Biblioteka
Njësia 6, Dita 2: Joseph Smith—Mateu; Mateu 24


Njësia 6: Dita 2

Joseph Smith—Mateu; Mateu 24

Hyrje

Jezu Krishti profetizoi për shkatërrimin e Jerusalemit dhe të tempullit. Ai gjithashtu zbuloi shenjat e Ardhjes së Tij të Dytë dhe i udhëzoi besnikët që të ishin të vëmendshëm e të përgatiteshin për atë ditë.

Joseph Smith—Mateu 1:1–20

Jezu Krishti profetizon për shkatërrimin e Jerusalemit dhe të tempullit

Pamja
Jezu Krishti i Ringjallur
  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një ose më shumë pyetje që keni për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Teksa studioni Joseph Smith—Mateun sot, kërkoni përgjigje për pyetjet që shkruat.

Joseph Smith—Mateu është Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 23:39–24:56. Ai gjendet te Perla me Vlerë të Madhe pas librit të Abrahamit.

Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:4, duke kërkuar dy pyetjet që dishepujt i bënë Jezusit. Ju mund të doni t’i shenjoni këto pyetje në shkrimet tuaja të shenjta.

Te Joseph Smith—Mateu 1:5–20 Shpëtimtari iu drejtua pyetjes së parë – rreth kohës kur do të shkatërroheshin Jerusalemi dhe tempulli. Te vargjet 21–37, Ai iu përgjigj pyetje së dytë – për shenjën e Ardhjes së Tij të Dytë dhe shkatërrimin e të ligjve.

Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:5–12, duke kërkuar shenjat që lidhen me shkatërrimin e Jerusalemit.

Ndonëse Jezusi tha se dishepujt e Tij do të vuanin gjatë kësaj kohe, Ai bëri një premtim të rëndësishëm që nëse qëndrojmë ngulmues dhe nuk mposhtemi, atëherë ne do të shpëtohemi. Ju mund të doni ta shënjoni këtë të vërtetë te vargu 11.

Të qëndruarit ngulmues nënkupton të mos mposhtesh nga tundimet dhe e liga. Në shkrimet e shenjta, fjala ngulmues [i qëndrueshëm] ndonjëherë shoqërohet me fjalën i palëvizur (për shembull, shih Mosia 5:15).

Presidencat e përgjithshme të Të Rinjve dhe të Të Rejave shpjeguan kuptimin e frazës “të qëndrueshëm dhe të palëvizur”: “Çfarë do të thotë të jesh të qëndrueshëm dhe i palëvizur? Të jesh i qëndrueshëm do të thotë të jesh i paepur në mënyrë të vendosur dhe jo subjekt ndryshimi, do të thotë të jesh i qëndrueshëm në besim e vendosmëri dhe të jesh i besës dhe besnik. Në të njëjtën mënyrë, të jesh i palëvizur do të thotë të jesh i patundur dhe e pamundur që të lëvizesh nga vendi apo i devijueshëm. Të qenit i qëndrueshëm dhe i palëvizur në ungjillin e Jezu Krishtit do të thotë të zotohesh për ta ndjekur Atë, si rrjedhim gjithmonë plot me vepra të mira” (“Steadfast and Immovable”, New Era, janar 2008, f. 8).

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këndvështrimin vijues. Shenjoni karakteristikat që dha ai të “një njeri[u] që është i qëndrueshëm dhe i palëvizur”. (Ju mund të doni t’i shkruani fjalët që ai përdori në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë fjalës të qëndrueshëm te Joseph Smith—Mateu 1:11.)

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Fjala i ‘qëndrueshëm’ përdoret për të treguar të qenit i palëkundur në pozitë, i fortë dhe i vendosur, i patundur dhe i paepur (Oxford English Dictionary Online, bot. i 2-të [1989], “Steadfast”). … Një njeri që është i qëndrueshëm dhe i palëvizur është i fortë, i vendosur, i paepur, i ngulitur mirë dhe që nuk mund të devijohet nga një qëllim apo mision parësor” (“Steadfast and Immovable, Always Abounding in Good Works”, New Era, janar 2008, f. 2).

Fjala shpëtohet te Joseph Smith—Mateu 1:11 nuk do të thotë që ne do të na kursehen të gjitha vështirësitë në jetë.

Pamja
Profeti Jozef Smith

Lexoni thënien vijuese nga Profeti Jozef Smith dhe shenjoni se çfarë do të thotë të shpëtohesh: “Është ide e rreme që shenjtorët do t’u shpëtojnë gjithë gjykimeve ndërsa të ligjtë vuajnë; sepse gjithë mishi i nënshtrohet vuajtjes dhe ‘shenjtorët … mezi do të shpëtojnë’ [shih DeB 63:34]; … shumë prej të drejtëve do të bien pre e sëmundjes, murtajës etj., për shkak të dobësisë së mishit, dhe përsëri do të shpëtohen në Mbretërinë e Perëndisë” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 268).

Te Joseph Smith—Mateu 1:13–20, ne mësojmë se Jezusi i paralajmëroi dishepujt e Tij që të ishin gati për të vrapuar për në male dhe për të mos u kthyer në shtëpitë e tyre, pasi Jerusalemi do të sulmohej e shkatërrohej. Ai profetizoi se mundimet e atyre ditëve do të ishin më të këqijat që Izraeli kishte parë ndonjëherë.

Në vitin 70 ps.K., përafërsisht 40 vjet pasi Jezusi i tha këto fjalë, romakët i ngritën pritë Jerusalemit e vranë mbi një milionë judenj dhe afro 100,000 judenj u morën robër. Tempulli u shkatërrua dhe asnjë gurë mbi gur nuk mbeti – ashtu siç kishte profetizuar Shpëtimtari (shih Joseph Smith—Mateu 1:3). Megjithatë, ata që ia vunë veshin paralajmërimit të Jezusit u arratisën të sigurt për në Pela, një qytet afro 80 km në verilindje të Jerusalemit (shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik] “Pella” [“Pela”]).

Si e ilustron përvoja e judenjve rëndësinë e të qëndruarit ngulmues në të bindurit ndaj fjalëve të Shpëtimtarit?

Merrni parasysh se si bindja dhe ndjekja e profetit të gjallë në kohën tonë është po aq e rëndësishme sa edhe vënia vesh ndaj paralajmërimit të Jezusit nga ana e judenjve.

Joseph Smith—Mateu 1:21–37

Profecitë e Jezusit për shenjat e Ardhjes së Tij të Dytë

Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:21–23, duke kërkuar arsyen përse Zoti i zbuloi shenjat e Ardhjes së Tij të Dytë.

Vini re që Shpëtimtari paralajmëroi për “Krishtër të rremë” e “profetë të rremë” (Joseph Smith—Mateu 1:22). Këto terma i referohen çdo personi – brenda dhe jashtë Kishës – që pretendon se flet për Zotin pa autoritet, apo që nxit mësime që janë në kundërshtim me fjalët e profetëve të gjallë. Fraza “të zgjedhurit sipas besëlidhjes” te vargu 22 i referohet anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit.

Në lidhje me këta Krishtër të rremë e profetë të rremë, ne lexojmë se “[ata do] t’i mashtrojnë, po të [jetë] e mundur, edhe të zgjedhurit” (Joseph Smith—Mateu 1:22).

Pamja
Plaku Brus R. Mek-Konki

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha paralajmërimin vijues në lidhje me Krishtërit e rremë dhe profetët e rremë: “Këta krishtër të rremë do të jenë sistemet e rreme fetare të botës dhe profetët e rremë do të jenë mësuesit dhe paraqitësit e atyre sistemeve. Kaq të thella dhe me nivel do të jenë doktrinat e tyre, kaq të mëdha e të mrekullueshme veprat e tyre … sa vetë të zgjedhurit pothuaj do të mashtrohen” (Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 1:647).

Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë për të shmangur të qenit i mashtruar, edhe nga disa që janë anëtarë të Kishës?

Presidenti Jozef F. Smith i dha porosinë vijuese anëtarëve të Kishës:

Pamja
Presidenti Jozef F. Smith

“Ne nuk mund të pranojmë asgjë si doktrinë të vërtetë përveç asaj që vjen drejtpërsëdrejti nëpërmjet kanalit të caktuar, organizatave të ngritura të priftërisë, që është kanali të cilin Perëndia e ka caktuar, që përmes tij t’ia bëjë të ditur mendjen dhe vullnetin e Tij botës.

… Dhe në çastin që individët shikojnë te ndonjë burim tjetër, atë çast ata e hedhin veten haptazi para ndikimeve joshëse të Satanit dhe e vënë veten në rrezik që të bëhen shërbëtorë të djallit; ata humbasin nga sytë rendin e vërtetë nëpërmjet të cilit gëzohen bekimet e Priftërisë; ata dalin jashtë gardhit [kufijve] të mbretërisë së Perëndisë dhe qëndrojnë në tokë të rrezikshme. Kurdoherë që shihni një burrë të ngrihet në këmbë duke pretenduar të ketë marrë zbulesë të drejtpërdrejtë nga Zoti për Kishën, të pavarur nga rendi dhe kanali i priftërisë, ju mund ta konsideroni atë një mashtrues” (Gospel Doctrine, bot. i 5-të [1939], f. 42).

Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:24–26, duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari për mënyrën se si do të shfaqet Ai në Ardhjen e Tij të Dytë.

Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:27–31, duke kërkuar shenjat që do të paraprijnë Ardhjen e Dytë.

Renditni shenjat:

Vini re që jo të gjitha shenjat janë negative. Sipas vargut 27 dhe 31, përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, të zgjedhurit e Zotit do të mblidhen dhe ungjilli do të predikohet në të gjithë botën.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani për mënyrën se si kjo profeci po përmbushet sot. Përfshini ide për mënyrën se si mund të jeni pjesë e përmbushjes së kësaj profecie.

Shpëtimtari paralajmëroi që në ditët e fundit “Krishtër të rremë e profetë të rremë” do të përpiqeshin “t’i mashtro[nin] … edhe të zgjedhurit” (Joseph Smith—Mateu 1:22). Lexoni Joseph Smith—Mateun 1:37, duke kërkuar mënyrën se si ne mund të shmangim të qenit të mashtruar.

Në shkrimet tuaja të shenjta pranë Joseph Smith—Mateut 1:37, ju mund të doni të shkruani këtë parim: Nëse e mbledhim si thesar fjalën e Zotit, atëherë ne nuk do të mashtrohemi.

Lexoni rrëfimin vijues të dhënë nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: Shenjoni pjesët e historisë që ilustrojnë parimin që na mësohet te Joseph Smith—Mateu 1:37.

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Një prej misionarëve të mi të shkëlqyer, i cili shërbeu me mua kur isha president i misionit në Toronto [të Kanadasë] erdhi të më takonte disa vite më vonë. E pyeta atë: ‘Plak, si mund të të ndihmoj?’

‘President,’ tha ai, ‘mendoj se po humbas dëshminë time’.

Nuk mund ta besoja. E pyeta se si ishte e mundur ajo.

‘Për herë të parë kam lexuar ca literaturë antimormone,’ tha ai. ‘Kam disa pyetje dhe askush nuk i jep përgjigje për mua. Jam i pështjelluar dhe mendoj se po e humbas dëshminë time’” (“When Shall These Things Be?” Ensign, dhjetor 1996, f. 60).

A keni përjetuar ju ose individë që ju njihni diçka të ngjashme si ky misionari më sipër? Çfarë këshille do t’i jepnit një personi në këtë situatë? Përse?

Plaku Ballard vijoi:

“E pyeta se cilat ishin pyetjet e tij dhe ai m’i tregoi. Ato ishin çështjet e zakonshme kundër Kishës, por doja pak kohë për të mbledhur materiale, në mënyrë që të jepja përgjigje kuptimplote. Kështu që caktuam një takim 10 ditë më vonë, kohë në të cilën unë i thashë atij se do t’i përgjigjesha çdonjërës prej pyetjeve të tij. Kur nisi të largohej, e ndalova.

‘Plak, ti më ke bërë disa pyetje mua këtu sot’, thashë unë. ‘Tani kam unë një pyetje për ty.’

‘Po, President?’

‘Sa kohë ka qëkur ke lexuar nga Libri i Mormonit?’ e pyeta unë.

Sytë e tij u ulën. Ai pa nga dyshemeja për një farë kohe. Pastaj pa nga unë. ‘Ka kaluar shumë kohë, President’, pranoi ai.

‘Mirë’, i thashë. ‘Ti më ke dhënë detyrën time. Është plotësisht e drejtë që unë të të jap detyrën tënde. Dua të më premtosh se do ta lexosh Librin e Mormonit për të paktën një orë çdo ditë nga sot dhe deri në takimin tonë të ardhshëm.’ Ai ra dakord që do ta bënte atë.

Dhjetë ditë më vonë ai u kthye në zyrën time dhe unë isha gati. Nxora letrat e mia që të filloja t’u përgjigjesha pyetjeve të tij, por ai më ndaloi.

‘President’, tha ai, ‘kjo nuk do të jetë e nevojshme’. Pastaj ai shpjegoi: ‘Unë e di se Libri i Mormonit është i vërtetë. Unë e di se Jozef Smithi është një profet i Perëndisë.’

‘Epo, kjo është e mrekullueshme,’ thashë unë. ‘Por, sidoqoftë, ti do t’i marrësh përgjigjet për pyetjet e tua. Kam punuar shumë kohë për këtë, kështu që thjesht ulu atje e dëgjo.’

Dhe kështu unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve të tij dhe pastaj pyeta, ‘Plak, çfarë ke mësuar nga kjo?’

Dhe ai tha: ‘Jepi Zotit të njëjtën kohë si gjërave të tjera’” (“When Shall These Things Be?” f. 60).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shënoni një mënyrë se si ju mund ta “mbl[idhni] fjalën [e Zotit] si thesar” në një mënyrë më të mirë (Joseph Smith—Mateu 1:37).

Të mbledhurit e fjalës së Zotit si thesar na ndihmon që të shmangim të qenit të mashtruar, dhe zbulesa moderne na paralajmëron që të “qëndro[jmë] në vende të shenjta dhe [të] mos lëviz[im], derisa dita e Zotit të vijë” (DeB 87:8). Përveç studimit të shkrimeve të shenjta që na ndihmon ta mbledhim si thesar fjalën e Zotit, ne mund ta marrim fjalën e Perëndisë duke qëndruar ose marrë pjesë në vende të shenjta të tilla si tempujt e godinat kishtare dhe duke punuar për t’i bërë shtëpitë tona vende të shenjta. Merrni parasysh mënyrën se si të qenit në këto vende mund t’ju ndihmojë të mësoni doktrinën e vërtetë dhe të shmangni të qenit të mashtruar.

Joseph Smith—Mateu 1:38–55

Jezusi i udhëzon dishepujt e Tij rreth të qenit të përgatitur për Ardhjen e Tij të Dytë

Zoti e mbylli këtë fjalim duke i udhëzuar dishepujt e Tij për mënyrën se si ta mblidhnin si thesar fjalën e Tij dhe të përgatiteshin për Ardhjen e Tij të Dytë.

Në kutitë e dhëna në diagramin vijues, bëni vizatime të thjeshta që ilustrojnë shembujt që përdori Shpëtimtari për të dhënë mësim rreth përgatitjes për Ardhjen e Tij të Dytë. Pastaj, poshtë çdo vizatimi, shkruani një të vërtetë që përcaktuat rreth përgatitjes për Ardhjen e Dytë.

Joseph Smith—Mateu 1:38–39

Joseph Smith—Mateu 1:40–43

Joseph Smith—Mateu 1:46–47

Joseph Smith—Mateu 1:48–54

Nga këta shembuj ne mësojmë se vetëm Ati Qiellor e di kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit, dhe nëse jemi të vëmendshëm për shenjat dhe i bindemi urdhërimeve të Zotit, atëherë ne do të jemi të përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Përsëritni të vërtetat e përcaktuara te Joseph Smith—Mateu, dhe merrni parasysh mënyrën se si këto të vërteta ndihmojnë në të përgjigjjurit e pyetjeve që shkruat në fillim të mësimit.

Një nga mënyrat më të mira për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit është duke ndjekur mësimet e profetëve dhe apostujve të Tij modernë. Merrni parasysh thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“Po sikur dita e ardhjes së Tij të ishte nesër? Sikur ta dinim që do ta takonim Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes sonë të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes së papritur të Tij – çfarë do të bënim ne sot? Çfarë rrëfimesh do të bënim? Çfarë praktikash do të ndërpritnim? Cilat llogari do të shlyenim? Çfarë faljesh do të jepnim? Çfarë dëshmish do të jepnim?

Nëse do t’i bënim ato gjëra atëherë, përse jo tani? (“Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 9).

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse do ta takonit Shpëtimtarin nesër, çfarë do të ndryshonit sot?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Joseph Smith—Mateun; Mateun 24 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër