Biblioteka
Enosi


Hyrje në Librin e Enosit

Përse të studiohet ky libër?

Libri i Enosit ilustron fuqinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit për të pastruar njerëzit nga mëkati dhe për t’i bërë të shëruar. Enosi u përlesh përpara Perëndisë në lutje të fuqishme përpara se t’i faleshin mëkatet. Ai më pas u lut për mirëqenien shpirtërore të nefitëve dhe të lamanitëve dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke punuar për shpëtimin e tyre. Ndërsa studentët mësojnë librin e Enosit, ata mund zbulojnë mësime të rëndësishme rreth lutjes, pendimit dhe zbulesës. Ata mund të mësojnë gjithashtu se ndërsa individët marrin bekimet e Shlyerjes, ata do të dëshirojnë t’i ndajnë ato bekime me të tjerët.

Kush e shkroi këtë libër?

Këtë libër e shkroi Enosi, një bir i Jakobit dhe nip i Lehit dhe Sarias. Enosi shënoi se babai i tij e mësoi atë “në kujdesin dhe këshillën e Zotit” (Enosi 1:1). Nga fundi i jetës së tij, Enosi shkroi se ai kishte deklaruar “[të vërtetën] që është në Krisht” gjatë gjithë ditëve të tij (Enosi 1:26). Përpara vdekjes së tij, Enosi ia kaloi fletët e vogla të Nefit birit të tij Jarom (shih Jaromi 1:1). Enosi e përfundoi analin e tij duke thënë se ai gëzohej për ditën kur do të qëndronte përpara Shëlbuesit të tij. Ai tha: “Atëherë unë do të shikoj fytyrën e tij me gëzim dhe ai do të më thotë: Eja tek unë, ti i bekuar; ka një vend të përgatitur për ty në pallatet e Atit tim” (Enosi 1:27).

Për kë u shkrua ky libër dhe përse?

Kur Enosi mori fletët e vogla nga ati i tij, ai premtoi të skaliste vetëm shkrimet që ai i konsideronte më të çmueshmet, që përfshinin mësime, zbulesa dhe profeci të shenjta (shih Jakobi 1:1–4; 7:27). Enosi e dinte se populli i tij, nefitët, përfundimisht do të shkatërroheshin. Ai u lut që Zoti të ruante një anal të nefitëve “që ato të mund t’u shkonin një ditë të ardhshme Lamanitëve, që ndoshta ata të mund të silleshin në shpëtim” (Enosi 1:13).

Kur dhe ku u shkrua ai?

Enosi e mbylli analin e tij duke deklaruar se 179 vite patën kaluar që kur Lehi la Jeruzalemin (shih Enosi 1:25). Kjo e vendos datën e shkrimit të tij afërsisht midis viteve 544 Pr.K. (kur Jakobi e mbylli analin e tij) dhe 421 Pr.K. Enosi e shkroi këtë anal ndërsa jetonte në tokën e Nefit.

Cilat janë disa tipare dalluese të këtij libri?

Libri i Enosit paraqet një model që tregon se si individët mund të marrin bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe t’i ndajnë ato bekime me të tjerët. Së pari, Enosit iu mësua ungjilli i Jezu Krishtit (shih Enosi 1:1, 3). Mandej, ai dalloi nevojën e vet për Shpëtimtarin dhe u lut për falje (shih Enosi 1:2–4). Pastaj, pasi mori një falje të mëkateve të tij, ai u lut dhe punoi me zell për të sjellë të tjerë në shpëtim (shih Enosi 1:5–27). Ky model shfaqet nëpër të gjithë Librin e Mormonit. Shembujt përfshijnë Almën (shih Mosia 17:1–2; 18:1–2), Almën të Riun dhe bijtë e Mosias (shih Mosia 27–28), dhe Lamonin dhe njerëzit e tij (shih Alma 18–19).

Përveç kësaj, libri i Enosit është i pari që e përshkruan në hollësi gjendjen e braktisjes të pasardhësve të Lamanit dhe të Lamuelit (shih Enosi 1:20). Ai përmend gjithashtu se kishte “jashtëzakonisht shumë profetë” mes nefitëve, edhe ngaqë shumica e tyre qenë “një popull kokëfortë” që duhej të nxitej vazhdimisht “për t’i mbajtur në frikën e Zotit” (Enosi 1:22–23).

Përmbledhje

Enosi 1:1–8 Enosi lutet për heqje të mëkateve të tij dhe merr falje për shkak të besimit të tij te Jezu Krishti.

Enosi 1:9–18 Enosi lutet për nefitët dhe lamanitët dhe i kërkon Zotit të ruajë analet e nefitëve.

Enosi 1:19–24 Enosi përshkruan ligësinë e lamanitëve dhe natyrën kokëfortë të nefitëve. Ai dhe profetë të tjerë punojnë vazhdimisht për shpëtimin e tyre.

Enosi 1:25–27 Enosi e përfundon analin e tij dhe shkruan për sigurinë e jetës së përjetshme që ai ka marrë nëpërmjet Shëlbuesit të tij.

Shtyp në Letër