Biblioteka
Mësimi 51: Fjalët e Mormonit–Mosia 1


Mësimi 51

Fjalët e MormonitMosia 1

Hyrje

Libri i titulluar Fjalët e Mormonit shërben si një urë lidhëse mes fletëve të vogla të Nefit dhe përmbledhjes së Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit. Në këtë libër, të cilin Mormoni e shkroi afro 400 vjet pas lindjes së Jezu Krishtit, Mormoni shpjegoi se ai kërkoi drejtim nga Perëndia dhe u udhëhoq nga Shpirti i Shenjtë rreth asaj që duhej të përfshinte në analin e tij. Ai gjithashtu përmendi mbretin Beniamin dhe dha vështrime me vlerë rreth arsyes përse mbreti Beniamin pati një ndikim aq të fuqishëm te populli i tij. Mosia 1 përmban disa nga mësimet e mbretit Beniamin drejtuar të bijve. Ai u mësoi atyre se shkrimet e shenjta na ndihmojnë të kujtojmë Perëndinë dhe të mbajmë urdhërimet e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Fjalët e Mormonit 1:1–11

Mormoni dëshmon se Perëndia ka ruajtur anale të ndryshme për një synim të urtë

Kërkojuni studentëve të mendojnë rreth një rasti kur Shpirti i nxiti të bënin diçka. Ju mund të dëshironi t’i vini që të shkruajnë rreth kësaj përvoje në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta ose në fletoret e tyre të klasës. Për t’i ndihmuar që të mendojnë rreth përvojave të tyre, ju mund të dëshironi të tregoni një përvojë të shkurtër nga vetja. U bëni të ditur studentëve që më vonë gjatë mësimit, ju do t’u kërkoni disave prej tyre që të ndajnë përvojat e tyre me klasën.

Shpjegojuni studentëve që sot ata do të studiojnë shembullin e dikujt që ndoqi një nxitje edhe pse nuk i kuptonte të gjitha arsyet përse duhej ta bënte atë.

Bëjini studentët të kthehen te Fjalët e Mormonit dhe të gjejnë (në fund të faqes ose në përmbledhjen e kapitullit) datën e përafërt kur Mormoni e shkroi librin. Kërkojuni që ta krahasojnë atë datë me datat e librit të Omnit dhe të Mosias.

  • Çfarë mësojnë rreth Fjalëve të Mormonit nga këto data?

Pamja
Mormon Abridging the Plates

Paraqitni figurën ‘Mormoni Përmbledh Fletët’ (62520; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 73). Ftojeni një student të lexojë me zë Fjalët e Mormonit 1:1–2. Ndihmojini studentët të kuptojnë se Mormoni e shkroi librin e titulluar Fjalët e Mormonit, pasi shumica e ngjarjeve të Librit të Mormonit kishin ngjarë. Shpjegoni se Fjalët e Mormonit na ndihmojnë të kuptojmë se Libri i Mormonit u përpilua nga anale të ndryshme. Ai gjithashtu tregon se ky proces u udhëhoq nga zbulesa.

Për t’i ndihmuar studentët që të përfytyrojnë se si Fjalët e Mormonit, fletët e vogla të Nefit dhe përmbledhja e Mormonit e fletëve të mëdha të Nefit kombinohen së bashku në Librin e Mormonit, merrni parasysh t’u tregoni skicën e titulluar “Fletët dhe Marrëdhënia e Tyre me Librin e Mormonit të Botuar” te shtojca në fund të këtij manuali. Ju mund të përgatitni edhe materialin ndihmues pamor që vijon përpara fillimit të orës mësimore:

Bashkoni dy libra dhe një copë letër. Një libër duhet të jetë afërsisht dy herë më i trashë se tjetri. Në pjesën anësore të librit më të hollë, ngjitni një shirit letre të etiketuar Fletët e Vogla të Nefit. Në pjesën anësore të librit më të trashë, ngjitni një shirit letre të etiketuar Përmbledhja e Mormonit e Fletëve të Mëdha të Nefit. Te copa e letrës, shkruani Fjalët e Mormonit.

Për ta përdorur këtë material ndihmues pamor në klasë, ngrijeni lart librin që përfaqëson përmbledhjen e Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit. Shpjegoni se analet në fletët e mëdha të Nefit qenë burimi kryesor për Librin e Mormonit. Nga përmbledhja që i bëri Mormoni këtij anali, Jozef Smithi përktheu librat e Mosias, Almës, Helamanit, 3 it dhe 4 it.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Fjalët e Mormonit 1:3. Kërkojini që të kërkojnë atë që Mormoni zbuloi pasi kishte përmbledhur një pjesë të fletëve të mëdha të Nefit. Ndërsa studentët tregojnë mbi atë që kanë zbuluar, ndihmojini të kuptojnë se fraza “këto fletë” nënkupton fletët e vogla të Nefit. Ngrijeni lart librin që përfaqëson fletët e vogla të Nefit. Shpjegoni se nga ky anal, Jozef Smithi përktheu librat nga 1 i deri tek Omni.

Vërini studentët të lexojnë Fjalët e Mormonit 1:4–6 që të mësojnë se çfarë ndjeu Mormoni për fletët e vogla të Nefit.

  • Çfarë e kënaqi Mormonin te fletët e vogla të Nefit?

  • Çfarë bëri Mormoni me fletët e vogla të Nefit?

Për të treguar që Mormoni i përfshiu fletët e vogla të Nefit me përmbledhjen e tij të fletëve të mëdha të Nefit, vendoseni librin më të hollë mbi librin më të trashë.

Ftojeni një student të lexojë me zë Fjalët e Mormonit 1:7. Kërkojini klasës që të shikojë për arsyen e Mormonit për përfshirjen e fletëve të vogla të Nefit me përmbledhjen që u bëri fletëve të mëdha të Nefit.

  • Përse Mormoni i përfshiu fletët e vogla me përmbledhjen e tij të fletëve të mëdha? (Ai ndoqi një nxitje nga Shpirti.) A i kuptoi ai të gjitha arsyet përse duhej ta bënte këtë?

Ndihmojini studentët të kuptojnë se Mormoni i kuptoi disa arsye përse fletët e vogla mund të ishin të rëndësishme. Ai e dalloi vlerën e tyre të madhe shpirtërore dhe u kënaq nga profecitë që ato përmbanin për Jezu Krishtin (shih Fjalët e Mormonit 1:4–6). Megjithatë, ai nuk i dinte të gjitha arsyet përse duhej t’i përfshinte si shtesë të pjesës së fletëve të mëdha që mbulonin po të njëjtën periudhë historike. (Për të lexuar rreth një arsyeje që Mormoni nuk e dinte në atë kohë, shihni hyrjen për Fjalët e Mormonit në këtë manual.)

Vërini studentët të përsëritin në heshtje Fjalët e Mormonit 1:7, duke shikuar për doktrinat që Mormoni dha mësim rreth Zotit. Sigurohuni që ata e kuptojnë se Zoti i di të gjitha gjërat dhe se Zoti mund të punojë përmes nesh për të përmbushur vullnetin e Tij.

  • Si mund ta kenë ndihmuar këto doktrina Mormonin, që të vepronte në përputhje me nxitjen që mori?

  • Si mund t’ju ndihmojnë këto të vërteta kur merrni nxitje nga Shpirti?

Nxitini studentët të rishikojnë situatën për të cilën shkruan ose rreth së cilës menduan në fillim të orës mësimore. Ftojini disa prej tyre të tregojnë rreth nxitjeve që kanë marrë, se si vepruan sipas atyre nxitjeve dhe se çfarë ndodhi për pasojë. (Sigurohuni që ata e kuptojnë se nuk duhet të ndihen të detyruar të tregojnë përvoja që janë tepër personale apo të brendshme.) Teksa studentët tregojnë përvojat e tyre, ju mund të dëshironi të bëni disa nga pyetjet në vijim:

  • A e dinit se si do të shkonin gjërat nëse do ta ndiqnit këtë nxitje?

  • Çfarë jua dha vendosmërinë dhe besimin për të vepruar sipas nxitjes?

Ngrini lart librin që përfaqëson përmbledhjen e Mormonit të fletëve të mëdha, me librin që përfaqëson fletët e vogla të Nefit duke qëndruar mbi të. Pastaj ngrini lart copën e letrës që përfaqëson Fjalët e Mormonit.

  • Ku e kanë vendin Fjalët e Mormonit në raport me këto anale të tjera?

Teksa studentët përgjigjen, vendoseni copën e letrës që përfaqëson Fjalët e Mormonit midis dy librave. Shpjegoni që libri Fjalët e Mormonit shërben si një urë që lidh rrjedhën e ngjarjeve mes fletëve të vogla të Nefit dhe përmbledhjes së Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit.

Ftojeni një student të lexojë me zë Fjalët e Mormonit 1:8. Kërkojini klasës të shikojë për atë që Mormoni shpresonte se do të ishte rrjedhoja e ndjekjes së nxitjes, për të përfshirë fletët e vogla të Nefit në përmbledhjen e tij të analeve.

Theksoni se të gjitha shkrimet që studentët kanë studiuar deri më tani këtë vit në Librin e Mormonit (1 i–Omni) janë të mundësuara për ta ngaqë Mormoni ndoqi përshtypjen shpirtërore [që pati] për t’i përfshirë fletët e vogla.

  • Si e ka bekuar jetën tuaj bindja e Mormonit ndaj nxitjeve të Shpirtit të Shenjtë?

  • Cilat janë disa mësime nga 1 i deri tek Omni për të cilat jeni mirënjohës që i keni? Përse jeni mirënjohës për ato mësime?

  • Mendoni rreth gatishmërisë së Mormonit për të ndjekur nxitjet shpirtërore. Si mund të ndikojë gatishmëria jonë për të ndjekur nxitjet shpirtërore në jetën tonë? Si mund të ndikojë kjo gatishmëri në jetën e të tjerëve? (Shpjegoni që Zoti mund t’i bekojë të tjerët përmes nesh kur ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë.)

Dëshmoni se kur jemi besnikë ndaj nxitjeve të Shpirtit së Shenjtë, Zoti do të punojë “tek [ne] që të bëj[më] sipas vullnetit të tij” (Fjalët e Mormonit 1:7).

Fjalët e Mormonit 1:12–18

Mbreti Beniamin vendos paqe në vend

Shkruani në tabelë nga grindja në paqe. Shpjegoni që Fjalët e Mormonit 1:12–18 paraqesin mbretërimin e mbretit Beniamin. Ky burrë i drejtë u përball me shumë pengesa gjatë shërbesës së tij si profet dhe mbret i popullit. Vërini studentët të ndahen dyshe-dyshe dhe të lexojnë Fjalët e Mormonit 1:12–18 me partnerët e tyre. Kërkojuni që të përcaktojnë atë që mbreti Beniamin dhe profetët e tjerë bënë për të vendosur paqe në tokë.

Pasi studentët të kenë pasur kohë për të lexuar, kërkojini secilit student që të shkruajnë një thënie në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta që përmbledh atë që mbreti Beniamin dhe populli i tij bënë për të përparuar nga grindja në paqe. Ftojini disa studentë që t’i shkruajnë thëniet e tyre në tabelë. Përmbledhjet e studentëve mund të jenë të ngjashme me thëniet në vijim:

Kur ndjekim udhëheqjen e frymëzuar të profetëve, ne mund të vendosim paqe.

Në fuqinë e Zotit, ne mund t’i mposhtim sfidat.

Ne jemi thirrur për të punuar me të gjithë forcën tonë për të vendosur paqe.

Drejtojeni vëmendjen e studentëve te Fjalët e Mormonit 1:17, në të cilat Mormoni thotë se mbreti Beniamin dhe “shumë njerëz të shenjtë në tokë … folën fjalën e Perëndisë me fuqi dhe me autoritet”. Shpjegoni që në disa nga mësimet në vijim, studentët do të studiojnë një predikim nga mbreti Beniamin që përbën shembull të shkëlqyer të fuqisë dhe të autoritetit të mësimdhënies së tij.

Mosia 1:1–18

Mbreti Beniamin i mëson bijtë e tij mbi rëndësinë e shkrimeve të shenjta

Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur nuk kanë ditur kurrfarë gjëje rreth shkrimeve të shenjta.

  • Si do të ishte jeta juaj nëse nuk do t’i kishit pasur kurrë shkrimet e shenjta?

  • Cilat janë të vërtetat pa të cilat do ta kishit më tepër të vështirë të jetonit?

Shkurtimisht paraqitni librin e Mosias. Shpjegoni se fillimi i këtij libri tregon dëshirën e mbretit Beniamin që bijtë e tij të vazhdonin të mësonin nga shkrimet e shenjta (shih Mosia 1:2). Teksa mbreti Beniamin i mësoi të bijtë, ai shpjegoi se si jeta e tyre do të kishte qenë ndryshe nëse nuk do t’i kishin marrë kurrë shkrimet e shenjta.

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë nga Mosia 1:3–8. Kërkojini klasës të shikojë për mënyrat sipas të cilave u bekuan nefitët për shkak se kishin shkrimet e shenjta. Kërkojuni studentëve të tregojnë atë që kanë mësuar.

  • Në çfarë mënyrash besonte mbreti Beniamin se shkrimet e shenjta do t’i ndihmonin bijtë e tij?

  • Çfarë sugjeroi mbreti Beniamin se është marrëdhënia mes kërkimit në shkrimet e shenjta dhe mbajtjes së urdhërimeve të Perëndisë? (Ndonëse studentët mund të përdorin fjalë të tjera për të shprehur përgjigjet e tyre, ata duhet të përcaktojnë të vërtetën në vijim: Kërkimi [hetues] në shkrimet e shenjta na ndihmon që të dimë dhe të mbajmë urdhërimet. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta pranë Mosias 1:3–8.)

  • Kur ju ka ndihmuar studimi i shkrimeve të shenjta që t’i mbani urdhërimet?

Jepni dëshminë tuaj se shkrimet e shenjta janë të vërteta dhe se ato na ndihmojnë që të mbajmë urdhërimet.

Shkruajini pyetjet në vijim në tabelë. (Ju mund të dëshironi t’i shkruani ato përpara fillimit të orës mësimore.)

Çfarë lajmërimi planifikoi mbreti Beniamin që të bënte për të birin, Mosian?

Çfarë tha mbreti Beniamin rreth “një em[ri]” për ta dalluar popullin?

Përse nuk ishin shkatërruar nefitët nga lamanitët?

Për çfarë gjërash mbreti Beniamin i kërkoi Mosias që të kujdesej?

Kërkojuni studentëve që të marrin një minutë kohë dhe të shikojnë se për sa nga këto pyetje mund të gjejnë përgjigje te Mosia 1:10–18.

Pasi studentët të japin përgjigje të shkurtra për këto pyetje, tregoni që gjatë disa prej mësimeve në vijim do të studiojnë predikimin gjatë të cilit mbreti Beniamin i dha populli të tij “një emër që nuk do të fshihe[j] kurrë, veçse në rast shkeljeje” (Mosia 1:12).

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Fjalët e Mormonit 1:12–18. Shërbesa e hershme e mbretit Beniamin

Mormoni renditi disa nga sfidat që mbreti Beniamin hasi herët në shërbesën e tij: grindje mes popullit të tij; luftëra me ushtritë pushtuese lamanite; krishtër të rremë; profetë, predikues e mësues të rremë; shumë beteja të nefitëve me lamanitët dhe kokëfortësi mes popullit (shih Fjalët e Mormonit 1:12–17). Përsëri, “me ndihmën e profetëve të shenjtë”, mbreti Beniamin “mbretëroi mbi popullin e tij në drejtësi” dhe “vendosi edhe një herë paqe në tokë” (Fjalët e Mormonit 1:16–18).

Shtyp në Letër