Mësimi i Studimit në Shtëpi
3 Nefi 23–30 (Njësia 27)
Hyrje
Edhe pse ka shumë parime të vlefshme që gjenden tek 3 Nefi 23–30, gjysma e parë e këtij mësimi përqendrohet në atë që studentët mund të mësojnë tek 3 Nefi 24–25 rreth përgatitjes për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Gjysma e dytë e mësimit përqendrohet mbi parimet tek 3 Nefi 27 që mund t’i ndihmojnë studentët të mendojnë se çfarë do të thotë të jesh një dishepull i Jezu Krishtit dhe se si mund të jemi më shumë si Ai.
Sugjerime për Mësimdhënien
3 Nefi 23–26
Jezu Krishti i ringjallur ua shpjegon shkrimet e shenjta nefitëve
I ftoni studentët të japin shembuj të ngjarjeve që kërkojnë përgatitje të kujdesshme gjatë një periudhe të kohës. (Shembujt mund të përfshijnë një garë vrapimi të gjatë, një koncert muzikor ose një shfaqje teatrale.) U kërkoni studentëve të shpjegojnë se ç’mund t’i ndodhë dikujt që përpiqet të marrë pjesë në këtë ngjarje pa përgatitjen e nevojshme.
Ftojeni një student të lexojë 3 Nefin 24:2 dhe më pas pyetni klasën se çfarë ngjarje mendojnë se po paratregonte profeti Malakia. Pasi studentët ta kenë përcaktuar “ditën e ardhjes së tij” si Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, i ftoni ta shenjojnë pyetjen që bëri Malakia: “Kush mund të durojë ditën e ardhjes së tij dhe kush do të qëndrojë më këmbë kur ai të shfaqet?”
Pyetni: Përse është kjo një pyetje e rëndësishme për t’u marrë parasysh nga ata që jetojnë në ditët e fundit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shpjegimin vijues nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, lidhur me mënyrën se si pagimi i të dhjetës mund të na ndihmojë që të jemi të përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit:
“Nëpërmjet vendimit tonë tani për t’u bërë pagues i së dhjetës së plotë dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’u bindur, ne vërtet do të forcohemi në besimin tonë dhe, me kalimin e kohës, zemrat tona do të zbuten. Është ai ndryshim në zemrat tona nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, përtej ofrimit të parave ose mallrave tona, që e bën të mundur për Zotin që t’u premtojë paguesve të së dhjetës së plotë mbrojtje në ditët e fundit. Ne mund të kemi mirëbesim se vërtet do të kualifikohemi për atë bekim të mbrojtjes, në qoftë se tani zotohemi për të paguar një të dhjetë të plotë dhe e bëjmë atë në mënyrë të vazhdueshme” (“Spiritual Preparedness: Start Early and Be Steady”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 40).
Pyetni: Sipas Presidentit Ajring, si mund të na ndihmojë pagimi i së dhjetës që të përgatitemi për ta takuar Shpëtimtarin?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë profecinë e Malakias lidhur me ardhjen e Elijas tek 3 Nefi 25:5–6. Për t’i ndihmuar që ta kuptojnë më mirë se si përmbushja e kësaj profecie mund t’i ndikojë ata, e ftoni një student të lexojë ftesën që vijon nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“I ftoj të rinjtë e Kishës që të mësojnë e të përjetojnë Shpirtin e Elijas. …
Kur i përgjigjeni me besim kësaj ftese, zemra juaj do të kthehet drejt etërve. Premtimet që iu bënë Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, do të nguliten në zemrën tuaj. … Dashuria dhe mirënjohja juaj për paraardhësit tuaj do të shtohet. Dëshmia juaj për Shpëtimtarin për kthimin në besim tek Shpëtimtari do të bëhet e thellë dhe e qëndrueshme. Dhe unë ju premtoj se do të jeni të mbrojtur ndaj ndikimit në rritje të kundërshtarit. Ndërsa merrni pjesë dhe e doni këtë punë të shenjtë, ju do të mbroheni në rini dhe gjatë gjithë jetës suaj” (“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 26–27).
Pyetni: Çfarë përvojash keni pasur duke bërë historinë familjare dhe punën në tempull, të cilat ju kanë forcuar shpirtërisht?
3 Nefi 27–30
Jezu Krishti zbulon emrin dhe tiparet themelore të Kishës së Tij dhe i nderon dëshirat e drejta të dishepujve të Tij; Mormoni e përfundon analin e Tij për shërbesën e Shpëtimtarit mes nefitëve
Shkruani thënien që vijon nga Profeti Jozef Smith në tabelë (ju mund të dëshironi ta bëni këtë përpara orës së mësimit dhe mbulojeni atë deri në këtë pikë të mësimit). I kërkoni një studenti ta lexojë thënien me zë të lartë. (Kjo thënie gjendet tek Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 52.)
Shpjegoni se, sikurse shpalli Profeti Jozef Smith, Shpëtimtari u mësoi nefitëve se qendra e ungjillit të Tij është sakrifica e Tij shlyese. Shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Themeli i ungjillit të Jezu Krishtit është se Ai bëri vullnetin e Atit të Tij në kryerjen e Shlyerjes.
Ftojini studentët t’i hedhin një sy të shpejtë 3 Nefit 27 dhe të përcaktojnë frazat në të cilat Shpëtimtari na e mësoi këtë doktrinë. U kërkoni studentëve të tregojnë fragmentet që zbuluan.
Shpjegoni se 3 Nefi 27:16–20 përmban mësimet e Shpëtimtarit lidhur me mënyrën se si mund ta ftojmë fuqinë e Shlyerjes së Tij në jetën tonë. Shkruani thënien vijuese në tabelë: Nëse ne … , atëherë ne. … I ftoni studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 27:20, duke kërkuar fjalë ose fraza që mund t’i përdorin për të plotësuar hapësirat bosh në tabelë. Pyetni: Si na ndihmon ndjekja e këtij parimi për të qenë dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit?
I shpjegoni klasës se sfida përfundimtare dhe pika kulmore e të qenit dishepuj nga ana jonë gjendet tek 3 Nefi 27:21, 27. I ftoni studentët t’i lexojnë në heshtje këto vargje. Ndërsa ata lexojnë, shkruani thënien vijuese në tabelë: Zoti Jezu Krisht pret që dishepujt e Tij t’i bëjnë veprat e Tij dhe të bëhen. …
Pyetini studentët se si do ta plotësonin këtë thënie, bazuar në atë që lexojnë tek 3 Nefi 27:27. (Ndërsa studentët përgjigjen, plotësoni thënien në dërrasë që të lexohet si vijon: Zoti Jezu Krisht pret që dishepujt e Tij t’i bëjnë veprat e Tij dhe të bëhen siç është Ai.) Lexoni me zë të lartë thënien e mëposhtme nga Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë:
“Le të marrim parasysh disa nga gjërat që bëri Jezusi, të cilat ne të gjithë mund t’i ngjasojmë.
1. Jezusi ‘e përshkoi vendin duke bërë mirë’. [Veprat e Apostujve 10:38.] Ne të gjithë mund të bëjmë diçka të mirë çdo ditë – për një anëtar të familjes, një mik ose edhe një të panjohur – në qoftë se ne vërtet do t’i kërkojmë ato mundësi.
2. Jezusi ishte Bariu i Mirë i cili u kujdes për delet e Tij dhe pati merak për ato që u humbën. Ne mund të kujdesemi për të vetmuarit ose ata që janë më pak aktivë, dhe të shoqërohemi me ta.
3. Jezusi pati dhembshuri për shumë veta, duke përfshirë një lebroz të varfër. Edhe ne mund të kemi dhembshuri. Neva na rikujtohet në Librin e Mormonit se duhet ‘të vajto[jmë] me ata që vajtojnë’. [Mosia 18:9.]
4. Jezusi dha dëshmi për misionin e Tij të shenjtë dhe për veprën e madhërishme të Atit të Tij. Për pjesën tonë, ne të gjithë mund të ‘qëndro[jmë] si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat’. [Mosia 18:9.]” (“Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 21).
Ndajeni klasën në dyshe ose në grupe të vogla. Ftojeni secilën dyshe ose secilin grup të shkruajnë dy ose tri mënyra se si mund t’i zbatojnë në jetën e tyre katër sugjerimet e Presidentit Faust.
Pasi të kenë mbaruar, ftojeni secilën dyshe ose secilin grup të japin një ide prej listës së tyre një e nga një. Në tabelë, shkruani idetë e tyre për mënyrën se si ne mund t’i bëjmë veprat e Shpëtimtarit dhe të bëhemi më shumë si Ai. I ftoni studentët që në heshtje të zotohen për të vepruar sipas një ose dy prej këtyre ideve gjatë javës së vjen. Jepni dëshminë tuaj se ne të gjithë mund të bëhemi si Shpëtimtari, në qoftë se ushtrojmë besim tek Ai.
Njësia Tjetër (4 Nefi 1–Mormoni 8)
I nxitni studentët të kërkojnë përgjigje për pyetjet e mëposhtme, ndërsa studiojnë njësinë e ardhshme: Si mund të shkojë një popull nga të qenit paqësor dhe i begatë drejt të qenit të lig? Si shkuan nefitët nga populli më i begatë dhe më i lumtur që kishte jetuar ndonjëherë në tokë, drejt bërjes tërësisht të ligj? Cilat ishin fjalët përfundimtare të Mormonit?