Biblioteka
Njësia 3, Dita 2: Mateu 8–10


Njësia 3: Dita 2

Mateu 8–10

Hyrje

Ndërsa Jezu Krishti udhëtoi nëpër Galile, Ai bëri shumë mrekulli. Ai gjithashtu thirri Dymbëdhjetë Apostujt, u dha autoritet e i udhëzoi ata dhe më pas i dërgoi për t’u shërbyer njerëzve.

Mateu 8:1–9:34

Jezusi bën shumë mrekulli

Nëse do të dinit se Shpëtimtari po vinte të vizitonte shtetin ose qytetin tuaj sot, kë do të sillnit tek Ai për t’u shëruar? Përse?

Lexoni tri prej blloqeve vijuese të shkrimeve të shenjta duke kërkuar llojet dhe tipet e ndryshme të mrekullive që bëri Jezusi: Mateu 8:1–4; Mateu 8:5–13; Mateu 8:14–15; Mateu 8:28–32; Mateu 9:1–8; Mateu 9:18–19, 23–26; Mateu 9:20–22; Mateu 9:27–31; Mateu 9:32–33.

A e vutë re fuqinë e madhe që ka Jezusi? Ai ka fuqi mbi elementet e tokës, të shërojë të sëmurët dhe të dëbojë demonët.

Nga këto rrëfime ne mësojmë se Jezusi mund të na shërojë nga lëngatat dhe sëmundjet tona.

Një lëngatë është një gjendje e rëndë shëndetësore, dobësi, ose pafuqi. Përsiatni për mënyrën se si Shpëtimtari mund të na shërojë ose mund t’i forcojë dobësitë tona pa qenë fizikisht mes nesh sot.

Mateu 9:35–10:8

Jezusi thërret dymbëdhjetë Apostuj

Nëse mund të gjendet, vizitoni faqen në internet LDS.org dhe kërkoni fotografi të Apostujve të sotëm të Kishës, përfshirë Presidencën e Parë (ose gjejini fotografitë e tyre në një botim konference në Ensign ose Liahona).

Çfarë i bën këta persona të veçantë midis të gjithë njerëzve në tokë?

Kur të studioni Mateun 9:35–10:8, kërkoni të vërteta rreth rolit të Apostujve dhe për bekimet që ata mund të sjellin në jetën tuaj.

Lexoni Mateun 9:35, duke kërkuar atë që bëri Jezusi përveç shërimit të njerëzve. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Kur Jezusi predikoi ungjillin dhe bëri mrekulli nëpër gjithë Judenë, numri i njerëzve të cilët e ndiqnin dhe e kërkonin Atë u shtua.

Lexoni Mateun 9:36–38, duke kërkuar se cilët tha Shpëtimtari duhet ta ndihmonin Atë që t’u shërbente të gjithë atyre që e ndiqnin Atë.

Lexoni Mateun 10:1–4, duke kërkuar atë që bëri Jezusi për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të njerëzve. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni. Nga ky rrëfim ne mësojmë që Jezu Krishti thërret Apostuj dhe u jep atyre autoritetin e Tij si një mënyrë që Ai t’u shërbejë njerëzve të tokës. Ju mund të doni ta shkruani këtë doktrinë në anë të faqes pranë Mateut 10:1–4.

Pamja
Krishti Shuguron Apostujt

Vini re që ngjarjet tek Ungjilli i Mateut nuk janë përcjellë përherë në rend kronologjik. Jezu Krishti në fillim thirri Apostuj dhe më pas i përgatiti ata në Predikimin e Tij në Mal (Mateu 5–7; shih Harmonia e Ungjijve [nën Ungjijtë, tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]).

Lexoni Mateun 10:5–8, duke kërkuar atë që Jezu Krishti i urdhëroi Apostujt e Tij të bënin.

Në greqisht fjala apostull do të thotë “i dërguar”. Në fillim Apostujt u dërguan vetëm mes njerëzve të shtëpisë së Izraelit (shih Mateu 10:5–6). Më vonë, Shpëtimtari i ringjallur urdhëroi që ungjilli të predikohej edhe mes johebrenjve ose atyre që nuk janë të shtëpisë së Izraelit (shih Mateu 28:19; Veprat e Apostujve 1:8). Apostujt e ditëve të mëvonshme janë urdhëruar gjithashtu ta predikojnë ungjillin dhe të jenë dëshmitarë të Jezu Krishtit për të gjithë botën (shih DeB 107:23).

Çfarë ngjashmërish vini re ndërmjet veprave që bëri Jezusi dhe veprave që Ai i urdhëroi Apostujt e Tij të bënin? Nga Mateu 10:5–8 ne mësojmë se Zoti thërret Apostuj që të predikojnë ungjillin e Tij dhe të bëjnë punët e Tij.

Cilët janë disa shembuj se si Apostujt e sotëm predikojnë dhe shërbejnë siç do të bënte Jezu Krishti po të ishte këtu?

Nëse është në dispozicion, vizitoni faqen në internet LDS.org dhe shihni ose lexoni një fjalim në konferencën e përgjithshme të kohëve të fundit të dhënë nga një Apostull i sotëm (ose lexoni një fjalim në një botim të konferencës së përgjithshme në Ensign ose Liahona).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si ndikon të kuptuarit që Apostujt janë thirrur nga Jezu Krishti për të bërë punën e Tij te mënyra se si i përgjigjemi asaj që ata na mësojnë dhe na këshillojnë të bëjmë?

    2. Në çfarë mënyrash shërbesat dhe mesazhet e Apostujve të sotëm kanë ndikuar në jetën tuaj?

Përsiatni për mënyrën se si ju mund të kërkoni besnikërisht mundësi për të dëgjuar, studiuar dhe zbatuar fjalët e Apostujve të zgjedhur të Zotit.

Mateu 10:9–42

Jezusi i udhëzon Dymbëdhjetë Apostujt para se të shkojnë për të predikuar dhe shërbyer

Te Mateu 10:9–18 ne lexojmë që Zoti i udhëzoi Apostujt të mirëbesonin tek Ati Qiellor për plotësimin e nevojave të tyre ndërsa udhëtonin për të predikuar ungjillin. Shpëtimtari gjithashtu i mësoi t’i bekonin njerëzit që i pranonin dhe i strehonin ata.

Pamja
Jezusi dhe Apostujt

Jezusi i udhëzon Apostujt e Tij

Mendoni për një rast kur dikush i një feje tjetër ju bëri një pyetje të vështirë rreth ungjillit ose rreth diçkaje të diskutueshme lidhur me Kishën. Sa të sigurt ishit në njohurinë tuaj për atë që duhet të thoshit në atë situatë?

Ndërsa vazhdoni studimin tuaj për Mateun 10, kërkoni një parim në mësimet e Jezusit drejtuar Apostujve të Tij, që mund të na ndihmojë kur kemi nevojë të shpjegojmë ungjillin ose të japim dëshminë tonë.

Lexoni Mateun 10:16–20, duke kërkuar llojet e sfidave që Jezusi tha se Apostujt do të hasnin kur të udhëtonin e predikonin.

Sipas vargjeve 19–20, si do ta dinin Apostujt atë që duhet të thoshin në këto situata sfiduese? (Fraza “mos u shqetësoni” do të thotë “mos jini tepër të shqetësuar” [shih Mateun 10:19 [në variantin SHDM të Biblës në anglisht], shënimin a në fund të faqes].)

Nga ajo që mësoni te Mateu 10:19–20, plotësoni parimin vijues rreth të folurit me të tjerët: Kur ne jemi në shërbim të Zotit, Ai do të .

  1. Përgjigjjuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’ju ndihmojë parimi që përcaktuat më sipër kur dikush ju bën një pyetje sfiduese për Kishën?

    2. Kur e keni ndier Zotin t’ju frymëzojë që të dini se çfarë t’i thoni një personi tjetër?

Mateu 10:21–42 shënon se Jezu Krishti vazhdoi t’u jepte Apostujve te Tij udhëzime, paralajmërime dhe ngushëllim për sfidat që do të hasnin.

Lexoni Mateun 10:37–38, duke kërkuar sakrificat që Shpëtimtari tha se ne duhet të jemi të gatshëm t’i bëjmë si dishepuj të Tij. Fraza “i denjë për mua” në këto vargje do të thotë të jesh përfaqësues i denjë i Zotit dhe i denjë për bekimet e Tij.

Përsiatni mbi arsyen se përse është e nevojshme që dishepujt e Jezu Krishtit ta duan Atë mbi të gjithë të tjerët – përfshirë vetë pjesëtarët e familjes së tyre.

Pamja
Krishti duke mbajtur kryqin

Kryqi i përmendur te Mateu 10:38 i referohet kryqit fizik që mbajti Jezu Krishti për të përmbushur vullnetin e Atit Qiellor dhe për t’u sjellë shpëtimin të tjerëve.

Si mendoni, çfarë do të thotë për ne ta marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Atë?

Lexoni Mateun 10:39, duke kërkuar parimet që dha mësim Shpëtimtari për sakrificën. Përkthimi prej Joseph Smith-it sqaron fillimin e këtij vargu që thotë: “Ai që kërkon të shpëtojë jetën e tij …” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 10:39 [te Mateu 10:39 [në variantin SHDM të Biblës në anglisht], shënimi a në fund të faqes]). Në këtë kontekst, fraza “shpëtojë jetën e tij” do të thotë të jetosh me egoizëm në vend që të përpiqesh t’i shërbesh Perëndisë dhe fëmijëve të Tij.

Si mendoni ju, në çfarë mënyrash njerëzit që përqendrohen te synimet dhe dëshirat e tyre vetjake egoiste përfundimisht do ta “humbas[in]” jetën e tyre? Plotësojeni parimin vijues duke përdorur vetë fjalët tuaja: Nëse kërkojmë ta shpëtojmë jetën tonë, atëherë .

Merrni parasysh të shenjoni premtimin te vargu 39, që Shpëtimtari u bëri atyre të cilëve e humbasin jetën e vet për hir të Tij. Ta humbasim jetën tonë për hir të Tij do të thotë më shumë sesa thjesht të qenit të gatshëm për të vdekur për Të. Do të thotë të jemi të gatshëm që të japim nga vetja jonë çdo ditë për t’i shërbyer Atij dhe njerëzve përreth nesh.

Si mendoni ju, çfarë do të thotë që ne do ta gjejmë jetën tonë ndërsa e humbasim atë për hir të Tij?

Plotësojeni parimin vijues duke përdorur vetë fjalët tuaja: Nëse e humbasim jetën tonë për hir të Jezu Krishtit, atëherë .

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

Lexoni thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson: “Unë besoj se Shpëtimtari po na thotë që, nëse nuk e humbasim veten në shërbim të të tjerëve, ka pak qëllim për vetë jetën tonë. Ata që jetojnë vetëm për vete vyshken dhe në mënyrë figurative e humbasin jetën e tyre, ndërsa ata që e humbasin veten në shërbim të të tjerëve rriten e lulëzojnë – dhe në fakt e shpëtojnë jetën e tyre” (“Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?” Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f 85).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kë njihni ju që ka zgjedhur ta humbasë jetën e tij ose të saj për hir të Jezu Krishtit? Në ç’mënyrë është duke e bërë atë ky person?

    2. Çfarë ndikimi ka pasur ky vendim në këtë person?

    3. Cilat janë disa nga gjërat që mund të bëni sot ose në të ardhmen e afërt për ta humbur jetën tuaj në shërbim të Jezu Krishtit dhe të të tjerëve?

  2. Shkruani si vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Mateun 8–10 dhe e përfundova këtë mësim në (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër