Biblioteka
Njësia 32, Dita 1: Zbulesa 12–13


Njësia 32: Dita 1

Zbulesa 12–13

Hyrje

Zbulesa 12–14 përmban një ndërprerje në rrjedhën kronologjike të vegimit të Apostullit Gjon. Gjoni pa një vegim të një dragoi që kërcënonte një grua dhe fëmijën e saj. Ai shkroi për Luftën në Qiell dhe për mbretëritë e botës që do të luftonin kundër pasuesve të Perëndisë.

Zbulesa 12

Gjonit iu tregua se Satani dhe engjëjt e tij kanë luftuar gjithnjë kundër Zotit dhe Kishës së Tij

Hiqni vija bashkuese midis çdo kërcënimi të renditur te kolona në anën e majtë dhe mënyrave se si t’i luftojmë ato, të renditura te kolona në anën e djathtë.

Kërcënimet

Mënyrat për t’i luftuar kërcënimet

Djegie nga dielli

Pendim dhe mirëbesim në Jezu Krisht

Ushtarë armiq

Ilaçe ose çlodhje

Sëmundje

Krem mbrojtës nga rrezatimi apo rroba

Mëkat dhe faj

Të vërtetat te Zbulesa 12

Ndikimet e Satanit

Armët e luftës

Me cilin prej këtyre kërcënimeve ju është dashur të luftonit së fundi? Cili kërcënim mendoni se është më i rrezikshëm? Përse?

Teksa studioni Zbulesën 12, kërkoni të vërteta që mund t’ju ndihmojnë t’i luftoni ndikimet e Satanit. Zbulesa 12–14 është një ndërprerje e përshkrimit në vegimin e Gjonit për ngjarjet e vulës së shtatë. Me këtë pauzë, Zoti mund të ketë qenë duke e ndihmuar Gjonin të kuptonte domethënien e frazave “mbretëritë e botës” dhe “mbretëri të Zotit tonë” te (Zbulesa 11:15). Përkthimi prej Joseph Smith-it i gjithë Zbulesës 12 gjendet në fund të kombinimit tresh.

Shikoni te figura vijuese dhe merrni parasysh se çfarë mund të përfaqësojnë simbolet që janë në të.

Pamja
dragua, grua me fëmijë

Lexojeni Zbulesën 12:1–2, 5, duke kërkuar atë që i ndodhi gruas. (Përkthimi prej Joseph Smith-it e vendos vargun 5 direkt pas vargut 2.)

Vini re se fëmija i gruas do të “qeveris[te] gjithë kombet me skeptër të hekurt” (Zbulesa 12:5).

Lexojeni Zbulesën 12:3–4, duke kërkuar se kush e kërcënonte gruan dhe fëmijën e saj.

Si mendoni ju, çfarë mund të përfaqësonin simbolet e përshkruara në vargjet 1–4?

Lexojeni Përkthimin prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7–8 (në fund të kombinimit tresh), duke kërkuar se çfarë përfaqësojnë dragoi, gruaja dhe fëmija. Ju mund të doni ta shkruani ose shënoni kuptimin e çdo simboli pranë Zbulesës 12:1–5.

Dragoi përfaqëson Satanin (shih Përkthimin prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:8), gruaja përfaqëson “kish[ën] e Perëndisë” dhe fëmija përfaqëson “mbretërinë e Perëndisë sonë dhe të Krishtit të tij” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7). Kjo mbretëri përfshin anëtarët besnikë të Kishës së Zotit. (Për më shumë informacion mbi simbolikën në këto fragmente, shih New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 550–552.)

Sipas Zbulesës 12:4, cili ishte synimi i dragoit?

Si mendoni ju, përse Satani përpiqet ta shkatërrojë me kaq dëshirë mbretërinë e Perëndisë dhe të Krishtit?

Lexojeni Zbulesën 12:6, duke kërkuar atë që bëri gruaja për shkak të dragoit kërcënues.

Gruaja që ikën në shkretëtirë, përfaqëson Kishën që hyn në Braktisjen e Madhe dhe priftërinë që u mor nga toka pas vdekjes së Jezu Krishtit dhe Apostujve të Tij.

Pasi Apostulli Gjon e pa dragoin që po e kërcënonte gruan dhe fëmijën e saj, atij iu tregua një ngjarje nga jeta jonë paratokësore – kur Satani dhe pasuesit e tij luftuan kundër planit të shpëtimit dhe shenjtorëve të Perëndisë.

Lexojeni Përkthimin prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:6–11 (në fund të kombinimit tresh), duke kërkuar si atë që i ndodhi Satanit gjatë Luftës në Qiell edhe mënyrën se si shenjtorët e Perëndisë e mposhtën Satanin dhe pasuesit e tij. Ju mund të doni ta shenjoni ose shënoni atë që gjeni.

Zbulesa 12:4 thotë që bishti i dragoit “tërh[oqi] pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit”. Kjo është simbolikë e numrit të madh të fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor, të cilët zgjedhin ta ndjekin Satanin. “Mikaeli dhe engjëjt e tij” [Zbulesa 12:7] janë Adami dhe fëmijët e tjerë të drejtë, shpirtërorë të Perëndisë.

Sipas Zbulesës 12:11, si e mposhtën Satanin ushtritë e drejta të qiellit (përfshirë dhe ju)?

Sipas Zbulesës 12:8–9, ku u dërguan më pas Satani dhe pasuesit e tij mbasi u rebeluan?

Lexojeni Përkthimin prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:12, 17 (në shtojcën e kombinimit tresh) duke kërkuar se kujt i shpalli luftë Satani pasi u dëbua nga qielli.

Të kuptuarit se si e mposhtëm Satanin në jetën tonë paratokësore, mund të na ndihmojë të dimë se si t’i mposhtim ndikimet dhe sulmet e tij këtu në tokë. Nga këto fragmente te Zbulesa 12 ne mund të përcaktojmë parimin vijues: Ne mund t’i mposhtim ndikimet e Satanit nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit dhe duke qëndruar të vërtetë ndaj dëshmive tona për ungjillin. Ju mund të doni ta shkruani ose shënoni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.

Plaku Xhejms J. Hamula, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim se si Satani po e sulmon brezin tuaj:

Pamja
Plaku Xhejms J. Hamula

“Të zgjedhur për të dalë përpara në këto ditë të fundit dhe për të punuar për Atin dhe Birin e Tij, janë disa nga bijtë dhe bijat më të guximshme dhe fisnike të Atit tonë. Guximi dhe fisnikëria e tyre u demonstruan në luftën paratokësore kundra Satanit. …

Me mbretërinë e Perëndisë të rivendosur në tokë dhe ardhjen tuaj në tokë, Satani e di se ‘ka pak kohë’ [Zbulesa 12:12]. Prandaj, Satani po grumbullon çdo burim që zotëron për t’ju shtyrë në shkelje. Ai e di se, nëse do të mund t’ju tërheqë në shkelje, ai do të mund t’ju ndalojë të shërbeni në një mision me kohë të plotë, të martoheni në tempull dhe të siguroni fëmijët tuaj të ardhshëm në besim, gjë që e gjitha ju dobëson jo vetëm ju por edhe Kishën. Ai e di se asgjë nuk mund ta përmbysë mbretërinë e Perëndisë, ‘veçse të jetë shkelja e popullit [të tij]’ [Mosia 27:13]. Mos gaboni në këtë gjë – lufta e tij tani është e përqendruar mbi ju” (“Të Fitosh Luftën Kundër së Keqes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 50–51).

Në ç’mënyrë Satani dhe pasuesit e tij përpiqen të na dobësojnë ne?

Merrni parasysh se si Satani po bën luftë kundër jush personalisht.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa mënyra se si mund ta rritni besimin tuaj në Jezu Krisht dhe ta forconi dëshminë tuaj për Të.

  2. Përgjigjuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Shkruani rreth një përvoje se kur ju ka ndihmuar dëshmia dhe besimi juaj te Shlyerja e Shpëtimtarit për t’i luftuar ndikimet e Satanit.

    2. Shënojeni dëshminë tuaj për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe shpjegoni se si Shlyerja mund të na ndihmojë ne në luftën tonë kundër Satanit dhe pasuesve të tij.

Zgjidhni një ose më shumë nga idetë që renditët, dhe zbatojini ato në betejat tuaja kundër Satanit dhe pasuesve të tij. Ju mund të doni t’i shkruani synimet tuaja në një fletë të veçantë letre dhe vendoseni letrën në një vend ku mund ta shihni shpesh. Teksa mbështeteni te Shlyerja e Shpëtimtarit, Zoti do t’ju ndihmojë në luftën tuaj kundër Satanit.

Zbulesa 13

Gjoni shkruan për mbretëritë e tokës që do të marrin fuqi nga Satani

Te Zbulesa 13, ne lexojmë se Gjoni pa një vegim me bisha të egra, të cilat përfaqësojnë mbretëritë e liga të tokës që kontrollohen nga Satani. Gjoni pa gjithashtu se nëpërmjet këtyre mbretërive, Satani do të kryente çudi dhe mrekulli të rreme për t’i mashtruar banorët e tokës.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Zbulesën 12–13 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër