Mësimi 48
Jakobi 7
Hyrje
Jakobi u mbështet te Zoti dhe në dëshminë e tij të patundur për të kapërcyer idetë dhe argumentet e rreme të Sheremit, një anti-Krisht. Ai merrte forcë veçanërisht nga përvojat e shkuara që e patën forcuar besimin e tij te Jezu Krishti. Ai u mbështet gjithashtu tek udhëzimi nga Shpirti i Shenjtë, njohuria e tij nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe te dëshmia e tij për Jezu Krishtin. Kur Sheremi kërkoi një shenjë që do t’i vërtetonte fjalët e Jakobit, ai u godit nga Perëndia. Jakobi përfundoi analin e tij duke përshkruar se si nefitët besonin te Zoti ndërsa forconin veten kundër lamanitëve. Përpara se të vdiste, Jakobi ia besoi fletët e vogla birit të tij Enosit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Jakobi 7:1–14
Jakobi mbështetet te Zoti ndërsa përballet me Sheremin, një anti-Krisht
Përpara se të fillojë mësimi, shkruani në tabelë thënien vijuese nga Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (cituar nga “Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 72):
Kërkojuni studentëve të mendojnë për një rast kur dikush i vuri në dyshim apo i kritikoi bindjet e tyre. Ftojini disa prej tyre të tregojnë se si u ndien kur ndodhi kjo. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni shkurtimisht një përvojë nga jeta juaj.
Shpjegoni se Jakobi 7 tregon përvojën e Jakobit me Sheremin, një anti-Krisht. (Ju mund të doni të shpjegoni se një anti-Krisht është “cilido apo çfarëdo që falsifikon ungjillin e vërtetë apo planin e shpëtimit dhe që haptas apo fshehtas vihet në kundërshtim të Krishtit” [Bible Dictionary, “Antichrist”].) Sheremi e kërkoi Jakobin që t’ia sfidonte besimin.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Jakobin 7:1–5. Kërkojuni atyre të gjejnë 1) çfarë po përpiqej të bënte Sheremi dhe 2) si përpiqej ai të përmbushte qëllimet e tij. Pasi studentët të kenë mbaruar së lexuari, kërkojuni të përshkruajnë çfarë kanë mësuar rreth Sheremit. Ju mund të doni t’u drejtoni disa nga pyetjet vijuese për të përmirësuar diskutimin:
-
Çfarë ndikimi kishte Sheremi te njerëzit?
-
Çfarë shihni te Jakobi 7:1–5 që ju kujton për raste kur të tjerë kanë vënë në dyshim apo kritikuar besimin tuaj? (Ndërsa diskutoni këtë pyetje, ju mund të keni nevojë t’i ndihmoni studentët të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit që vënë në dyshim apo kritikojnë besimin tonë kanë të njëjtat shtysa si Sheremi. Ndërsa disa njerëz si Sheremi me qëllim përpiqen të shkatërrojnë besimin, të tjerë mund ta vënë në dyshim besimin tonë sepse janë kureshtarë apo sepse kanë qenë të keqinformuar lidhur me bindjet tona.)
-
Përse ndonjëherë është e vështirë ta mbrojmë besimin tonë nga njerëz si Sheremi?
Shkruajini referencat dhe thëniet vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë. (Për të kursyer kohë, ju mund të doni t’i shkruani këto në tabelë përpara fillimit të orës mësimore. Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i përgatitni ato si fletushka.)
1. Jakobi 7:5 |
a. Dëshmoi për shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. |
2. Jakobi 7:8 |
b. E la përfundimin në duart e Perëndisë. |
c. U mbështet në drejtimin dhe forcën e Frymës së Shenjtë. | |
4. Jakobi 7:12 |
d. Kujtoi përvoja të kaluara që patën forcuar besimin e tij. |
e. Dha dëshminë që pati marrë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. |
Shpjegoni që vargjet në këtë listë përshkruajnë përgjigjet e Jakobit kur Sheremi sfidoi besimet e tij. Thëniet në të djathtë përfaqësojnë përgjigjet e Jakobit, por nuk janë në renditjen e duhur dhe nevojitet të përputhen me vargjet e tyre përkatëse. Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë e me zë të lartë nga Jakobi 7:5–14. Ndërsa lexojnë, i lini të ndalen pas çdo fragmenti të renditur në tabelë. Kërkojuni studentëve të përputhin secilin fragment me thënien përkatëse të tij. Ju mund të doni të ftoni një student të vijë në tabelë dhe të lidhë me viza referencat e shkrimeve të shenjta me thëniet përkatëse. (Përgjigjet: 1-d; 2-c; 3-a; 4-e; 5-b.)
Kur studentët kanë përfunduar aktivitetin përputhës, pyetni:
-
Cilat parime shihni se jepen mësim në vargjet që sapo lexuam?
Nëse asnjë nuk e sugjeron, sigurohuni që studentët të kuptojnë se ndërsa mbështetemi te Zoti, ne mund të kapërcejmë sfidat ndaj besimit tonë. (Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në tabelë.)
Shpjegoni se përgjigjet e Jakobit për Sheremin japin një shembull që ne ta ndjekim ndërsa u përgjigjemi atyre që vënë në dyshim apo kritikojnë besimin tonë.
Pyetjet plotësuese të renditura më poshtë janë përcaktuar për t’i ndihmuar studentët që të mendojnë më thellë rreth asaj që bëri Jakobi për t’u mbështetur te Zoti. Përgjigjja për këto pyetje do t’u japë studentëve një mundësi për të ilustruar dhe dëshmuar se si veprime të ngjashme i kanë ndihmuar ata, kur të tjerë e kanë sfiduar besimin e tyre. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë të mësojnë se si të përgjigjen siç duhet ndaj sfidave të ardhshme për besimin e tyre. Ngaqë ka më shumë pyetje më poshtë nga sa do të keni mundësi kohe për t’i përdorur në mësim, zgjidhni vetëm disa pyetje për t’i përdorur në diskutimin tuaj. Ndërsa bëni këtë, kërkoni drejtimin nga Fryma e Shenjtë, dhe mbani në mendje përvojat që studentët treguan në fillim të orës së mësimit. Ju gjithashtu mund të merrni parasysh t’i pyetni studentët se cilin nga veprimet e Jakobit do të donin të diskutonin më tej.
-
Çfarë i ndodhi Jakobit në të kaluarën që e bëri besimin e tij të palëkundshëm? (Shih Jakobi 7:5.)
-
Cilat janë disa përvoja që e kanë forcuar besimin tuaj? (Ju mund t’u jepni studentëve kohë ta përsiatin këtë pyetje përpara se t’u kërkoni të përgjigjen. I siguroni që nuk ka nevojë të tregojnë përvoja që janë tepër personale apo të brendshme.) Si mund t’ju ndihmojë të kujtuarit e këtyre përvojave kur dikush vë në dyshim apo kritikon besimin tuaj?
-
Kur ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë t’u përgjigjeni pyetjeve apo kritikave rreth besimit tuaj? (Shih Jakobi 7:8.)
-
Si mund t’ju ndihmojnë zakoni i përditshëm i studimit të shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve të ditëve të mëvonshme, kur të tjerët vënë në dyshim apo kritikojnë besimin tuaj? (Shih Jakobi 7:10–11.)
-
Kur e keni ndarë dëshminë tuaj me dikë që ka vënë në dyshim apo kritikuar besimin tuaj? (Shih Jakobi 7:12.) Cili qe rezultati?
-
Kur Sheremi kërkoi një shenjë, përse ishte e mençur për Jakobin ta linte përfundimin më mirë në duart e Zotit sesa të përpiqej ta vërtetonte vetë vërtetësinë e dëshmisë së tij? (Shih Jakobi 7:14.) Si ju ndihmon dijenia se nuk është e nevojshme që t’ua vërtetoni atyre që jua sfidojnë besimin vërtetësinë e dëshmisë suaj?
Jakobi 7:15–27
Pasi Sheremit i mbyllet goja, ai i pranon mëkatet e tij, dëshmon për të vërtetën dhe pastaj vdes, duke udhëhequr turmën nefite të rikthehej te Zoti.
Lexoni deklaratën në vijim nga Plaku Robert D. Hejls:
“Nëpër vite ne mësojmë se sfidat ndaj besimit tonë nuk janë të reja dhe ato nuk ka të ngjarë të zhduken shpejt. Por dishepujt e vërtetë të Krishtit shohin mundësi në mes të kundërshtisë. …
… Fatmirësisht, Zoti i njeh zemrat e akuzuesve tanë dhe mënyrën si ne mund t’u përgjigjemi atyre më me efikasitet. Kur dishepujt e vërtetë kërkojnë drejtim nga Shpirti, ata marrin frymëzim të përshtatur për çdo përballje. Dhe në çdo përballje, dishepujt e vërtetë përgjigjen në mënyra që ftojnë Shpirtin e Zotit” (“Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, f. 72–73; kursivet në origjinal).
-
Çfarë mendoni se do të thotë të “shohin mundësi në mes të kundërshtisë”? (Ndërsa studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, ndihmojini të kuptojnë se e mira mund të rezultojë ndërsa u përgjigjemi sfidave ndaj besimit tonë në mënyra që ftojnë Shpirtin e Zotit.)
Ndajini studentët në çifte. Vëreni secilin çift të lexojë Jakobin 7:15–23, duke kërkuar për ndonjë gjë të mirë që rezultoi nga përballja e Jakobit me Sheremin. Pasi studentët të kenë përfunduar leximin, ftoni disa prej tyre të shpjegojnë çfarë kanë gjetur. Merrni parasysh të përdorni disa nga pyetjet vijuese për t’i ndihmuar studentët të analizojnë këto vargje:
-
Çfarë prove shihni që Jakobi shpresonte se përballja e tij me Sheremin do t’i ndihmonte të tjerët? (Shih Jakobi 7:22. Ndihmojini studentët të shohin se Jakobi qe lutur për turmën nefite që qe dëshmitare e rrëfimit dhe vdekjes së Sheremit.)
-
Sipas Jakobit 7:23, si e ndikoi përfundimisht turmën përballja e Jakobit me Sheremin?
-
Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga rezultatet e përballjes së Jakobit me Sheremin? (Studentët mund të gjejnë përgjigje të shumëfishta për këtë pyetje. Disa mund të sugjerojnë parimet e renditura më poshtë.)
-
Të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin.
-
Ndërsa u përgjigjemi këtyre pyetjeve apo kritikave ndaj besimit tonë në mënyra që ftojnë Shpirtin, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të kthehen te Zoti.
-
Profetët na ndihmojnë të njohim dhe të kapërcejmë mashtrimet e Satanit.
-
Ata që rebelohen kundër Perëndisë dhe predikojnë aktivisht kundër së vërtetës, do të përballin pasoja të ashpra nga Zoti.
-
Kërkimi në shkrimet e shenjta do të na ndihmojë të shmangim të qenit të mashtruar.
Ndërsa studentët gjejnë parime të tilla si ato të renditura më sipër, merrni parasysh të drejtoni pyetje plotësuese për t’i ndihmuar ata që t’i praktikojnë parimet në jetën e tyre.
-
Si mund t’ju ndihmojë të jetuarit sipas këtij parimi?
-
Si mund t’ju ndihmojë njohja e këtij parimi që të ndihmoni të tjerët?
-
Si mund të kërkoni ta zbatoni këtë parim në jetën tuaj?
Ftojini studentët t’i përgjigjen pyetjes në vijim në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cila është një gjë që do të filloni të bëni (ose vazhdoni ta bëni) që t’ju ndihmojë të përgatiteni për një kohë kur dikush do ta sfidojë besimin tuaj?
Jepni dëshmi se ne mund të kapërcejmë me sukses sfidat ndaj besimit tonë fetar, ndërsa ndjekim shembullin e Jakobit për mbështetje te Zoti.
Rishikim i Jakobit
Shpenzoni pak kohë për t’i ndihmuar studentët të rishikojnë librin e Jakobit. Kërkojuni të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar nga ky libër, si në seminar edhe në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Nëse nevojitet, ftojini t’u hedhin një sy katër kapitujve të Jakobit për t’i ndihmuar t’i kujtojnë. Kërkojuni të përgatiten për të ndarë diçka rreth Jakobit apo shkrimeve të tij që u ka lënë mbresë. Ju mund t’u kujtoni se Jakobi u lind në shkretëtirë në tokën e Begatisë (pranë Detit të Kuq) dhe vdiq në tokën e Nefit. Ai qe bekuar gjithashtu nga Lehi (shih 2 Nefi 2:1–4) dhe ai pa Shpëtimtarin (shih 2 Nefi 11:3). Vëllai i tij më i madh, Nefi, përfshiu disa nga predikimet e tij në fletët e vogla (shih 2 Nefi 6–10). Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni disa studentë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Merrni parasysh të jepni dëshmi rreth asaj se si shembulli dhe mësimet e Jakobit jua kanë bekuar jetën.