Biblioteka
Njësia 20, Dita 1: Veprat e Apostujve 20–22


Njësia 20: Dita 1

Veprat e Apostujve 20–22

Hyrje

Pali e predikoi ungjillin në Azinë e Vogël (Turqia e kohës së sotme) dhe ndërkohë që ishte në Milet, një qytet pranë Efesit, ai paralajmëroi për një braktisje të ardhshme dhe i nxiti udhëheqësit e priftërisë që t’i lartësonin anëtarët e Kishës. Më pas udhëtoi për në Jerusalem, ku u përndoq dhe u arrestua. Teksa qëndronte te shkallët e fortesës Antonia (një garnizon ku qëndronin trupat romake), Pali tregoi historinë e tij të kthimit në besim.

Veprat e Apostujve 20–21

Pali kryen shërbesë në Azinë e Vogël dhe udhëton për në Jerusalem, ku ai rrihet dhe arrestohet

Mendoni për një rast kur juve ju desh të largoheshit për disa ditë, javë ose muaj nga familja, shoqëria juaj ose njerëz të tjerë që i donit.

  • Çfarë lloj ndjenjash kishit përpara se të largoheshit ju ose ata nga të cilët u larguat?

  • Çfarë i thatë njëri-tjetrit përpara se të ndaheshit?

Gjatë udhëtimit të tretë misionar të Palit, ai kaloi kohë në Maqedoni, Greqi dhe Azinë e Vogël (shih Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, në shtojcën e kombinimit tresh). Gjatë këtij udhëtimi, ai ndjeu mbresën që të kthehej në Jerusalem. Teksa udhëtonte, ai ndalej për të predikuar dhe për t’u thënë lamtumirë anëtarëve të Kishës përgjatë udhës. Natën përpara largimit të tij nga Troasi, Pali foli me shenjtorët deri natën vonë.

Lexoni Veprat e Apostujve 20:9–12, duke kërkuar atë që i ndodhi një të riu të quajtur Eutik pasi e zuri gjumi gjatë predikimit të Palit. Merrni parasysh të shënoni në shkrimet tuaja të shenjta atë që bëri Pali për të treguar dashuri dhe shqetësim për Eutikun.

Si ishin veprimet e Palit të ngjashme me veprimet e Shpëtimtarit gjatë shërbesës së Tij?

Si pjesë e udhëtimit të tij të tretë misionar, Pali kaloi gati tre vjet në Efes duke punuar mes njerëzve atje. Te Veprat e Apostujve 20:13–17 ne mësojmë se në udhën e tij për në Jerusalem, Pali ndaloi në Milet, në të dalë të Efesit, dhe dërgoi lajm për udhëheqësit e Kishës në Efes që të takoheshin me të.

Lexoni Veprat e Apostujve 20:18–23, duke kërkuar atë që Pali shpjegoi rreth shërbimit të tij misionar.

Pali tha se ai “nuk fsheh[u] asgjë nga ato gjëra që ishin të dobishme” (Veprat e Apostujve 20:20) nga ata të cilëve u dha mësim. Vini re te Veprat e Apostujve 20:21 se si Pali e dha mësim atë që ishte më e dobishmja – ai dëshmoi se çdo njeri kishte nevojë të pendohej dhe të kishte besim në emrin e Zotit Jezu Krisht.

Sipas vargut 22–23, Pali ishte gati të përballej me çfarëdo mundimesh që e prisnin në Jerusalem. Ai ishte veçanërisht i cenuar nga rreziku në Jerusalem, ku udhëheqësit judeas e shihnin si një tradhtar për shkak të përpjekjeve të tij për të predikuar ungjillin e Jezu Krishtit. Megjithatë, një nga arsyet që Pali ishte gati të shkonte në Jerusalem, ishte sepse Shpirti i Zotit e kishte drejtuar atë që ta bënte këtë gjë.

Lexoni Veprat e Apostujve 20:24–27, duke kërkuar atë që Pali tha se ishte i përgatitur të bënte si shërbëtor i Zotit. Merrni parasysh ta shenjoni atë që tha ai te vargu 24.

Nga Veprat e Apostujve 20:24–27, ne mësojmë që shërbëtorët e vërtetë të Zotit e kryejnë me besnikëri detyrën e tyre dhe kur e bëjnë këtë gjë, ata ndiejnë gëzim. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë të vërtetë në shkrimet tuaja të shenjta ose ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Përsiatni se çfarë do të thotë për ju që ta jepni tërë veten tuaj në shërbim të Perëndisë.

Si mund ta zbatoni këtë parim në vetë jetën tuaj?

  1. Mendoni për një rast në jetën tuaj ose në jetën e dikujt që njihni, kur ju ose personi tjetër zgjodhët t’i shërbenit Zotit me gjithë energjinë e forcën dhe përjetuat gëzim të madh. Shkurtimisht përshkruajeni këtë përvojë dhe mësimin që mund të keni mësuar nga ajo në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Pali i vizitoi udhëheqësit e Kishës në Efes për herën e fundit përpara se të nisej për në Jerusalem. Nëse do të ishit në vendin e Palit dhe e dinit se nuk do t’i shihnit përsëri këta udhëheqës të Kishës, çfarë këshille do t’u jepnit atyre përpara se të largoheshit?

Lexoni Veprat e Apostujve 20:28–31, duke kërkuar paralajmërimet e Palit dhënë këtyre udhëheqësve të Kishës.

Pali i përdori ujqërit si një metaforë për anëtarët jobesnikë të Kishës dhe njerëzit, të cilët do t’i mashtronin anëtarët besnikë të Kishës.

Pali i kujtoi udhëheqësit e Kishës që “ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh” (Veprat e Apostujve 20:35) dhe, pasi u lut me ta, ai u tha lamtumirë dhe filloi udhëtimin e tij drejt Jerusalemit (shih Veprat e Apostujve 20:36–38).

Te Veprat e Apostujve 21:1–10 ne mësojmë se Pali e vazhdoi udhëtimin e tij drejt Jerusalemit dhe ndaloi në krahina të ndryshme për të kaluar kohë me anëtarët e Kishës përgjatë udhës. Kur u ndal në qytetin e Tiros, disa dishepuj – të shqetësuar në mënyrë të dukshme për sigurinë e Palit – e këshilluan që të mos shkonte në Jerusalem (shih Veprat e Apostujve 21:4).

Në Cezarea, një profet i quajtur Agab profetizoi lidhur me atë që do t’i ndodhte Palit në Jerusalem.

Lexoni Veprat e Apostujve 21:11, duke kërkuar atë që Agabi profetizoi se do t’i ndodhte Palit në Jerusalem. Fjala brez i drejtohet një rripi.

Lexoni Veprat e Apostujve 21:12–14, duke kërkuar se si Pali dhe shoqëruesit e tij iu përgjigjën profecisë.

Çfarë ju bie në sy rreth përgjigjes së Palit?

Jo të gjithë shërbëtorëve të Zotit iu kërkohet ta sakrifikojnë jetën e tyre. Megjithatë, shërbëtorët e vërtetë të Zotit janë të gatshëm të bëjnë vullnetin e Perëndisë pavarësisht nga çmimi vetjak.

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë lloj sakrificash mund t’ju kërkohet të bëni si një shërbëtor i Zotit?

    2. Kur keni qenë të gatshëm ta bëni vullnetin e Perëndisë pavarësisht nga çmimi për ju? Përse ishit të gatshëm ta bënit atë?

Te Veprat e Apostujve 21:17–40 ne mësojmë se Pali mbërriti në Jerusalem dhe u dha një raportim për punët e tij misionare udhëheqësve vendorë të Kishës. Ai shkoi në tempull dhe kur një grup judenjsh që e njihnin nga udhëtimet e tij misionare, e panë atë, ata shpallën se Pali ishte një mësues i rremë që jepte mësim kundër ligjit të Moisiut dhe në mënyrë të paligjshme sillte johebrenj në tempull. Për shkak të këtij akuzimi, një turmë e largoi Palin nga tempulli dhe filloi ta godiste atë. Ushtarët romakë ndërhynë dhe e morën atë me vete që t’i bëhej gjyqi dhe Pali u kërkoi ushtarëve nëse mund t’u fliste njerëzve.

Veprat e Apostujve 22

Pali tregon për kthimin e tij në besim dhe dëshmon për Jezu Krishtin

kthehesh në besim do të thotë të ndryshosh. Mendoni rreth mënyrës se si mund të kthehet ose ndryshohet uji, që të përdoret për qëllime të ndryshme. (Për shembull, uji mund të kthehet në akull ose avull.) Përsiatni llojet e ndryshimeve që sjell kthimi në besimin tek ungjilli.

Lexoni Veprat e Apostujve 22:1–5, duke kërkuar mënyrën se si Pali e përshkroi veten teksa u foli judenjve nga shkallët e një fortese në Jerusalem.

Lexoni Veprat e Apostujve 22:6–21, në të cilën Pali tregon historinë e kthimit të tij në besim. Më pas, përputhini pyetjet vijuese me përgjigjet e tyre të sakta duke e vendosur shkronjën e përgjigjes së saktë në hapësirën bosh pranë pyetjes. (Pasi të mbaroni, kontrollojini përgjigjet tuaja me ato që janë dhënë në fund të këtij mësimi.)

Kthimi i Palit në Besim

  • a. Ai duhej të shkonte në Damask.

  • b. Ai u takua me Ananian, një burrë të drejtë, dhe fitoi përsëri shikimin e tij.

  • c. Ai u pagëzua dhe thirri emrin e Zotit.

  • d. Ai u thirr të ishte dëshmitar i Jezu Krishtit.

  • e. Ai pa një dritë, dëgjoi zërin e Jezu Krishtit dhe e pa Atë në një vegim.

Pali i dëgjoi dhe iu bind fjalëve të Jezu Krishtit dhe filloi të ndryshonte. Te Galatasve 1:17–18 ne mësojmë se pas vegimit të tij mbresëlënës, Pali kaloi tre vjet në Arabi, që do të kishte qenë një kohë e mirë për përgatitje dhe rritje shpirtërore, përpara kthimit në Damask dhe më pas vajti në Jerusalem që të takohej me Pjetrin.

Mendoni rreth asaj se sa thellësisht ndryshoi jeta e Palit si rrjedhojë e kthimit të tij në besim te Shpëtimtari. Kthimi i Palit në besim na mëson se kur iu bindemi fjalëve të Jezu Krishtit, ne mund të kthehemi tërësisht në besim.

Motra Boni L. Oskarson, presidente e përgjithshme e Të Rejave, shpjegoi se si bindja jonë ndaj fjalëve të Krishtit lidhet me kthimin e vërtetë në besim:

Pamja
Boni L. Oskarson

“Kthimi i vërtetë në besim është më shumë se sa thjesht të pasurit e një njohurie mbi parimet e ungjillit dhe përfshin shumë më tepër se sa vetëm të pasurit e një dëshmie mbi ato parime. Është e mundur të kesh një dëshmi për ungjillin pa e jetuar atë. Të qenit vërtet të kthyer në besim do të thotë se po veprojmë sipas asaj që besojmë dhe po e lejojmë atë që të krijojë ‘një ndryshim të madh te ne, ose në zemrat tona’ [Mosia 5:2]. …

… Kthimi në besim ndodh kur jemi të zellshëm në bërjen e lutjeve tona, në studimin e shkrimeve tona të shenjta, në frekuentimin e kishës dhe në të qenit të denjë për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit. Kthimi në besim vjen ndërsa veprojmë sipas parimeve të drejta që mësojmë në shtëpitë tona dhe në klasë. Kthimi në besim vjen ndërsa bëjmë jetë të dëlira e të virtytshme dhe gëzojmë shoqërinë e Frymës së Shenjtë. Kthimi në besim vjen ndërsa e kuptojmë Shlyerjen e Jezu Krishtit, e pranojmë Atë si Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin tonë dhe e lejojmë Shlyerjen të veprojë në jetët tona” (“Kthehuni në Besim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 76–78).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruajini një letër vetes rreth asaj që mund të bëni për t’u bërë me të vërtetë të kthyer në besim te Shpëtimtari.

Pamja
Pali duke qenë i lidhur

Ai u lidh nga romakët.

Te Veprat e Apostujve 22:22–30 ne mësojmë se pasi Pali tregoi historinë e kthimit të tij në besim, njerëzit që e dëgjuan shpallën se ai duhej të dënohej me vdekje. Pali u soll përpara kryemijësit të ushtrisë romake në Jerusalem, i cili vendosi që Pali duhej të rrihej me kamxhik ose të fshikullohej, një taktikë që normalisht përdorej për të poshtëruar dhe për të fituar informacion nga kriminelët. Megjithatë, kur oficerët romakë mësuan se Pali ishte një qytetar romak, ata vendosën të mos e rrihnin me kamxhik dhe në vend të kësaj e sollën atë përpara këshillit qeverisës judeas, sinedrit. Ishte në kundërshtim me ligjin romak që të lidhej ose rrihej me kamxhik një qytetar romak i cili ishte i “pagjykuar” (Veprat e Apostujve 22:25).

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Veprat e Apostujve 20–22 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

  • Përgjigjet për veprimtarinë përputhëse: 1) e, 2) a, 3) b, 4) d, 5) c.

Shtyp në Letër