Biblioteka
Njësia 9, Dita 2: Lluka 1


Njësia 9: Dita 2

Lluka 1

Hyrje

Engjëlli Gabriel iu shfaq Zakarias dhe lajmëroi se Zakaria dhe gruaja e tij, Elizabeta, do të kishin një djalë, të cilit ata duhet t’ia vinin emrin Gjon. Gjashtë muaj më vonë, i njëjti engjëll iu shfaq Maries dhe e lajmëroi se ajo do të ishte nëna e Birit të Perëndisë. Maria e vizitoi Elizabetën dhe ato u gëzuan në ardhjen e Shpëtimtarit. Tre muaj më vonë, Elizabeta lindi Gjonin, i cili do të njihej si Gjon Pagëzori.

Lluka 1:1–4

Lluka shpjegon arsyet përse e shkroi Ungjillin e tij

A mund t’i dalloni ngjarjet e portretizuara në secilën nga figurat vijuese? Nën secilën figurë, shkruani një përshkrim të ngjarjes.

Pamja
Jozefi dhe Maria Udhëtojnë për në Bethlehem
Pamja
Engjëlli iu Shfaqet Barinjve
Pamja
Simeoni Nderon Krishtin Foshnjë
Pamja
Krishti në Tempull

Krishti në Tempull, nga Heinrich Hofmann. Me mirësinë e C. Harrison Conroy Co., Inc.

Pamja
Samaritani i Mirë
Pamja
Maria dhe Marta
Pamja
Dhjetë Lebrosët

Këto përfaqësojnë disa nga ngjarjet dhe mësimet nga shërbesa në vdekshmëri e Shpëtimtarit, të cilat u shënuan nga Lluka, por nuk janë në ungjijtë e Mateut, Markut dhe Gjonit.

Lluka e filloi Ungjillin e tij duke iu drejtuar dikujt të quajtur “Teofil” (shih Lluka 1:3) dhe shpjegoi arsyet e tij përse e shkroi atë. Teofil do të thotë “mik i Perëndisë” (Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Theophilus” [“Teofil”]).

Lexoni Llukën 1:1–4, duke kërkuar arsyet përse Lluka e shkroi këtë Ungjill.

Bazuar te Lluka 1:4, çfarë mund të bëjë për ju studimi i Ungjillit të Llukës?

Ndërsa ju studioni Ungjillin e Llukës, ju mund të arrini të “nj[ihni] vërtetësinë” (Lluka 1:4) e të vërtetave që ju janë dhënë mësim për Jezu Krishtin.

Lluka 1:5–25

Engjëlli Gabriel i shpall Zakarias lindjen e ardhshme të Gjonit dhe Elizabeta ngjizet

Sa gjatë mendoni se mund ta mbani frymën tuaj? Vendosni një kronometër për 10 ose 30 sekonda dhe niseni atë kur të filloni të mbani frymën tuaj, ose kur ju të mund të shikoni akrepin e dytë të orës. Nëse është e mundur, mbajeni frymën tuaj derisa kronometri të tringëllojë ose derisa të mbarojë periudha kohore.

Çfarë po mendonit gjatë sekondave të fundit përpara se kronometri të tringëllonte dhe të mbaronte koha? Si mund të jetë e ngjashme mbajtja e frymës suaj me padurimin që ndiet ndërsa prisnit që fjalët e Perëndisë të përmbusheshin?

Përsiatni mbi një bekim ose përgjigje nga Perëndia, për të cilën po prisni apo shpresoni. Ndërsa studioni Llukën 1, kërkoni të vërtetat që mund t’ju ndihmojnë kur jeni duke pritur që fjalët e Perëndisë të përmbushen në jetën tuaj.

Lexoni Llukën 1:5–7, duke kërkuar bekimin që Zakaria dhe Elizabeta kishin pritur për pjesën më të madhe të jetës së tyre.

Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth Zakarias dhe Elizabetës?

Zakaria dhe Elizabeta ishin të dy pasardhës të Aaronit, nga prejardhja e të cilit zgjidheshin të gjithë priftërinjtë dhe priftërinjtë e lartë të Izraelit. Kjo do të thotë se Gjoni ishte një trashëgimtar nga gjaku i Priftërisë Aarone dhe i udhëheqjes së saj. Profeti Jozef Smith tha: “Zakaria ishte një prift i Perëndisë dhe që kryesonte në Tempull, dhe Gjoni ishte prift si i ati, dhe mbante çelësat e Priftërisë Aarone” (në History of the Church, 5:257).

Lluka 1:8–10 shënon se Zakaria qe caktuar të digjte temjan në tempullin e Jerusalemit. Ky ishte një nder që i jepej një prifti ndoshta vetëm një herë në jetën e tij.

Lexoni Llukën 1:11–13, duke kërkuar atë që ndodhi ndërsa Zakaria ishte në tempull.

Vini re te vargu 13 se engjëlli tha: “Lutja jote u plotësua”. Zakaria dhe Elizabeta ka gjasa të jenë lutur për shumë vite që të kishin një fëmijë. Ju mund të doni ta shenjoni këtë frazë në shkrimet tuaja të shenjta.

Si mund të jetë ndier Zakaria kur dëgjoi se ai dhe Elizabeta do të kishin një djalë, edhe pse ata ishin “të kaluar në moshë” (Lluka 1:7)?

Lluka 1:14–17 shënon që engjëlli Gabriel i tha Zakarias se ai dhe Elizabeta do të “[kishin] gëzim dhe hare” (Lluka 1:14) dhe se djali i tyre do të përgatiste shumë njerëz për Zotin.

Lexoni Llukën 1:18–20, për të parë mënyrën se si iu përgjigj Zakaria mesazhit të Gabrielit. Profeti Jozef Smith dha mësim se Gabrieli ishte Noeu dhe “qëndron pas Adamit në autoritetin në Priftëri” [Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 108).

Vini re atë që i ndodhi Zakarias për shkak se dyshoi te fjalët e engjëllit. Merrni parasysh që te vargu 20 të shenjoni atë që engjëlli tha për fjalët – mesazhin – që ai i kishte thënë Zakarias.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga engjëlli Gabriel është se Fjalët e Zotit, të thëna nëpërmjet shërbëtorëve të Tij, do të përmbushen në kohën e tyre. “Në kohën e tyre” do të thotë sipas kohës së Zotit.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të ndikojë njohuria se fjalët e Zotit do të përmbushen sipas kohës së Tij, në mënyrën se si reagojmë ndaj premtimeve të Zotit?

    2. Si mund ta ndihmojë kjo e vërtetë një person, i cili mezi pret që një premtim hyjnor të përmbushet?

Te Lluka 1:21–24, ne mësojmë se kur Zakaria u largua nga tempulli, ai nuk mund të fliste. Elizabeta më vonë ngeli shtatzënë, ashtu siç kishte premtuar engjëlli.

Lexoni fjalët e Elizabetës te Lluka 1:25 dhe merrni në shqyrtim se si mund të jetë ndier Elizabeta ndërkohë që përgatitej për të lindur një fëmijë. Thënia e saj se Zoti e kishte “hequr turpin [e saj] përpara njerëzve” i referohet turpit që ajo kishte përjetuar si një grua pa fëmijë. Në këtë kohë dhe në këtë kulturë, të lindje vlerësohej shumë, dhe të mos ishe në gjendje të lindje një fëmijë, sillte mungesë respekti dhe një ndjenjë inferioriteti.

Lluka 1:26–38

Engjëlli Gabriel i shpall Maries lindjen e ardhshme të Jezusit

Te Lluka 1:26–27, ne mësojmë se në muajin e gjashtë të shtatzënisë së Elizabetës, engjëlli Gabriel u dërgua te Maria, një virgjëreshë në Nazaret.

Lexoni Llukën 1:28–33, duke kërkuar fraza që mund ta kenë ndihmuar Marien të kuptonte rëndësinë e detyrës që Perëndia po i jepte asaj. Merrni parasysh ta shenjoni atë që gjeni. Jezus është “forma greke e emrit Jozueu ose Jeshua, ‘Perëndia është ndihmë’ ose ‘shpëtimtar’” (Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Jesus” [“Jezus”]).

Vini re se titulli “Biri i Shumë të Lartit” (Lluka 1:32) i referohet doktrinës se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Atit.

Lexoni Llukën 1:34, duke kërkuar pyetjen e Maries. Thënia e saj “unë nuk njoh burrë” do të thotë se ajo ishte e virgjër.

Lexoni Llukën 1:35–37, duke kërkuar përgjigjen e engjëllit për pyetjen e Maries.

Ne nuk e dimë, përtej rrëfimeve në shkrimet e shenjta, se si ndodhi mrekullia e ngjizjes së Jezu Krishtit; neve thjesht na thuhet se ishte një mrekulli dhe se fëmija që do të lindej do të ishte Biri i Perëndisë.

Vini re te Lluka 1:37 të vërtetën që tha engjëlli, e cila ndihmon për të shpjeguar këtë ngjarje të mrekullueshme. Ju mund të doni ta shenjoni këtë në shkrimet tuaja të shenjta.

Përsiatni mbi disa rrethana në të cilat mund të mendohet e vështirë ose madje e pamundur që t’i bindemi disa urdhërimeve. Renditni tre ose katër shembuj në hapësirën e dhënë:

  1. Merrni parasysh të vërtetën se me Perëndinë asgjë s’është e pamundur. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni ju, çfarë mund të thonë Maria ose Elizabeta për të na nxitur, nëse mendojmë se ajo që Zoti na ka kërkuar të bëjmë është e vështirë ose e pamundur? Pastaj shkruani rreth një përvoje që e ka forcuar bindjen tuaj se asgjë nuk është e pamundur me Perëndinë.

Lexoni Llukën 1:38, për të parë mënyrën se si iu përgjigj Maria engjëllit.

Çfarë prove shihni në këtë varg që tregon se Maria i besoi fjalët e engjëllit?

Merrni në shqyrtim se si ndryshonte pranimi nga ana e Maries të fjalëve të engjëllit nga reagimi i Zakarias ndaj lajmërimit të engjëllit në tempull. Përsiatni se si mund t’i ndiqni shembujt e Maries dhe të Elizabetës, duke besuar se në vetë jetën tuaj gjithçka që Zoti do të kërkojë prej jush, nuk do të jetë e pamundur me ndihmën e Tij.

Lluka 1:39–56

Maria e viziton Elizabetën dhe ato dëshmojnë për Shpëtimtarin

Pamja
Elizabeta dhe Maria

Elizabeta dhe Maria përmbushën role të rëndësishme që ndihmuan në ndryshimin e botës. Lexoni Llukën 1:41–45, duke kërkuar dëshminë e Elizabetës ndërsa “u mbush me Frymën e Shenjtë” (Lluka 1:41).

Për shkak të dëshmisë që Elizabeta mori nga Fryma e Shenjtë, çfarë kuptoi ajo tashmë për Marien?

Lexoni Llukën 1:46–49, për të parë mënyrën se si e përlëvdoi Maria Zotin.

Te vargu 49 vini re që Maria tha se Zoti kishte bërë “gjëra të mëdha” për të. Rilexoni Llukën 1:34, 38, 45–46, duke kërkuar atë që bëri Maria, që e lejoi Zotin të bënte “gjëra të mëdha” për të.

Ashtu si Zakaria, Elizabeta dhe Maria duhej të luanin rolet e tyre në planin hyjnor, edhe ne kemi role të rëndësishme të caktuara nga Zoti. Nga ky rrëfim ne mësojmë që nëse përpiqemi besnikërisht për t’i përmbushur rolet që Zoti ka për ne, Ai mund të bëjë gjëra të mëdha në jetën tonë.

  1. Përsiatni për rolet që Zoti do që ju të përmbushni në planin e Tij dhe përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mund të ndodhë në jetën tuaj nëse i përgjigjeni Zotit ashtu siç bëri Maria?

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

Presidenti Ezra Taft Benson dëshmoi për bekimet e kthimit të jetës sonë drejt Perëndisë dhe të përpjekjes besnike për ta ndjekur vullnetin e Tij: “Burrat dhe gratë që e kthejnë jetën e tyre nga Perëndia do të zbulojnë se Ai mund të bëjë me jetën e tyre më shumë se sa mund të bëjnë ata vetë. Ai do t’i thellojë gëzimet e tyre, do ta zgjerojë fushëpamjen e tyre, do ta gjallërojë mendjen e tyre, do t’i forcojë muskujt e tyre, do ta lartësojë shpirtin e tyre, do t’i shumëfishojë bekimet e tyre, do t’i shtojë mundësitë e tyre, do ta ngushëllojë shpirtin e tyre, do t’u japë miq dhe do të derdhë paqe. Kushdo që do ta humbasë jetën e tij në shërbim të Perëndisë, do të gjejë jetë të përjetshme” (“Jesus Christ – Gifts and Expectations”, Ensign, dhjetor 1988, f. 4).

Lluka 1:57–80

Gjon Pagëzori u lind

Lluka 1:57–80 shpjegon se pasi Elizabeta lindi, Zakaria pohoi me shkrim se fëmija duhej të quhej Gjon. Emri Gjon do të thotë “Jehovai është i hirshëm”. Në këtë çast, papritmas, ai qe në gjendje të fliste sërish dhe profetizoi rreth misionit të Jezu Krishtit dhe të Gjonit. Kur ne i përmbushim me besnikëri rolet tona hyjnore, ashtu siç bëri Zakaria, Elizabeta dhe Maria, Zoti po ashtu mund të bëjë gjëra të mëdha për ne dhe nëpërmjet nesh. Merrni në shqyrtim se si mund t’i përmbushni vetë rolet tuaja në planin e Zotit.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Llukën 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër