Biblioteka
Njësia 4, Dita 1: Mateu 13:24–58


Njësia 4: Dita 1

Mateu 13:24–58

Hyrje

Shpëtimtari përdori shëmbëlltyra për të dhënë mësim për mbretërinë e qiejve, rivendosjen dhe rritjen e Kishës së Tij në ditët e mëvonshme, mbledhjen e të drejtëve dhe shkatërrimin e të ligjve në Ardhjen e Tij të Dytë.

Mateu 13:24–30, 36–43

Jezusi jep mësim shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës

Merrni parasysh pyetjet vijuese dhe shkruani një përgjigje për pyetjen e fundit:

  • A jeni ndier ndonjëherë të acaruar apo të mërzitur ngaqë ka kaq shumë ligësi në botë?

  • Përse Zoti thjesht nuk e largon të ligën që na rrethon?

  • Përse duhet të zgjidhni të jeni të drejtë kur disa njerëz përreth jush nuk duket se përjetojnë pasoja negative nga zgjedhjet e tyre të padrejta?

Teksa studioni Mateun 13:24–30, 36–43, kërkoni një të vërtetë që mund t’ju ndihmojë të gjeni ngushëllim ndërsa përpiqeni të jetoni me drejtësi në një botë të ligë. Pas studimit të rrëfimit te Mateu, merrni parasysh të lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 86:1–7, ku Zoti i dha një kuptim shtesë shëmbëlltyrës së grurit dhe të egjrës.

Te Mateu 13:24–34 Shpëtimtari dha mësim një shëmbëlltyrë për grurin dhe egjrën.

Pamja
grurë, egjër

Egjra është një lloj bari i keq helmues. Gruri dhe egjra duken shumë të ngjashme kur mbijnë, por mund të dallohen nga njëra-tjetra kur piqen.

Lexoni Mateun 13:24–30 dhe pjesën e Përkthimit prej Joseph Smith-it që thotë “më parë grurin në hambarin tim; dhe egjra të lidhet në duaj për ta djegur”, [te Mateu 13:30, shënimi b në fund të faqes (në variantin SHDM të Biblës në anglisht)] duke kërkuar atë që i ndodhi grurit dhe egjrës.

Çfarë ndodhi me grurin dhe egjrën?

Përse mendoni që mbjellësi i farës së mirë u tha shërbëtorëve të tij që ta lejonin grurin dhe egjrën të “rrite[shin] bashkë deri në të korra” (Mateu13:30)?

Sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it, cili duhej mbledhur i pari – gruri apo egjra?

Pasi Shpëtimtari dha shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës, dishepujt e Tij i kërkuan që t’u shpjegonte kuptimin e saj. Lexoni Mateun 13:36–43, duke kërkuar shpjegimin e Shpëtimtarit për shëmbëlltyrën. (Ju mund të doni t’i shkruani përgjigjet për pyetjet vijuese në shkrimet tuaja të shenjta.)

  • Kush e mbolli apo e hodhi farën e mirë?

  • Kush e mbolli apo e hodhi egjrën?

  • Çfarë përfaqësojnë gruri dhe egjra? (Ndërsa i përgjigjeni kësaj pyetjeje, kujtoni se të ligjtë janë ata që zgjedhin të mos pendohen [shih Doktrina e Besëlidhje 29:17].)

Përkthimi prej Joseph Smith-it sqaron se fraza “fundi i botës” te vargu 39, i referohet shkatërrimit të të ligjve në Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Përkthimi prej Joseph Smith-it gjithashtu na ndihmon të kuptojmë se në ditët e fundit Zoti do të dërgojë engjëj dhe lajmëtarë për të ndihmuar në ndarjen e të drejtëve nga të ligjtë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 13:39–44 [në shtojcën e Biblës]).

Një e vërtetë që kjo shëmbëlltyrë na mëson është se Zoti do t’i mbledhë të drejtët gjatë ditëve të fundit dhe më pas do t’i shkatërrojë të ligjtë në Ardhjen e Tij.

Përsiatni se si kjo e vërtetë mund t’ju sjellë ngushëllim, ndërsa jetoni në një botë të ligë. Si mund t’ju ndihmojë kjo që të kuptoni arsyen përse duhet të zgjidhni të jeni i drejtë kur disa njerëz rreth jush nuk duket se përjetojnë pasoja negative nga zgjedhjet e tyre të padrejta?

Për shkak të lirisë sonë të zgjedhjes, ne e përcaktojmë me anë të zgjedhjeve tona nëse do të mblidhemi me të drejtët apo do të vuajmë me të ligjtë. Mbani mend se meqenëse ne të gjithë bëjmë gabime, Shpëtimtari na fton të pendohemi në mënyrë që ne të mund të mblidhemi me të drejtët.

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar atë që ai tha se duhet të bëjmë që të mblidhemi nga Zoti:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Zoti e mbledh popullin e Tij kur ata e pranojnë Atë dhe i mbajnë urdhërimet e Tij. …

… Zoti e mbledh popullin e Tij për të adhuruar, për të ndërtuar Kishën, për një mbrojtje dhe për të marrë këshillë e udhëzim. …

Profeti Jozef Smith shpalli se në të gjitha periudhat, qëllimi hyjnor i mbledhjes është që të ndërtohen tempuj, në mënyrë që fëmijët e Zotit të mund të marrin ordinancat më të larta dhe në këtë mënyrë të fitojnë jetë të përjetshme [shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 446]” (“The Spirit and Purpose of Gathering” [takim shpirtëror i Universitetit “Brigam Jang – Ajdaho”, 31 tetor 2006], byui.edu/devotionals).

Sipas Plakut Bednar, çfarë duhet të bëjmë ne që të mblidhemi nga Zoti?

Përsiatni mbi bekimet që kanë ardhur në jetën tuaj teksa jeni mbledhur nga Zoti.

Shikoni figurat vijuese:

Pamja
motra misionare duke mësuar familjen, pleqtë duke mësuar burrin, maja e Tempullit të Solt–Lejkut

Mendoni se si këto figura ilustrojnë atë që mund të bëjmë për ta ndihmuar Shpëtimtarin në mbledhjen e fëmijëve të Atit Qiellor.

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Rasëll M. Nelson

“Kjo doktrinë e mbledhjes është një nga mësimet e rëndësishme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. … Ne jo vetëm ua mësojmë këtë doktrinë të tjerëve, por edhe vetë marrim pjesë në të. Ne e bëjmë këtë kur ndihmojmë të mblidhen të zgjedhurit e Zotit nga të dy anët e velit. …

… Ne mbledhim tabela të prejardhjes familjare, krijojmë fletë të grupeve familjare dhe bëjmë në mënyrë mëkëmbëse punën e tempullit për të mbledhur individë te Zoti dhe te familjet e tyre.

Këtu në tokë, puna misionare është thelbësore për mbledhjen e Izraelit” (“The Gathering of Scattered Israel”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 80–81; [“Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 107–108]).

Përsiatni mbi bekimet që keni marrë duke e ndihmuar Zotin të mbledhë të drejtët përmes punës misionare dhe punës në tempull.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’ju ndihmojë pjesëmarrja në këtë [punë të] mbledhjes që të jetoni me drejtësi, pavarësisht se jetoni në një botë të mbushur me tundim dhe mëkat?

    2. Çfarë do të bëni për ta mbledhur veten tuaj, familjen tuaj dhe të tjerët te Shpëtimtari dhe Kisha e Tij?

Mateu 13:31–35, 44–52

Jezusi përdor shëmbëlltyra për të dhënë mësim për mbretërinë e qiejve

Pamja
farë sinapi, maja, thesar, margaritar, rrjetë peshkimi

Në disa shëmbëlltyra të ndryshme Shpëtimtari e krahasoi mbretërinë e qiejve (ose Kishën dhe ungjillin e Tij) me një farë sinapi, me majanë (majaja ose tharmi përdoret për gatim dhe i shtohet brumit të bukës për ta ndihmuar atë që të fryhet para pjekjes), me thesarin e fshehur, me një margaritar dhe një rrjetë peshkimi.

  1. Lexojeni secilin nga fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar atë që Shpëtimtari u mësoi dishepujve të Tij në atë shëmbëlltyrë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se cilat të vërteta mendoni se dha mësim Shpëtimtari.

    1. Mateu 13:31–32

    2. Mateu 13:33

    3. Mateu 13:44

    4. Mateu 13:45–46

    5. Mateu 13:47–50

Një e vërtetë që dha mësim Shpëtimtari te shëmbëlltyrat e farës së sinapit dhe majasë është se Kisha e rivendosur e Jezu Krishtit do të rritet nga një fillesë e vogël për të mbushur gjithë tokën. Merrni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta pranë Mateut 13:31–33.

Pamja
Presidenti Jozef F. Smith

Presidenti Jozef F. Smith dha mësim se si pasuesit e Jezu Krishtit mund të krahasohen me majanë: “Ndërsa mund të thuhet, dhe është në një farë mase e vërtetë, se ne jemi vetëm një pjesë e vogël në krahasim me njerëzit e tjerë në botë, prapëseprapë ne mund të krahasohemi me majanë për të cilën foli Shpëtimtari, që përfundimisht do ta bëjë të vijë të gjithë botën” (Gospel Doctrine, bot. i 5-të [1939], f. 74).

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjithashtu dha mësim për këtë shëmbëlltyrë: “Ne duhet të jetojmë botë, por të mos jemi nga bota. Ne duhet të jetojmë në botë sepse, ashtu si dha mësim Jezusi në një shëmbëlltyrë, mbretëria e Tij ‘i ngjan majasë’, funksioni i të cilës është ta shtojë të gjithë masën me anë të ndikimit të saj (shih Lluka 13:21; Mateu 13:33; shih edhe 1 Korintasve 5:6–8). Pasuesit e Tij nuk mund ta bëjnë atë nëse shoqërohen vetëm me ata që kanë të njëjtat bindje e praktika me ta” (“Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 25).

Përsiatni atë që mund të bëni si shenjtor i ditëve të mëvonshme për ta ndihmuar Kishën e Shpëtimtarit që të rritet.

Një parim tjetër që Shpëtimtari dha mësim në shëmbëlltyrën e thesarit në një arë dhe të margaritarit me vlerë të madhe është që për shkak se bekimet e ungjillit janë me vlerë të përjetshme, për ato ia vlen çdo sakrificë. Merrni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta pranë Mateut 13:44–46.

  1. Për t’ju ndihmuar që ta kuptoni këtë parim, vizatoni një diagram me dy kolona në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Një kolonë emërtojeni Bekimet e ungjillit dhe kolonën tjetër emërtojeni Sakrificat për të marrë bekimet.

    Në kolonën “Bekimet e ungjillit”, renditni disa nga bekimet e ungjillit (shembuj mund të përfshijnë njohuri nga shkrimet e shenjta, udhëzime nga profetët e gjallë, ordinancat shpëtuese dhe martesën e përjetshme). Për çdo bekim të renditur, shkruani në kolonën “Sakrificat për të marrë bekimet”, sakrificat që mund t’ju duhet të bëni për ta marrë atë bekim. Për shembull, për të marrë bekimin e Njohuri[së] nga shkrimet e shenjta, ne kemi nevojë që t’i Shqyrtojmë shkrimet e shenjta çdo ditë.

Merrni parasysh bekimet që renditët dhe përsiatni mbi arsyen përse për marrjen e atyre bekimeve ia vlen çdo sakrificë që mund të kërkohet.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilin bekim të ungjillit dëshironi të merrni?

    2. Përse e dëshironi atë bekim?

    3. Si mund t’ju duhet të sakrifikoni për ta marrë atë bekim?

Mateu 13:53–58

Jezusi jep mësim në Nazaret dhe nuk pranohet nga vetë njerëzit e Tij

Siç është shënuar te Mateu 13:53–58, populli i Nazaretit nuk e pranoi Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij. Si rezultat i mosbesimit të tyre, Shpëtimtari nuk qe në gjendje të kryente shumë mrekulli mes tyre.

Pamja
Krishti duke dhënë mësim në sinagogë
  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Mateun 13:24–58 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër