Biblioteka
Njësia 29 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Mormoni 8:12Ethëri 3 (Njësia 29)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët i mësuan ndërsa studiuan Moronin 8:12Ethërin 3 (njësia 29), nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orë suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Moroni 8:12–41)

Studentët zbuluan se Moroni pa ditët tona dhe se ai bëri një përshkrim profetik të rrethanave në të cilat ne jetojmë. Ata mundën të kuptojnë përse Libri i Mormonit është një dhuratë e vlefshme nga Zoti, e cila mund t’i drejtojë gjatë ditëve të fundit. Bazuar në përshkrimin e ditëve të fundit nga Moroni, studentët mësuan gjithashtu se Perëndia do të na mbajë përgjegjës për mënyrën se si i trajtojmë të varfërit dhe ata në nevojë.

Dita 2 (Mormoni 9)

Moroni e përfundoi analin e babait të tij duke shpallur se, nëse do të pendohemi dhe i lutemi Perëndisë, ne do të jemi të panjollë kur të vijmë në praninë e Tij. Nga Moroni, studentët mësuan se, ngaqë Perëndia është i pandryshueshëm, Ai do të bëjë mrekulli sipas besimit të fëmijëve të Tij dhe se, nëse i lutemi me besim Atit Qiellor në emrin e Jezu Krishtit, Ai do të na japë bekime që do të na ndihmojnë të punojmë për shpëtimin tonë.

Dita 3 (Ethëri 1–2)

Studentët mësuan se libri i Ethërit është përmbledhje nga Moroni e 24 fletëve të arta të zbuluara nga populli i Limhit, siç është shënuar në librin e Mosias. Këto fletë dhanë një rrëfim për jareditët, që qenë drejtuar nga Zoti për në tokën e premtuar. Duke studiuar përvojat e jareditëve, studentët mësuan se, kur veprojmë me besim në drejtimin që Zoti na ka dhënë, ne mund të marrim drejtim të mëtejshëm prej Tij. Në një pikë gjatë udhëtimit për në tokën e premtuar, Zoti e ndëshkoi vëllanë e Jaredit sepse nuk e thirri Atë në lutje. Duke studiuar këtë përvojë, studentët mësuan rëndësinë e thirrjes së Atit Qiellor rregullisht në lutje. Përvoja e vëllait të Jaredit me Zotin kur ndërtonin maunet i ndihmoi studentët të dinë se, kur i lutemi Zotit dhe bëjmë pjesën tonë për të zgjidhur problemet vetjake, ne mund të marrim ndihmën e Zotit.

Dita 4 (Ethëri 3)

Kur vëllai i Jaredit u përpoq ta zgjidhte problemin e sigurimit të ndriçimit në maune, ai tregoi se, kur i lutemi përulësisht Zotit, Ai do të na bekojë sipas besimit tonë dhe vullnetit të Tij. Studentët mësuan se, kur ne ushtrojmë besim te Zoti, ne do t’i afrohemi më shumë Atij. Vëllai i Jaredit i jetonte këto parime dhe ai pa trupin shpirtëror të Shpëtimtarit dhe një vegim të mrekullueshëm të të gjithë banorëve të tokës.

Hyrje

Libri i Ethërit është përmbledhje nga Moroni e analit jaredit. Profeti Ethër e bëri këtë anal në 24 fletë të arta, të cilat qenë zbuluar nga një grup i njerëzve të mbretit Limhi. Idea vijuese për mësimdhënie do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë disa parime rreth lutjes që jepen tek Ethëri 1.

Sugjerime për Mësimdhënien

Ethëri–1

Me anë të lutjeve të vëllait të Jaredit, ai dhe familja e miqtë e tij marrin mëshirë dhe drejtim

Fillojeni orën mësimore duke u kërkuar studentëve të mendojnë rreth një situate kur ata vërtet ndien nevojën të luten për ndihmë. Ftoni disa studentë të tregojnë përvojat e tyre ose tregoni një nga përvojat tuaja vetjake.

Kujtojuni studentëve se libri i Ethërit është përmbledhje nga Moroni e analit të jareditëve. Jaredi, vëllai i tij, miqtë e tij dhe familjet e tyre jetuan gjatë kohës së Kullës së Babelit (afërsisht 2200 Pr.K.), kur Perëndia ngatërroi gjuhën e njerëzve. Ftojeni një student të lexojë me zë Ethërin 1:33–35 dhe kërkojuni anëtarëve të klasës të kërkojnë shkaqet përse Jaredi dhe vëllai i tij ndien nevojën të luteshin për ndihmë. Përpara se studenti të lexojë, ju mund të doni të shpjegoni se fraza “[thërras] Zoti[n]” është një mënyrë tjetër e thënies “lutem”. Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë ndihme i nevojitej Jaredit dhe vëllait të tij nga Zoti?

  • Çfarë ju tregojnë këto vargje rreth mënyrës se si ndihej Jaredi rreth besimit të vëllait të tij?

Ndajini studentët në çifte. Ftojeni secilin çift për t’i lexuar me radhë me zë njëri-tjetrit nga Ethëri 1:35–42. Përpara se të lexojnë, kërkojuni të kërkojnë 1) çdo herë që vëllai i Jaredit i lutet Zotit dhe 2) çdo herë që Zoti tregoi dhembshuri për vëllanë e Jaredit si rrjedhim i lutjeve të tij. Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa çifte të tregojnë një shembull ku Zoti tregon dhembshuri për vëllanë e Jaredit dhe familjen e tij për shkak të lutjeve të tyre të përsëritura.

Pyetni: Çfarë parimesh mund të mësojmë rreth lutjes nga këto vargje? (Ndërsa studentët tregojnë parimet që kanë gjetur, theksoni parimin vijues: Ndërsa i lutemi vazhdimisht me besim Perëndisë, Ai do të ketë dhembshuri për ne. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

Shpjegojuni studentëve se është e rëndësishme të kujtojmë që “lutja është akti me anën e të cilit vullneti i Atit dhe vullneti i fëmijës vijnë në marrëveshje me njëri-tjetrin. Qëllimi i lutjes nuk është të ndryshohet vullneti i Perëndisë, por të arrijmë për veten dhe për të tjerët bekime që Perëndia tashmë dëshiron t’i dhurojë, por që janë bërë të kushtëzuara nga kërkimi ynë për to” (Bible Dictionary, “Prayer”).

Ftojini studentët të përsëritin Ethërin 1:34, 36, 38 dhe të kërkojnë atë që vëllai i Jaredit kërkoi në lutjet e tij. Kërkojini një studenti të rendisë gjërat që studentët gjejnë nën frazën “i lutemi … Perëndisë” te parimi që shkruat në tabelë.

Theksoni se Jaredi dhe vëllai i tij patën besim dhe ishin të gatshëm për të qenë të bindur ndaj Zotit. Sugjeroni që studentët të shenjojnë frazën “të jemi besnikë ndaj Zotit” në fund të Ethërit 1:38.

Ftojini studentët të rishohin Ethërin 1:35, 37, 40–42 dhe të kërkojnë mënyrat e veçanta me të cilat Perëndia bekoi vëllanë e Jaredit dhe familjen e miqtë e tij. Ndërsa studentët gjejnë këto bekime, vëreni një student t’i rendisë ato nën fjalën dhembshuri te parimi që shkruat në tabelë. Theksoni se Zoti i dha vëllait të Jaredit bekimet për të cilat u lut.

Shkruani pyetjet vijuese në tabelë, ose i përgatitni ato në një fletushkë. Kërkojuni studentëve t’i referohen parimit të shkruar në tabelë dhe t’i diskutojnë pyetjet në çiftet e tyre. Këto pyetje do t’i ndihmojnë të kuptojnë dhe të ndiejnë rëndësinë e parimit.

Si mendoni se ndryshon “t’i lutesh Perëndisë” nga thjesht “të thuash një lutje”?

Kur e keni përjetuar ju, ose dikush që e njihni, dhembshurinë e Atit Qiellor në përgjigje të një lutjeje?

Çfarë mund të mësoni rreth Zotit nga përgjigjet e Tij ndaj lutjeve të vëllait të Jaredit?

Kur studentët të kenë pasur kohë të diskutojnë mbi këto pyetje, ju mund t’u kërkoni të tregojnë një përvojë që kanë diskutuar në grupet e tyre ose të japin ide nga diskutimi i tyre.

Jepni dëshminë tuaj për dashurinë e Atit Qiellor për ne dhe dëshirën e Tij për të na bekuar ndërsa i lutemi rregullisht Atij. Ftojini studentët të shqyrtojnë se si mund ta zbatojnë parimin që është në tabelë. Për shembull, ata mund të vendosin një objektiv për t’u lutur më rregullisht ose të zgjedhin një mënyrë për t’i bërë lutjet e tyre më të sinqerta. Ju mund të doni t’u jepni kohë që të shkruajnë atë që dëshirojnë të bëjnë, në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.

Shpjegoni se një studim i lutjeve të vëllait të Jaredit mund të na japë një të kuptuar shtesë mbi dashurinë e Zotit për ne dhe bekimet që vijnë nëpërmjet lutjes. Ftojeni një student të lexojë me zë Ethërin 1:43. Kërkojini klasës ta ndjekë, duke parë për bekimin shtesë që Perëndia i premtoi Jaredit dhe vëllait të tij. Pasi studentët të raportojnë për atë që kanë mësuar, theksoni se vëllai i Jaredit nuk qe lutur posaçërisht për bekimin që pasardhësit e tij të bëheshin një komb i madh. Ju mund të sugjeroni që studentët të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta frazën te fundi i Ethërit 1:43 që tregon arsyen përse Perëndia iu përgjigj lutjes së vëllait të Jaredit në këtë mënyrë: “Për shkak të kësaj kohe të gjatë që më je lutur”.

Pyetni: Çfarë parimesh mund të mësojmë nga bujaria e Zotit ndaj Jaredit dhe vëllait të tij, siç tregohet tek Ethëri 1:43?

Ka disa parime që mund të mësohen nga ky shkrim i shenjtë. Një parim i rëndësishëm është: Nëse i lutemi rregullisht Perëndisë me besim, ne mund të marrim bekime përtej atyre që kërkojmë.

Pyetni: Kur keni pasur një përvojë që tregon se ky parim është i vërtetë? A njihni dikë që ka pasur një përvojë të tillë, apo a mund të mendoni për dikë në shkrimet e shenjta që e ka pasur? (U thoni studentëve se do t’u jepni një çast që të mendojnë për shembuj, përpara se t’u kërkoni që të përgjigjen. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një shembull nga vetë jeta juaj.)

Për ta përfunduar këtë mësim, jepni dëshminë tuaj se Perëndia i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tona. Ai është plot urtësi e dhembshuri dhe kënaqet t’i bekojë fëmijët e Tij. Ai është i kënaqur ku ne sinqerisht dhe vazhdimisht i lutemi Atij. Nxitini studentët të bëjnë një përpjekje për t’u lutur me më shumë besim. Nxitini të kujtojnë se Ati Qiellor është i mbushur me dhembshuri dhe do t’u përgjigjet lutjeve të tyre sipas asaj që Ai e di se do të sjellë bekimet më të mëdha në jetën e tyre.

Njësia Tjetër (Ethëri 4–12)

Në njësinë tjetër, studentët do të mësojnë më shumë rreth jareditëve. Edhe pse profetët paralajmërojnë që jareditët të mos caktojnë mbretër, njerëzit e bëjnë këtë dhe mbretërit i çojnë njerëzit në robëri. Njerëzit që dëshirojnë fuqi të kësaj bote, zakonisht përdorin lidhje të fshehta për të çuar më tej dëshirat e tyre egoiste. Moroni dokumenton shumë gjëra të mrekullueshme që qenë bërë për shkak se disa nga njerëzit kishin besim të madh. Ai na mëson se ata që e përulin veten përpara Perëndisë dhe kanë besim tek Ai, do të marrin hirin e Tij për t’i ndihmuar të kapërcejnë dobësitë e tyre.

Shtyp në Letër