Mësimi 70
Alma 3–4
Hyrje
Pas bashkimit me një ushtri lamanite, amlicitët e dalluan vetveten nga nefitët duke vënë shenja të kuqe mbi ballin e tyre. Amlicitët dhe lamanitët luftuan kundër nefitëve dhe “mijëra dhe dhjetra mijëra” vdiqën në betejë (shih Alma 3:26). Pas kësaj beteje, shumë nefitë u përulën dhe “u zgjuan që ta kujtonin detyrën e tyre” (Alma 4:3). Rreth 3.500 u pagëzuan dhe u bashkuan me Kishën. Megjithatë, në vitin pasues, shumë anëtarë të Kishës u bënë kryelartë dhe filluan t’i përndiqnin të tjerët. I shqetësuar nga kjo ligësi, Alma hoqi dorë nga detyrat e tij si kryegjykatës dhe vazhdoi të shërbente si prifti i lartë mbi Kishën. Në këtë detyrë, ai planifikoi të udhëtonte nëpër krahinë, duke dhënë dëshmi të pastër dhe duke i thirrur njerëzit drejt pendimit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Alma 3:1–19
Nefitët luftojnë me amlicitët dhe lamanitët
Ndajeni klasën në grupe të vogla. I jepni secilit grup një fletë letre me fjalët vijuese të shkruara në të: veshje, modele flokësh, vathë dhe bizhuteri, tatuazhe. U kërkoni grupeve të diskutojnë se çfarë mesazhesh mund të dërgojnë njerëzit, qoftë me qëllim ose pa qëllim, me këto artikuj.
I kujtoni studentët se amlicitët u shkëputën nga nefitët dhe u bashkuan me një ushtri lamanite (shih Alma 2). I ftoni studentët të lexojnë Almën 3:4 dhe të përcaktojnë se si amlicitët e ndryshuan pamjen e tyre të jashme.
-
Çfarë donin të bënin amlicitët që të “dalloheshin nga” [nefitët]?
-
Si mund ta dallojnë vetveten disa njerëz sot nga të drejtët nëpërmjet pamjes së tyre të jashtme? (Ndërsa studentët përgjigjen, sigurohuni që e bëni të qartë se disa njerëz me qëllim e ndryshojnë pamjen e tyre që ta shkëpusin vetveten nga të drejtët ose që të ngrenë krye kundër standardeve të Kishës. Të tjerë ndjekin prirje të botës pa e kuptuar se po dërgojnë mesazhe rreth vetes së tyre.)
Shpjegoni se kur amlicitët e shenjuan ballin e tyre për t’u dalluar nga nefitët, ata treguan se kishin sjellë mbi vete mallkimin e lamanitëve. I ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 3:14–19. E ndihmoni klasën t’i analizojë këto vargje duke u bërë disa nga pyetjet e mëposhtme ose të gjitha pyetjet:
-
Çfarë fraze tek Alma 3:18 i përshkruan veprimet dhe sjelljen e amlicitëve ndaj Perëndisë? (“Rebelim të hapur kundër Perëndisë.”)
-
Si e sollën amlicitët një mallkim “mbi vete”? (Alma 3:19).
-
Cilat janë disa të vërteta që mund të mësojmë nga këto vargje? (Përgjigjet mund të përfshijnë që, ata që dalin në rebelim të hapur ndaj Perëndisë, sjellin pasoja negative mbi veten e tyre dhe që nëse shkëputemi nga Perëndia, është ngaqë ne e kemi shkëputur veten tonë prej Tij.)
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë rëndësinë e dallimit të vetvetes në mënyra të drejta, u bëni pyetjen që vijon:
-
Cilat janë disa mënyra që mund të tregojmë nëpërmjet veshjes dhe pamjes sonë të jashme se jemi dishepuj të Jezu Krishtit? (Nëse studentët kanë vështirësi për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ju mund t’i vini të lexojnë pjesën “Veshja dhe Pamja e Jashtme” te pamfleti Për Forcën e Rinisë [2011], faqet 6–8. Theksoni se dëshmia jonë e brendshme për ungjillin duhet të ndikojë mbi veshjen dhe pamjen tonë të jashtme.)
I nxitni studentët të tregojnë se ata e ndjekin Zotin kur bëjnë zgjedhje të përditshme, duke përfshirë zgjedhjet rreth veshjes dhe pamjes së tyre të jashme. Theksoni që, nëpërmjet veshjes dhe pamjes sonë të jashtme, ne mund ta dallojmë veten tonë si dishepuj të Jezu Krishtit.
Alma 3:20–27
Mijëra vriten në betejë ndërmjet nefitëve dhe lamanitëve e amlicitëve
Përmblidhni Almën 3:20–25 duke thënë se nefitët i dëbuan lamanitët, por që të dy palët patën mijëra të vdekur. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 3:26–27. I kërkoni klasës të dëgjojë për një mësim që Mormoni donte që ne ta kuptojmë.
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë shpërblimi u vjen atyre që i binden Zotit?
-
Çfarë pasoje u vjen atyre që nuk e ndjekin Zotin?
Si përmbledhje, ju mund të dëshironi ta shkruani parimin vijues në tabelë: Ne marrim lumturi ose mjerim në varësi të atij që zgjedhim për t’iu bindur.
I ftoni studentët të mendojnë rreth bekimeve që vijnë nga zgjedhja për të ndjekur Zotin.
-
Çfarë bekimesh keni marrë nga Zoti ndërkohë që keni zgjedhur ta ndiqni Atë?
Alma 4:1–14
Pas një periudhe rritjeje në Kishë, anëtarë të Kishës bëhen krenarë dhe grinden me njëri-tjetrin
Shkruani i përulur dhe krenar në tabelë.
-
Çfarë do të thotë të jesh i përulur? (Të jemi të përulur është të jemi të mësueshëm dhe ta njohim me mirënjohje varësinë tonë nga Zoti – për të kuptuar se ne kemi nevojë të vazhdueshme për mbështetjen e Tij.)
Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Alma 4:1–5. Vëreni klasën të kërkojë prova që nefitët u bënë të përulur. Ndërsa studentët shpjegojnë atë që kanë gjetur, mund të jetë e dobishme për të vënë në dukje se ne nuk kemi nevojë të durojmë një tragjedi që të bëhemi të përulur – ne mund të zgjedhim të jemi të përulur.
Vini në dukje që përshkrimi i nefitëve tek Alma 4:6 është shumë i ndryshëm nga përshkrimi tek Alma 4:3–5. Tregoni në tabelë drejt fjalës krenar.
-
Çfarë do të thotë të jesh krenar? (Krenaria është e kundërta e përulësisë. Njerëzit që janë krenarë, e vendosin vetveten në kundërshtim me të tjerët dhe me Perëndinë. Ata e vendosin vetveten mbi ata që janë përreth tyre dhe ndjekin vetë dëshirat e tyre më tepër sesa vullnetin e Perëndisë.)
E ftoni gjysmën e klasës të lexojë në heshtje Almën 4:6–8 dhe gjysmën tjetër të klasës të lexojë në heshtje Almën 4:9–12. U kërkoni të dy grupeve të përcaktojnë veprimet krenare të disa nefitëve dhe se si ato veprime ndikuan tek të tjerët. Pas një kohe të mjaftueshme, i bëni të dy grupet të tregojnë atë që kanë gjetur.
-
Çfarë na mësojnë këto vargje lidhur me mënyrën se si krenaria e ndikon mënyrën se si i trajtojmë të tjerët?
-
Çfarë paralajmërimi shihni tek Alma 4:10? (Sigurohuni që studentët e kuptojnë se, nëse japim një shembull të padrejtë, veprimet tona mund t’i pengojnë të tjerët që ta pranojnë ungjillin.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 4:13–14. Vëreni klasën të kërkojë shembuj të asaj se si disa nefitë ishin të përulur edhe kur të tjerë ishin krenarë.
-
Çfarë na mësojnë këto vargje lidhur me mënyrën se si përulësia ndikon në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët?
Theksoni se vendimet tona për qenë të përulur ose krenarë na ndikojnë ne dhe të tjerët. Nëse e lejon koha, i ftoni studentët të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta rreth përvojave që kanë pasur, të cilat treguan për vërtetësinë e kësaj thënieje.
Alma 4:15–20
Alma heq dorë si kryegjykatës me qëllim që të mund t’ia përkushtojë kohën e tij thirrjes së njerëzve në pendim
I ftoni studentët të përfytyrojnë se ata janë në vendin e Almës. Ata janë kryegjykatësi dhe shumë njerëz janë bërë krenarë dhe po i përndjekin ata që mbeten të përulur.
-
Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar njerëzit që të ndryshojnë?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 4:15–19. Vëreni klasën të kërkojë atë që Alma zgjodhi të bënte.
-
Çfarë vendosi të bënte Alma? (Ai vendosi ta linte pozitën e tij si kryegjykatës me qëllim që të mund t’ia përkushtonte kohën e tij mësimdhënies ndaj njerëzve.)
-
Çfarë sugjeron fraza “t’u sillte … dëshmi të kulluar” (Alma 4:19) rreth mënyrës se si do t’u jepte mësim Alma?
-
Kur i keni dëgjuar njerëzit të japin “dëshmi të kulluar”? Si kanë ndikuar këto përvoja te ju?
-
Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga shembulli i Almës tek Alma 4:19?
Përgjigjet e studentëve për këtë pyetje mund të përfshijnë sa vijon:
Përmbushja e detyrave tona shpirtërore mund të kërkojë sakrificë.
Dhënia e një dëshmie të kulluar i ndihmon të tjerët të tërhiqen më pranë Perëndisë.
I nxitni studentët të kërkojnë dëshminë e kulluar të Almës ndërsa lexojnë Almën 5–16 në studimin e tyre vetjak dhe ndërsa i diskutojnë këta kapituj në mësimet e ardhshme. Gjithashtu i nxitni t’i kushtojnë vëmendje ndikimit që pati dëshmia e Almës mbi njerëzit.