Biblioteka
Njësia 9, Dita 3: Lluka 2


Njësia 9: Dita 3

Lluka 2

Hyrje

Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Bethlehem dhe Jezusi u lind atje. Barinjtë iu bindën udhëzimit të engjëllit për ta gjetur Jezusin e sapolindur dhe më pas u shpallën të tjerëve lindjen e Jezusit. Simeoni e bekoi Jezusin në tempull dhe Ana ndau dëshminë e saj se Shëlbuesi kishte lindur. Jezusi u rrit “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve” (Lluka 2:52).

Lluka 2:1–20

Jezusi lindi në Bethlehem

Pamja
Lindja e Jezusit

Sa i sigurt jeni në njohurinë tuaj për ngjarjet që rrethuan lindjen e Shpëtimtarit? Provojeni veten tuaj duke plotësuar testin vijues me alternativa. Shkruani nëse çdo pohim është i vërtetë (V) ose i rremë (Rr).

  • ____ 1. Maria dhe Jozefi shkuan në Bethlehem për të paguar taksat.

  • ____ 2. Maries dhe Jozefit iu desh të udhëtonin 44 kilometra nga Nazareti për në Bethlehem.

  • ____ 3. Foshnja Jezus u vendos në një grazhd për shkak se hani ishte plot.

  • ____ 4. Barinjtë ndoqën yllin për te grazhdi ku rrinte Jezusi.

  • ____ 5. Përveç Maries dhe Jozefit, njerëzit e parë sipas analit që e panë Jezusin ishin barinjtë.

  • ____ 6. Engjëlli u tha barinjve të mos i thoshin njeriu për atë që kishin parë.

Ndërsa studioni Llukën 2, kërkoni përgjigjet e këtyre pyetjeve për të parë nëse i jeni përgjigjur atyre saktësisht.

Lexoni Llukën 2:1–5, duke kërkuar përse Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Bethlehem.

Vini re se Lluka 2:1, shënimi b në fund të faqes [në variantin SHDM të Biblës në anglisht], sqaron se Cezari donte të regjistronte ose të numëronte popullin. Kjo bëhej për qëllime taksash.

Shkoni te Harta e Fotografi të Biblës nr. 11, “Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re” që gjendet tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Gjeni qytetin e Nazaretit dhe të Bethlehemit në hartë.

Vini re se “Bethlehemi [është] afërsisht 137–145 kilometra në jug të Nazaretit, një udhëtim prej të paktën katër deri në pesë ditë me ecje, ndoshta edhe më gjatë duke marrë parasysh gjendjen e Maries” (New Testament Student Manual [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2014], f. 143).

Përsiatni mbi atë që ju mendoni se do të ishin rrethanat e përshtatshme për lindjen e Krijuesit dhe të Shpëtimtarit të botës. Lexoni Llukën 2:6–7, për të parë rrethanat e lindjes së Jezusit.

Lexoni Llukën 2:8–14, për të parë mënyrën se si u lajmërua lindja e Shpëtimtarit.

Pamja
engjëlli me barinjtë

Vini re se Lluka 2:10, përshkruan ndjenjat që mund të përjetojmë ne për shkak se Shpëtimtari u lind. Merrni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në shkrimet tuaja të shenjta: Për shkak se Shpëtimtari u lind në tokë, ne mund të provojmë gëzim të madh.

Ndërsa ju vazhdoni të studioni Llukën 2, kërkoni shembuj të mënyrës se si njohuria e lindjes së Shpëtimtarit u solli gëzim të tjerëve.

Lexoni Llukën 2:15–20, duke shenjuar fraza ose fjalë që tregojnë mënyrën se si reaguan barinjtë ndaj udhëzimeve të engjëllit.

Vini re se barinjtë reaguan menjëherë ndaj mesazhit të engjëllit. Për çfarë e morën barinjtë dëshminë ose pohimin, ngaqë ia vunë veshin këtij mesazhi?

Rishikoni Llukën 2:17–20, duke kërkuar atë që bënë barinjtë pasi morën dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Si mendoni ju, përse barinjtë u treguan të tjerëve atë që kishin përjetuar dhe dëgjuar?

  1. Plotësojini detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në bazë të asaj që mësuat nga veprimet e barinjve, plotësoni parimin vijues: Kur ne marrim dëshminë tonë për Jezu Krishtin, ne do të duam ta .

    2. Përsiatni mbi një rast kur ju ndiet dëshirën për t’u treguar të tjerëve dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Shkruani rreth arsyes përse e kishit atë dëshirë.

Lluka 2:21–39

Simeoni dhe Ana e shpallin Jezusin si Shpëtimtarin e botës

Te Lluka 2:21–24, ne lexojmë se tetë ditë pas lindjes së Jezusit, Maria dhe Jozefi e paraqitën Atë në tempull në përputhje me ligjin judeas (shih Eksodi 13:2). Dy individë që ishin në tempull atë ditë, e njohën foshnjën Jezus si Mesian.

Lexoni rrëfimin e Simeonit te Lluka 2:25–32. (Vini re se fraza “priste ngushëllimin e Izraelit” te Lluka 2:25 i referohet pritjes që të vinte Mesia.) Pastaj lexoni rrëfimin e Anës te Lluka 2:36–38. Tek të dyja rrëfimet, kërkoni për mënyrën se si njohuria e lindjes së Shpëtimtarit u solli gëzim këtyre individëve.

Në çfarë mënyrash dëshmuan më pas Simeoni dhe Ana për Jezu Krishtin?

Te Lluka 2:34–35, ne gjithashtu lexojmë se Simeoni i bekoi Marien dhe Jozefin. Përkthimi prej Joseph Smith-it qartëson profecinë e Simeonit për Marien: “Po, një shpatë do ta tejshpojë atë, duke plagosur po ashtu vetë shpirtin tënd; që mendimet e shumë zemrave të mund të zbulohen” ( Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it; në variantin SHDM të Biblës në anglisht], Lluka 2:35).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni përse njohuria e lindjes së Shpëtimtarit ka sjellë gëzim për ju. Merrni parasysh t’ia tregoni këtë dëshmi një miku ose ta ndani gjatë mbrëmjes familjare.

Sipas Llukës 2:39, pasi e paraqitën Jezusin në tempull, Maria dhe Jozefi u kthyen me Jezusin në shtëpinë e tyre në Nazaret.

Lluka 2:40–52

Jezusi i ri u rrit “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve”

Pamja
Fëmijëria e Jezu Krishtit
Pamja
Jezusi fëmijë me një pergamenë

Shkruani diçka që ju do të donit ta përmirësonit te vetja juaj:

Në ç’mënyrë njohuria se si ishte Jezusi kur ishte në moshën tuaj, mund t’ju ndihmojë të bëheni personi që do të donit të ishit?

Shkrimet e shenjta përmbajnë vetëm disa hollësi rreth rinisë së Jezusit, por ato hollësi mund të jenë një bekim i madh dhe mund të na udhëheqin ndërsa kërkojmë ta përmirësojmë veten tonë. Lexoni Llukën 2:40, për të parë mënyrën se si e përshkroi Lluka jetën e hershme të Jezusit. Vini re se u forcua do të thotë u rrit ose u zhvillua.

Më pas, lexoni Llukën 2:41–49, duke kërkuar atë që bëri Jezusi kur ai ishte 12 vjeç.

Përse Jezusi qëndroi prapa në tempull? (Lexoni Llukën 2:46, tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, duke kërkuar mënyrën se si Përkthimi prej Joseph Smith-it sqaron atë që Jezusi po bënte në tempull.)

Pamja
Jezusi fëmijë në tempull duke dhënë mësim

Nëse është në dispozicion, ju mund të doni të shihni videon “Young Jesus Teaches in the Temple” [“Jezusi Fëmijë Jep Mësim në Tempull”] (2:30) nga The Life of Jesus Christ Bible Videos [Video nga Bibla mbi Jetën e Jezu Krishtit], që gjendet në LDS.org, për të parë një përshkrim të asaj që ndodhi kur Jozefi dhe Maria e gjetën Jezusin në tempull. Nëse videoja nuk është në dispozicion, lexoni Llukën 2:48–50, duke kërkuar atë që Jezusi i tha Maries dhe Jozefit kur ata e gjetën Atë.

Çfarë na zbulon ky rrëfim rreth njohurisë që Jezusi kishte për identitetin e Tij hyjnor si një i ri?

Pamja
Profeti Jozef Smith

Profeti Jozef Smith zbuloi sa vijon rreth Jezu Krishtit, kur ai ishte i ri: “Kur ishte ende një fëmijë, Ai kishte të gjithë inteligjencën e nevojshme që t’i mundësonte Atij të sundonte e ta qeveriste mbretërinë e judenjve, dhe mund të arsyetonte me dijetarët më të mençur e më të përgatitur të ligjit dhe teologjisë, e t’i bënte teoritë dhe praktikën e tyre të dukeshin si marrëzira, krahasuar me mençurinë që Ai zotëronte; por Ai qe vetëm një fëmijë dhe i mungonte forca fizike madje për të mbrojtur vetë personin e Tij; dhe prekej nga i ftohti, uria e vdekja (në History of the Church, 6:608).

Lexoni Llukën 2:51–52, duke kërkuar mënyrat se si u rrit Jezusi (shih edhe Përkthimin prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24–26 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]).

Lluka 2:52, na mëson se Jezusi u “rrit në dituri”. Në atë varg ne mësojmë edhe mënyra të tjera se si u rrit ai. Të rritesh “në shtat” do të thotë të rritesh fizikisht. Fraza “në hir përpara Perëndisë” ka të bëjë me mirëqenien shpirtërore dhe fraza “në hir përpara … njerëzve” ka të bëjë me marrëdhëniet shoqërore. Pra, bazuar në studimin tonë të këtij vargu, ne mund të mësojmë parimin vijues: Ne mund ta ndjekim shembullin e Jezusit duke fituar dituri dhe duke u rritur fizikisht, shpirtërisht dhe nga ana shoqërore.

Përsiatni pyetjet vijuese:

  • Përse është e rëndësishme që ne të zhvillohemi në secilën nga këto katër aspekte?

  • Si jeni bekuar juve ndërsa jeni përpjekur të ndiqni shembullin e Jezusit për ta zhvilluar Veten e Tij në këto aspekte?

  1. Kopjojeni tabelën vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj nën secilën kategori shkruani një synim për vetë zhvillimin tuaj vetjak dhe një plan për mënyrën se si do të veproni mbi atë synim gjatë javëve të ardhshme.

Unë mund ta ndjek shembullin e Jezusit duke u rritur …

Kategoria:

Intelektualisht

Fizikisht

Shpirtërisht

Nga Ana Shoqërore

Synimi dhe plani im për të arritur qëllimin tim:

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Llukën 2 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

  • Përgjigjet për testin me alternativa e vërtetë – e rreme: 1. E vërtetë; 2. E rreme; 3. E vërtetë; 4. E rreme; 5. E vërtetë; 6. E rreme.

Shtyp në Letër