Biblioteka
Njësia 32, Dita 4: Zbulesa 20–22


Njësia 32: Dita 4

Zbulesa 20–22

Hyrje

Apostulli Gjon pa në vegim ditën e mijëvjeçarit dhe Gjyqin Përfundimtar. Ai pa gjithashtu “një qiell të ri dhe një dhe të ri” (Zbulesa 21:1) dhe qytetin çelestial të Perëndisë që do të vendoset në tokë. Gjoni e mbylli analin e tij me një lutje që Zoti të kthehej në tokë.

Zbulesa 20

Gjoni sheh ditën e mijëvjeçarit dhe Gjyqin Përfundimtar

Pamja
Gjyqi Përfundimtar

Si pjesë e planit të shpëtimit të Atit Qiellor, çdo person që ka jetuar në këtë tokë, do të qëndrojë përpara Perëndisë për t’u gjykuar. Përfytyroni se si ju mendoni që do të jetë Gjyqi Përfundimtar.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se çfarë shpresoni se do të mendoni dhe ndieni kur të qëndroni përpara Perëndisë për t’u gjykuar.

Siç shënohet te Zbulesa 20:1–11, Gjoni pa se Satani do të lidhet gjatë Mijëvjeçarit dhe të drejtët do të ringjallen si pjesë e Ringjalljes së Parë. Ai gjithashtu pa se Satani do të “zgjidh[et] për pak kohë” në fund të Mijëvjeçarit (Zbulesa 20:3). Pasi Satani dhe pasuesit e tij të luftojnë kundër shenjtorëve për herë të fundit, ai do të “h[idhet] në liqenin e zjarrit e të squfurit … në shekuj” (Zbulesa 20:10). Më pas do të ndodhë Gjyqi Përfundimtar.

Lexojeni Zbulesën 20:12, duke kërkuar mënyrën se si Perëndia do të na gjykojë ne. (Zbulesa 20:12 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni me lehtësi në të ardhmen.)

Plotësojeni doktrinën vijuese që ne mësojmë nga ky varg: Perëndia do të na gjykojë në bazë të sipas .

Librat e referuar te Zbulesa 20:12 përfshijnë shkrimet e shenjta, analet e Kishës që kanë të shënuara ordinancat shpëtuese, dhe librin e jetës.

Lexojeni shpjegimin vijues për librin e jetës: “[Në një kuptim,] libri i jetës konsiderohet të jetë tërësia e mendimeve dhe veprimeve të një njeriu – anali i jetës së tij. Megjithatë, shkrimet e shenjta gjithashtu tregojnë se një anal qiellor mbahet për besimtarët, duke përfshirë emrat e tyre si dhe rrëfimet e veprave të tyre të drejta (DeB 88:2; 128:7)” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Libër i Jetës”, f. 102).

Lexojeni Zbulesën 20:13, duke kërkuar atë që do të ndodhë përpara Gjyqit Përfundimtar.

Të ligjtë dhe të papenduarit do të ringjallen në Ringjalljen e fundit, në fund të Mijëvjeçarit dhe do të qëndrojnë gjithashtu për t’u gjykuar sipas veprave të tyre (shih DeB 76:85).

  1. Merrni parasysh doktrinën e mësipërme që përcaktuat (Perëndia do të na gjykojë ne në bazë të librave që janë shkruar sipas veprave tona). Më pas, përgjigjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyrë të kuptuarit dhe të besuarit e kësaj doktrine ndikojnë te veprimet tona sot dhe gjatë gjithë jetës sonë? Merrni parasysh edhe se çfarë mund të bëni më mirë në jetën tuaj për t’u përgatitur për Gjyqin Përfundimtar dhe për ta pasur të shkruar emrin tuaj në librin e jetës.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – Zbulesa 20:12

  1. Përdorni mjetet për studimin e shkrimeve të shenjta të tilla si poshtëshënimet, Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta (scriptures.lds.org) dhe Topical Guide [Udhëzuesin Tematik], për të gjetur shkrimet e shenjta shtesë që japin mësim rreth Gjyqit Përfundimtar. Krijoni një listë të referencave në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Ju gjithashtu mund të doni t’i shkruani ose shënoni këto referenca në shkrimet tuaja të shenjta pranë Zbulesës 20:12. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë të vërtetash shtesë rreth Gjyqit Përfundimtar keni mësuar nëpërmjet këtyre referencave–kryq.

Zbulesa 21

Gjoni sheh një qiell të ri dhe një tokë të re, dhe qytetin çelestial të Perëndisë

Pamja
e re me duart duke prekur kokën

Mendoni për një rast në jetën e tuaj kur përjetuat pikëllim ose vuajtje të madhe.

Renditni disa gjëra që mund të na shkaktojnë pikëllim ose vuajtje të madhe në këtë jetë:

Teksa studioni Zbulesën 21, kërkoni një të vërtetë që mund t’ju ndihmojë t’ju sjellë ngushëllim gjatë kohëve të vështira.

Zbulesa 21–22 është një vazhdimësi e vegimit të Apostullit Gjon të ngjarjeve që do të ndodhin pas Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.

Lexojeni Zbulesën 21:1–2, duke kërkuar atë që pa Gjoni se do të ndodhë.

Referenca e Gjonit për “një qiell të ri dhe një dhe të ri” (Zbulesa 21:1) mund t’i referohet ngjarjes që do të ndodhë në Ardhjen e dytë të Zotit, kur toka të ndryshojë në gjendjen parajsore që gëzonte përpara Rënies së Adamit dhe Evës. Gjoni mund t’i jetë referuar gjithashtu ndryshimit që do të ndodhë në fund të Mijëvjeçarit, kur toka të ndryshohet në një gjendje çelestiale (shih DeB 29:22–24).

Lexojeni Zbulesën 21:3–4, duke kërkuar atë që Perëndia do të bëjë për njerëzit e Tij.

Nga këto vargje ne mësojmë se Perëndia do të banojë me njerëzit e Tij dhe do t’i ngushëllojë ata, dhe ata nuk do ta provojnë më kurrë vdekjen, brengën ose mundimin.

Pamja
Plaku Jozef B. Uirthlin

Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se Perëndia do t’i kompensojë të drejtët për të gjitha pikëllimet dhe vuajtjet në vdekshmëri: “Zoti i dëmshpërblen besnikët për çdo humbje. Ajo që u merret atyre që e duan Zotin, do t’iu shtohet atyre sipas mënyrës së Tij. Edhe pse mund të mos vijnë në kohën që e dëshirojmë, besnikët do ta dinë se çdo lot i sotëm, do të rikthehet më së fundi njëqindfish me lot gëzimi dhe mirënjohjeje” (“Le të Ndodhë Ç’të Ndodhë, Duaje Atë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 27, 28).

  1. Përgjigjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyrë njohuria se Perëndia do t’i ngushëllojë njerëzit e Tij dhe do t’i dëmshpërblejë ata për pikëllimet dhe vuajtjet e tyre, na ndihmon kur përjetojmë sfida në ditët e sotme?

Lexojeni Zbulesën 21:7, duke kërkuar se çfarë i premton Zoti atyre që fitojnë me besnikëri.

Bazuar tek ajo që keni mësuar nga libri i Zbulesës rreth sfidave dhe problemeve të ditëve të fundit, çfarë lloj gjërash duhet të mposhtim me qëllim që të jetojmë me Perëndinë?

Zbulesa 21:8 përshkruan gjendjen e njerëzve rebelë dhe të papenduar. “Vdekja e dytë” është një vdekje shpirtërore ose ndarje nga Perëndia, që do të përjetojnë ata të cilët rebelohen me dëshirë kundër dritës dhe së vërtetës.

Lexojeni Zbulesën 21:9–21 duke kërkuar përshkrimin e Gjonit për qytetin çelestial të Perëndisë.

Lexojeni Zbulesën 21:22–27, duke kërkuar se për çfarë do të jetë prania e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ata që jetojnë në këtë qytet.

Zbulesa 22

Gjoni e mbyll analin e vegimit të tij

Te Zbulesa 22 ne lexojmë më shumë nga përshkrimi i Apostullit Gjon për qytetin e shenjtë të Perëndisë. Si pjesë të përshkrimit të tij, Gjoni përmendi një fron (shih Zbulesa 22:1).

Pamja
vizatimi i një froni

Lexojeni Zbulesën 22:1–2 dhe vizatoni se çfarë tjetër pa Gjoni përveç fronit.

Vini re se Gjoni mësoi se pema prodhoi fruta me bollëk në të gjitha stinët dhe gjethet e tij mund të shëronin kombet. Libri i Mormonit shënon që si Lehi ashtu edhe Nefi panë një vegim të pemës së jetës. Nefi mësoi se, si pema ashtu edhe burimi i ujërave të gjalla, përfaqësojnë dashurinë e Perëndisë (shih 1 Nefi 11:25). Manifestimi më i madh i dashurisë së Perëndisë është Shlyerja e Jezu Krishtit (shih Gjoni 3:16; 1 Gjon 4:9). Fruti i pemës mund të përfaqësojë edhe bekimet e Shlyerjes, e tillë si jeta e përjetshme (shih DeB 14:7).

Te Zbulesa 22:3–12 ne lexojmë se, përveçse e pa këtë qytet çelestial, Gjoni mori edhe një dëshmi nga engjëlli, i cili i foli atij se gjërat që i ishin zbuluar, qenë të vërteta. Gjoni pa gjithashtu se Shpëtimtari do t’i shpërblente të gjithë njerëzit sipas veprave të tyre.

Lexojeni Zbulesën 22:14, duke kërkuar atë që duhet të bëjmë për t’u lejuar që të hyjmë në mbretërinë çelestiale.

Që të “ke[sh] të drejtën për drurin e jetës” (Zbulesa 22:14) do të thotë të jesh i denjë për të marrë të gjitha bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit, përfshirë edhe jetën e përjetshme.

Nga ky varg ne mësojmë se, nëse i zbatojmë urdhërimet e Zotit, atëherë ne mund të marrim të gjitha bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe të hyjmë në mbretërinë çelestiale. Zbatimi i urdhërimeve të Tij përfshin marrjen e të gjitha ordinancave të nevojshme për të hyrë në mbretërinë çelestiale.

Ndonëse disa bekime të Shlyerjes – të tilla si dhurata e ringjalljes – u janë dhënë lirisht të gjithë fëmijëve të Perëndisë, bekime të tjera – të tilla si jeta e përjetshme – janë në dispozicion vetëm për ata që kërkojnë me zell të ushtrojnë besim në Jezu Krisht, të pendohen dhe të ndjekin urdhërimet e Tij.

Te Zbulesa 22:15–19 ne lexojmë se ata që nuk i zbatojnë urdhërimet e Zotit, nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në qytetin çelestial. Jezu Krishti dëshmoi se Ai ia dha këtë zbulesë Gjonit dhe Gjoni i ftoi të gjithë njerëzit që të vijnë tek ujërat e jetës për të pirë lirisht. Gjoni i paralajmëroi lexuesit e tij që të mos e ndryshonin mesazhin e librit që ai kishte shkruar.

Lexojeni Zbulesën 22:20, duke kërkuar lutjen e Gjonit ndaj Shpëtimtarit.

Bazuar tek ajo që keni mësuar në librin e Zbulesës, përse mendoni se Gjoni mezi priste që Zoti të vinte?

  1. Përgëzime për përfundimin e këtij kursi të seminarit për Dhiatën e Re. Merrni parasysh atë që keni mësuar dhe keni ndier këtë vit dhe shpenzoni disa çaste për të shkruar në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta disa nga mësimet në Dhiatën e Re që kanë ndikuar më së shumti tek ju këtë vit. Shkruajeni edhe se si dëshmia juaj është ndikuar nga studimet tuaja në seminar. Kërkoni një mundësi për të dhënë mësim dhe për të dëshmuar atë që keni mësuar.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Zbulesën 20–22 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër