Biblioteka
Njësia 11, Dita 3: Lluka 16


Njësia 11: Dita 3

Lluka 16

Hyrje

Jezusi dha mësim shëmbëlltyrën e administratorit të pabesë. Farisenjtë i dëgjuan mësimet e Jezusit dhe e përqeshën Atë. Më pas Jezusi i qortoi farisenjtë dhe u mësoi atyre shëmbëlltyrën e pasanikut dhe të Llazarit.

Lluka 16:1–12

Jezusi jep mësim shëmbëlltyrën e administratorit të pabesë

Në hapësirën e dhënë, renditni disa nga sendet e botës mbi të cilën njerëzit shpesh e vendosin zemrën e tyre dhe përpiqen të marrin:

Tani, renditni disa nga pasuritë e përjetshme që Ati Qiellor do që ne të kërkojmë (të tilla si familjen dhe paqen e përjetshme):

Ne mund t’i gëzojmë disa nga këto pasuri të përjetshme edhe në këtë jetë. Qarkoni një ose dy nga pasuritë e përjetshme që renditët, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për ju. Ndërsa ju studioni Llukën 16, kërkoni të vërteta që mund t’ju ndihmojnë të merrni pasuri të përjetshme.

Pasi dha mësim shëmbëlltyrën e deles së humbur, të dhrahmisë së humbur dhe të djalit plangprishës, Shpëtimtari u mësoi dishepujve të tij shëmbëlltyrën e administratorit të pabesë. Një administrator është dikush që drejton çështjet tregtare, paratë ose pronat e një personi tjetër.

Lexoni Llukën 16:1–2, duke kërkuar atë që pasaniku në shëmbëlltyrë mësoi për administratorin e tij.

Vini re atë për të cilën administratori qe akuzuar se kishte bërë me të mirat e pasanikut. Si pasojë e shkujdesit të administratorit, ai do ta humbiste pozicionin e tij si administrator.

Te Lluka 16:3–7, ne mësojmë se administratori u shqetësua për atë që do të bënte kur të humbiste punën e tij, ngaqë ai mendonte se nuk mund të bënte punë fizike dhe i vinte shumë turp të lypte. Ai hartoi një plan, i cili, mendonte ai, mund t’i sillte mundësi punësimi në familje të tjera. Ai vizitoi dy nga borxhlinjtë e pasanikut dhe u bëri zbritje në mënyrë domethënëse borxheve të tyre, gjë për të cilën, shpresonte ai, do të fitonte pëlqimin e tyre.

Lexoni Llukën 16:8, për të parë mënyrën se si reagoi pasaniku kur mësoi për veprimet e administratorit të tij. Mund të jetë e dobishme të dini se “bijtë e kësaj bote” janë njerëz me mendje si të botës dhe “bijtë e dritës” janë ndjekës të Perëndisë ose njerëz me mendje shpirtërore.

Vini re se pasaniku e përgëzoi zgjuarsinë e administratorit për të fituar pëlqimin e borxhlinjve të pasanikut. Ai nuk po përgëzonte pandershmërinë e administratorit.

Pamja
Plaku Xhejms E. Talmixh

Plaku Xhejms E. Talmixh, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi atë që Shpëtimtari po jepte mësim nëpërmjet shëmbëlltyrës së administratorit të pabesë: “Synimi i Zotit tonë ishte që të tregonte dallimin midis kujdesit, vëmendjes dhe përkushtimit të njerëzve që përfshihen në çështje fitimprurëse në tokë, dhe mënyrave me gjysmë zemre të shumë njerëzve që gjoja luftojnë për pasuri shpirtërore. Njerëzit me mendje si të botës nuk i shpërfillin masat për vitet e ardhshme dhe shpeshherë janë zellshmërisht mëkatarë për të grumbulluar me shumicë; ndërsa ‘bijtë e dritës’, ose ata që besojnë se pasuria shpirtërore është mbi të gjitha zotërimet tokësore, janë më pak energjikë, të kujdesshëm apo të mençur” (Jesus the Christ, bot. 3-të [1916], f. 463).

Lexoni Llukën 16:10–12, duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari se duhet të bëjmë për t’u bekuar me pasuri të përjetshme. Vini re se mamonivargun 11 i referohet pasurive tokësore, përfshirë paratë dhe zotërimet. Mund të jetë po ashtu e dobishme të dini se “besnik në të vogla” (Lluka 16:10) do të thotë t’i përdorësh me drejtësi pasuritë tokësore.

Nga mësimet e Shpëtimtarit te Lluka 16:1–12, ne mësojmë që, nëse përgatitemi me mençuri për të ardhmen tonë të përjetshme dhe i përdorim me drejtësi pasuritë tokësore, ne mund të bekohemi me pasuri të përjetshme.

  1. Përgjigjjuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ç’mënyrë përdorimi nga ana jonë me drejtësi i pasurive tokësore reflekton denjësinë tonë për t’u besuar me pasuri të përjetshme?

    2. Si mund t’i përdorni me drejtësi pasuritë tokësore kur jeni të rinj? Si mund ta bëni këtë si një i rritur? (Shih Jakobi [LiM] 2:17–19.)

Lluka 16:13–31

Jezusi i qorton farisenjtë dhe u jep mësim shëmbëlltyrën e pasanikut dhe të Llazarit

Ndërsa ju studioni Llukën 16:13–26, përsiatni se si pasuritë tokësore mund t’i pengojnë disa njerëz nga marrja e pasurive të përjetshme.

Siç shënohet te Lluka 16:13–14, Shpëtimtari dha mësim se “nuk mund t’i shërbe[jmë] [si] Perëndisë dhe mamonit” (Lluka 16:13). Farisenjtë i dëgjuan mësimet e Shpëtimtarit dhe u “tall[ën]” (Lluka 16:14), ose e përqeshën Atë. Kërkoni te Lluka 16:14, fjalën që i përshkruan farisenjtë dhe jep një shpjegim të arsyes përse ata e përqeshën Shpëtimtarin për mësimet e Tij.

Farisenjtë ishin lakmitarë, që do të thotë se ata në mënyrë egoiste donin më shumë zotërime, veçanërisht gjëra që u përkisnin të tjerëve. Ata lakmonin pasuri dhe pushtet tokësor (shih Mateu 23:2–6, 14). Si mendoni ju, përse lakmia e farisenjve i bëri ata që ta përqeshnin Shpëtimtarin?

Lexoni Përkthimin prej Joseph Smithi‑it, Lluka 16:16–23 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta), duke kërkuar një këndvështrim tjetër në fjalëkëmbimin midis farisenjve dhe Shpëtimtarit.

Nga këto vargje ne mësojmë që farisenjtë pretendonin se ligji i Moisiut shërbente si ligji i tyre, dhe prandaj ata nuk e pranuan Jezusin si gjykatësin e tyre. Jezusi shpjegoi se ligji i Moisiut dhe profetët kishin dëshmuar për Të. Ai i pyeti farisenjtë përse e mohonin atë që ishte shkruar dhe i qortoi që po e “shtrembëroni[n] udhën e drejtë” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Lluka 16:21). Për t’i ndihmuar këta farisenj lakmitarë të kuptonin sjelljen e tyre dhe pasojat e saj, Shpëtimtari i krahasoi ata me pasanikun në shëmbëlltyrën e shënuar te Lluka 16:19–31.

Teksa lexoni Llukën 16:19–31, përfytyroni personazhet në këtë shëmbëlltyrë dhe ndërveprimet e tyre. Merrni parasysh t’i lexoni këto vargje me zë të lartë, sikur të ishit përpara një publiku, duke cituar fjalët e Shpëtimtarit (Lluka 16:19–23), të pasanikut (Lluka 16:24, 27, 28, 30) dhe të Abrahamit (Lluka 16:25, 26, 29, 31). Mund të jetë e dobishme të dini se “gji[ri i] Abrahamit” (Lluka 16:22) përfaqëson parajsën në botën e shpirtrave dhe se “ferr[i]” (Lluka 16:23) i referohet burgut të shpirtrave (shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Abraham’s Bosom” [“Gjiri i Abrahamit”], “Hell” [“Ferri”].)

Pamja
skicë e burgut dhe e parajsës

Si ndryshonte jeta e vdekshme e pasanikut nga ajo e Llazarit?

Në ç’mënyrë lakmia ose dashuria për pasuri tokësore e pasanikut, patën një ndikim tek ai pasi ai vdiq?

Çfarë mendoni se kishte për qëllim kjo shëmbëlltyrë që t’u mësonte farisenjve?

Një parim që mund të mësojmë nga kjo shëmbëlltyrë është që, nëse jemi lakmitarë dhe nuk i përdorim me drejtësi pasuritë tona tokësore, ne përfundimisht do të përjetojmë vuajtje dhe keqardhje (shih edhe DeB 104:18).

Pamja
një lypës dhe qentë

Qentë lëpinin plagët e Llazarit, varfanjakut që rrinte te dera e pasanikut.

Ne mund të mësojmë një të vërtetë tjetër nga kjo shëmbëlltyrë. Sipas Llukës 16:30, çfarë besonte pasaniku se do të ndodhte nëse Llazari do t’u shfaqej vëllezërve të pasanikut?

Pasaniku besonte se vëllezërit e tij do të pendoheshin dhe do të ktheheshin në besim tek e vërteta nëse Llazari u shfaqej atyre. Kthim në besim do të thotë “ndryshim nga dikush i besimeve, zemrës dhe jetës së tij për të pranuar dhe për të bërë vullnetin e Perëndisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Kthim, Kthyer”, scriptures.lds.org).

Sipas Llukës 16:29, 31, përse Abrahami nuk e dërgoi Llazarin te vëllezërit e pasanikut?

Duke përmendur “Moisiun dhe profetët”, Shpëtimtari iu referua sërish shkrimeve të shenjta që farisenjtë pretendonin se i besonin dhe jetonin sipas tyre, por në të vërtetë i hidhnin poshtë.

Nga kjo shëmbëlltyrë ne mësojmë se, kthimi në besim vjen nga të besuarit dhe vënia vesh ndaj fjalëve të profetëve, jo nga të dëshmuarit e mrekullive ose nga të parit e engjëjve.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni ju, përse kthimi në besim vjen fillimisht nga të besuarit e fjalës së profetëve dhe vënies vesh ndaj tyre, sesa nga të dëshmuarit e mrekullive apo të parit e engjëjve?

    2. Cilat mësime të veçanta të profetëve kanë ndikuar te kthimi juaj në besim?

Në një fletë të veçantë letre, shkruani një synim se si ju mund t’i besoni apo t’i vini veshin më mirë mësimeve ose këshillave të profetëve, në mënyrë që kthimi juaj në besim të mund të forcohet. Për ide, merrni parasysh që të rishikoni broshurën Për Forcën e Rinisë. Vendoseni këtë fletë letre diku ku ju do ta shihni çdo ditë, ndoshta në shkrimet e shenjta, për t’ju kujtuar synimin tuaj.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Llukën 16 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër