Biblioteka
Hyrje në Zotërimin e Shkrimit të Shenjtë


Hyrje në Zotërimin e Shkrimit të Shenjtë

Seminaret dhe Institutet e Fesë kanë përzgjedhur 25 fragmente të zotërimit të shkrimit të shenjtë për secilin nga katër kurset e seminarit. Këto fragmente përbëjnë një bazë të rëndësishme nga shkrimet e shenjta për të kuptuar dhe për të shpërndarë ungjillin dhe për të forcuar besimin. Fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë për Librin e Mormonit janë si vijon:

Studentët e seminarit nxiten që të zhvillojnë një “zotërim” të këtyre fragmenteve. Ju do të jeni më shumë në gjendje t’i ndihmoni studentët tuaj nëse edhe ju i zotëroni këto fragmente. Zotërimi i fragmenteve të shkrimit të shenjtë përfshin sa vijon:

  • Gjetja e vendndodhjes së vargjeve duke ditur referencat shoqëruese të shkrimit të shenjtë

  • Të kuptuarit e kontekstit dhe të përmbajtjes së fragmenteve të shkrimit të shenjtë

  • Zbatimi i parimeve dhe doktrinave të ungjillit të dhëna mësim në fragmentet e shkrimit të shenjtë

  • Të mësuarit përmendsh të fragmenteve

Vazhdueshmëria, Pritshmëritë dhe Metodat

Kur planifikoni t’i ndihmoni studentët të zotërojnë fragmentet e shkrimit të shenjtë, ju do të jeni më të suksesshëm nëse u drejtoheni fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë duke treguar vazhdueshmëri, nëse ruani pritshmëritë e duhura dhe përdorni metoda që tërheqin stile të ndryshme të të mësuarit.

Vazhdueshmëria dhe përsëritja në mësimdhënien e zotërimit të shkrimit të shenjtë do t’i ndihmojnë studentët të ruajnë të vërtetat në kujtesën e tyre afatgjatë për përdorim të ardhshëm. Mund të jetë e dobishme ta përvijoni kursin e studimit për vitin dhe të krijoni një plan që t’u siguroni vazhdimisht mundësi studentëve në klasë për të zotëruar fragmentet e shkrimit të shenjtë. Tregohuni të mençur në përcaktimin se sa shpesh dhe se sa kohë të harxhoni duke i ndihmuar studentët të mësojnë fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë. Sigurohuni që veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë të mos lënë në hije studimin e përditshëm të njëpasnjëshëm të shkrimeve të shenjta. Ju mund të vendosni të kaloni disa minuta çdo ditë duke përsëritur fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë me studentët tuaj. Ose ju mund të vendosni të bëni një veprimtari të shkurtër të zotërimit një herë ose dy herë në javë për 10 deri 15 minuta. Pavarësisht se si planifikoni t’i ndihmoni studentët që të mësojnë fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë, kini vazhdimësi dhe përshtatini përpjekjet tuaja.

Mbështetini pritshmëritë tuaja për zotërimin e shkrimit të shenjtë tek aftësitë e secilit student. Zotërimi i fragmenteve të shkrimit të shenjtë kërkon përpjekje nga ana e nxënësit. U thoni studentëve që suksesi i tyre në zotërimin e shkrimit të shenjtë varet në masë të madhe nga qëndrimi dhe gatishmëria e tyre për të punuar. Nxitini që të vendosin qëllime që i shtyjnë aftësitë e tyre drejt niveleve më të larta. Jini të ndjeshëm ndaj studentëve që mund të kenë vështirësi për të mësuar përmendsh dhe jini të gatshëm t’i përshtatni pritshmëritë e metodat tuaja të mësimdhënies në përputhje me nevojat e studentëve tuaj.

Që të tërhiqni një larmi më të madhe personalitetesh dhe stilesh të të mësuarit, ndryshojini metodat që përdorni për t’i ndihmuar studentët të zotërojnë fragmente të shkrimit të shenjtë. Si me gjithë mësimdhënien dhe të mësuarin e ungjillit, jini të matur në zgjedhjen e veprimtarive nga ana juaj, në mënyrë që Fryma e Shenjtë të mund ta mbështesë zotërimin e shkrimeve të shenjta dhe të doktrinës prej studentëve. Ju do të gjeni një numër metodash të përshtatshme mësimdhënieje të zotërimit të shkrimit të shenjtë në mësimet e këtij manuali. Për metoda shtesë mësimdhënieje të zotërimit të shkrimit të shenjtë, shihni veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë të renditura më poshtë.

Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë në Programin Mësimor

Zotërimi i shkrimit të shenjtë është shkruar brenda programit mësimor në një numër mënyrash. Një ikonë e zotërimit të shkrimit të shenjtë vë në dukje trajtesën e fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë në materialin mësimor. Fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë janë paraqitur dhe diskutuar në kontekstin e kapitullit ku ndodhen. Idetë shtesë për mësimdhënien të fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë shfaqen në fund të mësimeve në të cilat ndodhen. Këto ide shtesë për mësimdhënien ndihmojnë në drejtpeshimin e katër elementeve të zotërimit të shkrimit të shenjtë (gjetjes, të kuptuarit, të zbatuarit, të mësuarit përmendsh) në lidhje me çdo fragment. Për shembull, nëse mësimi i ndihmon studentët ta kuptojnë dhe ta zbatojnë fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë, atëherë ideja për mësimdhënie shtesë do t’i ndihmojë që ta gjejnë ose ta mësojnë përmendsh fragmentin.

Programi mësimor gjithashtu jep rregullisht veprimtari përsëritjeje të zotërimit të shkrimit të shenjtë që mund të përdoren kur e lejon koha dhe në harmoni me qëllimet e zotërimit të shkrimit të shenjë të klasës suaj. Këto përsëritje mund të plotësohen me veprimtari të zotërimit të shkrimit të shenjtë të renditura më poshtë. Ju mund të përdorni kohë shtesë në fillim ose në fund të një mësimi më të shkurtër për të bërë një prej këtyre veprimtarive për përsëritje.

Qasje të Sugjeruara për Zotërimin e Shkrimit të Shenjtë

Për t’i ndihmuar studentët në aftësinë e gjetjes së vendndodhjes së shkrimit të shenjtë, ju mund të planifikoni t’i paraqitni të 25 fragmentet e zotërimit aty nga fillimi i kursit dhe pastaj të punoni për thellimin e zotërimit të tyre gjatë kursit. Ose mund të paraqitni disa fragmente çdo muaj dhe të përqendroheni te zotërimi i atyre fragmenteve gjatë atij muaji. Këto paraqitje mund të përfshijnë sugjerimin që studentët t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë në kopjet e tyre vetjake të shkrimeve të shenjta, të ndihmuarit e studentëve që të mendojnë për mënyra si t’i kujtojnë fjalët e referencat kyçe dhe shpjegimin e doktrinave e parimeve që përmban secili fragment. Ju gjithashtu mund t’i përfshini studentët në paraqitjen e fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë duke i caktuar që t’i përdorin fragmentet në takimet e tyre shpirtërore ose duke i ftuar ata të mësojnë njëri-tjetrin se si t’i kujtojnë dhe t’i gjejnë fragmentet. Krijoni [tek ata] përgjegjësinë për të mbajtur mend fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë me provime të herëpashershme me alternativa dhe veprimtari të herëpashershme të gjetjes së fragmenteve (shihni veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë në vijim për shembuj). Një listë me 25 fragmentet e zotërimit për këtë kurs studimi mund të gjendet te libërshenjuesit dhe kartat e zotërimit të shkrimit të shenjtë për studentët.

Për t’i ndihmuar studentët në të kuptuarin e fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë nga ana e tyre, theksojini këto fragmente ndërsa dalin në mësimet tuaja të përditshme. Ju mund të përdorni edhe veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë në vijim për të rritur njohurinë dhe aftësinë e studentëve për t’i shpjeguar të vërtetat që përmbajnë fragmentet. Në takimet shpirtërore ose gjatë orës mësimore jepuni studentëve mundësi që të shpjegojnë se si të vërtetat në fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë i ndihmojnë që t’i kuptojnë më mirë Doktrinat Bazë.

Për t’i mbështetur studentët në zbatimin e të vërtetave të gjendura në fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë, inkurajojini që të ndjekin nxitjet e Frymës së Shenjtë për të kuptuar se si të vërtetat te fragmentet gjejnë zbatim në jetën e tyre. Për t’i ndihmuar studentët të veprojnë sipas të vërtetave që mësojnë, herë pas here mund të vendosni në një tabelë njoftimesh në klasë një sfidë të lidhur me një fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ose mund t’u jepni studentëve mundësi në orën mësimore që të ushtrohen për t’i dhënë mësim doktrinat dhe parimet e ungjillit duke përdorur fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë (shihni veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë në vijim për ide). Ju gjithashtu mund t’i ftoni studentët të zbatojnë parimet që mësojnë në mësimet ku dalin fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë. Jepuni studentëve mundësi, në takimet shpirtërore ose në raste të tjera, që t’i raportojnë përvojat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë që të rritin dëshminë e tyre për të vërtetat që kanë mësuar nga fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë.

Për t’i ndihmuar studentët që t’i mësojnë përmendsh të 25 fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë, ju mund të planifikoni të vendosni si qëllim që të mësoni përmendsh dy ose tre fragmente çdo muaj gjatë orës mësimore. Ju gjithashtu mund t’i sfidoni studentët që të mësojnë përmendsh disa fragmente në shtëpi (ata mund ta bëjnë këtë me familjet e tyre apo t’ia thonë fragmentet një prindi ose një anëtari të familjes). Ju mund ta bëni të mësuarin përmendsh pjesë të takimeve të përditshme shpirtërore duke i kërkuar klasës që ta thotë me zë fragmentin [përmendsh] ose duke u dhënë kohë studentëve për ta mësuar përmendsh në dyshe. Dhënia e mundësive studentëve që t’i thonë me zë [përmendsh] fragmentet e zotërimit të shkrimit të shenjtë në dyshe ose në grupe të vegjël, apo para klasës mund t’i ndihmojë që të jenë të përgjegjshëm për përpjekjet e tyre. Veprimtaritë e zotërimit të shkrimit të shenjtë në vijim përfshijnë një shumëllojshmëri metodash të të mësuarit përmendsh. Bëni kujdes që t’i përshtatni pritshmëritë lidhur me të mësuarin përmendsh sipas aftësive dhe rrethanave të secilit student. Studentët nuk duhet të bëhen të ndihen në siklet ose të shqetësuar nëse nuk janë në gjendje të mësojnë përmendsh.

Shtyp në Letër