Biblioteka
Njësia 32 e Studimit në Shtëpi


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Moroni 7:2010:34 (Njësia 32)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhje e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja e mëposhtme e doktrinave dhe e parimeve që studentët mësuan ndërsa studiuan Moronin 7:2010:34 (njësia 32), nuk ka për qëllim që të jepet si pjesë e orës suaj mësimore. Mësimi që jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, ndërsa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Moroni 7:20–48)

Ndërkohë që studentët vazhdonin studimin e tyre të predikimit të Mormonit te njerëzit në sinagogë, ata mësuan parime të rëndësishme mbi besimin, shpresën dhe dashurinë hyjnore: Kur ushtrojmë besim në Jezu Krishtin, ne mund të mbështetemi në çdo gjë të mirë. Nëse ushtrojmë besim në Jezu Krishtin, ne mund të arrijmë shpresë që, nëpërmjet Shlyerjes së Tij, të ngrihemi në jetën e përjetshme. Nëse i lutemi Atit me të gjithë fuqinë e zemrës dhe jetojmë si pasues të vërtetë të Jezu Krishtit, ne mund të mbushemi me dashuri hyjnore.

Dita 2 (Moroni 8–9)

Duke studiuar letrën e Mormonit për Moronin, të regjistruar te Moroni 8, studentët mësuan se pendimi dhe pagëzimi janë të nevojshëm për të gjithë ata që janë të përgjegjshëm dhe të aftë të bëjnë mëkat. Ata studiuan gjithashtu doktrinën që fëmijët e vegjël shpëtohen nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Duke studiuar letrën e regjistruar te Moroni 9, studentët mësuan se ne duhet të punojmë me zell në shërbim të Perëndisë, edhe nëse ata të cilëve u shërbejmë nuk përgjigjen pozitivisht. Përveç kësaj, studentët mësuan nga shembujt e Mormonit dhe Moronit se, nëse jemi besnikë në Jezu Krishtin, Ai do të na ngrejë edhe kur na rrethojnë vështirësi dhe ligësi.

Dita 3 (Moroni 10:1–7, 27–29)

Ndërsa studionin dëshminë përmbyllëse të Moronit, studentëve ua kujtuan se, nëse i kërkojmë Perëndisë me besim dhe me qëllim të vërtetë, ne mund të marrim një dëshmi për Librin e Mormonit dhe për Jezu Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ata mësuan gjithashtu se ata që e kanë marrë Librin e Mormonit, do të jenë përgjegjës para Perëndisë për qëndrimin ndaj tij.

Dita 4 (Moroni 10:8–26, 30–34)

Studentët mësuan se Perëndia i jep dhuratat e Shpirtit për përfitimin e fëmijëve të Tij. Ata mësuan gjithashtu se, nëse kemi besim, ne do të jemi në gjendje të bëjmë atë që Shpëtimtari do që ne të bëjmë. Ata studiuan gjithashtu fjalët e fundit të Moronit në Librin e Mormonit, që na mësojnë se, kur vijmë te Jezu Krishti, ne mund të bëhemi të pastër dhe të përsosur nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Hyrje

Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët të kuptojnë më mirë çfarë do të thotë të mbështetesh në gjëra të mira. Studentëve do t’u jepet rasti të shpjegojnë se si një person mund ta mësojë vetë që Libri i Mormonit është i vërtetë. Ata do të jenë në gjendje gjithashtu të japin dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit dhe të diskutojnë se si janë forcuar dëshmitë e tyre këtë vit. Moroni 7–9 përmban letra nga Mormoni të cilat Moroni i përfshiu në librin e tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Moroni 7:20–48

Moroni shënon mësimet e Mormonit mbi besimin te Jezu Krishti, shpresën dhe dashurinë hyjnore

Shkruani në tabelë fjalët prek dhe mbështetem. Kërkojini një studenti të vijë përpara klasës dhe të demonstrojë për klasën çfarë do të thotë të prekësh Librin e Mormonit. Pastaj kërkojini studentit të tregojë se çfarë do të thotë të mbështetesh te Libri i Mormonit.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Moronin 7:19 dhe të shohin se ku tha Mormoni se duhet të mbështetemi. Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Ku tha Mormoni se duhet të mbështetemi?

  • Çfarë mendoni se do të thotë të “mbështete[mi] në çdo gjë të mirë”? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se “çdo gjë [e] mirë” mund të përfshijë qëllime, veprime, mendime, parime dhe synime të drejta.)

Shpjegoni se Mormoni vazhdoi të jepte mësim për atë se si mund të “mbështete[mi] në çdo gjë të mirë”. Ftoni disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë Moronin 7:20–22, 25. Bëjeni klasës të kërkojë këshillën e Mormonit mbi atë që ne duhet të bëjmë për t’u “mbështet[ur] në çdo gjë të mirë”.

Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Kur ne … , ne mund të mbështetemi në çdo gjë të mirë.

Pyetni: Pas leximit të këtyre vargjeve, si do ta plotësonit këtë thënie? (Një përgjigje që mund të japin studentët, është që, kur ne ushtrojmë besim në Jezu Krishtin, ne mund të mbështetimi në çdo gjë të mirë.)

Kujtojuni studentëve që në këtë kapitull Mormoni dëshmoi gjithashtu që nëpërmjet besimit te Jezu Krishti, ne mund të mbushemi me dhuratën e dashurisë hyjnore (shih Moroni 7:48). Ftojeni klasën të përpiqet të thotë përmendsh fragmentin për zotërimin e shkrimit të shenjtë Moroni 7:45, 47–48. Anëtarët e klasës mund t’i lexojnë edhe me zë të lartë vargjet.

Bëni pyetjet vijuese:

  • Cila është fraza juaj e parapëlqyer te Moroni 7:45, 47–48? Përse është domethënëse për ju ajo frazë?

  • Kur e keni parë dikë të jetë me dashuri hyjnore, ose kur e keni ndierë Zotin t’ju ndihmojë të keni dashuri hyjnore? (Ju mund të dëshironi të jepni përgjigjet tuaja për këto pyetje.)

Moroni 10

Moroni na këshillon të fitojmë dëshmi për Librin e Mormonit dhe të vijmë te Jezu Krishti

Rishikoni me studentët qëllimin e gurit kyç në një hark. Diskutoni se si ideja e një guri kyç lidhet me Librin e Mormonit. (Ju mund të dëshironi t’i drejtoni studentët te piktura në njësinë 1, dita 3 për udhëzimet e tyre të studimit.) Ftojini studentët të tregojnë se si është Libri i Mormonit guri kyç për dëshmitë e tyre.

Ftojeni një student të lexojë Moronin 10:3–5. Kërkojuni studentëve të shqyrtojnë pse këto vargje janë me rëndësi për t’i ndarë me të gjithë njerëzit, qofshin apo jo ata anëtarë të Kishës sonë. Ftoni disa studentë të ndajnë mendimet e tyre dhe pastaj pyetni: Çfarë thotë Moroni se duhet të bëjmë për ta ditur të vërtetën? (Ndërsa studentët përgjigjen, ju mund të dëshironi t’i shkruani në tabelë përgjigjet e tyre. Theksoni se këto përgjigje janë mënyra se si mund të kërkojmë me besim për ta ditur “të vërtetën e të gjitha gjërave”.)

Ftojeni një student të lexojë Moronin 10:6–7 dhe pastaj pyetni: Përveç vërtetësisë së Librit të Mormonit, çfarë tjetër mund të dimë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë? (Fryma e Shenjtë do të pohojë se Jezusi është Krishti.)

Shkruani parimin vijues në tabelë: Nëse i kërkojmë Perëndisë me besim dhe me qëllim të vërtetë, ne mund të marrim dëshmi për Librin e Mormonit dhe për Jezu Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Kujtojuni studentëve se Moroni la një ftesë përfundimtare për të gjithë njerëzit që do ta lexonin Librin e Mormonit. Kërkojini një studenti të lexojë ftesën e tij, që gjendet te Moroni 10:30, 32–33. Kërkojuni anëtarëve të klasës të kërkojnë mënyra se si ne mund “të vi[jmë] te Krishti”. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.) Pastaj bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë ftese na bëri Moroni në fund të këtij anali të shenjtë?

  • Cilat fraza në këto vargje ju ndihmojnë të dini si të “vini te Krishti”?

  • Çfarë parimesh mund të mësoni nga këto vargje? (Përgjigjet e studentëve mund të përfshijnë parimin e mëposhtëm: Ndërsa vijmë në Jezu Krisht, ne mund të bëhemi të pastër dhe të përsosur nëpërmjet Shlyerjes së Tij.) Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në tabelë.)

  • Çfarë do të thotë për ju që ju mund të përsoseni vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit?

Ftoni secilin student të zgjedhë një nga pyetjet e mëposhtme dhe të mendojë një përgjigje për të. (Ju mund të dëshironi t’i paraqitni këto pyetje në tabelë ose t’i përgatitni në një fletushkë përpara se të fillojë ora mësimore.) Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa studentë t’i ndajnë përgjigjet e tyre me klasën.

  • Si keni arritur të dini se Libri i Mormonit është i vërtetë?

  • Si ju ka ndihmuar Shpëtimtari të bëheni më shumë nga sa do të mund të bëheshit ndonjëherë vetë?

  • Kur vështroni prapa në studimin tuaj të Librit të Mormonit këtë vit, çfarë është diçka që do të donit të bënit që ta përmirësonit studimin tuaj të shkrimeve të shenjta?

Pasi studentët të kenë dhënë përgjigjet e tyre, ju mund të doni të jepni dëshminë tuaj për Librin e Mormonit dhe për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Përveç kësaj, ndani me studentët vlerësimin tuaj për ta dhe përpjekjet e tyre për të studiuar dhe mësuar në seminar këtë vit. Nxitini të vazhdojnë të lexojnë shkrimet e shenjta çdo ditë dhe të përpiqen ta zbatojnë në jetën e tyre atë që mësojnë.

Shtyp në Letër