Mësimi 119
3 Nefi 8–10
Hyrje
Tridhjetë e tre vjet pasi kishin parë shenjën e lindjes së Shpëtimtarit, nefitët filluan të kërkonin shenjën që Samuel Lamaniti kishte profetizuar për vdekjen e Shpëtimtarit. Edhe pse shumë shenja u dhanë, dyshime dhe grindje u shtuan mes njerëzve. Brenda vitit në vazhdim, profecia e Samuelit u përmbush. Pasi stuhi, tërmete dhe fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore shkaktuan shkatërrim të përhapur gjerësisht, errësira e mbuloi tokën për tri ditë. Në errësirë, njerëzit që i kishin mbijetuar shkatërrimit, dëgjuan zërin e Jezu Krishtit. Ai i ftoi ata të pendohen dhe të kthehen tek Ai. Kur errësira u shpërnda, vajtimi i njerëzve u kthye në gëzim dhe përlëvdim të Jezu Krishtit.
Sugjerime për Mësimdhënien
3 Nefi 8:1–18
Shkatërrim i madh shenjon vdekjen e Jezu Krishtit, duke përmbushur profecinë e Samuel Lamanitit
Fillojeni orën e mësimit duke bërë pyetjen vijuese:
-
A jeni në dijeni për ndonjë shenjë që tashmë ka ndodhur, duke treguar se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit është pranë? (Ju mund të doni të vini në dukje se shumë profeci, të tilla si Rivendosja e ungjillit, ardhja e profetit Elija dhe ungjilli duke u predikuar nëpër botë, janë përmbushur ose po përmbushen).
-
Si ndiheni kur dalloni diçka të tillë si një shenjë e qartë se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit po afrohet?
Shpjegoni se ne jetojmë në një kohë që është e ngjashme me kohën pikërisht përpara se Jezu Krishti të vizitonte nefitët. Po ashtu sikurse nefitët po vëzhgonin për shenjat që Samuel Lamaniti kishte profetizuar se do të shenjonin vdekjen dhe Ringjalljen e Jezu Krishtit, ne duhet të vëzhgojmë për shenja të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.
I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 8:3–4, duke përcaktuar ndryshimet midis mënyrës se si disa nefitë u ndien rreth shenjave. U kërkoni studentëve të raportojnë atë që gjejnë. (Edhe pse njerëzit vëzhguan për shenjat “me padurim të madh”, “dyshime dhe grindje të mëdha” ekzistonin mes tyre).
-
Në çfarë mënyrash është situata e përshkruar te 3 Nefi 8:3–4 e ngjashme me kushtet në botë sot?
-
Si mund ta forcojmë besimin tonë në Jezu Krishtin edhe kur shumë njerëz përreth nesh shprehin dyshim?
I pyetni studentët nëse ata kanë përjetuar ndonjëherë një stuhi, tërmet apo ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore të ashpër. Ndërsa studentët përgjigjen, i ftoni ata të tregojnë se si u ndien gjatë përvojës dhe pas saj.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 8:5–7. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që ndodhi në fillimin e vitit të 34-t pas lindjes së Jezu Krishtit. Më pas i ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 8:8–18, duke kërkuar atë që u ndodhi banorëve të qyteteve. I bëni studentët të tregojnë atë që gjejnë. I kujtoni studentët se Samuel Lamaniti kishte profetizuar për këto gjëra (shih Helamani 14:20–27). Theksoni se fjalët e profetëve do të përmbushen që të gjitha dhe se Perëndia do t’i mbajë të ligjtë përgjegjës për veprimet e tyre.
3 Nefi 8:19–25
Errësira mbulon tokën për tri ditë
Shpjegoni se, pasi pushuan stuhitë dhe tërmetet, errësira e mbuloi tokën për tri ditë. I mbyllni dritat në dhomë për një çast. Më pas i pyetni studentët nëse kanë qenë ndonjëherë në një vend tërësisht të errët, të tillë si një shpellë ose një dhomë pa dritare.
-
Si u ndiet kur ishit në atë vend?
Vini në dukje se errësira që mbuloi tokën për tri ditë, ishte e ndryshme nga errësira që vjen kur shuhen dritat ose kur shkohet në një vend pa dritare. U kërkoni studentëve të lexojnë në heshtje 3 Nefin 8:19–23, duke parë për fraza që përshkruajnë errësirën që përjetuan nefitët. (Përgjigjet mund të pëfshijnë “errësirë të plotë”, “avulli i errësirës”, “mjegullat e errësirës” dhe “nuk u pa dritë”.)
U kërkoni studentëve të lexojnë në heshtje 3 Nefin 8:23–25, duke parë për ndikimin që pati errësira mbi nefitët që i kishin mbijetuar shkatërrimit. U kërkoni studentëve të raportojnë për atë që gjejnë.
3 Nefi 9:1–14
Në errësirë, Jezu Krishti i fton ata që i kanë mbijetuar shkatërrimit, të pendohen dhe të vijnë tek Ai
Shkruani pyetjet që vijojnë në tabelë. I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 9:1–12, duke parë për përgjigje ndaj këtyre pyetjeve.
I lexoni klasës me zë të lartë 3 Nefin 9:13–14. Vërini studentët t’ju ndjekin, duke kërkuar ftesën e Shpëtimtarit drejtuar atyre që ishin ruajtur nga shkatërrimi. U kërkoni studentëve t’i përfytyrojnë ata nefitë, duke dëgjuar zërin e Shpëtimarit në errësirë të plotë. Ata ishin “shpëtuar, sepse [kishin] qenë më të drejtë se” ata që ishin shkatërruar, por ende kishin nevojë të pendoheshin dhe të ndryshonin (shih 3 Nefi 9:13; 10:12).
-
Si mendoni se u ndien nefitët kur e dëgjuan këtë ftesë nga Shpëtimtari? Përse?
Ftojeni një student të lexojë thënien që vijon nga Plaku C. Skot Grou, i Të Shtatëdhjetëve:
“Jezu Krishti është Shëruesi i Madh i shpirtit tonë. …
Kur mëkatojmë, Satani na thotë se jemi të humbur. Në dallim, Shëlbuesi ynë ofron shëlbim për të gjithë – pavarësisht se çfarë kemi bërë gabim – madje dhe juve dhe mua” (“Mrekullia e Shlyerjes”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 109).
Pohoni se ftesa e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 9:13 – për të ardhur tek Ai dhe për t’u shëruar – shtrihet tek secili prej nesh. Me qëllim që Shpëtimtari të na shërojë, ne duhet ta pranojmë ftesën e Tij për të ardhur tek Ai, për t’u penduar për mëkatet tona dhe për t’u kthyer në besim. U kërkoni studentëve të mendojnë rreth aspektesh në jetën e tyre në të cilat ata kanë nevojë për shërimin e Shpëtimtarit. Më pas i ftoni ata t’i përgjigjen pyetjes vijuese në fletoret e shënimeve ose në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Çfarë keni nevojë të bëni që të mund ta merrni shërimin e Shpëtimtarit në jetën tuaj?
3 Nefi 9:15–22
Shpëtimtari shpall se nëpërmjet flijimit të Tij, përmbushet ligji i Moisiut
Lexoni me zë të lartë 3 Nefin 9:19. Vëreni klasën t’ju ndjekë, duke kërkuar atë që Jezu Krishti tha se Ai nuk do ta pranonte më nga nefitët. Mund të jetë e nevojshme t’u kujtoni studentëve se nefitët në këtë kohë po jetonin ligjin e Moisiut. Si pjesë e ligjit të Moisiut, Zoti e urdhëroi popullin e Tij për të ofruar flijime kafshësh, si një simbol dhe një shenjë e flijimit që Shpëtimtari do të ofronte nëpërmjet Shlyerjes së Tij.
I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 9:20, duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari se nefitët duhej të ofronin tani si flijim. I bëni studentët të raportojnë për atë që gjejnë.
-
Si mendoni ju, çfarë do të thotë të ofrosh për flijim “një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar”?
-
Çfarë bekimesh u premton Shpëtimtari atyre që vijnë tek Ai me një zemër të thyer dhe shpirt të penduar?
Shpjegoni se Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi një mënyrë për të menduar rreth frazave “zemër e thyer” dhe “shpirt i penduar”. Lexojeni thënien vijuese, duke u kërkuar studentëve të dëgjojnë fjalët që përdori Plaku Kristoferson për të na ndihmuar t’i kuptojmë këto fraza:
“Ju mund t’i ofroni Zotit dhuratën e zemrës suaj të thyer, ose penduese, dhe të shpirtit tuaj të penduar, ose të bindur. Në të vërtetë, ajo është dhurata e vetvetes – ajo që jeni dhe ajo që po bëheni.
A ka diçka brenda jush ose në jetën tuaj që është e papastër ose e padenjë? Kur hiqni dorë prej saj, ajo është një dhuratë për Shpëtimtarin. A ka ndonjë zakon apo cilësi të mirë që po mungon në jetën tuaj? Kur e merrni atë dhe e bëni pjesë të karakterit tuaj, ju po i jepni një dhuratë Zotit” (“When Thou Art Converted”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 12).
-
Çfarë fjale përdori Plaku Kristoferson për të na ndihmuar të kuptojmë frazën “zemër e thyer”? (Penduese). Si mendoni ju, çfarë do të thotë të kesh një zemër penduese?
-
Çfarë fjale përdori Plaku Kristoferson për të na ndihmuar të kuptojmë frazën “shpirt i penduar”? (I bindur). Si do ta përshkruanit dikë që ka një shpirt të bindur?
Vërini studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 9:21–22, duke kërkuar përshkrimin e Shpëtimtarit lidhur me mënyrën se si ne duhet të vijmë tek Ai. I ftoni ata të raportojnë atë që gjejnë. Ngrini lart një fotografi të një fëmije të vogël, ndoshta të dikujt nga familja juaj.
-
Si e përfytyroni një fëmijë të vogël duke ardhur te Shpëtimtari? Si ju ndihmon kjo të kuptoni mënyrën se si ne duhet të vijmë te Shpëtimtari?
Shkruani sa vijon në tabelë:
U kërkoni studentëve të shqyrtojnë 3 Nefin 9:13–15, 19–22 për të përcaktuar mënyra se si ta plotësojnë thënien në tabelë. I ftoni ata të raportojnë atë që zbulojnë. Përgjigjet e tyre mund të përfshijnë se Ai do të na shërojë (shih 3 Nefi 9:13), do të na japë jetë të përjetshme (shih 3 Nefi 9:14) dhe do të na pranojë (shih 3 Nefi 9:22). Pasi studentët të jenë përgjigjur, plotësoni thënien në tabelë: Nëse vijmë te Krishti me një zemër të thyer dhe shpirt të penduar, Ai do të na pranojë, do të na shërojë dhe do të na japë jetë të përjetshme.
3 Nefi 10
Zoti ofron që ta mbledhë popullin e Tij si një klloçë mbledh zogjtë e saj
Përmblidhni 3 Nefin 10:1–3 duke shpjeguar se, pasi e dëgjuan zërin e Shpëtimtarit, njerëzit u mahnitën aq shumë sa ata ishin të heshtur për shumë orë. Më pas Ai u foli përsëri njerëzve.
Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 10:4–6. Vini në dukje se, në këto vargje, Shpëtimtari foli për shtëpinë e Izraelit, popullin e Tij të besëlidhjes.
-
Në çfarë mënyrash është Shpëtimtari i ngjashëm me një klloçkë duke i mbrojtur zogjtë e saj nga rreziku? Përse Shpëtimtari nuk i kishte mbledhur dhe mbrojtur të gjithë njerëzit e shtëpisë së Izraelit? (Ata nuk do të vinin tek Ai).
-
Çfarë u premtoi Shpëtimtari atyre që do të pendoheshin dhe ktheheshin tek Ai? (Ai do t’i mblidhte ata si një klloçkë mbledh zogjtë e saj).
U kërkoni studentëve t’i përgjigjen pyetjes që vijon në fletoret e shënimeve ose në ditaret e studimit të shkrimeve të shenjta. (Ju mund të doni ta shkruani këtë pyetje në tabelë ose ta lexoni atë ngadalë me qëllim që studentët të mund ta shkruajnë atë).
-
Kur e keni ndier ftesën e Shpëtimtarit për ta marrë ushqimin e Tij shpirtëror dhe mbrojtjen e Tij?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 10:9–11. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që ndodhi pasi Shpëtimtari i kishte folur popullit. Ju mund të doni të përfundoni duke dëshmuar se Shpëtimtari është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që vijnë tek Ai me një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shpjegoni se në mësimin që pason, studentët do të diskutojnë për vizitën e Shpëtimtarit te njerëzit dhe se si Ai vetë i shërbeu secilit prej tyre.