Biblioteka
Njësia 2, Dita 4: Mateu 5


Njësia 2: Dita 4

Mateu 5

Hyrje

Mateu 5–7 shënon një predikim që Shpëtimtari dha në fillim të shërbesës së Tij. Ai është bërë i njohur si Predikimi në Mal. Ky mësim flet për Mateun 5, i cili përmban parime që Shpëtimtari dha mësim se çojnë në lumturi. Ai gjithashtu i urdhëroi dishepujt e Tij të jepnin një shembull të drejtë dhe dha mësim ligjin më të lartë.

Mateu 5:1–12

Jezu Krishti e fillon Predikimin në Mal duke dhënë mësim Lumturitë

Pamja
Predikimi në Mal

Jezusi duke dhënë mësim Predikimin në Mal

Si do t’u përgjigjeshit pyetjeve vijuese: A jeni i lumtur? Përse po ose përse jo?

Merrni parasysh atë që tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, për lumturinë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Shumë shpesh jepemi pas iluzionit se ka diçka pak përtej mundësive tona që do të na sjellë lumturi: një situatë më e mirë familjare, një situatë më e mirë financiare ose fundi i një sprove sfiduese.

… Rrethanat e jashtme në të vërtetë nuk kanë rëndësi ose nuk përcaktojnë lumturinë tonë

Ne vërtet kemi rëndësi. Ne e përcaktojmë lumturinë tonë” (“Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 23).

Kur ta studioni Mateun 5, kërkoni parime që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni atë që do të sjellë lumturi të vërtetë.

Hidhini një sy Mateut 5:3–11, duke kërkuar fjalët që përsëriten në fillim të çdo vargu. (Ju mund të doni ta shenjoni fjalën lum që gjendet te Mateu 5:3, shënimi a në fund të faqes [në variantin SHDM të Biblës në anglisht].)

Ngaqë fjala lum përkthehet nga fjala latine beatus, që do të thotë të jesh me fat ose i lumtur, këto vargje përgjithësisht janë quajtur Lumturitë.

Gjatë vizitës së Tij te nefitët, Jezu Krishti dha një predikim që është i ngjashëm me Predikimin në Mal që gjendet te Mateu 5. Si parathënie për predikimin e Tij për nefitët, Shpëtimtari shpjegoi se udha për të ardhur tek Ai është me anë të pagëzimit dhe marrjes së Frymës së Shenjtë (shih 3 Nefi 12:1–2). Lumturitë që gjenden te Mateu 5:1–12 dhe te 3 Nefi 12:1–12 sigurojnë një shteg për ne që të dimë se si të vijmë tek Ai.

Lexoni 3 Nefin 12:3–6, duke kërkuar mënyrën se si mesazhi i Zotit në ato vargje i jep kuptim më të madh fragmenteve të shkrimit të shenjtë te Mateu 5:3–6.

  1. Zgjidhni një nga Lumturitë te Mateu 5:3–12. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një bisedë të shkurtër për atë lumturi. (Ju mund të doni të përfshini këndvështrime nga 3 Nefi 12.) Përfshijeni informacionin vijues si pjesë të bisedës tuaj:

    1. Përcaktoni bekimin që na është premtuar kur e vëmë në jetë atë lumturi.

    2. Sugjeroni mënyra specifike se si mund të jetojmë sipas kësaj lumturie.

    3. Shpjegoni se si të jetuarit sipas kësaj lumturie mund të na sjellë lumturi. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë që ilustron mënyrën se si ajo lumturi ju ka sjellë gëzim.

Ju mund të keni vënë re që secila lumturi na mëson për cilësitë e Jezu Krishtit. Duke i jetuar këto mësime, ne mund të bëhemi më shumë si Ai. Nga Mateu 5 ne mësojmë se ndërsa zhvillojmë cilësi si të Krishtit, ne do të gjejmë lumturi më të madhe.

Zgjidhni një cilësi nga njëra prej Lumturive dhe vini një qëllim që do t’ju ndihmojë ta zhvilloni atë cilësi.

Mateu 5:13–16

Jezu Krishti i udhëzon dishepujt e Tij që të japin një shembull të drejtë

Merrni parasysh një person që e njihni, të tillë si një pjesëtar të familjes ose mik, i cili mund të bekohet duke iu afruar më shumë Atit Qiellor. Teksa vazhdoni ta studioni Mateun 5, kërkoni parime që mund t’ju udhëheqin ndërsa përpiqeni ta ndihmoni këtë person.

Pamja
kripa dhe përzierës

Renditni të gjitha përdorimet e kripës që ju vijnë në mendje:

Zgjerojeni listën tuaj pasi të lexoni atë që Plaku Karlos E. Asaj, i Të Shtatëdhjetëve tha për kripën:

Pamja
Plaku Karlos E. Asaj

“[Kripa] është thelbësore për shëndetin; qelizat e trupit duhet të kenë kripë për të jetuar dhe punuar. Ajo ka cilësi antiseptike apo vrasëse mikrobesh. Ajo është një substancë ruajtëse. Është një përbërës në shumë ushqime dhe produkte. Dhe është përllogaritur se ka mbi katërmbëdhjetë mijë përdorime të kripës. …

… [Kripa që] ka shije … është e pastër, e kulluar, e pandotur dhe e dobishme. Në këtë gjendje ose konditë, kripa do të ketë efekt ruajtës, do të japë shije, do të shërojë dhe do të kryejë funksione të tjera të dobishme (“Salt of the Earth: Savor of Men and Saviors of Men”, Ensign, maj 1980, f. 42).

Lexoni Mateun 5:13, duke kërkuar se me kë e krahasoi kripën Shpëtimtari.

Merrni parasysh se si dishepujt e Jezu Krishtit mund të tregojnë të njëjtat karakteristika si të kripës së mirë.

Sipas vargut 13, çfarë ndodh kur kripa e humb shijen?

Fjala shije i referohet jo vetëm shijes së kripës, por edhe cilësive të saj të pashoqe që e bëjnë atë një substancë shëruese dhe ruajtëse.

Çfarë mendoni se mund ta bëjë kripën ta humbasë shijen?

Kripa e humbet shijen kur përzihet me elemente të tjera (të tilla si pisllëk) dhe bëhet e ndotur.

Nëse kripa përfaqëson dishepujt e Jezu Krishtit, çfarë mund të përfaqësojë pisllëku ose ndonjë ndotës tjetër?

Nga mësimet e Shpëtimtarit, ne mësojmë se bërja i ndotur nga mëkatet e botës mund të na pengojë nga të qenit një bekim për të tjerët. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë Mateut 5:13.

Pamja
Plaku Karlos E. Asaj

Plaku Asaj gjithashtu dha këshillë për të na ndihmuar që të shmangim të ndoturit nga mëkatet e botës: “Unë do të jepja këto udhëzime të thjeshta … si mjetet për ruajtjen e shijes vetjake: Nëse nuk është e pastër, mos e mendoni; nëse nuk është e vërtetë, mos e thoni; nëse nuk është e mirë, mos e bëni atë” (“Salt of the Earth”, f. 42–43).

Merrni parasysh atë që mund të bëni sot për të shmangur të bërit të ndotur nga mëkatet e botës. Kujtoni se nëpërmjet besimit në Jezu Krisht dhe pendimit, ju mund të bëheni të pastër nga çdo mëkat që mund të keni kryer.

Lexoni Mateun 5:14–16 dhe vini re se si Shpëtimtari i krahasoi dishepujt e Tij me një qiri. (Mateu 5:14–16 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që t’ju ndihmojë ta gjeni në të ardhmen.)

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Mateu 5:14–16

Pamja
qiri
  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni një qiri të thjeshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë do të thotë ta lësh dritën vetjake të shkëlqejë?

    2. Përse mendoni se është e rëndësishme të ndjekim urdhërimin e Zotit te Mateu 5:14–16 për të dhënë një shembull të drejtë?

Sipas këtyre vargjeve, ne mësojmë se shembulli ynë i drejtë mund të ndihmojë që t’i nxitë të tjerët t’i afrohen më shumë Atit Qiellor. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur ka dhënë dikush një shembull të drejtë, që ju ka ndihmuar t’i afroheni më shumë Atit Qiellor?

Përsiatni atë që mund të bëni për të qenë një shembull më i mirë për familjen dhe miqtë tuaj.

Mateu 5:17–48

Jezu Krishti i mëson dishepujt e Tij se si të bëhen të përkryer si Ati Qiellor

Mateu 5:17–20 shënon se Jezu Krishti dha mësim që Ai nuk erdhi për të shkatërruar ose për t’i dhënë fund të vërtetave të përjetshme në ligjin e Moisiut. Përkundrazi, Ai erdhi që të rivendoste plotësinë e ungjillit që kishte humbur për shkak të ligësisë dhe braktisjes, që të korrigjonte mësimet e rreme dhe që të përmbushte profecitë e bëra nga profetët e Dhiatës së Vjetër.

Te Mateu 5:21–48 Shpëtimtari foli për ligjet dhe traditat e ndryshme që judenjtë kishin krijuar ose shtuar nën ligjin e Moisiut. Kur shpjegoi kuptimin e vërtetë të ligjeve, Ai dha mësim një mënyrë më të lartë jetese. Anëtarët e mbretërisë së Perëndisë duhet ta jetojnë këtë ligj më të lartë. Për t’ju ndihmuar ta përcaktoni atë që Jezu Krishti u mësoi dishepujve të Tij për ligjin më të lartë, plotësoni veprimtarinë e mëposhtme me kombinime:

Të jetuarit e ligjit thjesht fjalë për fjalë

Si duhet të jetojnë dishepujt e Jezu Krishtit

  1. Ju nuk keni nevojë të bëni betime; fjala juaj duhet të jetë e mjaftueshme.

  2. Duajeni armikun tuaj.

  3. Mos u ndani, me përjashtim të tradhtisë bashkëshortore.

  4. Mos u zemëroni.

  5. Kthejeni faqen tjetër.

  6. Mos e shkelni kurorën në zemrën tuaj duke ushqyer mendime epshore.

  1. Përsëritini të vërtetat që keni mësuar gjatë këtij mësimi. Në vija të veçanta në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani fjalët Filloni, Ndaloni dhe Vazhdoni. Bëni një vlerësim të jetës suaj dhe zgjidhni një gjë që mund të filloni ta bëni, një gjë që mund të ndaloni së bëri dhe një gjë që mund të vazhdoni ta bëni për të zbatuar atë që keni mësuar në këtë mësim. Pranë fjalës së duhur në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që keni zgjedhur të filloni dhe atë që keni zgjedhur të vazhdoni. Vendosni një shenjë pranë fjalës Ndaloni për të treguar se ju keni zgjedhur diçka që mund ta ndaloni së bëri.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Mateun 5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër