Biblioteka
Njësia 30, Dita 2: 1 Gjon


Njësia 30: Dita 2

1 Gjon

Hyrje

Apostulli Gjon i ftoi anëtarët e Kishës të kërkonin shoqërimin e Atit dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit. Ai e theksoi nevojën për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë që ta shfaqim dashurinë tonë për Të. Gjoni gjithashtu u kujtoi anëtarëve të Kishës që t’i donin të tjerët.

1 Gjon

Gjoni shpjegon rëndësinë e zbatimit të urdhërimeve dhe të dashurisë ndaj njëri-tjetrit

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani fjalën braktisje dhe përkufizimin e saj. Nëse ju duhet ndihmë, përdorni Topical Guide [Udhëzuesin Tematik], Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose dokumentin Doktrinat Bazë në fillim të këtij udhëzuesi të studimit.

Apostulli Gjon e shkroi këtë letër në një kohë kur braktisja po kërcënonte Kishën. Ai i paralajmëroi shenjtorët për antikrishtët (shih 1 Gjon 2:18–26; 4:3). Një antikrisht është “dikush ose diçka që falsifikon planin e vërtetë të ungjillit për shpëtimin dhe që haptazi apo fshehurazi kundërshton Krishtin” dhe autoritetin dhe mësimet e shërbëtorëve të Tij të zgjedhur (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Antikrisht”, f. 7, scriptures.lds.org). Disa antikrishtë në ditët e Gjonit po jepnin mësim se Jezu Krishti nuk kishte një trup fizik ndërkohë që ishte në tokë por vetëm u duk sikur ishte një qenie me trup fizik.

Lexojeni 1 Gjonin 1:1–4, duke kërkuar atë që dëshmoi Gjoni për ta hedhur poshtë këtë mësim të rremë. Vini në dukje se “Fjal[a] e jetës” te vargu 1 i referohet Jezu Krishtit.

Vini re te vargjet 3–4 se Gjoni dëshironte që shenjtorët të kishin shoqërimin e udhëheqësve të Kishës, të cilët kishin shoqërimin e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ai dëshironte gjithashtu që ata të përjetonin një plotësi të gëzimit. Një parim që ne mund të mësojmë nga këto vargje, është se, nëse i marrim dhe i ndjekim mësimet e profetëve dhe apostujve, ne mund të kemi shoqërimin e Atit dhe Birit.

Të kesh shoqërimin do të thotë të gëzosh një marrëdhënie mirëbesimi, miqësie, ndërveprimi dhe uniteti. Mendoni për burrat, të cilët shërbejnë në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve. Si na ndihmon ndjekja e mësimeve të profetëve dhe apostujve që të kemi shoqërimin e Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit?

Lexojeni 1 Gjonin 1:5–6, duke kërkuar atë që mund të na pengojë nga pasja e shoqërimit të Atit tonë në Qiell.

Një nga temat më domethënëse e shkrimit të Gjonit është paraqitur te 1 Gjoni 1:5 – Jezu Krishti është Drita e Botës (shih Gjoni 1:4–9; 8:12; 9:1–5). Mendoni për një rast kur keni ecur në errësirë me plot kuptimin e fjalës. Përdorimi i fjalës errësirë prej Gjonit, i referohet errësirës shpirtërore.

Si mendoni ju, çfarë do të thotë të ecësh në errësirë shpirtërore?

Studiojeni 1 Gjonin 1:7–2:6, duke kërkuar të vërtetat që dha mësim Gjoni, të cilat mund të na ndihmojnë të dimë se si të ecim në dritën e ungjillit. Fjala shlyesi te 1 Gjoni 2:2 do të thotë një sakrificë shlyese që kënaq drejtësinë e Perëndisë.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa nga të vërtetat që përcaktuat te 1 Gjoni 1:7–2:6. Pastaj merrni parasysh se si do t’iu përgjigjeshit pyetjeve vijuese:

    1. Përse mendoni se dashuria jonë për Perëndinë bëhet më e përsosur ose e plotë kur i zbatojmë urdhërimet e Tij?

    2. Kur keni përjetuar ju një dashuri më të madhe për Perëndinë teksa jeni përpjekur që t’i zbatoni urdhërimet e Tij?

Lexojini përshkrimet vijuese, duke kërkuar një urdhërim të veçantë që këta dy të rinj e kanë të vështirë t’i binden:

  • Një i ri i lexon shkrimet e shenjta çdo ditë dhe i kryen me besnikëri shumë nga detyrat e tij të priftërisë, por shpeshherë ai është i vrazhdë me vëllanë e tij të vogël.

  • Një e re merr pjesë rregullisht në mbledhjet e Kishës dhe ka fituar çmimin Njohja e së Resë. Sidoqoftë, ajo shpesh poston komente të ashpra ndaj disa prej shokëve e shoqeve të saj të klasës dhe ndaj mësuesve në mediat shoqërore.

Cilit urdhërim e kanë të vështirë që t’i binden këta dy të rinj të ditëve të mëvonshme? (Rishikojeni fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë Mateu 22:36–39, si ndihmë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.)

Reflektoni për situata në të cilat ju mund të hasni vështirësi për t’iu shfaqur dashuri të tjerëve.

  1. Lexojeni 1 Gjonin 2:9–11; 4:7–11, 19–21, duke kërkuar se çfarë dha mësim Gjoni për dashurinë. Merrni parasysh të shenjoni ose shënoni mësimet që janë kuptimplote për ju. Më pas, përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat nga mësimet e Gjonit për dashurinë janë kuptimplote për ju? Përse?

    2. Një parim që mund të përcaktojmë nga këto vargje, është që, kur e duam Perëndinë, ne do t’i duam të tjerët. Si mendoni ju, përse ne do t’ua shfaqim dashurinë tonë të tjerëve kur e duam me të vërtetë Perëndinë?

Vini re që Gjoni iu referua urrejtjes ndaj të tjerëve te 1 Gjoni 4:20. Ka shumë mënyra me anë të të cilave përveçse i urrejmë të tjerët as nuk ua shprehim dashurinë ose mirësinë tonë atyre. Si mendoni ju, cilat mund të jenë disa nga këto mënyra?

Lexojeni 1 Gjonin 3:17–18, duke kërkuar se si ne duhet t’ua tregojmë dashurinë tonë të tjerëve.

Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që ta tregojmë dashurinë tonë me vepra dhe jo vetëm nëpërmjet fjalëve?

Cilin njihni ju që është një shembull i mirë i të shfaqurit të dashurisë ndaj të tjerëve?

Nëse është e mundur, shikojeni materialin filmik “Two Brothers Apart” [“Dy Vëllezër Veçmas”] që gjendet në LDS.org. Teksa e shihni, kërkoni mënyrën se si këta dy vëllezër e treguan konkretisht me shembuj këtë parim dhe çfarë ndikimi pati ai tek secili prej tyre.

  1. Mendoni për dikë në jetën e tuaj ndaj të cilit mund të shfaqni më shumë dashuri. Në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, shkruajeni emrin e atij individi dhe diçka konkrete që mund të bëni për t’ia treguar dashurinë dhe mirësinë tuaj atij personi. Nuk keni nevojë ta shfaqni dashurinë tuaj në mënyra të bujshme. Gjestet e vogla, të thjeshta të dashurisë dhe mirësisë, shpesh janë gjestet më kuptimplote.

Kur ne e tregojmë dashurinë tonë nëpërmjet veprave tona, ne po ecim siç eci Jezusi ose po e jetojmë jetën tonë siç e jetoi Jezusi (shih 1 Gjon 2:6; 3:1–3). Zoti do t’ju bekojë ndërkohë që e zbatoni këtë të vërtetë në jetën tuaj.

Lexojeni 1 Gjonin 4:12 dhe më pas lexoni Përkthimin prej Joseph Smith-it, 1 Gjon 4:12 (te 1 Gjon 4:12, poshtëshënimi a, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]). Çfarë sqaron Përkthimi prej Joseph Smith-it rreth të qenit i aftë për ta parë Perëndinë?

Te 1 Gjoni 5, Gjoni dha mësim se çfarë duhet të bëjmë për t’u lindur sërish, që do të thotë “të kesh Shpirtin e Zotit, që të shkaktojë një ndryshim të fuqishëm në zemrën e një njeriu, sa ai nuk ka më dëshirë të bëjë keq, por më tepër dëshiron të kërkojë gjërat e Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Lindur (i) Përsëri, Lindur (i) nga Perëndia”, f. 105, scriptures.lds.org). Lexojini fragmentet vijuese dhe renditni atë që ne duhet të bëjmë për t’u lindur sërish:

1 Gjon 5:1

1 Gjon 5:2–3

1 Gjon 5:4

Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it], 1 Gjon 5:18 (te 1 Gjon 5:18, poshtëshënimi b, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht])

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 1 Gjonin dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër