Biblioteka
Njësia 12, Dita 1: Lluka 18–21


Njësia 12: Dita 1

Lluka 18–21

Hyrje

Ndërsa Jezu Krishti udhëtoi drejt Jerusalemit për herë të fundit, Ai dha mësim ungjillin e Tij dhe kreu mrekulli midis njerëzve. Ai hyri me ngadhnjim në Jerusalem, e pastroi sërish tempullin dhe u dha mësim njerëzve atje.

Lluka 18–21

Shpëtimtari jep mësim rrugës për në Jerusalem

Ju tashmë keni mësuar për shumë prej ngjarjeve të shënuara te Lluka 18–21, nga studimi juaj i Mateut dhe Markut.

Pamja
Jezusi dhe i Riu Pasanik
Pamja
Hyrja Ngadhnjimtare

Kur Jezu Krishti udhëtoi drejt Jerusalemit për herë të fundit, Ai dha mësim një numër shëmbëlltyrash dhe shëroi shumë njerëz. Ai e ftoi të riun pasanik që t’ia jepte gjithçka të varfërve dhe ta ndiqte Atë. Ai shëroi një të verbër. Pavarësisht nga përqeshja, Ai darkoi me kryetarin e tagrambledhësve në Jeriko. (Shih edhe Mateun 19–20; Markun 10.)

Jezusi mbërriti në Jerusalem dhe, midis thirrjeve të lëvdatave, udhëtoi mbi një kërriç kur hyri në qytet. Ai i dëboi përsëri nga tempulli këmbyesit e parave, u dha mësim njerëzve atje dhe iu përgjigj pyetjeve nga krerët e priftërinjve dhe skribët. Ai lëvdoi një të ve që hodhi dy monedhat e saj të vogla në thesarin e tempullit. Ai u dha mësim dishepujve edhe për Ardhjen e Tij të Dytë.

Pjesa më e madhe e rrëfimeve që ju do të studioni në këtë mësim janë të veçanta për Ungjillin e Llukës. Për t’u përgatitur që të studioni Llukën 18–21, përgjigjjuni pyetjeve vijuese në hapësirën e dhënë:

Cilat veprime mund të tregojnë se një person dëshiron sinqerisht të afrohet me Zotin? Cilat sjellje do të tregonin se ai apo ajo me të vërtetë duan të falen apo e dëshirojnë ndihmën e Zotit?

Lexoni çdo fragment të shkrimit të shenjtë në tabelën shoqëruese dhe shqyrtoni përgjigjet e pyetjeve. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Shëmbëlltyrë ose Rrëfim

Fjala Ndihmon

Personazhi Kryesor

Doktrina ose Parime

Lluka 18:1–8

Të lodhesh: të shkurajohesh ose të mërzitesh

Të japësh të drejtën: të bësh ose të vësh drejtësi

E veja

Lluka 18:9–14

I shfajësuar: i pranuar ose i pastruar

Tagrambledhësi

Lluka 18:35–43

I verbëri

Lluka 19:1–10

Turmë: grumbull ose grup njerëzish

Mashtrim: mjete ose mënyra të padrejta

Zakeu

Pyetje për t’u Marrë në Konsideratë

  • Çfarë dëshironte personazhi kryesor?

  • Çfarë bëri personi për të treguar se dëshira e tij apo e saj ishte e sinqertë?

  • Çfarë ndodhi për shkak të veprimeve të tij apo të saj besnike?

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë ngjashmërish vutë re te veprimet e secilit prej personazheve kryesorë?

    2. Çfarë ngjashmërish vutë re në atë që mori secili prej personazheve kryesorë si rrjedhojë e veprimeve të tij apo të saj?

Një parim që na mësojnë këto histori është që, nëse jemi të sinqertë dhe këmbëngulës teksa ushtrojmë besim te Zoti, ne mund ta marrim mëshirën e Tij.

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar atë që tregon se një person është duke ushtruar besim te Zoti: “Besimi i vërtetë përqendrohet në dhe te Zoti Jezu Krisht dhe gjithnjë të çon në veprim të drejtë” (“Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 95).

Ju mund të doni ta shkruani këtë thënie në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa nga mënyrat se si mund të ushtroni besim te Jezu Krishti sot. Cilat janë bekimet për ushtrimin e besimit të përditshëm te Jezu Krishti?

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Bednar, duke kërkuar se çfarë do të thotë të përjetosh mëshirën e Zotit:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Nëpërmjet studimit, vëzhgimit, përsiatjes dhe lutjes vetjake, unë besoj se kam arritur të kuptoj më mirë se mëshirat e dhembshura të Zotit janë bekimet tepër vetjake dhe individuale, forca, mbrojtja, siguria, drejtimi, dashamirësia, ngushëllimi, mbështetja dhe dhuratat shpirtërore të cilat i marrim nga Zoti Jezu Krisht dhe për shkak të Tij e nëpërmjet Tij. Me të vërtetë, Zoti i përshtat “mëshira[t e] tij, sipas kushteve të fëmijëve të njerëzve’ (DeB 46:15).

… Më lejoni t’ju sugjeroj se një nga mënyrat se si Shpëtimtari vjen te secili prej nesh është nëpërmjet mëshirave të Tij të shumta e të dhembshura. Për shembull, ndërsa unë dhe ju ndeshemi me sfida e sprova në jetën tonë, dhurata e besimit dhe një ndjenjë e duhur e vetëbesimit personal që shkon përtej kapacitetit tonë vetjak, janë dy shembuj të mëshirave të dhembshura të Zotit. Pendimi dhe falja e mëkateve dhe paqja e ndërgjegjes janë shembuj të mëshirave të dhembshura të Zotit. Dhe këmbëngulja e guximi që na mundësojnë të shkojmë përpara me gaz, përmes kufizimeve fizike dhe vështirësive shpirtërore janë shembuj të mëshirave të dhembshura të Zotit” (“Mëshirat e Dhembshura të Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 99–100; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f. 119).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në çfarë mënyrash ju ose dikush që ju njihni, keni ushtruar besim te Jezu Krishti? Çfarë mëshire përjetuat ju ose dikush që ju njihni si rrjedhojë?

    2. Merrni në shqyrtim se në çfarë mënyrash e dëshironi ndihmën ose mëshirën e Zotit në jetën tuaj. Çfarë do të bëni për të ushtruar besimin tuaj te Zoti me qëllim që të merrni mëshirën e Tij?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Llukën 18–21 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:

Shtyp në Letër