërtetë në Jezu Krishtin?

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Jakob 2:17–18

  1. Lexojeni Jakobin 2:17 disa herë dhe pastaj përpiquni ta thoni përmendsh. Bëni të njëjtën gjë me Jakobin 2:18. Provojeni veten tuaj duke i shkruar të dyja vargjet nga kujtesa në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Jakob 3

Jakobi u jep mësim shenjtorëve mbi rëndësinë e kontrollimit të të folurit të tyre

Pamja
një tubet me pastë dhëmbësh

Përfytyroni sikur po e nxirrni të gjithë pastën e dhëmbëve nga tubeti. Tani, përfytyroni sikur po përpiqeni ta futni të gjithë pastën e dhëmbëve sërish në tubet.

Si mund të jetë kjo pastë dhëmbësh e ngjashme me fjalët që ne themi?

A keni thënë ndonjëherë ndonjë gjë për të cilën ju erdhi keq më vonë? Ndërsa e studioni Jakobin 3:1–12, kërkoni të vërteta që do të ndihmojnë për t’ju udhëzuar në zgjedhjen e fjalëve që thoni.

Lexojeni Jakobin 3:2–4 dhe fjalinë e parë të Jakobit 3:5, duke kërkuar mënyrën se si i përshkroi Jakobi ata që nuk i fyejnë të tjerët me të folurin e tyre.

Vini re te vargu 2 atë që Jakobi dha mësim se, të “[mos] gabo[jmë] në të folur” apo në atë që themi, tregon një nivel vetëkontrolli. Fraza “të gjithë gabojmë” në vargun 2 do të thotë se të gjithë e kalojmë cakun ose veprojmë padrejtësisht, dhe fjala gjuhëvargun 5 i referohet fjalëve që ne themi.

Pamja
vizatim, kalë me fre
Pamja
vizatim, barkë e vogël me vela

Freri (Jakob 3:3) është një copë e vogël metali që vendoset në gojën e një kali. Frerët lidhen me kapistrën, duke e lejuar kalorësin që ta drejtojë kalin. Një timon (Jakob 3:4) i referohet levës së pasme komanduese të një anijeje dhe e ndihmon dikë që ta drejtojë apo ta kthejë anijen.

Sipas Jakobit, çfarë kanë të përbashkët frerët e kalit me timonin e një anijeje?

Si na ndihmon krahasimi i Jakobit të këtyre objekteve me gjuhën apo fjalët që ne themi, për të kuptuar fuqinë e fjalëve tona?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se kur mësojmë të kontrollojmë atë që themi, kjo mund të ketë një ndikim të madh në jetën tonë.

Si mund të ketë një ndikim kaq të madh në jetën tonë diçka që mund të duket kaq e vogël, siç është të mësojmë të kontrollojmë atë që themi?

Lexojeni fjalinë e fundit të Jakobit 3:5 dhe gjithashtu Jakobin 3:6, duke kërkuar se me çfarë tjetër i krahasoi Jakobi fjalët tona. Fjala pyllvargun 5 i referohet një tangalle (shih Jakobin 3:5, poshtëshënimin b [në variantin shdm të Biblës në anglisht]).

Mendoni për mënyrën se si mund të “ndizet” (Jakob 3:6) apo të vihet në rrezik jeta jonë, nga përdorimi jo i mençur i fjalëve tona. Si mund të ndikojë pozitivisht në jetën tonë bërja e ndryshimeve të vogla në atë që themi? Si mund të ndikojnë në jetën e të tjerëve ndryshime të atilla?

Siç shënohet te Jakobi 3:8, Jakobi paralajmëroi se një gjuhë e pazbutur apo një e folur e pazbutur, është si një helm vdekjeprurës. Në këtë kohë të komunikimit dhe mjeteve shoqërore elektronike, jini të vetëdijshëm se fjalët helmuese apo të këqija mund të përhapen shpejt, duke shkatërruar jetë dhe mund të ruhen në mënyrë të përhershme në botën elektronike.

Lexojeni Jakobin 3:7–12, duke kërkuar se me çfarë tjetër i krahasoi Jakobi fjalët tona.

Nga Jakobi 3:9–10 ne mësojmë se pasuesit e Perëndisë përpiqen t’i përdorin fjalët e tyre për qëllime të drejta, jo për të përhapur të ligën.

Pas citimit të Jakobit 3:2–10, Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli rreth asaj se për çfarë duhet apo nuk duhet të përdoren fjalët tona:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Është e dukshme që Jakobi nuk nënkupton se gjuha është gjithmonë e paudhë, as se gjithçka që themi është ‘plot me helm vdekjeprurës’. Por ai thotë qartë se të paktën disa gjëra që themi mund të jenë shkatërrimtare, madje helmuese – dhe kjo është një fjalë drithëruese për një shenjtor të ditëve të mëvonshme! Zëri që jep një dëshmi të thellë, që shqipton lutje të zjarrta dhe këndon himne të Sionit mund të jetë i njëjti zë që qorton dhe kritikon, turpëron dhe poshtëron, që shkakton dhembje dhe shkatërron shpirtin e dikujt dhe të të tjerëve gjatë procesit. …

Prandaj, vëllezër e motra, në këtë kërkim të gjatë e të përjetshëm për të qenë më shumë si Shpëtimtari ynë, u përpjekshim për të qenë burra dhe gra ‘të përsosur[a]’ tani [shih Jakobin 3:2], të paktën në këtë mënyrë – duke mos fyer me fjalë, ose e thënë në një mënyrë më pozitive, duke folur me një gjuhë të re, gjuhën e engjëjve. Fjalët tona, ashtu si veprat tona, duhet të mbushen me besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, tri detyrimet e mëdha të krishtera që nevojiten aq shumë në botën tonë sot. Me fjalë të tilla, të thëna nën ndikimin e Shpirtit, lotë mund të thahen, zemra mund të shërohen, jetë mund të inkurajohen, shpresa mund të kthehet dhe besimi në vetvete mund të triumfojë” (“Gjuha e Engjëjve”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 16, 18; Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 16, 18).

Mendoni për disa nga gjërat që ju mund të bëni, që të jeni pak më shumë të “përsosur” (Jakob 3:2) në përzgjedhjen e asaj që thoni.

“Mënyra se si flisni duhet të tregojë se kush jeni si një bir ose bijë e Perëndisë. Gjuha e pastër dhe e mençur është provë e një mendjeje të mprehtë dhe të shëndetshme. Gjuha e mirë që ngre shpirtërisht, që nxit dhe përgëzon të tjerët, e fton Shpirtin që të jetë me ju” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 20).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur jeni ngritur shpirtërisht apo ju kanë dhënë kurajë fjalët e një personi tjetër?

    2. Si jeni bekuar kur jeni përpjekur që t’i ngrini shpirtërisht apo t’u jepni kurajë të tjerëve me fjalët tuaja?

Në një fletë të veçantë letre shkruani një synim lidhur me atë që do të bëni për ta kontrolluar më mirë atë që thoni dhe për ta përdorur gjuhën tuaj për qëllime të drejta. Sigurohuni që të veproni sipas asaj që shkruani.

Siç shënohet te Jakobi 3:13–18, Jakobi e krahasoi diturinë e botës me diturinë që vjen “nga lart” (vargu 17), apo diturinë që vjen nga Perëndia. Dituria e botës çon drejt “smirë[s]” (vargu 16) dhe “grindje[s]” (vargu 14) apo zënkave dhe “trazirë[s]” (vargu 16), ndërkohë që dituria që vjen nga Perëndia është “e pastër” dhe “plot mëshirë” (vargu 17).

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Jakobin 2–3 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër