Mësimi 125
3 Nefi 15–16
Hyrje
Ndërsa Jezu Krishti vazhdoi t’i mësonte njerëzit tek tempulli në tokën Begati, Ai shpalli se ligji i Moisiut u plotësua dhe se Ai ishte drita dhe ligji tek të cilët duhej të shihnin njerëzit. Më pas Ai u shpjegoi të dymbëdhjetë dishepujve se njerëzit në kontinentin amerikan ishin “dele të tjera” për të cilat Ai kishte folur në Jerusalem (shih Gjonin 10:14–16). Ai gjithashtu premtoi se ata të cilët pendohen dhe kthehen tek Ai, do të numërohen mes popullit të Tij të besëlidhjes.
Sugjerime për Mësimdhënien
3 Nefi 15:1–10
Shpëtimtari shpall se Ai e ka plotësuar ligjin e Moisiut
Përpara se të fillojë ora e mësimit, i shkruani pyetjet vijuese në tabelë:
Për ta filluar mësimin, tregoni drejt pyetjeve në tabelë dhe pyetni:
-
Disa njerëz mund të pyetin vetveten përse Zoti jep urdhërime. Si mund ta shpjegoni qëllimin e urdhërimeve?
U tregoni studentëve se, ndërkohë që Jezu Krishti i udhëzoi nefitët, Ai u mësoi atyre se një qëllim i urdhërimeve të Tij ishte t’i drejtonin njerëzit tek Ai. Ftojini studentët për ta kërkuar këtë qëllim teksa studiojnë 3 Nefin 15.
Shpjegoni se, ndërkohë që Shpëtimtari i foli turmës, Ai e kuptoi se disa prej tyre kishin një pyetje. U kërkoni studentëve të këqyrin 3 Nefin 15:1–2 për të gjetur se çfarë dëshironin të dinin këta njerëz. (Ata pyetnin veten se çfarë i donte Shpëtimtari që të bënin “në lidhje me ligjin e Moisiut”. Adhurimi, ritet e nefitëve dhe organizimi i Kishës mes tyre ishin ndërtuar mbi bazën e ligjit të Moisiut që t’i përgatitnin njerëzit për ardhjen e Jezu Krishtit dhe që t’i ndihmonin ata të prisnin me gëzim për flijimin e Tij shlyes. Siç dukej, disa ishin të ngatërruar rreth asaj që duhej të bënin, në vend që të zbatonin ligjin e Moisiut.)
I kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 15:3–5, 9. E ftoni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar në shpjegimin e Shpëtimtarit fraza që mund t’i kishin siguruar përsëri nefitët se besimi i tyre nuk kishte nevojë të ndryshonte. Bëni dy ose tre studentë të thonë frazat që përcaktojnë. U kërkoni atyre të shpjegojnë përse mendojnë se këto fraza mund të kishin qenë të dobishme për nefitët.
-
Si mendoni ju, çfarë po u mësonte Jezusi kur shpalli se Ai është “ligji”? (3 Nefi 15:9).
Studentët mund të japin një larmi përgjigjesh. Teksa përgjigjen, i ndihmoni të përcaktojnë të vërtetat që vijojnë (shkruajini këto të vërteta në tabelë): Jezu Krishti është burimi i ligjit. Të gjitha ligjet e ungjillit na drejtojnë te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij. Nëse i ndjekim urdhërimet e Tij, ne vërtet do të marrim jetë të përjetshme.
-
Përse këto të vërteta do të kishin qenë të rëndësishme që nefitët t’i mësonin në këtë kohë? (Ju mund të doni të vini në dukje se, sikurse ligji i Moisiut, ligji i ri çonte drejt Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij. Ndërsa disa prej metodave të adhurimit të njerëzve do të ndryshonin, ata do të vazhdonin të ushtronin besim në Jezu Krishtin dhe ta adhuronin Atin në emrin e Tij.)
Përmblidhni 3 Nefin 15:6–8 duke shpjeguar se Shpëtimtari i siguroi përsëri njerëzit se, ashtu siç ishin plotësuar tek Ai fjalët e profetëve lidhur me një Shëlbues, po ashtu do të ndodhnin profecitë e tyre lidhur me ngjarjet e së ardhmes. Ai gjithashtu shpjegoi se besëlidhja që Ai kishte bërë me popullin e Tij, ende ishte në fuqi dhe do të përmbushej.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 15:9–10. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që Shpëtimtari dëshiron që njerëzit e Tij të bëjnë me diturinë e tyre për të vërtetat të cilat shkruhen në tabelë.
-
Çfarë do të thotë për ju të “shikoni te” Krishti?
U kërkoni studentëve të shqyrtojnë 3 Nefin 15:9–10 dhe të përmbledhin se si na do Zoti t’i afrohemi mënyrës se si e jetojmë ungjillin dhe bekimin që vjen si rrjedhim. (Studentët mund ta përmbledhin këtë pjesë në mënyra të ndryshme, por përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin që vijon: Nëse shikojmë te Jezu Krishti nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve të Tij dhe durimit deri në fund, Ai do të na japë jetë të përjetshme.)
-
A është e mundur ta ndjekim Jezu Krishtin pa i zbatuar urdhërimet e Tij? Përse jo?
I ftoni studentët të marrin parasysh pyetjet që i shkruat në tabelë përpara klasës.
-
A është e mundur që një njeri t’i zbatojë urdhërimet së jashtmi pa parë te Jezu Krishti?
-
Cilat janë disa arsye që mund ta bëjnë një njeri t’u bindet urdhërimeve së jashtmi, pa parë te Jezu Krishti? (Përgjigjet mund të përfshijnë detyrën, frikën e ndëshkimit, një dëshirë për t’u përshtatur apo për t’i ruajtur shfaqjet e jashme, ose një dashuri për rregullat.)
-
Cilat duhet të jenë arsyet që ne u bindemi urdhërimeve? (Ne duhet t’i zbatojmë urdhërimet sepse ne e duam Zotin, dëshirojmë ta kënaqim Atë dhe duam të vijmë tek Ai.)
-
Si jeni bekuar kur i keni zbatuar urdhërimet me qëllim të vërtetë?
I ftoni studentët të mendojnë për një urdhërim ose standard të ungjillit, i cili ka qenë i vështirë për ta që ta kuptonin dhe ndiqnin. I ftoni ata të marrin parasysh se si ndjenjat e tyre rreth këtij urdhërimi apo standardi mund të ndryshojnë, në qoftë se dashuria e tyre për Zotin bëhet arsyeja e tyre për bindjen. I nxitni ata t’iu binden urdhërimeve për shkak të dashurisë për Zotin. Tregoni mënyra se si urdhërimet ju kanë ndihmuar të afroheni më pranë Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit.
3 Nefi 15:11–16:5
Jezu Krishti u flet dishepujve të Tij lidhur me delet e Tij të tjera
U kërkoni studentëve të ngrenë dorën nëse janë ndier ndonjëherë më pak të rëndësishëm sesa dikush tjetër. U kërkoni atyre të marrin parasysh nëse janë ndier ndonjëherë të harruar ose të vetmuar, apo në qoftë se e kanë pyetur veten ndonjëherë nëse Ati Qiellor e di se cilët janë ata.
Shkruajeni thënien vijuese në tabelë: Perëndia kujdeset për të gjithë fëmijët e Tij dhe Ai ua shfaq veten e Tij atyre. I siguroni studentët për të vërtetën e kësaj thënieje dhe i ftoni të vëzhgojnë për provë të kësaj të vërtete, ndërkohë që studiojnë pjesën e mbetur të 3 Nefit 15 dhe fillimin e 3 Nefit 16.
Ftojeni një student të lexojë 3 Nefin 15:11–17 dhe u kërkoni studentëve të përcaktojnë atë që Zoti u tha njerëzve në Jerusalem rreth njerëzve të Tij në kontinentin amerikan. Ju gjithashtu mund të doni t’i bëni studentët të lexojnë Gjonin 10:14–16. (I ndihmoni studentët të kuptojnë se “dele të tjera” është një emër për pasuesit e tjerë të Bariut, Jezu Krishtit. Fjala tufë mund t’i drejtohet një vathe delesh, por gjithashtu tregon një grup njerëzish me një bindje të përbashkët.)
-
Sipas 3 Nefit 15:17, si u premtoi Zoti ta shfaqte vetveten tek delet e Tij të tjera, ose pasuesit e Tij të tjerë? (Ata do ta dëgjonin zërin e Tij.)
I kërkoni një studenti të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 15:18–19. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar arsyen përse Ati Qiellor e urdhëroi Jezu Krishtin ta fshihte diturinë për delet e Tij të tjera nga njerëzit në Jerusalem. Pasi studentët të kenë raportuar atë që kanë gjetur, pyetni:
-
Çfarë parimi mund të mësojmë nga kjo? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë parimin që vijon: Perëndia na jep dituri dhe të vërtetë në përputhje me besimin dhe bindjen tonë.)
Përmblidhni 3 Nefin 15:21–23 duke shpjeguar se Zoti u tha nefitëve që ata ishin delet e tjera për të cilat kishte folur; megjithatë, judenjtë në Jerusalem kishin menduar se Ai po fliste për johebrenjtë, ose për joizraelitët. Ata nuk e kishin kuptuar se johebrenjtë nuk do ta dëgjonin në mënyrë personale zërin e Tij.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 15:24 dhe i kërkoni klasës të dëgjojë për mënyrën se si Zoti i siguroi nefitët për kujdesin e Tij për ta. Ju mund t’u kërkoni studentëve se si mund të ndiheshin nëse ata e dëgjonin Zotin t’ua thoshte këto fjalë.
U kërkoni studentëve të lexojnë në heshtje 3 Nefin 16:1–3 dhe të përcaktojnë se kush tjetër do ta dëgjonte zërin e Shpëtimtarit. Shpjegoni se ne nuk e kemi një anal të vendeve dhe njerëzve të tjerë, të vizituar nga Shpëtimtari, por është e qartë se Ai vizitoi grupe të tjera ose “grigja”.
Për ta paraqitur idenë se Shpëtimtari gjithashtu ua shfaq veten e Tij atyre që nuk e dëgjojnë zërin e Tij, i bëni pyetjet e mëposhtme përpara se t’i ftoni studentët të hetojnë shkrimet e shenjta për përgjigje:
-
Po për ata që nuk e kanë mundësinë ta dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit? Si u tregon Ai atyre se tregon kujdes për ta?
I ftoni studentët të kërkojnë tek 3 Nefi 15:22–23 dhe 3 Nefi 16:4, duke kërkuar se si shpalli Zoti se do t’ua shfaqte veten e Tij johebrenjve (nëpërmjet predikimit të të tjerëve, nëpërmjet dëshmisë së Frymës së Shenjtë dhe nëpërmjet shkrimeve të profetëve).
-
Si tregojnë këto shfaqje se Perëndia kujdeset për të gjithë fëmijët e Tij?
-
Në cilat mënyra jua ka shfaqur Zoti veten e Tij juve dhe familjes suaj?
-
Si mund të ndihmoni në përpjekjen e Zotit për t’ua shfaqur vetveten të gjithë njerëzve të Tij?
3 Nefi 16:6–20
Jezu Krishti u shpall bekime dhe paralajmërime johebrenjve, të cilët do ta marrin ungjillin në ditët e mëvonshme
I pyetni studentët nëse kanë dëshiruar ndonjëherë të jenë pjesë e një grupi, klubi ose skuadre. Pyetni se cilat kualifikime kërkoheshin për t’u bërë anëtar i grupit pjesë e të cilit ata donin të bëheshin. Sugjeroni se grupi më i madhërishëm, anëtarë të të cilit mund të bëhemi, është ai i popullit të besëlidhjes së Zotit.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 16:6–7. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që Zoti tha se do të ndodhte në ditët e fundit ngaqë johebrenjtë do të besonin tek Ai dhe se shtëpia e Izraelit nuk do të besonte tek Ai. (Ju mund të doni të shpjegoni se profetët e Librit të Mormonit e përdorën termin johebrenj për t’iu drejtuar njerëzve që nuk ishin nga Toka e Shenjtë. Si rrjedhim, fjala mund t’iu drejtohet anëtarëve të Kishës, si edhe mosbesuesve dhe anëtarëve të besimeve të tjera.) Pasi përgjigjen studentët, përmblidhni 3 Nefin 16:8–9 duke shpjeguar që Jezu Krishti profetizoi se do të ketë gjithashtu johebrenj mosbesues në ditët e fundit, të cilët do t’i shpërndajnë dhe keqtrajtojnë anëtarët e shtëpisë së Izraelit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 16:10. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që do t’u ndodhë këtyre johebrenjve mosbesues.
-
Çfarë shpalli Zoti se do të humbisnin johebrenjtë mosbesues?
-
Si mund të zbatohet kjo ndaj atyre që e dinë të vërtetën, por ngrihen në kryelartësi?
Shpjegoni se Zoti premtoi ta mbante besëlidhjen e Tij me shtëpinë e Izraelit duke ua sjellë atyre ungjillin (shih 3 Nefin 16:11–12). Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 16:13. Vëreni klasën ta ndjekë, duke gjetur atë që kërkohet nga një njeri që të bëhet anëtar i popullit të besëlidhjes së Zotit. Shkruajeni sa vijon në tabelë: “Në qoftë se … , atëherë ne …”. U kërkoni studentëve ta përdorin 3 Nefin 16:13 për ta plotësuar këtë thënie. Studentët duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Nëse pendohemi dhe kthehemi te Jezu Krishti, atëherë ne vërtet do të numërohemi mes popullit të Tij.
-
Përse është bekim të numërohemi mes popullit të Zotit?
Përfundoni duke dhënë dëshminë tuaj për të vërtetat e mësuara në mësimin sot.