Biblioteka
Sugjerime për Ditët e Ndryshueshme


Sugjerime për Ditët e Ndryshueshme

Udhërrëfyesi i ritmit për mësuesit që japin mësim përditë është bazuar mbi një vit shkollor me 36 javë ose 180 ditë. Ky manual përfshin 160 mësime të përditshme, duke lënë 20 ditë për të cilat nuk është përfshirë asnjë material mësimdhënieje. Këto 20 “ditët e ndryshueshme” duhet të përdoren me mençuri për qëllime dhe veprimtari me vlerë, duke përfshirë sa vijon:

  1. Përshtatjen e mësimeve të përditshme. Ju mund të dëshironi të shpenzoni kohë shtesë për një mësim i cili kërkon më shumë kohë për t’u dhënë mësim efektshëm. Gjithashtu, ju mund të dëshironi të përdorni idetë shtesë për mësimdhënien të cilat shfaqen në fund të disa mësimeve ose të merrni kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të studenteve rreth një fragmenti të veçantë të shkrimit të shenjtë ose një teme ungjillore. Ditët e ndryshueshme ju lejojnë të përfitoni nga këto mundësi ndërsa ruani ritmin e planit tuaj mësimor dhe përmbushni detyrën tuaj për të dhënë mësim shkrimet e shenjta në mënyrë të njëpasnjëshme.

  2. Zotërimin e fragmenteve kyçe të shkrimit të shenjtë dhe Doktrinave Bazë. Ju mund të dëshironi të përdorni veprimtaritë e përsëritjes së fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë të cilat gjenden nëpër manual dhe te shtojca. Ju mund të krijoni veprimtari shtesë përsëritjeje të zotërimit të shkrimit të shenjtë të cilat përmbushin nevojat dhe interesat e veçanta të studentëve në klasën tuaj. Gjithashtu, ju mund të përdorni pjesë të një dite të ndryshueshme për veprimtari që i ndihmojnë studentët të përsëritin dhe të thellojnë kuptimin e tyre për Doktrinat Bazë. Herët gjatë vitit, ju mund të përdorni një ditë të ndryshueshme për të drejtuar një Vlerësim të Doktrinave Bazë (VDB) që është krijuar për t’i ndihmuar mësuesit të vlerësojnë se në çfarë mase studentët i kuptojnë, i besojnë, dinë si t’i zbatojnë dhe janë të aftë t’i shpjegojnë disa doktrina bazë të Kishës. Për të gjetur Vlerësimin e Doktrinave Bazë dhe vlerësime të tjera te faqja e internetit S&I (si.lds.org), bëni një kërkim duke përdorur fjalën kyçe assessement [vlerësim]. Raportet VDB i ndihmojnë mësuesit, të cilët kanë drejtuar vlerësimin, që t’i analizojnë nevojat e studentëve të tyre dhe ta përshtatin mësimdhënien për t’i përmbushur më mirë ato nevoja.

  3. Përsëritjen e materialit të mëparshëm. Është e dobishme për studentët që herë pas here t’i kthehen asaj që kanë mësuar në mësimet e kaluara ose nga një libër i veçantë i shkrimit të shenjtë. Ju mund t’u jepni studentëve një mundësi për të shpjeguar një të vërtetë nga një mësim i mëparshëm dhe të tregojnë se si ajo e vërtetë ka ndikuar në jetën e tyre. Ju gjithashtu mund të krijoni e drejtoni një provim me alternativa ose veprimtari mësimore që janë përsëritje e materialit të mëparshëm.

  4. Lejimin për ndërprerje të planit mësimor. Veprimtaritë ose mbledhjet shkollore, ngjarjet në komunitet, moti dhe ndërprerje të tjera mund të kërkojnë prej jush pezullimin ose shkurtimin herë pas here të orës mësimore. Ditët e ndryshueshme mund të përdoren që të mundësojnë ndërprerje të tilla.

Shtyp në Letër