Biblioteka
Njësia 32, Dita 3: Zbulesa 17–19


Njësia 32: Dita 3

Zbulesa 17–19

Hyrje

Apostulli Gjon pa se Babilonia shpirtërore ose bota e ligë do të shpallë luftë kundër Qengjit të Perëndisë dhe se Qengji do të ngadhënjejë mbi të ligën. Shenjtorët janë thirrur të dalin nga Babilonia shpirtërore dhe të pastrit dhe të drejtët do të thirren në darkën e dasmës së Qengjit. Gjoni e pa Jezu Krishtin duke ardhur me fuqi të madhe për t’i shkatërruar ata që luftojnë kundër Tij.

Zbulesa 17–18

Gjoni parashikon shkatërrimin e Babilonisë shpirtërore

Plaku Lin G. Robins, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim: “Është më e lehtë t’i shmangesh tundimit sesa t’i bësh ballë atij” (“Avoid It” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 shtator 2013], f. 1, speeches.byu.edu).

Si mendoni ju, përse është më e lehtë t’i shmangesh tundimit sesa t’i bësh ballë atij?

Merrni parasysh se ç’mund të ndodhë nëse e vendosim veten tonë në situata ku ne duhet t’i bëjmë ballë tundimit vazhdimisht.

Teksa studioni Zbulesën 17–18, kërkoni një të vërtetë që do t’ju ndihmojë të dini mënyrën se si t’u shmangeni shumë prej tundimeve dhe mëkateve të botës.

Te Zbulesa 16 ne mësuam se Apostulli Gjon pa në vegim shtatë engjëj që do të derdhnin plagë mbi të ligjtë në ditët e fundit. Lexojeni Zbulesën 17:1, duke kërkuar se çfarë tha njëri nga të shtatë engjëjt se do t’i tregonte Gjonit.

Sipas Zbulesës 17:15, “ujëra[t e] shumta” mbi të cilat ulet gruaja (shih vargu 1) përfaqësojnë njerëz dhe kombe mbi të cilët ajo ka pushtet dhe ndikim (shih edhe 1 Nefi 14:11).

Lexojeni Zbulesën 17:2–6, duke kërkuar fjalë dhe fraza që përshkruajnë gruan dhe ndikimin e saj në botë. (Fjala kurvërivargun 2 i referohet veprimeve të pamoralshme dhe të gabuara.

Te vargu 2, si është përshkruar ndikimi i gruas mbi sundimtarët dhe njerëzit e tokës?

Si mendoni ju, çfarë përfaqëson te Zbulesa 17:6 gruaja që është dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe martirëve? Vini në dukje se fjala çudi në këtë varg do të thotë habi ose përshtypje.

Bisha e përshkruar te Zbulesa 17:3 mund të përfaqësojë Romën në ditët e Gjonit si edhe mbretëri dhe kombe të korruptuara në ditët e fundit (shih Zbulesa 17:8–13).

Lexojeni Zbulesën 17:18, duke kërkuar se çfarë përfaqëson gruaja.

“Qyteti i madh” në vargun 18 i referohet Babilonisë shpirtërore (shih Zbulesa 14:8; DeB 133:14). Për shkak të gjërave të botës dhe korrupsionit në Babiloninë e lashtë dhe për shkak se ishte një vend ku fëmijët e Izraelit ishin të robëruar, Babilonia shpesh përdoret në mënyrë figurative te shkrimet e shenjta për të përfaqësuar mëkatin, gjërat e botës, ndikimin e djallit mbi tokë dhe robërinë shpirtërore (shih edhe 1 Nefi 13:1–9; 14:9–10).

Lexojeni Zbulesën 17:14, duke kërkuar se kundër kujt do të luftojnë ndjekësit e Babilonisë.

Cili do të jetë përfundimi i kësaj lufte?

Nga ky varg ne mësojmë se, në ditët e fundit, Jezu Krishti do t’i mposhtë ligësitë e botës. Merrni parasysh t’i shenjoni ose shënoni fjalët te Zbulesa 17:14 që e japin mësim këtë të vërtetë.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth mënyrës se si njohuria ndaj kësaj të vërtete mund t’ju ndihmojë ju si një pasues/e i/e Jezu Krishtit.

Te Zbulesa 18:1–3 ne lexojmë se një engjëll tjetër shpalli rënien e Babilonisë së ligë. Lexojeni Zbulesën 18:4, duke kërkuar se çfarë i udhëzoi Zoti njerëzit e Tij që të bënin.

Çfarë arsyesh i dha Zoti popullit të Tij që të dilte nga Babilonia?

Një parim që mund të mësojmë nga Zbulesa 18:4, është se, veçimi i vetes sonë nga ligësia e botës mund të na ndihmojë ta shmangim mëkatin dhe gjykimet që do të vijnë mbi të ligjtë në ditët e fundit. Merreni parasysh ta shkruani ose shënoni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë Zbulesës 18:4.

  1. Përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si na ndihmon ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit që ta veçojmë veten tonë nga ligësia e botës?

    2. Cilat janë disa nga sfidat me të cilat mund të përballen të rinjtë, teksa përpiqen ta veçojnë veten e tyre nga ligësia e botës por që ende vazhdojnë të jetojnë t’i duan dhe të ndërveprojnë me ata, të cilët nuk i ndajnë standardet e tyre?

    3. Si ju ka ndihmuar veçimi nga ndikimet dhe praktikat e padrejta ju dhe të tjerë që njihni, për t’iu shmangur disa prej tundimeve dhe mëkateve të botës?

Mendoni se nga cilat ndikime ose praktika të padrejta mund t’ju duhet që ta veçoni veten dhe se si do ta bëni këtë. Pyeteni Atin Qiellor në lutje që t’ju ndihmojë në përpjekjet tuaja që ta veçoni veten nga ato ndikime dhe praktika të padrejta.

Te Zbulesa 18:5–24 ne lexojmë se Gjoni pa rënien e Babilonisë së ligë dhe brengat e përkrahësve të saj.

Zbulesa 19

Gjoni e sheh Jezu Krishtin duke ardhur me fuqi për t’i shkatërruar ata që luftojnë kundër Tij

Pamja
nusja dhe dhëndri

Merrni në shqyrtim se cila është dhurata më e mirë që mund t’i jepni bashkëshortes/it tuaj të ardhshme/ëm ditën tuaj të dasmës.

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

Lexojeni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Ditën tuaj të dasmës, vetë dhurata më e mirë që mund t’i jepni shokut/shoqes t/suaj të përjetshëm/me është vetë vetja juaj më e mirë – e pastër, e dëlirë dhe e denjë për një pastërti të tillë në këmbim” (“Personal Purity”, Ensign, nëntor 1998, f. 77).

Përse mendoni se të qenët i pastër dhe i kulluar është dhurata më e mirë që mund t’i jepni bashkëshortes/it ditën tuaj të dasmës?

Zbulesa 19 përmban një analogji të dasmës që përdoret për të përshkruar Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Sipas Zbulesës 19:1–6 Apostulli Gjon pa se të drejtët do ta përlëvdojnë Perëndinë për gjykimet e Tij kundrejt të ligjve.

Lexojeni Zbulesën 19:7, duke kërkuar se dasmën e kujt i shpalli engjëlli Gjonit.

Çfarë mësoi Gjoni rreth gruas së Qengjit?

“Dasma e Qengjit” (Zbulesa 19:7) i referohet Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.

Pamja
Plaku Brus R. Mek-Konki

Lexojeni thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar se cila është nusja e Qengjit: “Në këtë periudhë ungjillore Dhëndri, që është Qengji i Perëndisë, do të vijë të kërkojë nusen e Tij, që është Kisha e përbërë nga shenjtorë besnikë që kanë qëndruar zgjuar në pritje të kthimit të Tij” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të [1966], f. 469).

Merrni parasysh disa nga mënyrat në të cilat marrëdhënia martesore është një simbol i përshtatshëm i marrëdhënies sonë besëlidhëse me Jezu Krishtin. Teksa përsiatni, mendoni rreth mënyrës se si martesa është një marrëdhënie që kërkon besnikëri, sakrificë, dashuri, zotim dhe mirëbesim.

Lexojeni Zbulesën 19:8–9, duke kërkuar se çfarë mund të bëjnë shenjtorët që ta përgatitin veten për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Liri i shkëlqyeshëm që përmendet te vargu 8, mund të simbolizojë shenjtërinë, pastërtinë dhe drejtësinë. Siç simbolizohet te rrobat e gruas së Qengjit, çfarë duhet të bëjmë ne për ta përgatitur veten tonë për ardhjen e Zotit Jezu Krisht?

Një të vërtetë që e mësojmë nga këto vargje është se, nëse jemi të pastër dhe të drejtë, atëherë ne do të jemi të përgatitur për ardhjen e Zotit Jezu Krisht. Merrni parasysh t’i shenjoni ose shënoni fjalët te Zbulesa 19:8 që e japin mësim këtë të vërtetë.

Fjala dhënë te Zbulesa 19:8 do të thotë ofruar ose dhuruar. Të pastrohesh nga mëkati dhe të bëhesh i drejtë është një dhuratë nga Perëndia.

Merrni parasysh pyetjet vijuese: Çfarë ka bërë Perëndia për të na dhënë një mënyrë që të pastrohemi nga mëkati dhe të bëhemi të drejtë? Përse mendoni se të qenët i pastër dhe i drejtë është një nga dhuratat më të mira që mund t’i japim Shpëtimtarit kur Ai të vijë sërish?

Vendosni se çfarë duhet të bëni për të qenë të pastër dhe të drejtë në mënyrë që të jeni të gatshëm për ardhjen e Zotit Jezu Krisht. Veproni ndaj çdo nxitjeje që merrni.

Lexojeni Zbulesën 19:10, duke kërkuar mënyrën se si reagoi Gjoni pasi dëgjoi se çfarë i shpalli engjëlli atij. Këtij engjëlli i ishte dhënë autoritet nga Perëndia për të folur dhe për të përfaqësuar Jezu Krishtin.

Çfarë i shpalli engjëlli Gjonit, çfarë kanë ai (engjëlli) dhe shërbëtorët e tjerë të Perëndisë?

“Frym[a] e profecisë” (Zbulesa 19:10) i referohet dhuratës së zbulesës dhe frymëzimit nga Perëndia, e cila i lejon dikujt ta marrë dhe të flasë fjalën e Tij (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Profeci, Profetizoj”, f. 157, scriptures.lds.org).

Si mendoni ju, në çfarë mënyrash dëshmia është si një profeci?

Në ç’mënyrë pasja e një dëshmie për Jezusin mund të ndikojë në përgatitjen tuaj për Ardhjen e Dytë?

Lexojeni Zbulesën 19:11–16, duke kërkuar fjalë dhe fraza që përshkruajnë Shpëtimtarin në Ardhjen e Tij të Dytë. Lexojeni gjithashtu Përkthimin prej Joseph Smith-it, Zbulesa 19:15 (te Zbulesa 19:15, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

Kali i bardhë, që përmendet te Zbulesa 19:11 është simboli i mposhtjes dhe fitores. Shpëtimtari do të vijë që ta mposhtë mëkatin dhe ligësinë.

Vini re se si është përshkruar veshja e Shpëtimtarit te Zbulesa 19:13. Fraza “rrob[ë e] ngjyer në gjak” do të thotë se veshja e Tij do të ketë ngjyrën e gjakut. Kjo ngjyrë simbolizon shkatërrimin e të ligjve në ardhjen e Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 133:46–51) dhe ajo mund të na kujtojë ne gjithashtu për vuajtjen që Ai përjetoi gjatë Shlyerjes së Tij.

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Plaku Nil A. Maksuell

“Duke qenë se i doli gjak nga çdo por, sa e kuqe mund të jetë bërë coha e Tij në Gjetseman, sa e kuqe e purpur është bërë ajo pëlhurë!

Nuk është çudi që, kur Krishti të vijë në fuqi e lavdi, Ai të vijë me rrobë të kuqe përkujtimore (shih DeB 133:48), duke nënkuptuar jo vetëm vozën e verës së zemërimit, por edhe për të sjellë në kujtesën tonë mënyrën se si Ai vuajti për secilin prej nesh në Gjetseman dhe në Kalvar!” (“Overcome … Even As I Also Overcame”, Ensign, maj 1987, f. 72).

Sipas Përkthimit prej Joseph Smith-it, Zbulesa 19:15, Gjoni pa se, kur Shpëtimtari të vinte si Mbret i Mbretërve dhe Zot i Zotërve (shih Zbulesa 19:16), Ai do të sundonte kombet me fjalën e Perëndisë. Te Zbulesa 19:17–21 Gjoni pa shkatërrimin e atyre që luftuan kundër Qengjit të Perëndisë. Vini në dukje se Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it] i Zbulesës 19:18 qartëson se, “të gjithë njerëzve, të … lirëve dhe … skllevërve, dhe … të vegjëlve dhe … të mëdhenjve” iu referohet të “gjithëve që luftojnë kundër Qengjit” (te Zbulesa 19:18, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

  1. Shkruajeni sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Zbulesën 17–19 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër