Mësimi 40
2 Nefi 31
Hyrje
Shumë vite përpara se të lindej Jezu Krishti, Nefi mori një zbulesë rreth pagëzimit të Shpëtimtarit. Pasi Nefi i tregoi popullit të tij për këtë zbulesë, ai dha mësim atë që e quajti “doktrin[a] e Krishtit” – që me qëllim që të marrim jetën e përjetshme, ne duhet të ushtrojmë besim në Jezu Krisht, të pendohemi për mëkatet tona, të pagëzohemi, të marrim Frymën e Shenjtë dhe të durojmë deri në fund.
Sugjerime për Mësimdhënien
2 Nefi 31:1–13
Nefi jep mësim se kur pagëzohemi, ne ndjekim shembullin e Shpëtimtarit
Fillojeni orën mësimore duke u drejtuar studentëve pyetjet vijuese:
-
Çfarë kujtoni rreth pagëzimit tuaj? Si ndiheshit kur qetë pagëzuar?
Shpjegoni se kur studentët qenë pagëzuar, ata ndiqnin një model që ka qenë gjithmonë pjesë e ungjillit të Jezu Krishtit. Nefi përdori një frazë të caktuar për t’iu referuar këtij modeli. Ftojini studentët të kërkojnë një frazë që gjendet te 2 Nefi 31:2 dhe 2 Nefi 31:21. Pasi ata e kanë gjetur frazën “doktrina e Krishtit”, pyetni:
-
Cilat fjalë apo fraza te 2 Nefi 31:2, 21 sugjerojnë për rëndësinë e “doktrin[ës së] Krishtit”? (Përgjigjet mund të përfshijnë “Duhet të them në lidhje me”, “s’ka udhë tjetër” dhe “e vetmja doktrinë e vërtetë”.)
Paraqitni figurën Gjon Pagëzori Pagëzon Jezusin (62133; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 35). Ftojini studentët të studiojnë qetësisht 2 Nefin 31:5–9, duke kërkuar fraza që përcaktojnë arsyen përse Jezu Krishti u pagëzua. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata t’i shënojnë këto fraza.) Pas disa minutash, kërkojuni studentëve të lexojnë frazat që kanë gjetur.
-
Çfarë mendoni se do të thotë të “përmbush[ësh] të gjithë drejtësinë”? (Pasi studentët të jenë përgjigjur, ju mund të doni të shpjegoni që ajo do të thotë të mbash urdhërimet. Presidenti Jozef F. Smith tha se “të përmbush[ësh] të gjithë drejtësinë “ është “të përmbushësh ligjin” [në Conference Report, prill 1912, f. 9].)
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 31:10–12.
-
Si e shpjegojnë këto vargje rëndësinë e pagëzimit? (Nefi jep mësim se pagëzimi është një urdhërim nga Ati Qiellor, që kërkohet me qëllim që të merret dhurata e Frymës së Shenjtë, dhe ajo është e nevojshme në përpjekjet tona për të ndjekur Jezu Krishtin.)
Kërkojuni studentëve të përmbledhin doktrinat dhe parimet që kanë mësuar nga 2 Nefi 31:5–12. Ndërsa tregojnë idetë e tyre, sigurohuni që ata të kuptojnë parimet vijuese:
Jezu Krishti vendosi shembullin e përkryer të bindjes për t’u ndjekur nga ne.
Ne duhet ta ndjekim Jezu Krishtin, të pagëzohemi dhe të marrim Frymën e Shenjtë.
Jezu Krishti, edhe pse pa mëkat, u pagëzua për të përmbushur të gjithë drejtësinë.
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 31:13. Drejtojeni vëmendjen e studentëve te frazat “me qëllim të plotë të zemrës”, “pa bërë hipokrizi dhe mashtrim para Perëndisë” dhe “me bindje të vërtetë”. Ju mund të dëshironi t’u sugjeroni që t’i shënojnë këto fraza.
-
Çfarë domethënie kanë këto fraza për ju? (Ju mund të keni nevojë të nxirrni në pah se të treja frazat i referohen nevojës për të qenë të sinqertë në përpjekjet tona për të ushtruar besim te Shpëtimtari, për t’u penduar për mëkatet tona dhe për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit.)
Për t’i ndihmuar studentët të thellojnë kuptimin e tyre mbi mënyrën se si ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit në situata të ndryshme, drejtoni pyetje të tilla si ato që vijojnë:
-
Si munden këto fraza të zbatohen për veprimtari të tilla si studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta dhe pjesëmarrja në Kishë?
-
Cili është ndryshimi midis “thënies së një lutjeje” dhe lutjes “me qëllim të plotë të zemrës”?
-
Cili është ndryshimi midis ngrënies së bukës së sakramentit dhe marrjes së bukës së sakramentit “me bindje të vërtetë”?
-
Cili është ndryshimi midis thënies se ju vjen keq rreth diçkaje që keni bërë dhe pendimit “me qëllim të plotë të zemrës”?
2 Nefi 31:14–21
Nefi jep mësim se pas pagëzimit, ne duhet të marrim Frymën e Shenjtë dhe të vazhdojmë të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit
Shpjegoni se Nefi foli për një portë që hapet në një shteg. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 31:17–18. Kur studenti të ketë mbaruar leximin, vizatoni një ilustrim të thjeshtë si ai vijues në tabelë:
-
Bazuar te 2 Nefi 31:17, çfarë është porta? (Pendim dhe pagëzim. Shkruani Pendim dhe Pagëzim poshtë portës.) Si ngjajnë pendimi dhe pagëzimi me një portë?
-
Sipas 2 Nefit 31:18, për ku të çon shtegu? (Jetë e përjetshme. Shkuaj Jetë e Përjetshme në fund të shtegut. Mund t’ju duhet të shpjegoni se fraza “jetën e përjetshme” i referohet ekzaltimit në mbretërinë çelestiale.)
-
Nefi dha mësim se pas pagëzimit, ne marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë (shih 2 Nefi 31:13–14). Sipas 2 Nefit 31:17–18, çfarë bën Fryma e Shenjtë për ne? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se Fryma e Shenjtë dëshmon për Atin dhe Birin dhe sjell një heqje të mëkateve.)
-
Përse është thelbësore për ne të marrim një dëshmi për Atin dhe Birin nëpërmjet Frymës së Shenjtë?
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë rolin e Frymës së Shenjtë në heqjen e mëkateve, ju mund t’ju duhet të shpjegoni frazën “pagëzimi [i] zjarrit dhe [i] Frymës së Shenjtë” (2 Nefi 31:13–14; shih edhe vargun 17). Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë se çfarë do të thotë të pagëzohesh me anë të zjarrit dhe me anë të Frymës së Shenjtë.
“[Porta] e pagëzimit të çon drejt shtegut të ngushtë dhe të ngushtuar. …
Ne urdhërohemi dhe udhëzohemi të jetojmë në një mënyrë të tillë që natyra jonë e rënë të ndryshojë me anë të fuqisë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë. Presidenti Marion G. Romni mësonte se pagëzimi nga zjarri me anë të Frymës së Shenjtë ‘[na] kthen nga natyra mishtore në atë shpirtërore. Ai e pastron, e shëron dhe e dëlir shpirtin.… Besimi te Zoti Jezu Krisht, pendimi dhe pagëzimi me ujë janë së bashku hapa paraprakë dhe parakushte për të, por [pagëzimi me zjarr] është përfundimi i kërkuar. Të marrësh [këtë pagëzim nga zjarri], do të thotë të të pastrohen rrobat në gjakun shlyes të Jezu Krishtit’ (Learning for the Eternities, përmb. George J. Romney [1977], f. 133; shih edhe 3 Nefi 27:19–20).
Prandaj, kur lindim rishtas dhe përpiqemi të kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me ne, Fryma e Shenjtë e shenjtëron dhe e pastron shpirtin tonë si me zjarr (shih 2 Nefi 31:13–14, 17). Si përfundim, ne duhet të gjendemi të panjollë para Perëndisë” (“Duar të Pafajshme dhe Zemër të Pastër”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 81).
-
Çfarë thanë Plaku Bednar dhe Presidenti Romni se bën për ne “pagëzimi [i] zjarrit”?
-
Çfarë bekimesh shtesë mund të marrim me anë të ndikimit të Frymës së Shenjtë?
-
Si “përpiqe[n]i të ke[n]i gjithmonë Shpirtin e Tij” me ju?
-
Kur e keni ndier Frymën e Shenjtë të veprojë në jetën tuaj?
Shpjegoni se te 2 Nefi 31:18, fjala i ngushtë do të thotë i ngushtuar, i rreptë, i saktë dhe që nuk lejon asnjë shmangie. Nefi e përdori këtë fjalë për të përshkruar shtegun që ne duhet të ndjekim pas pagëzimit me qëllim që të marrim jetën e përjetshme. Kërkojuni studentëve që të përsiatin qetësisht pyetjen vijuese:
-
Çfarë duhet të bëjmë pas pagëzimit me qëllim që të qëndrojmë në shtegun e jetës së përjetshme?
Ndërsa studentët përsiaten mbi këtë pyetje, ftojini t’i kërkojnë përgjigjet te 2 Nefi 31:15–16, 19–21. Ju mund të sugjeroni që ata t’i shënojnë fjalët apo frazat që shpjegojnë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë jetë të përjetshme. Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa studentë të tregojnë çfarë kanë shënuar. Ndërsa ata përgjigjen, shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë. Ilustrimi juaj duhet të duket diçka si kjo:
Sigurohuni që studentët të kuptojnë se nëse jetojmë sipas doktrinës së Krishtit, ne do të marrim jetë të përjetshme.
Për ta përfunduar mësimin, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 31:20. Nxirrni në pah se 2 Nefi 31:19–20 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund t’i nxitni studentët ta shënojnë këtë fragment në mënyrë të dukshme që ata të mund ta gjejnë lehtësisht. Ftojini studentët t’i përgjigjen njërës prej pyetjeve vijuese në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta ose në fletoret e tyre të klasës:
-
Bazuar në çka keni studiuar në këtë mësim, çfarë ju jep shpresë se ju mund të merrni jetë të përjetshme?
-
Si ka ndikuar besëlidhja që bëtë në pagëzim në jetën tuaj?